Home Blog Page 3

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

0
Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit të Kalasë së Prizrenit”.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe drejtori i KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Ky projekt synon mbrojtjen dhe ruajtjen afatgjatë të Kalaja e Prizrenit, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend

Rezervuari ekzistues, i vendosur brenda hapësirës së kalasë që nga viti 1939, ka shkaktuar rrjedhje të vazhdueshme ndër vite, duke dëmtuar strukturën e monumentit dhe duke rrezikuar sigurinë e vizitorëve.

Sipas marrëveshjes, projekti do të financohet nga tri institucionet me një vlerë të përgjithshme prej 450 mijë euro, duke synuar zhvendosjen e infrastrukturës nga brendësia e kalasë dhe forcimin e mbrojtjes së saj si aset historik, kulturor dhe turistik i Kosovës.

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

QRTK Prizren forcon koordinimin me Rahovecin për trashëgiminë kulturore

0

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit, Atdhe Rama, ku është diskutuar për bashkëpunimin ndërinstitucional në fushën e trashëgimisë kulturore.

Gjatë takimit, Hoxha prezantoi aktivitetet dhe projektet që po realizohen aktualisht në territorin e Rahovecit, me fokus në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore dhe historike.

“Biseduam për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe angazhimet në fushën e trashëgimisë kulturore. Me këtë rast, e njoftova edhe për aktivitetet dhe punët që po i realizojmë aktualisht në Rahovec, me fokus në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore”, ka deklaruar Hoxha./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje.

Rasti ka ndodhur të mërkurën.

“Durmish Aslano” akuzon DKRS-në në Prizren për përjashtim të komunitetit rom nga granti komunal

0
Organizata joqeveritare “Durmish Aslano” ka reaguar publikisht ndaj listës preliminare të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Prizrenit për mbështetjen financiare në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, duke shprehur “shqetësim dhe indinjatë të thellë” dhe duke pretenduar se komuniteti rom është përjashtuar tërësisht nga përfituesit.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Në reagimin e publikuar në Facebook, OJQ-ja thekson se, sipas rezultateve preliminare, në fushën e kulturës janë përkrahur 26 organizata dhe 37 individë, në sport 19 subjekte dhe 22 individë, ndërsa në rini 9 organizata dhe 7 individë. Sipas organizatës, “alarmante dhe e papranueshme” është fakti se asnjë organizatë apo individ nga komuniteti rom nuk figuron përfitues në asnjërën nga këto fusha.

“ASNJË organizatë apo individ nga komuniteti rom nuk figuron përfitues në asnjërën nga këto fusha… Si është e mundur që në një komunë multietnike si Prizreni, komuniteti rom të përjashtohet tërësisht nga mbështetja publike?”, thuhet në reagim.

OJQ “Durmish Aslano” e ka cilësuar situatën si “formë të qartë të përjashtimit kulturor dhe institucional” dhe ka kërkuar sqarime publike nga DKRS, duke ngritur pyetje për mungesën e përfaqësimit dhe duke e quajtur atë “diskriminim” dhe “pabarazi institucionale”.

“Kjo nuk është vetëm mungesë përkrahjeje financiare. Kjo është një formë e qartë e përjashtimit kulturor dhe institucional të komunitetit rom”, thuhet në reagim.

Organizata ka renditur edhe disa iniciativa që, sipas saj, nuk janë mbështetur, përfshirë koncertin me këngë dhe valle tradicionale rome të organizuar nga “Durmish Aslano”, ekspozitat artistike dhe aktivitetet kulturore të komunitetit rom, trajnimet për të rinj dhe gra në artizanate, si dhe revistën rome “Yekhipe” të botuar nga OJQ “Sakuntala”. Po ashtu, sipas reagimit, pa mbështetje po mbeten edhe biblioteka rome dhe Teatri Rom “Nexhip Menekshe”.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Në fund, OJQ-ja ka kërkuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport transparencë të plotë mbi procesin e vlerësimit, sqarim publik për mungesën e përfituesve romë, rishqyrtim të rezultateve preliminare, si dhe përfshirje të barabartë të komuniteteve joshumicë në politikat komunale.

“Kërkojmë… transparencë të plotë mbi procesin e vlerësimit; sqarim publik për mungesën totale të përfituesve romë; rishqyrtim të rezultateve preliminare; përfshirje të barabartë dhe dinjitoze të komuniteteve joshumicë në politikat komunale”, thuhet në reagim.

Telegrafi do të kërkojë qëndrim edhe nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prizrenit lidhur me këto pretendime. /

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, në vlerë mbi 460 mijë euro

0

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ka zhvilluar veprime hetimore lidhur me dyshimet se disa biznese për shitjen e arit në qytetin e Prizrenit janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, duke iu shmangur detyrimeve doganore dhe tatimore lidhur me tregtimin e arit dhe argjendit.

Në njoftim bëhet e ditur se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore që kanë nisur nga data 19.09.2025, me urdhër të prokurorit të çështjes më 20.05.2026, janë realizuar kontrolle në gjashtë lokale afariste në qytetin e Prizrenit, si dhe në tri shtëpi banimi.

“Nga kontrollet e realizuara janë sekuestruar gjithsej: 3.775,33 gram ari i padeklaruar, në vlerë të përafërt prej rreth 455.000 euro dhe 4.204,98 gram argjend i padeklaruar, në vlerë të përafërt prej rreth 8.900 euro”, thuhet në njoftim.

Në njoftim më tej bëhet e ditur se gjatë kontrolleve janë siguruar dëshmi materiale dhe është iniciuar rast ndaj katër personave për veprat penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” nga neni 312 të KPRK-së.

