12.4 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 105

Ditëlindja e 90-të e shkrimtarit të shquar, Ismail Kadare

0
Sot shënohet ditëlindja e shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare.

Shkrimtari u lind më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër, e vdiq më 1 korrik të vitit 2024. Kadare jetoi 88 vjet, transmeton Klankosova.tv.

Kadare lindi në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Ai ishte një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi.

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike.

Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike.

Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t’i japë asaj.

Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”.

Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga viti 1994, Kadare është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.

Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias për Letërsi”, një nga çmimet me prestigjioze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. Kadare shkroi edhe veprën e njohur “Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s”.

“Flaka e Janarit” në Rahovec, përkujtohen katër heronjtë e lirisë

0

Në Lugun e butë të Brestovcit të Rahovecit, u mblodhën familjarë, veteranë e dëshmitarë të protestës së vitit 1990 për të kujtuar dëshmorët Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti e Hilmi Krasniqi, ndërsa Milaim Arllati është njëri nga të plagosurit e asaj demonstrate së bashku me 18 protestues të tjerë.

Krijojmë webfaqe për biznese

“Ne ishim atëherë duke i prit në fshatin Brestovc, ku ishin duke ardhur demonstruesit nga Krusha e madhe, Celina, Nagavci dhe Hoqa e Vogël. Mu në këtë vend, dolën patrulla e policisë dhe hapën zjarr, ku mbetën katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur”, tha Milaim Arllati, i plagosur.

Në vendin e kësaj ngjarjeje të dhimbshme dhe krenare, u bënë homazhe e u vendosën kurora lulesh, nga familjarë, veteranë e shumë rahovecas.

“Rruga e tyre u ndërpre me zjarr e me hekur në Brestovc, pikërisht në këtë vend, gjaku skuqi borën, por jehona e krismave udhëtoi në dekada. Thirrjet e tyre për liri e dinjitet kombëtarë, bënë që organizimi i rezistencës të jetë më i fuqishëm”, tha kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Në akademinë përkujtimore që u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberi” Andin Hoti, i biri i Ukshin Hotit, tha se katër heronjtë kishin përqafuar thënien e babait të tij “Bëje, ose vdis”.

“Katër dëshmorët që po kujtojmë sot, janë pararoja morale e UÇK-së, ata janë zinxhiri që lidhi rezistencën paqësore me rezistencën e armatosur, pa Brestovc të vitit 1990, nuk do të kishte as protestë të vitit 91, pa të nuk do të kishte as Epope të Lavdishme të UÇK-së”, deklaroi Hoti.

Aktivitetet kulturore përkujtimorë në Rahovec, organizuar nga OVL e UÇK-së, po mbahen në kuadër të “Flakës së Janarit” rrugëtimit historik të kombit shqiptar në dekada, për Liri e Pavarësi./rtk/

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ambasadori i Shqipërisë, Malaj ndan mirënjohje për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

0

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, vizitoi të martën Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku ndau një mirënjohje për këtë institucion shëndetësor për shërbimet e ofruara ndaj qytetarëve nga Qarku i Kukësit.

Në vizitë mori pjesë edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitija.

Krijojmë webfaqe për biznese

Delegacioni u prit nga drejtori ekzekutiv i spitalit, Osman Hajdari, dhe anëtarë të Këshillit Drejtues, të cilët prezantuan punën dhe aktivitetet e institucionit.

Drejtori Hajdari e cilësoi vizitën si vlerësim për punën e stafit shëndetësor dhe për rolin e spitalit në ofrimin e shërbimeve për pacientë nga Kosova dhe Shqipëria.

Ai theksoi se gjatë vitit 2025, spitali ka ofruar qindra shërbime për pacientë nga Shqipëria, përfshirë trajtime emergjente, hospitalizime dhe vizita ambulantore, si dhe kujdes të vazhdueshëm për pacientë në dializë.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitija, falënderoi stafin mjekësor për përkushtimin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shëndetësore të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ambasadori Malaj e vlerësoi kontributin e spitalit në trajtimin e pacientëve nga Shqipëria, veçanërisht nga veriu i vendit, duke e cilësuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e shëndetësisë si të rëndësishëm.

Në fund të vizitës, ambasadori Malaj i dorëzoi drejtorit të spitalit mirënjohjen për shërbimet e ofruar.

Edhe drejtori Hajdari i ndau ambasadorit një shenjë falënderimi për mbështetjen mirënjohje për respektin e treguar.

