18.2 C
Prizren
E diel, 10 Gusht, 2025
Home Blog Page 106

LDK-ja nis mobilizimin për një angazhim më të fuqishëm në Prizren

0

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, zhvilloi sot një takim me grupin e këshilltarëve komunalë të partisë së tij, ku u diskutua rreth agjendës së Kuvendit Komunal dhe koordinimit të veprimeve për periudhën në vijim.

Selmanaj theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe punës së palodhur të grupit të tyre kuvendar, duke vënë në dukje se numri i anëtarëve të LDK-së në Kuvend është rritur nga gjashtë në tetë gjatë dy viteve të fundit.

“Puna dhe përkushtimi serioz i yni ka bërë që grupi ynë kuvendar të rritet nga gjashtë sa ishte para dy vitesh, në tetë anëtarë të Kuvendit Komunal, gjë që reflekton besimin në rritje dhe angazhimin serioz të LDK-së në nivel lokal”, tha ai.

Gjatë takimit u diskutua për prioritetet e qytetarëve, sfidat aktuale dhe hapat që do të ndërmerren për të qenë zëri i tyre në institucionet lokale.

“Diskutuam për prioritetet e qytetarëve, sfidat aktuale dhe hapat që do t’i ndërmarrim për të qenë zëri i tyre”, tregon Selmanaj.

Po ashtu, u dakorduan për një mobilizim të shtuar në të gjitha proceset e ardhshme, me fokus të vazhdueshëm tek interesi publik dhe zhvillimi i komunës së Prizrenit.

“Po ashtu, u dakorduam për një mobilizim të shtuar për të gjitha proceset që na presin, duke pasur gjithmonë në fokus interesin publik dhe zhvillimin e komunës sonë”.

“LDK në Prizren vazhdon të jetë e përkushtuar në ndërtimin e institucioneve transparente, efikase dhe përgjegjëse ndaj qytetarëve, duke ruajtur besimin e tyre dhe duke forcuar angazhimin në nivel lokal”./PP/

 

Mund të jetë një imazh i ?10 persona dhe ?teksti që thotë "?ABI ÇARSHIA deshirat ?? deshiratnenjevend! ? nje rjevend! vend! 1QERSHOR FEMIJEVE DITAE B MODELS ANSAMBLI PALAÇO ME KE "ISA BOLETINI B SALLA?"??

 

Shembja e dheut në trasenë e rrugës Prizren–Tetovë dëmton gypin e ujit, ndërpritet furnizimi

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët për ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë në disa lagje e rrugë për shkak të dëmtimit të një gypi furnizues, si pasojë e shembjes së dheut gjatë punimeve për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.

“Për shkak të një shembjeje dheu në trasenë ku po kryhen punimet për ndërtimin e rrugës Prizren–Tetovë, është dëmtuar gypi furnizues Ø160 mm që lidh burimin “Cvilen” me rezervuarin e Tusuzit. Si pasojë, ka ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm dhe rënie të presionit në këto zona: Rr. Sefedin Laçi (pjesërisht); Lagjja Hoça Mahalla (zona e sipërme); Rr. Alajdin Xhezairi; Rr. Rugova; Rr. Astrit Poniku; Rr. Ramadan Zaskoci; Rr. Beran Gashi; Rr. Nora Kelmendi (zona e sipërme); Rr. Dokleatet; Rr. Justin Rrota; Zona mbi rezervuarin “Tusuz””, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”.

Kompania ka bërë të ditur se ekipet e saj kanë dalë në terren dhe se “po punojnë për një zgjidhje të përkohshme, si dhe për sanimin sa më të shpejtë të dëmtimit”.

 

Nis projekti prej 2.5 milionë eurove për infrastrukturën në lagjen “2 Korriku” të Prizrenit

0

Punimet për rregullimin e infrastrukturës rrugore në lagjen “2 Korriku” në Prizren kanë filluar të martën me pjesëmarrjen e autoriteteve komunale dhe përfaqësuesve të komunitetit.

Ky investim kapital sipas zyrtarëve komunalë pritet që të përmirësojë kushtet për banorët, ngase parashihet rregullimi i tërësishëm i infrastrukturës nëntokësore dhe rrugëve bashkë me ndriçimin publik.

Marketing

Kryetari Shaqir Totaj ka theksuar se lagjja “2 Korriku” ndonëse është lagje e madhe e qytetit deri më tani nuk ka pasur investime serioze, pavarësisht nevojave të kamotshme të banorëve.

