Home Blog Page 2

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

0

Pak para nisjes së fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, Kurti njoftoi rritjen e shtesave për lehonat në Kosovë.

Ai tha se, megjithëse vendimi ishte planifikuar të hynte në fuqi në korrik, nuk ka arsye të pritet më gjatë.

“Nga 325.9 euro në muaj, duke filluar nga ky muaj, secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj, pa i përfshirë shtesat për foshnjën”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë në detyrë.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Qeveria në detyrë miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistë, punëtorët privat, fëmijë dhe studentë

0

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me inflacionin, të cilën e ka quajtur “Inflacioni 2.0”, e cila parasheh mbështetje financiare nga 100 euro për disa kategori.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Kurti, në deklarimin e tij, ka folur edhe për pakon e mëhershme kundër inflacionit, duke thënë se ajo ishte dërguar në Kuvendin e Kosovës, por, sipas tij, u bllokua nga opozita.

“Pakoja për përballje me inflacionin u dërgua në Kuvendin e Kosovës, por që opozita vendosi që ta bllokojë, pasi u dashtën 2/3 e votave në Kuvend për ta kaluar këtë vendim”, ka deklaruar Kurti.

Ai shtoi se i ka kërkuar Ministrit të Financave që të shfrytëzojë çdo mundësi për masa që synojnë zbutjen e ndikimit të inflacionit.

“Por, unë kam kërkuar nga Ministri i Financave, që të shfrytëzojë çdo mundësi që të përballemi me inflacioni”, ka thënë ai.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Duke prezantuar pakon e re të miratuar në Qeveri, Kurti bëri të ditur se ajo parasheh nga 100 euro mbështetje për pensionistët, punëtorët e sektorit jo-publik, fëmijët dhe studentët aktivë.

“Sot kam kënaqësinë që të ju informoj për pakon për përballjen me inflacionin 2.0 dhe si vijon: Mbështetje 100 euro për pensionistët, mbështetje prej 100 për punëtorët e sektorit jo-publik, 100 euro mbështetje për fëmijët, 100 për studentët aktivë”, ka deklaruar Kurti.

Nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me kriteret e përfitimit, afatet e zbatimit dhe mënyrën e ekzekutimit të pagesave.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ambasadori austriak vizitoi Shkollën e Gjuhëve ‘URA’ dhe Qendrën ÖSD në Prizren

0

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z.Georg Schnetzer, ka vizituar sot Shkollën e Gjuhëve “URA” dhe Qendrën e Provimeve ÖSD në Prizren.

Ai në këtë institucion u prit nga udhëheqësi i shkollës dhe kryesuesi i provimeve, prof. Neki Jahaj, së bashku me Mag.Verena Walzl dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

“Bashkëpunimi arsimor dhe kulturor ndërmjet Austrisë dhe Kosovës mbetet një urë e rëndësishme për zhvillimin dhe perspektivën e të rinjve”, u tha gjatë takimit, në të cilin mori pjesë edhe përfaqësuesi i ÖSD nga Austria, z. Lazim Ahmedi.

Ambasadori z. Schnetzer u informua nga afër për veprimtarinë dhe punën e përditshme të shkollës, organizimin e kurseve të gjuhës gjermane, si dhe funksionimin e Qendrës së Provimeve ÖSD në Prizren, e cila ka një rol të rëndësishëm në përgatitjen dhe certifikimin gjuhësor të kandidatëve në rajon.

Në kuadër të takimit u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit kulturor dhe arsimor ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, si dhe për interesimin në rritje të të rinjve për mësimin e gjuhës gjermane.

Ambasadori Schnetzer pati rastin të njihet më shumë edhe me jetën kulturore dhe historinë e qytetit të Prizrenit, duke vlerësuar trashëgiminë dhe diversitetin kulturor të tij./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

0

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit Rajonal.

Pavarësisht ndërhyrjes së stafit mjekësor, ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se më 21 maj 2026, rreth orës 06:40, Policia e Prizrenit është njoftuar nga Emergjenca për një person mashkull pa shenja jete.

Sipas informacioneve fillestare, 63-vjeçari ishte dërguar për trajtim në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa vdekja e tij është konfirmuar nga mjeku kujdestar.

Nga ekzaminimet e para nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune në trupin e viktimës, ndërsa shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.

Për zbardhjen e rrethanave të rastit janë angazhuar hetuesit policorë dhe njësitë rajonale të hetimeve, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

0

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit E.J., i cili gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, të KPRK-së.

Sipas kërkesës, i pandehuri E.J., në cilësinë e personit zyrtar si ndërmjetësues i licencuar, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij ka tejkaluar kompetencat, duke përpiluar dokumente dhe marrëveshje fiktive ndërmjetësimi, dhe përmes këtyre veprimeve ka përfituar për vete ose për personin tjetër, duke i shkaktuar dëm material të konsiderueshëm.

“Ky veprim i Prokurorisë vjen pas një hetimi disa mujor, të kryer në bashkëpunim me Policinë e Kosovës -Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, lidhur me rastin “Pronat në Prizren”. Hetimi ka zbuluar se të dyshuarit kanë përdorur dokumente dhe procedura fiktive për të ndërmjetësuar pronat kadastrale të një personi të ndjerë, i cili kishte ndërruar jetë disa dekada më parë. Përmes këtyre veprimeve, janë ndryshuar pronësitë e 18 parcelave tokësore më fshatin Lokvicë, Komuna e Prizrenit, me vlerë rreth 1,000,000 euro, duke shkaktuar dëm material për pronarët ligjorë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, raporton PrizrenPress.