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Jo veç Prizreni, të gjitha komunat nën ‘llupën’ e Prokurorisë për manipulim votash

0

Këtë e ka bërë të ditur për Klankosova.tv Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula. Ajo ka theksuar se autorizimet janë dhënë për ato zona ku janë evidentuar dyshime për manipulim dhe ku procesi i rinumërimit ka përfunduar.

“Janë lëshuar autorizime nga të gjitha prokuroritë për grumbullimin e informatave në vendet ku ka dyshime për manipulim të votave dhe aty ku ka përfunduar rinumërimi,” ka deklaruar Pula.

Sipas saj, prokuroritë aktualisht janë në pritje të rezultateve të hetimeve, pas së cilave do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale.

Pula ka theksuar se nuk do të ketë amnisti për askënd që ka shkelur vullnetin e qytetarëve.

Pos Prizrenit, Prokuroritë kanë nisur grumbullimin e informacioneve në Drenas, Gjakovë, Malishevë etj. /Klankosova.tv

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Projektet e restaurimit dhe konservimit – prioritet i QRTK-së në Prizren gjatë vitit 2025

0

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren ka shënuar një angazhim të theksuar gjatë vitit 2025 në fushën e restaurimit, konservimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, duke ndërhyrë në dhjetëra asete me vlera të veçanta historike dhe kulturore.

Sipas njoftimit të QRTK Prizren, gjatë këtij viti janë hartuar gjithsej 9 projekte restauruese dhe konservuese, ndërsa edhe 5 projekte të tjera ndodhen në faza të ndryshme përgatitore. Paralelisht, ka nisur zbatimi i 8 projekteve të reja restauruese-konservuese, si dhe janë vazhduar punimet në 13 asete të trashëgimisë kulturore të bartura nga viti paraprak, raporton PrizrenPress.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe masave preventive dhe ndërhyrjeve emergjente. Në këtë kuadër, janë realizuar ndërhyrje në 4 asete të rrezikuara, duke ndikuar drejtpërdrejt në stabilizimin e gjendjes së tyre dhe në uljen e numrit të aseteve të përfshira në listën e rrezikut.

Nga QRTK Prizren bëhet e ditur se të gjitha ndërhyrjet janë realizuar në përputhje me standardet profesionale të restaurimit dhe konservimit, me mbikëqyrje të vazhdueshme në terren nga stafi profesional i institucionit.

“Këto rezultate dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm të QRTK Prizren për mbrojtjen, ruajtjen dhe transmetimin e trashëgimisë kulturore për gjeneratat e ardhshme”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Aulona Muhadri shpallet MVP e javës

0

Basketbollistja e Bashkimit, Aulona Muhadri, është shpallur MVP e javës pas paraqitjes së saj të shkëlqyer në xhiron e 14-të të Superligës së Femrave në basketboll, raporton PrizrenPress.

Muhadri ishte më e dalluara në radhët e skuadrës prizrenase, duke regjistruar 13 pikë, 11 kërcime dhe 2 asistime, statistikë kjo që dëshmon kontributin e saj të gjithanshëm në parket.

Me dominimin në lojën nën kosh dhe efikasitetin në fazën ofensive, ajo pati rol kyç në fitoren bindëse të Bashkimit ndaj Prishtinës me rezultat 74–45./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Totaj priti ambasadorin e Hungarisë, diskutohen mundësitë e bashkëpunimit

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Sh.T. László István Dux.

Gjatë takimit, kryetari Totaj e njoftoi ambasadorin me karakteristikat e veçanta të Prizrenit dhe elementet që e bëjnë qytetin unik, duke vlerësuar njëkohësisht bashkëpunimin e deritanishëm me Ambasadën Hungareze.

Po ashtu, sipas tij, u diskutuan mundësitë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet palëve, me fokus të veçantë në fushat e ekonomisë, turizmit dhe kulturës./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Kastrati priti në Malishevë përgjegjësin e UNMIK-ut për rajonin Pejë–Prizren

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në një takim pune përgjegjësin e Zyrës së UNMIK-ut për rajonin Pejë–Prizren, Lino Sciarra. Takimi kishte karakter pune, si dhe shërbeu për urimin e kryetarit Kastrati me rastin e fillimit të mandatit të tij të dytë.

Me këtë rast, sipas njoftimit, kryetari Kastrati i dëshiroi mirëseardhje Sciarras në Malishevë, duke e falënderuar për vizitën dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm të faktorit ndërkombëtar në Kosovë, e në veçanti në Komunën e Malishevës.

