25.4 C
Prizren
E enjte, 2 Korrik, 2020

Vrasja e 49-vjeçares në Prizren, prokurorja thotë se do të kërkojë dënim të përjetshëm për autorin

Pak ditë para se ta kryente vrasjen e rëndë, atë të gruas së tij, Armendës, 61-vjecari Bajram Velija, nga xhirollogaria e përbashkët bankare që kishte pasur me tashmë të ndjerën, e kishte tërhequr një shumë të parave pa u konsultuar me gruan e tij. Një ekspertizë financiare të cilën po e pret prokuroria e shtetit, dhe pastaj të përpilohet aktakuza për këtë rast.

Të dyshuarit për vrasjen, Bajram Velijajt, me kërkesën e Prokurorisë, Gjykata i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.

Gazeta Express, për këtë rast, ka biseduar prokuroren Ervehe Gashi. Ajo deklaroi se shumica e ekspertizave për këtë rast janë përfunduar.

Sipas saj, do të intervistohet edhe taksisti, i cili në momentin kritik ishte telefonuar nga tashmë e ndjera dhe kishte qenë duke e pritur që ajo të hipën në taksi.

“Shumica e ekspertizave më kanë ardhë. Kam kërku edhe hetim financiar. Ai vjen përmes masave të fshehta. Do ta marrë në pyetje edhe taksistin. Janë marrë në pyetje edhe disa dëshmitarë. Gjatë ditëve në vijim do ta marrim në pyetje edhe taksistin. Pastaj, pas gjithë këtyre do t’i marrim të gjitha provat dhe do të ngrisim aktakuzën”, ka deklaruar për Express prokurorja e rastit.

Ajo tha se në bazë të të gjitha provave, ky rast ka të bëjë me vdekje të dhunshme. Në bazë të të gjitha provave prokuroria pritet që të kërkojë për të dyshuarin burgim të përjetshëm.

“Përfundimi është se rasti ka të bëjë me vdekje të dhunshme me armë zjarri, ku disa prej tyre kanë qenë vdekjeprurëse. Për këtë vepër penale, vet mënyra e vdekjes, vrasja e anëtarit të familjes, hy në grupin e vrasjeve me karakter të rëndë. Të paktën 10 vite deri në burgim të përjetshëm jepen për këto raste. Në fjalën përfundimtare, unë e kam në plan që ta kërkojë dënimin më të ashpër për këtë rast. I mbetet gjykatës pastaj që të vendosë”, thotë tutje prokurorja e rastit.

Por aktakuza për këtë rast nuk pritet që të ndodhë gjatë këtij viti.

“Është fundi i vitit, janë shumë lëndë në procedurë. Po shpresojmë që të kryhet gjatë këtij viti. Edhe dy muaj kemi kërkua që t’i vazhdohet paraburgimi”, sqarohen nga prokuroria.

E ndërkohë, burim të përjetshëm për këtë rast po kërkon edhe pala mbrojtëse e tashmë të ndjerës, avokati, Arianit Kocii.

Avokati Koci u shpreh se në bazë të provave që ai ka, del të jetë se vrasja u krye me paramendim.

“Në cilësinë e përfaqësuesit të palëve të dëmtuara kam filluar me analizën e provave dhe dëshmive lidhur me vrasjen makabër të së ndjerës Armenda. Te gjitha provat tregojnë që vrasja ka qenë e paramenduar, e planifikuar mirë dhe se e njëjta, vrasja pra, është kryer në mënyrën më mizore të mundshme”, ka deklaruar për Express, avokati Arianit Koci.

Ai po kërkon dënim maksimal për të dyshuarin për këtë vrasje.

“Për shkak të mizorisë ekstreme dhe paramendimit, kjo vrasje është kualifikuar si vrasje e rëndë, dhe kryesi i veprës e meriton dënimin me burgim të përjetshëm”, deklaron tutje Koci.

E motivi i gjithë kësaj ngjarjeje të rëndë ende nuk dihet. Besohet se rastit i ka paraprirë një zënke që çifti kishte pasur në natën kritike me njëri-tjetrin

Vetëm gjatë vitit 2018, në Kosovë janë vrarë gjashtë gra brenda familjes, ndërsa janë raportuar mbi 1 mijë raste dhune të shumëfishtë ndaj tyre.

Në vitin 2017, viktima të gjinisë femërore kanë qenë gjithsej 4. Organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave në vend thonë se dënimet ndaj atyre që kryejnë vrasje janë shumë të ulëta.

- Advertisement -

Më Shumë

Malisheva ndalon hyrjet në objektin e QKMF-së pa maska mbrojtëse

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, ka bërë me dije se pacientët të cilët vizitojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare...

E mbjellë nga Naim Frashëri, pema e piperit në Sarandë

Pemë e madhe të piperit në zemër të Sarandës, e ka mbjellë me dorën e tij, Naim Frashëri… dhe këto nuk janë vetëm disa...

