Prizreni nuk gjen qetësi nga coronavirusi, Haskuka thotë se nesër testohen edhe 37 zyrtarë tjerë policorë

Sot në Prizren janë paraqitur edhe pesë raste të reja me coronavirus.

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka thotë për RTV Dukagjinin se të infektuarit e ri janë familjarë të një punëtori të një fabrike që ishte infektuar disa ditë më parë.

Haskuka thotë se gjatë fundjavës së kaluar në Prizren janë bërë mbi 300 teste për shkak të numrit të madh të kontakteve që kanë pasur policët e infektuar të stacionit “alfa”.

“Për fat të mirë rastet nuk janë aq sa kemi pritur. Duke krahasuar me numrin e testeve rastet janë të ulëta”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Prizrenit thotë se në këtë komunë edhe nesër do të bëhen 37 teste të reja për zyrtarët policorë.

Haskuka thotë se është lajm i mirë që rreth 100 policë të testuar që kanë qenë në vet izolim kanë rezultuar negativ.

Kryetari i Prizrenit ka lutur qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura nga IKSHPK në mënyrë që sipas tij t’i ndalet hovi coronavirusit në këtë vend.

Më Shumë

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve. Burime të afërta me...

Hamza dhe Totaj vizitojnë familje të veteranëve dhe dëshmorëve në Prizren

Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, kanë zhvilluar...

Lajmet e Fundit