“Sot, po fillojnë punimet në këtë lagje. Është një kontratë me vlerë serioze afër 2.5 milionë euro, ku përfshihet ndërtimi i shumë rrugëve, trotuareve, infrastrukturës nëntokësore. Në këtë mënyrë krijohen kushte më të mira për ngritjen e cilësisë së jetesës të banorëve të kësaj lagjeje”, ka thënë Totaj, raporton Telegrafi.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj ka shprehur besimin se pas jetësimit të projektit tre vjeçar të DSHP-së kjo lagje do të bëhet me infrastrukturë moderne.

Ndërsa përfaqësuesi i lagjes, njëherësh kuvendar nga radhët e PDK-së, Shkëlzen Kastrati ka bërë të ditur se projekti është planifikuar në fillim të këtij mandati qeverisës, dhe se i njëjti është vonuar shkaku i procedurave.

Sipas tij, ky do të jetë projekti më i madh i realizuar në këtë lagje, pasi infrastruktura do të rregullohet në disa rrugë të kësaj zone.

 

 

Liria përkujton dëshmorin Përparim Thaçi: Hero i kombit dhe futbollist i zemrës sonë

0

Liria e Prizrenit ka përkujtuar sot me respekt të thellë dhe krenari figurën e Përparim Thaçit – një nga sportistët më të dalluar të historisë së klubit dhe njëherazi dëshmor i rënë për lirinë e Kosovës, raporton PrizrenPress.

I njohur për përkushtimin, talentin dhe shpirtin luftarak në fushën e lojës, Thaçi ishte një nga figurat kyçe të FC Lirisë gjatë viteve të ’90-ta. Por kur vendi kërkonte më shumë se gola dhe fitore, ai hoqi dorë nga futbolli për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke zgjedhur rrugën e sakrificës për atdheun.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

“Kur thirrja e atdheut u bë më e fortë se çdo ëndërr personale, Përparimi zgjodhi rrugën e sakrificës,” thuhet në mesazhin përkujtimor të shpërndarë nga klubi. Ai ra dëshmor në vijën e frontit, duke lënë pas një trashëgimi të pavdekshme si sportist dhe atdhetar.

“FC Liria – gjithmonë me kujtimin për ty, Përparim!”, përmbyllet mesazhi.

Sot, emri i tij qëndron i gdhendur jo vetëm në historinë e klubit, por edhe në kujtesën kolektive të qytetarëve të Prizrenit – si simbol i rrallë i bashkimit ndërmjet sportit, guximit dhe dashurisë për lirinë./PrizrenPress.com

Zyra për Komunitete dhe Kthim në Prizren edhe sivjet mbështet nevojtarët me dru për ngrohje

0

Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim ka njoftuar se edhe sivjet do të subvencionojë familjet skamnore nga radhët e komuniteteve jo-shumicë të Komunës së Prizrenit me nga 3 metra kub dru për ngrohje.

Përmes thirrjes publike, të publikuar nga Komuna e Prizrenit, janë ftuar të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për përfitim të këtij subvencioni.

“Dokumentet e nevojshme për aplikim janë si në vijim: Kërkesa e palës (mund të merret në Zyrën për Komunitete dhe Kthim); Dokumenti valid i identifikimit i Republikës së Kosovës (kopje); Certifikata e bashkësisë familjare (Origjinal); Vërtetim nga zyra e punësimit për të rriturit mbi 18 vjeç (Origjinal); Vendimi i pensionit invalidor ose e pensionit me aftësi të kufizuara (kopje); Raport nga mjeku me diagnozë, për të sëmurin në familje (për sëmundje të rënda kronike jo më i vjetër së gjashtë muaj – kopje); Vërtetimi ose kontrata se është i punësuar nga punëdhënësi; Dëshmi që vërteton se është nënë vetushqyese / baba vetushqyes”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij njoftimi, thirrja publike për këtë subvencion do të jetë e hapur prej datës 27 maj 2025 deri më 27 qershor 2025.

 

Quni: Edhe mua më kanë kontaktuar zyrtarë e ndërmjetës të LVV-së

0

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se zyrtarë të LVV-së dhe ndërmjetës të kësaj partie, po i kontaktojnë deputetët e LDK-së.

Quni tha se edhe ai vetë është kontaktuar nga këta eksponentë.

“Kontaktohen të gjithë deputetët në forma të ndryshme, kontaktohem edhe unë. Kontaktohemi nga zyrtarët e LVV-së dhe nga ndërmjetësit e tyre”, u shpreh Quni.