Për dy ditë vdiqën 6 persona të infektuar me COVID-19 nga regjioni i Prizrenit

Brenda dy ditësh në vendin tonë kanë vdekur gjashtë persona nga koronavirusi, përderisa mbrëmë u konfirmuan edhe 62 raste të reja Covid-19. Raporti i fundit...

Gruaja nga Suhareka nuk respekton vetizolimin, hapet rasti në Polici

Një grua e cila ishte e infektuar me koronavirus në Suharekë nuk ka respektuar masën e vetizolimit, pra ka dalë nga shtëpia. Lënda ndaj të...

Një fëmijë goditet me motoçikletë në ‘Shatërvan’ të Prizrenit

Një motoçiklist me targa vendore ka goditur një fëmijë në sheshin "Shatërvan" të Prizrenit. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00, transmeton PrizrenPress. Fëmija me autoambulancë...

Zyrtare: Ylli i Kosovës bëhet me skuadër të re

Shkëlqim Demhasaj nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Grasshopper.Sulmuesi i Kosovës, pas tri sezonesh largohet nga Luzern, për t’iu bashkuar Grasshopper. Lajmi...

Covid-19: Gjendja në QKUK pranë kolapsit

Kapacitetet e Klinikës Infektive të QKUK-së për t’i pranuar pacientët e prekur me Covid-19, janë duke u shterur. Vetëm të shtunën në Infektivën e...

Mbërrin në 54 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Tri raste të vdekjes nga koronavirusi janë regjistruar në raportin e ri ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë. Përderisa të martën...

Komuna e Suharekës pret alokimin e 1 milion € nga MTI-ja për përfundimin e sheshit të qytetit

Projekti i ndërtimit të sheshit në komunën e Suharekës i paraparë të përfundojë në këtë vit mund të shtyhet për shkak të buxhetit. Mjetet financiare...

Latifi prezanton para rahovecianëve punën e tij gjashtëmujore

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se nesër do ta prezantojë para rahovecianëve punën e tij gjashtëmujore. Ai ka thënë...

Bajrami: Brenda disa javësh qytetarët mund të tërheqin 10 për qind të kursimeve nga Trusti

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se pret që për disa javë apo pak më shumë se një muaj, qytetarëve t’u mundësohet të...

Arthur Melo mbërrin në Torino për të kryer vizitat mjekësore (Video)

Tashmë është thuajse e kryer. Arthur Melo ka mbërritur në Torino për të kryer vizitat mjekësore te Juventus. Orët e vona të mbrëmjes së djeshme...

Munishi për fitoren e Ballkanit: I lumtur me fitoren, respektuam edhe kundërshtarin

Ismet Munishi është shprehur shumë i lumtur me fitoren e Ballkanit ndaj Vushtrrisë. Suharekasit fituan 3-1 ndaj vushtrriasve në kuadër të javës së 27-të në...

Prizren, dënohet me gjashtë muaj burgim për bixhoz të paligjshëm

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka dënuar me gjashtë muaj burgi V. K. nga fshati Shajne Komuna e Dragashit, për shkak të dyshimit të bazuar...

Pse u quajt rezidenca e presidentëve ‘Shtëpia e Bardhë’?

Çdo kush ka kuriozitetin të dijë se përse rezidenca e Presidentëve të Amerikës quhet Shtëpia e Bardhë. Ajo lidhet me zjarrin që i vunë britanikët...

Akreditohet Qendra e Kompetencës në Prizren(Vendimi)

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve ka akredituar Qendrën e Kompetencës në Prizren. Sipas vendimit, kjo qendër i plotëson të gjitha kushtet e punës për nxënësit, transmeton...

Lajmet e Fundit

Edhe sot asnjë i infektuar me COVID-19 në Prizren

63 TË SHËRUAR DHE 73 RASTE ME COVID-19! Sot më 02 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Këtë muaj ngrihet aktakuzë për rastin e shpërthimit në Zhur ku humbi jetën një polic

Një incident i rëndë kishte ndodhur në fillim të këtij viti në Zhur të Prizrenit, atje nga shpërthimi që ndodhi në shtëpinë e Iran...

Emrat e 46 zëvendësministrave të Qeverisë Hoti

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka nisur t’i përngjajë përbërjes së Qeverisë së dikurshme të Ramush Haradinajt, për nga emërimi i zëvendësministrave. LDK-ja...

Voto 4 Ermina-Lekaj Perljaskaj

Seremb Gjergji  Voto një shqiptare e cila ka parime, cilësi dhe dituri, por mbi të gjitha, drejtësi dhe fuqinë për t’i realizuar projekte që i...

Muharremaj: Në Suharekë vetëm 12 raste aktive me COVID-19, u importuan nga Universiteti i Prizrenit

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, ka treguar se në këtë komunë janë 12 raste aktive me coronavirus. Muharremaj në RTV Dukagjini ka thënë se këto...