Nga ana e tij, Lino Sciarra e uroi kryetarin Kastrati për mandatin e dytë dhe fitoren pa balotazh, duke theksuar se kjo është dëshmi e vlerësimit të qytetarëve për punën dhe angazhimin e tij gjatë mandatit të parë.

Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet e përgjithshme në komunë, planet e ardhshme zhvillimore, si dhe për situatën pas vërshimeve të fundit./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Taulant Hodaj pritet të zyrtarizojë kandidaturën për kryetar të FFK-së

0

Taulant Hodaj pritet ta zyrtarizojë kandidaturën për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës, pas harmonizimit të statutit të FFK-së me MKRS-në, UEFA-n dhe FIFA-n.

Hodaj ka qenë më herët pjesë e FFK-së, ndërsa në vitin 2023 ka dhënë kontribut në procesin e licencimit të FFK-së nga MKRS, në bashkëpunim me UEFA-n dhe FIFA-n.

RTV Dukagjini mëson se kandidatura e tij për postin e të parit të futbollit kosovar vjen si kërkesë e disa klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Komuna e Rahovecit i jep mbështetje marshit “Drejtësi, jo politikë” që mbahet në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë

0

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka vazhduar sot fushatën e saj të takimeve nëpër Kosovë, duke realizuar një vizitë zyrtare në Komunën e Rahovecit.

Dy themeluesit e platformës, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, u pritën në takim nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. Gjatë takimit, ata prezantuan misionin dhe aktivitetet e platformës, me theks të veçantë në fushatën e mobilizimit qytetar për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

Krijojmë webfaqe për biznese

Sipas përfaqësuesve të platformës, marshi synon të ngrejë zërin qytetar në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë.

Bashkëthemeluesja e platformës, Eliza Hoxha, tha se ky marsh përfaqëson një thirrje qytetare për drejtësi të drejtë dhe të paanshme.

“Kërkojmë mbështetje që zëri i qytetarëve të Kosovës të dëgjohet fuqishëm më 17 shkurt,” u shpreh ajo.

Ndërkaq, Ismail Tasholli theksoi se mobilizimi në çdo komunë të Kosovës është thelbësor për përçimin e mesazhit të marshit.

“Marshi ‘Drejtësi, jo politikë’ është një reagim i domosdoshëm kundër shndërrimit të drejtësisë në instrument politik,” deklaroi ai.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, shprehu mbështetjen e tij për këtë nismë qytetare, duke vlerësuar rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit të luftës çlirimtare dhe të parimeve të drejtësisë.

“Drejtësia duhet të jetë e drejtë dhe e barabartë për të gjithë. Kjo është një kauzë që meriton mbështetje,” tha Latifi.

Platforma “Liria ka Emër” ka bërë të ditur se do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në të gjithë Kosovën, me synimin e mobilizimit sa më të gjerë qytetar për pjesëmarrje masive në Marshin e 17 shkurtit, nën moton “Drejtësi, jo politikë”.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Njoftimi i plotë:

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” takojnë Kryetarin e Rahovecit, sigurojnë mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Prishtinë, 27 janar – Platforma “Liria ka Emër” ka vazhduar sot fushatën e saj të takimeve nëpër Kosovë, me një vizitë zyrtare në Komunën e Rahovecit. Dy themeluesit e platformës, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, u pritën në takim nga Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e platformës prezantuan misionin dhe aktivitetet e “Liria ka Emër”, me theks të veçantë në fushatën e mobilizimit qytetar për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Eliza Hoxha, bashkëthemeluese e platformës, theksoi se ky Marsh është një thirrje qytetare për drejtësi të paanshme.

“Kërkojmë mbështetje që zëri i qytetarëve të Kosovës të dëgjohet fuqishëm më 17 shkurt”, shtoi ajo.

Ndërsa, Ismail Tasholli ndër të tjera tha se mobilizimi në çdo komunë të Kosovës është thelbësor për përçimin e mesazhit të Marshit.

“Marshi “Drejtësi, jo politikë” është reagim i domosdoshëm kundër shndërrimit të drejtësisë në instrument politik”, shtoi Tasholli.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, shprehu mbështetjen e tij për këtë nismë qytetare, duke vlerësuar rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit të luftës çlirimtare dhe të parimeve të drejtësisë.

“Drejtësia duhet të jetë e drejtë dhe e barabartë për të gjithë. Kjo është një kauzë që meriton mbështetje,” tha Latifi.

Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në të gjithë Kosovën, me qëllim mobilizimin sa më të gjerë qytetar për pjesëmarrje masive në Marshin e 17 shkurtit.