-1.4 C
Prizren
E premte, 15 Janar, 2021

Vrasja e prindërve në Prizren, djali do të gjykohet në Suedi

Adriatik Hadri, i dyshuar për vrasjen e prindërve në Prizren, do të gjykohet në Suedi, në mungesë të një marrëveshje për ekstradim në Kosovë. Procedura penale ndaj tij është transferuar atje para rreth tetë muajsh. Për të rejat rreth këtij rasti, për Express ka folur prokurori suedez.

Në fund të janarit të këtij viti, Durim e Suada Hadri u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Ortakoll të Prizrenit. Çifti kishte vite që jetonin e punonin në Suedi, derisa në Kosovë kishin ardhur për pushime.

Vrasjen e çiftit me shtetësi suedeze dyshohet se e kreu djali i tyre, Adriatiku, i cili kishte ikur menjëherë nga Kosova. Ai ishte arrestuar më pas në Suedi, në fillim të marsit.

E në po këtë shtet edhe do të zhvillohet gjykimi për të. Autoritetet kosovare e kanë transaferuar procedurën penale ndaj tij në shtetin suedez para më shumë se tetë muajve.

Por, deri ku kanë shkuar procedurat për këtë rast dhe a ka nisur gjykim për Hadrin?

Prokurori i rastit në Suedi, Olof Calmvik, i ka thënë Gazetës Express se gjykimi për këtë rast nuk ka filluar ende, por se po presin që ta dërgojnë rastin në gjykatë mes dhjetorit e janarit.

E për motivin që dyshohet se e ka shtyrë A.Hadrin që t’i vrasë prindërit, Calmvik nuk ka pranuar të jap hollësi në këtë fazë të hetimit.

“Hetimi tani është rishikuar nga i dyshuari dhe avokati i tij dhe ne presim që rastin ta dërgojmë në gjykatë dikur mes dhjetorit dhe janarit. Prandaj, gjykimi nuk ka filluar ende. Ne nuk mund të futemi në hollësi sa i përket motivit në këtë fazë të hetimit”, ka deklaruar Calmvik.

Nga Suedia i kanë përgëzuar prokurorët dhe policinë e Prizrenit për punën në këtë rast.

“Ne gjithashtu do të donim të themi se kemi marrë shumë ndihmë nga prokurorët dhe policia në Prizren, të cilët kanë bërë një punë të mrekullueshme në këtë rast”, thuhet në përgjigjet e prokurorit drejtuar Gazetës Express.

Durim e Suada Hadri

Procedura penale ndaj Hadrit është transferuar në Suedi, shkaku i pamundësisë që të ekstradohet në Kosovë.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prizrenit, Fitore Mehmeti, i kishte thwnw Gazetws Express se në mungesë të ndonjë marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në mes të Republikës së Kosovës, autoritetet suedeze i kanë njoftuar se ekstradimi i djalit të çifit Hadri nuk është i mundshëm.

“Duke qenë se i pandehuri në fjalë është shtetas suedez dhe se në mungesë të ndonjë marrëveshjeje dypalëshe të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, respektivisht ekstradimit në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Suedisë dhe se autoritetet suedeze në bazë të legjislacionit të tyre në fuqi nuk lejojnë ekstradimin për shtetasit e tyre, atëherë dhe na kanë njoftuar paraprakisht se ekstradimi eventual i të pandehurit nuk është i mundshëm për shkak të këtyre pengesave procedurale’, ka thënë Mehmeti.

Në mungesë të një marrëveshje të tillë, Prokuroria e Prizrenit kishte parashtuar kërkesë për transferimin e procedurës penale nga Republika e Kosovës në atë të Suedisë, kërkesë e cila kishte marrë miratimin e autoriteteve suedeze.

“Andaj, në këto rrethana, Prokuroria Themelore në Prizren përmes Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ka parashtruar kërkesë për transferimin e procedurës penale kundër të pandehurit A.H., nga Republika e Kosovës në atë të Suedisë, e cila kërkesë edhe është aprovuar nga autoritetet suedeze”, kishte thënë Mehmeti.

Shtëpia ku ndodhi vrasja e çiftit nga Prizreni – Lagjja e Ortakollëve

Ndërkohë, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, që ka siguruar Gazeta Express, vetëm gjatë vitit të kaluar në vend kanë ndodhur 17 vrasje, 10 prej të cilave kishin qenë vrasje të rënda.

