8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Nxirren në pah përplasjet e Haskukës me partinë e tij, Vetëvendosjen

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është i bindur në pafajësinë e drejtorëve të tij, të cilët të martën u akuzuan për keqpërdorim të pozitës zyrtare, nga Prokuroria Themelore në këtë komunë.

Haskuka, në një intervistë për KTV-në, ka thënë se opozitë ka institucionet e shtetit, të cilat, sipas tij, po i bllokojnë punët e mira që po bëhen në Prizren.

Haskuka ka shtuar se kjo aktakuzë është ngritur pa kurrfarë baze ligjore, duke e quajtur komedi të radhës, raporton KTV.

Për këtë ka reaguar edhe dega e PDK-së në Prizren, duke kërkuar menjëherë shkarkimin e këtyre drejtorëve, për të cilët Haskuka thotë se janë të pafajshëm.

Jeton Bytyqi (PDK) thotë se kryetari i komunës nuk është i thirrur t’i komentojë vendimet e institucioneve të drejtësisë.

Por, kjo ka nxjerrë në pah edhe mosmarrëveshjet e Haskukës me partinë e tij, Vetëvendosjen, të cilën ai e akuzon për mos-mbështetje.

Haskuka nuk e sheh këtë si përçarje me partinë e tij dhe shpreson se mbështetja e tyre në të ardhmen do të shtohet.

Asnjë nga anëtarët e Vetëvendosjes nuk ka dashur ta komentojë deklaratën e kryetarit Mytaher Haskuka, për mungesë të mbështetjes nga partia e tij, me arsyen se janë shumë të zënë gjatë ditës.

Të martën, Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Levent Kasemit, drejtor i Shërbimeve Publike nga radhët e Vetëvendosjes, Fejzë Kabashit të LDK-së, drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Refik Shaqirit, drejtor për Kadastër dhe Gjeodezi, Ganimete Babunës asambliste si dhe Ares Shporta nga shoqëria civile, të gjithë anëtarë të Komisionit për Dhënie në Shfrytëzim të Pronës Publike.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare sepse kishin favorizuar ofertuesen F. B., duke i dhënë në shfrytëzim një lokal në Shatërvan, ani se ajo kishte ofruar rreth 20 euro për metër katror, kurse ofertuesi tjetër, në këtë rast i dëmtuari A. D., kishte ofruar rreth 25 euro.

Më Shumë

Kirurgu i Spitalit të Prizrenit, Zgjim Berisha aderon në Vetëvendosje

Kirurgu i Spitalit Regjional të Prizrenit, Dr. Zgjim Berisha ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren. “Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren çdo ditë e...

Tre ndeshje interesante luhen sot në Superligë, sytë te Ballkani dhe Drita

Tre ndeshje interesante do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll. Sfida kryesore e ditës së shtune...

Lajmet e Fundit