Hetimet janë duke u zhvilluar edhe ndaj të dyshuarit V.Z., i cili gjendet në arrati për shkak të veprave “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 395 të KPRK-së.

“V.Z. dyshohet se, duke falsifikuar dokumentet publike dhe në koordinim me E.J., ka lidhur marrëveshje ndërmjetësimi përmes së cilës ka bartur 18 ngastra kadastrale në emër të tij. Në të njëjtin rast, hetimet janë duke u zhvilluar edhe ndaj të dyshuarit A.G., për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 sipas KPRK-së”, thuhet më tej në njoftim.

Në lidhje me rastin, janë sekuestruar para në shumën prej 14.600 euro, telefona dhe dokumente relevante, ndërkohë që është lëshuar edhe urdhër për ngrirjen e përkohshme të 18 ngastrave të paluajtshmërive, për të siguruar gjendjen e pronave deri në përfundim të procedurës hetimore.

“Hetimet vazhdojnë për identifikimin e të gjithë të përfshirëve dhe mbledhjen e provave të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prizren ka theksuar se vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligji./PrizrenPress.com/

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor

0

Në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Prizren është shënuar Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor – 21 Maji, në një aktivitet të organizuar nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK), me mbështetjen e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Sipas njoftimit të QRTK-së, aktiviteti mblodhi pjesëmarrës dhe përfaqësues të ndryshëm kulturorë, me qëllim promovimin e vlerave të diversitetit kulturor dhe rëndësisë së bashkëjetesës në shoqëri.

“Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, traditave, gjuhës, muzikës dhe veshjeve tradicionale si pjesë e identitetit dhe pasurisë kulturore të vendit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas organizatorëve, u vlerësua edhe roli i diversitetit kulturor në forcimin e dialogut, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.

Në kuadër të programit janë mbajtur prezantime mbi traditat kulturore dhe elementet e trashëgimisë shpirtërore e materiale që vazhdojnë të ruhen dhe të kultivohen edhe sot./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

0

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës.

Ky investim vlerësohet, sipas policisë, si i rëndësishëm për komunitetin lokal, pasi sjell shërbimet policore më afër qytetarëve dhe krijon një pikë të drejtpërdrejtë kontakti për nevojat e tyre të përditshme. Po ashtu, pritet të rrisë transparencën, besimin dhe bashkëpunimin mes qytetarëve dhe policisë, në kuadër të Strategjisë së Policimit në Bashkësi.

“Hapja e zyrës sektoriale policore në Studençan nuk është thjesht një strukturë e re, por një urë komunikimi dhe bashkëpunimi që e bën Strategjinë e Policimit në Bashkësi të prekshme dhe të dobishme për çdo banor të rrethinës”, theksohet në njoftim.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës me stafin e tij, përfaqësues komunal, si dhe zyrtarë nga Drejtoria e Përgjithshme dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë të forcojë implementimin e Strategjisë së Policimit në Bashkësi, me qëllim rritjen e sigurisë dhe bashkëpunimit me komunitetin./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

0

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, raporton Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, menaxheri i qendrës sportive, Edon Godeni, ka raportuar në Polici se përmes kamerave të sigurisë kishte vërejtur disa tifozë të grupit “Arpagjikt” duke hipur mbi pjesë të objektit dhe duke shkaktuar dëme materiale.

Dyshohet se gjatë incidentit janë thyer disa poqa elektrikë, ndërsa janë shkaktuar edhe dëmtime tjera në ambientet e palestrës sportive.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa Policia ka nisur procedurat hetimore për identifikimin e personave të përfshirë në demolimin e inventarit të palestrës.

Rasti është iniciuar si “Dëmtim prone”./Sinjali/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

0

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika të rendit të ditës me rëndësi për funksionimin e komunës.

Sipas njoftimit të komunës, mbledhja nisi me debat jashtë rendit të ditës, ku asamblistët ngritën çështje të ndryshme, ndërsa më pas u miratua rendi i punës dhe u zhvillua diskutimi për pikat e parapara.

Në këtë seancë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, prezantoi raportin e punës për vitin 2025, i cili më pas u diskutua nga anëtarët e kuvendit dhe u miratua.

Po ashtu, u shqyrtua dhe u miratua procesverbali i mbledhjes së tretë të rregullt, të mbajtur më 30.04.2026.

Ndër vendimet kryesore, Kuvendi miratoi kërkesën për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit memorial – lapidarit për dy Dëshmorët e Kombit në fshatin Gurbardhë të Komunës së Malishevës.

Gjithashtu u miratua kërkesa për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2025 në vitin fiskal 2026, si dhe u shqyrtua rishqyrtimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së komunës, në përputhje me shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në mbledhje u trajtua edhe propozimi për ndryshimin e Rregullores për orarin e punës së subjekteve afariste në territorin e Komunës së Malishevës, si dhe raporti për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi./PrizrenPress.com/