Bazuar në këto të dhëna, shumica e këtyre vrasjeve kanë ndodhur në Prishtinë dhe Prizren. /Gazeta Express

- Advertisement -

Më Shumë

“Më mbaj mend mua”, Pulevi i kishte çuar mesazh Joshuas

Boksieri bullgar, Kubrat Pulev, i ka thënë rivalit të tij, Anthony Joshuas që ta mbaj në mend atë për ndeshjet e radhës. Joshua e kishte...

Tenistja me 8 gishta kualifikohet në “Australian Open”

Të marrësh pjesë në një turne Slam nëpërmjet ndeshjeve kualifikuese është një rrugë e vështirë që shumë tenistë dhe teniste tentojnë ta bëjnë të...

Vëlla e motër nga Rahoveci e bëjnë për spital motrën e tyre

Policia në Rahovec ka arrestuar një person, i cili bashkë me motrën kanë rrahur motrën tjetër, raporton Express Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës...

Pamje nga Ura e Fshejtë: Drini i Bardhë del prej shtratit, vërshon gjithë zonën përreth

Në disa prej qyteteve të Kosovës, po vazhdojnë vërshimet, si pasojë e reshjeve. Lumenjtë kanë dalë nga shtretërit e tyre, e disa pamje tregojnë...

Hoti në Prizren: Kosova nuk guxon të kthehet kah politika e dhunës dhe e izolimit

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, tha të shtunën gjatë një takimi me strukturat e partisë në këtë qytet,...

Cristiano Ronaldo është një gol larg për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të futbollit

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo është shumë afër një rekordi të madh në karrierën e tij. Me një gol të shënuar sonte (e diel)...

Për shkak të pandemisë, qytetarët e Kosovës kursyen rreth 86 milionë euro më pak sesa vitin e kaluar

Qytetarët dhe bizneset në Kosovë, për 11 muaj kanë kursyer mbi 400 milionë euro. Përkundër krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia COVID-19, të dhënat e...

Rikthehet Mr.Bean

Për të gjithë të apasionuarit e filmit komik Mr.Bean, duket se do të ketë surpriza të tjera. Sipas mediave britanike, aktori Rowan Atkinson do...

Dy të vdekur dhe 253 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.586 mostra të...

45 620 libra për nxënësit e komunës së Prizrenit

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, ka realizuar shpërndarjen e 240 titujve të lekturave shkollore në 56 shkolla fillore dhe të mesme të Komunës...

Arben Fetoshi: PDK-ja përfaqëson vetëdijen politike

Profesori Arben Fetoshi ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Ai tregon arsyet pse vendosi të bëhet pjesë e këtij subjekti politik. Postimi i plotë Sot kam...

Rama viziton Shkodrën: Do të angazhojmë ushtri shtesë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar zonat e përmbytura nga reshjet e shiut atje. Rama nga Shkodra ka thënë se ku do të ketë...

Lingardi kërkohet nga Inter

Jesse Lingard është duke u kërkuar nga Interi, raporton “Mirror”. Sulmuesi anësor i Manchester Unitedit është paraqitur shumë pak këtë stinor dhe pritet të largohet...

Emërohet drejtori i ri i Kadastrit në Komunën e Mamushës

Kryetari i Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se ka emëruar Drejtorin e ri të Urbanizmit dhe Kadastrit. Krasniç ka njoftuar se drejtori i ri është...

Limaj takon ish-bashkëluftëtarët e tij në Tërpezë, thotë se është i bindur në fitoren e Nismës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet në fshatin Tërpezë të Malishevës me bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë të Nismës në këtë fshat. “Edhe këtu...

Ministria e Shëndetësisë propozon masat e reja kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë i ka propozuar Qeverisë së Kosovës masat e reja kufizuese kundër COVID-19. MSH ka propozuar që masat të lehtësohen për disa sektorë,...

Lajmet e Fundit

Prizren, 12 raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.572 raste, kurse...

Tre të vdekur nga Covid-19 në Malishevë, një në Rahovec

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.659 mostra të...

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin e ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Gjykata e Aelit e ka kthyer në rigjykimit rastin ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Enver Bytyqi, i cili ishte dënuar për...

Biden propozon paketën e ndihmës ekonomike më të madhe në historinë e ShBA-së

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka deklaruar se paketa e ndihmës për qytetarët si një përgjigje kundër krizës së shkaktuar...

Bajram Kastrati, kandidat për deputet i AAK-së në Prizren

Zyrtari i lartë i degës së AAK-së në Prizren, aktualisht zv/ministër në detyrë i Bujqësisë Bajram Kastrati, është kandidati i radhës i këtij subjekti...