13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Tinka Kurti: Si më zgjodhi Dritëroi, të luaja Nënë Pashakon

Për të, ai ishte njeriu bujar, poeti i dashur, shkrimtari i mprehtë, vizatuesi i portreteve, por edhe “zyrtari” që zgjidhte problemet dhe i gjendej kujtdo që i trokiste në derë.

Aktorja e madhe Tinka Kurti, kthehet pas në kohë dhe në librin me kujtime, “Ky është Dritëroi im”, kujton një nga bashkëpunimet e saj më të goditura me shkrimtarin, në interpretimin e rolit të Nënë Pashakos, në filmin “Yjet e netëve të gjata”. Kishte qenë Dritëroi, i cili kishte këmbëngulur që të ishte ajo që duhej ta luante atë rol.

Të kujtosh Dritëroin

Për Dritëro Agollin ruaj kujtime të rralla, ku zë vend ajo hapësirë e pamat dashurie njerëzore, që ai dinte të falte fare natyrshëm. I pakrahasueshëm me tjetërkënd për bujarinë e shpirtit, për mbështetjen apo angazhimin për të marrë përsipër zgjidhjen e problemeve të vështira për këdo që trokiste dhe ia kërkonte.

I veçantë si njeri. I mrekullueshëm si shkrimtar. I papërsëritshëm si poet! Pas çdo takimi me të, më mrekullonte fjala dhe mendimi i tij e pasi ndahesha, përherë thosha me vete: “Atij, që i ka vënë emrin, me siguri i ka ardhur një shkëndijim hyjnor, e quajti Dritëro dhe dritë është sot e do të jetë tej kohërave”.

Ai sillte dritë mes miqve, mes njerëzve, kur punonte si gazetar, mes të rinjve në takime letrare, si dhe në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, ku solli një dritë të vërtetë te çdo krijues, te çdo artist. E kush tjetër më bukur se ai, mund ta mbante Lidhjen e Shkrimtarëve pa xhelozi, pa egoizëm, pa prapaskena, por vetëm me dashuri për këdo?!

Nuk e harroj kur Dritëroi botoi një shkrim në gazetën “Drita” për familjen dhe jetën e Nënë Pashakos, shkrim, që bëri bujë për ngjarjet tragjike dhe karakterin e fortë të asaj gruaje.

Regjisori Viktor Gjika, sapo e lexoi, u nxit të realizonte një film me atë subjekt dhe unë, edhe pse isha vetëm 38 vjeç, u zgjodha të luaja rolin e saj, pra, të isha Nënë Pashako.

Ishte ndërhyrja e Dritëroit që të luaja në atë film, po ashtu, ishte ndërhyrja e tij që personazhet e filmit të mbanin emrat realë të asaj historie njerëzore.

Edhe pse sot, unë mbaj mjaft tituj dhe dekorime të shumta të fituara përgjatë një jete, titullin “Artiste e Popullit”, e kam me propozim të Dritëroit dhe ky është titulli më i lartë për mua, sepse për popullin tim kam interpretuar.

Më Shumë

Haradinaj: Absurde të gjykohen çlirimtarët e të lihen të lirë kriminelët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim e kujtim të të rënëve në Celinë, Fortesë e...

8 dhe 11 milionë euro, mbërrijnë dy oferta për Rrahmanin

Albion Rrahmani duket se do të largohet këtë verë nga Rumania për një hap më cilësor në karrierën e tij. Dhe, ofertat tashmë kanë...

Lajmet e Fundit