Deputeti i LDK-së tha se janë dy deputete të grupit parlamentar të partisë së Abdixhikut te të cilat fokusi është më i veçantë. “Është fakt se dy deputetet e LDK-së janë në fokus të veçantë të interesimit të autoriteteve të LVV-së”, deklaroi Quni.

Ai tha se format e presionit janë të ndryshme, e ndër to janë edhe ofrimi i benefiteve të ndryshme për bizneset e tyre familjare.

Ndër të tjera, Quni tha se “zgjidhja në këto rrethana është dakordimi për qeveri gjithëpërfshirëse për një kohë të caktuar me agjendë dhe plan të saktë. Prandaj ne, nga LDK, gjithnjë do të insistohet në racionalitet, respekt reciprok dhe gjuhë të përbashkët për ndërtimin dhe funksionalizimin e institucioneve të Kosovës”, tha deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni. /Klankosova.tV

Marketing

Policia arreston dy persona të dyshuar për sulm fizik në Prizren

0

“Më 26.05.2025 janë identifikuar dhe arrestuar dy meshkuj/k, si të dyshuar se kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull m/k”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Aty theksohet se të dyshuarit “pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”.

Marketing

Nisin punimet në rrugën “Halil Hamza” në Rahovec

0

Komuna e Rahovecit ka nisur zyrtarisht punimet në rrugën “Halil Hamza”, një projekt që përfshin asfaltimin e rrugës, ndërtimin e kanalizimit si dhe instalimet tjera nëntokësore, të cilat janë jetike për mirëqenien dhe sigurinë e banorëve të kësaj zone.

Nisjen e këtyre punimeve e ka bërë të ditur nënkryetari i komunës së Rahovecit, Fatmir Iska, i cili në njoftimin e postuar në profilin e tij në Facebook ka cekur se ky është një investim i rëndësishëm për banorët e komunës së Rahovecit.

“Me përkushtim dhe vizion për zhvillim, kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës, kanalizimit dhe instalimeve të tjera nëntokësore në rrugën “Halil Hamza”, në Rahovec, një investim ky tejet i rëndësishëm për komunitetin tonë.”, u shpreh Iska.

Ky investim i rëndësishëm është pjesë e një plani më të gjerë për zhvillim infrastrukturor dhe urban të komunës së Rahovecit, dhe synon jo vetëm lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë rrugore, por edhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e kësaj komune./Telegrafi/

Nga sot nis aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore, testi do të përshijë katër lëndë me gjithsej 100 pyetje

0

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton maturantët se, nga sot, 27 maj 2025, do të fillojë aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore.

MASHTI njofton se aplikimi bëhet përmes platformës e-Kosova dhe do të zgjasë deri më 10 qershor 2025, ndërsa aprovimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave do të bëhet nga 01 deri më 11 qershor 2025.

“Provimi i Maturës Shtetërore në Kosovë është planifikuar të mbahet më 21 qershor 2025, kurse rezultatet do të publikohen më 30 qershor 2025. Nxënësit që e kalojnë Provimin e Maturës do të mund të shkarkojnë certifikatën digjitale nga platforma e-Kosova.

Testi do të zhvillohet në një ditë të vetme dhe do të përfshijë katër lëndë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe një lëndë me zgjedhje. Secila lëndë do të ketë nga 25 pyetje, me gjithsej 100 pyetje”, thuhet në njoftim.

Dështon edhe përpjekja e 22-të e konstitumit të Legjislaturës së 9-të

0

Ka dështuar për herë të 22-të përpjekja për konstituim e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Edhe kësaj radhe nuk pati kuorum të mjaftueshëm për formimin e komisionit për votim të fshehtë. 54 deputetë votuan pro, një kundër dhe nuk pati abstenim, teksa deputetët e tjerë nuk morën fare pjesë në votim. Kësisoj, kryesuesi i seancës Avni Dehari njoftoi se seanca ndërpritet për të vazhduar të enjten me fillim prej orës 11:00.

====

Kuvendi në aktin e 22-të: Zgjidhje apo përsëritje

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në përpjekje për t’u konstituuar, në seancën që është thirrur për orën 11:00.

Kjo është seanca e 22-të me radhë që mbahet pas 21 përpjekjeve të dështuara.

Për shumë herë me radhë tashmë, brenda parlamentit tentohet të votohet kandidatja e LVV-së, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit.

Kjo nuk po realizohet pasi deputetët nuk po pranojnë të votojnë me komision të fshehtë por edhe nuk janë të pajtimit me emrin e kandidates pasi për shumë prej tyre, ajo nuk është kandidate unifikuese./Klankosova.tv.

Marketing