Po ashtu, gjatë kontrolleve në dy lokacione të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar dy armë/pistoleta pa leje dhe është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3 kilogramë ari i pa deklaruar

0
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren lidhur me dyshimet për shmangie të tatimit në shitjen e arit.

Sipas raportit policor, në koordinim me prokurorin janë kryer kontrolle në gjashtë biznese dhe tri shtëpi banimi.

Gjatë operacionit, policia ka dyshuar se bizneset po ushtronin aktivitet ilegal duke mos deklaruar mallrat dhe duke iu shmangur obligimeve tatimore.

Në lokalet e katër të dyshuarve – një femër dhe tre meshkuj kosovarë – janë gjetur dhe sekuestruar rreth 3 kilogramë e 775 gramë ar i pa deklaruar, mbi 4 kilogramë e 204 gramë argjend i pa deklaruar, si dhe një armë pa leje.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

“Prizren 2025, NN. Në koordinim me prokurorin janë kryer kontrolle në gjashtë biznese si dhe në tri shtëpi banimi nën dyshimin se bizneset kryejnë veprimtari të kundërligjshme duke iu shmangur tatimit lidhur me shitjen e arit. Gjatë kontrollit në lokalet e katër të dyshuarëve një f/k dhe tre meshkujve kosovar janë gjetur dhe sekuestruar ari i pa deklaruar me peshë rreth 3.775.33 gram, argjend të pa deklaruar me peshë 4.204.98 gram si dhe një armë pa leje. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ministrja Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Prizren: Nuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë

0

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin diskutoi për sfidat, përgjegjësitë dhe domosdoshmërinë e një bashkëveprimi institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit, rritjes së efikasitetit dhe garantimit të profesionalizmit në sistemin e drejtësisë.

Ministrja Gërvalla theksoi se nuk mund të ketë shtet të fortë pa drejtësi të fortë, duke nënvizuar se reforma në drejtësi nuk është debat politik, por proces shtetëror që po riformëson themelet e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

“Pakoja prej pesë ligjeve përbën bazën e këtij transformimi të thellë institucional, me synim forcimin e integritetit, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin prokurorial dhe gjyqësor. Në këtë rrugë, funksionalizimi i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe procesi i Vetingut gjithashtu përbëjnë hapa të qartë drejt një drejtësie që nuk i shërben interesave të ngushta e klanore, por qytetarëve të kësaj Republike dhe shtetit të Kosovës”, deklaroi Ministrja Gërvalla.

Tutje, ajo tha se koha kur sistemi i drejtësisë toleronte pandëshkueshmërinë nuk guxon të ekzistojë më.

“Nuk ka rrugë tjetër përveç forcimit të shtetit ligjor, forcimit të institucioneve me integritet dhe garantimit të barazisë para ligjit për secilin, pa dallim.Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin”, theksoi Ministrja Gërvalla.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Arpagjik’t me mesazh pas finales: Shihemi sezonin tjetër me një Bashkim edhe më të fortë

0

Grupi i tifozëve “Arpagjik’t Prizren” ka reaguar pas përfundimit të sezonit të KB Bashkimi, duke falënderuar tifozët për përkrahjen gjatë gjithë kampionatit dhe duke dhënë mesazh mbështetjeje për klubin prizrenas.

“Paraqitja e fundit për këtë sezon në përkrahje të klubit t’qytetit, KB Bashkimi.

Shihemi sezonin tjetër me nji Bashkim edhe ma t’fortë, se veç t’bashkum na ka hije. Qyteti me klubin, tribunat me ekipin!”, kanë shkruar Arpagjik’t, raporton PrizrenPress.

Në reagimin e tyre, tifozët kanë shprehur gjithashtu mbështetje për gjuhën shqipe dhe shqiptarët në Iliridë.

“Njëkohësisht, përkrahje për gjuhën shqipe e shqiptarët në Iliridë. Shqipja ka ekzistu n’kto troje para atyre që sot po e luftojnë”, thuhet në reagim.

Në fund, grupi ka përmbyllur mesazhin me sloganin e tyre: “ARPZ • UÇK • 1878”./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

0

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB) për vitet 2027-2029.

Dëgjimet publike janë mbajtur me banorët e fshatrave Peqan, Studençan, Leshan, Tërrnje, Gelancë, Duhël, Bllacë, Dobërdelan, Samadraxhë, Nëpërbisht, Sllapuzhan, si dhe Semtisht, Nishor dhe Kasterrc.

Sipas komunës, qytetarët patën mundësinë të paraqesin kërkesat, shqetësimet dhe propozimet e tyre lidhur me projektet prioritare që dëshirojnë të përfshihen në planifikimin buxhetor për vitet e ardhshme.

“Procesi i dëgjimeve publike do të pasqyrohet në përpilimin e draft-Kornizës Afatmesme Buxhetore, e cila më pas do t’i dorëzohet Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe miratim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

0

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre në fusha të ndryshme.

Sipas njoftimit të komunës, gjatë takimit është diskutuar për përfshirjen e perspektivës gjinore në planifikimin e buxhetit komunal.

“Gjatë takimit u diskutuan nevojat dhe prioritetet e grave dhe vajzave në fusha të ndryshme, me qëllim të përfshirjes së tyre në planifikimin buxhetor”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, përfaqësuesit komunalë kanë vlerësuar kontributin e pjesëmarrëseve në këtë proces.

“Përfaqësuesit komunalë vlerësuan kontributin e pjesëmarrëseve, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së perspektivës gjinore në hartimin e buxhetit komunal”, njofton Komuna e Rahovecit./PrizrenPress.com/