Ka vazhduar sot dita e dytë e aksionit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit në Komunën e Malishevës.
Aksioni është realizuar në fshatrat Ngucat dhe Temeqinë, ku kanë marrë pjesë nxënës, qytetarë dhe kompani private, të cilat kanë kontribuar me makineri dhe punëtorë në pastrimin e hapësirave publike dhe largimin e mbeturinave inerte.

Aktiviteti është udhëhequr nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, i cili njëherësh drejton edhe task-forcën komunale për këtë aksion, i shoqëruar nga drejtorë të drejtorive komunale dhe zyrtarë të tjerë.
Përveç pastrimit brenda fshatrave, gjatë aksionit është bërë edhe largimi i deponive ilegale të mbeturinave inerte, ndërsa në disa hapësira janë mbjellë edhe fidanë.
“Komuna është e përkushtuar për mirëmbajtjen e ambientit dhe largimin e mbeturinave inerte, prandaj u bëj thirrje qytetarëve që të respektojnë deponitë e caktuara për grumbullimin e mbeturinave inerte dhe ta ruajmë ambientin ku jetojmë”, ka thënë Krasniqi./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
