12.7 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025
Home Blog Page 11

Haxhiu për krimin në Prizren: Institucionet përgjegjëse janë duke trajtuar rastin me prioritet të lartë

0

Ministrja në dorëheqje e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për krimin që ndodhi në një familje turke që po qëndronte në Prizren tash e gjashtë muaj.

Atje dyshohet që babai theri për vdekje vajzën e tij 15-vjeçare, ndërsa ka plagosur vajzën tjetër 10-vjeçare dhe gruan e tij.

Haxhiu tha se ky akt i tmerrshëm përbën një krim që duhet të dënohet maksimalisht.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Prizren, ku një shtetas turk me banim të përkohshëm në Republikën e Kosovës vrau vajzën e tij të mitur dhe plagosi rëndë vajzën tjetër 11-vjeçare. Ky akt i tmerrshëm i dhunës në familje është i papranueshëm dhe përbën një krim që duhet të dënohet maksimalisht. Në emrin tim personal dhe si Koordinatore Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e vajzës së ndjerë dhe solidarizohem me qytetarët që me të drejtë ndjejnë zemërim dhe trishtim përballë këtij akti kriminal. Uroj shërim të shpejtë për vajzën që po merr trajtim mjekësor dhe përkujdesje të vazhdueshme për të kaluar këtë traumë të rëndë”.

Haxhiu shtoi se “dhuna, në çdo formë të saj, është e patolerueshme”.

“Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe kanë të drejtën e patjetërsueshme të rriten të sigurt, të dashur dhe të mbrojtur dhe askush nuk ka të drejtë t’ua mohojë këtë të drejtë themelore. Institucionet përgjegjëse janë duke trajtuar rastin me prioritet të lartë”.

Dëmtohen varrezat në Rahovec, policia nis hetimet

0

Një rast i dëmtimit të varrezave ka ndodhur pasditen e së hënës në Rahovec.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.

 

10-vjeçarja u lëndua në qafë, dalin detaje të reja nga krimi i rëndë në Prizren

0

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot brenda një familje në Prizren.

Një burrë, M.Gorenc, 45 vjeçar dyshohet se e ka vrarë me thikë vajzën e tij 15 vjeçare, S.Gorenc.

Lëndime trupore kanë pësuar edhe vajza tjetër e moshë 10-vjeçare si dhe vet i dyshuari.

Për gjendjen e tyre shëndetësore për Klankosova.tv ka folur Afrim Jahaj, specialist i Qendres Emergjente.

“Rreth orës 06:15, është pranuar vajza, me plagë në regjionin e qafës. Ajo është trajtuar në ORL dhe më pas është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë. Rreth orës 06:30 është pranuar edhe burri, i cili dyshohet se e ka shkaktuar ngjarjen e rëndë. Ai ka pasur disa plagë, duket se ka tentuar ta lendojë vetën, pra të kryejë vetëvrasje. Ai është ende duke u trajtuar dhe më pas të shohim nëse do të pranohet në klinikë apo edhe do të lirohet”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

Jahaj theksoi se në Qendren Emergjente, është pranuar edhe gruaja e të dyshuarit.

“Ajo nuk ka lëndime trupore, veçse është e tronditur nga ngjarje e rëndë”, theksoi ai.

Krimi i rëndë në Prizren, nga QKUK-ja flasin për gjendjen shëndetësore të 11-vjeçares

0

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren.

M. Gorenc, dyshohet se e ka vrarë me thikë vajzën e tij 15 vjeçare S.Gorenc.

Plagë nga thika ka marrë edhe vajza tjetër e të dyshuarit, e cila është dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në QKUK.

Lidhur me gjendjen e saj shëndetësore, për Klankosova.tv ka folur drejtori i QE-së, Naser Syla.

Syla tha se gjendja e saj është stabile.

“Duke u trajtuar është tek ne. Ta shohim pas ekzaminimeve ku do ta dërgojmë. Sipas të gjitha gjasave në ORL do të shkojë”, tha Syla

 

Çka dihet për krimin në Prizren, burri tentoi t’i provojë nga jeta gruan dhe vajzat – njëra nga të bijat nuk mbijetoi

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku dyshohet se babai e ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare, ndërkaq ka plagosur tjetrën, 10-vjeçare.

Lëndime ka pësuar edhe ai vet, si dhe e shoqja e tij 35-vjeçare, gjë të cilën për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai bëri të ditur se të gjithë këta janë familjar në mes vete dhe janë shtetas turk me banim të përkohshëm në Prizren.

“Sot me datë 06.05.25 rreth orës 05:57 policia përmes telefonit ka marr informatën se në rrugën “Shote Galica ” në Prizren  ndodhet një person i lënduar dhe se emergjenca mjekësore  nuk po mund ti jep ndihmë ngase një I dyshuar ndodhet me thikë në dorë. Në atë drejtim janë nisur  4 patrulla policore”.

“Në vend ngjarje është kuptuar se një i dyshuar M.G. viti i lindjes 1981, mashkull ka therur me thikë dy vajzat e tij, njëra 15-vjeçare e cila ka mbetur e vdekur në vend ngjarjes dhe tjetra e lënduar rëndë, e cila për momentin në gjendje të rëndë ndodhet në QKUK në Prishtinë”.

“I dyshuari ka lënduar veten gjithashtu dhe gjendet në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lëndime ka pësuar edhe e shoqja  e tij 35 vjeçare. Të gjithë këta janë familjar në mes vete dhe janë shtetas turk me banim të përkohshëm në Prizren. I dyshuari është arrestuar dhe policia është duke u marr me rastin”, thuhet në konfirmim.

I dyshuari për këtë këtë vrasje të kryer me thikë është Mehmet Gorenc, 45-vjeçar,  vajza që humbi jetën është me inicialet S.Gorenc.

Ndërkaq motra e saj, që mbeti e lënduar është A.Gorenc, për të cilën kryeprokurori Petrit Kryeziu bëri të ditur se vajza e plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit jemi njoftuar nga hetuesit policor që ka ndodhur një rast i vrasjes, ku ka humbur jetën një vajzë rreth 15-vjeçare dhe një tjetër është e plagosur dhe dyshohet se krimi është kryer brenda familjes. Poashtu edhe kryerësi i veprës është i vetlënduar”.

“Vajza tjetër e mitur 10-vjeçare në bazë të informatave është jashtë rrezikut për jetë, gjithashtu edhe kryerësi i veprës penale është jashtë rrezikut për jetë”, është shprehur ai.

Vdes themeluesja e PSD-së, Kaqusha Jashari

0

Ka vdekur sot në mëngjes  Kaqusha Jashari, një aktiviste në jetën politike në Kosovë e njohur për angazhimin e saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Kjo u bë e ditur edhe nga vajzat e saj Nora dhe Teuta Jashari në rrjetin social social në Facebook.

Sipas njoftimit varrimi do të bëhet sot me datë 06.05.2025 nga ora 13:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Kryeprokurori për vajzën e plagosur në Prizren: Është jashtë rrezikut për jetë

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku dyshohet se babai e ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare, ndërkaq ka plagosur tjetrën, 10-vjeçare.

Në lidhje me këtë, kryeprokurori Petrit Kryeziu në “Ora 7” në Klan Kosova ka bërë të ditur se vajza e plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit jemi njoftuar nga hetuesit policor që ka ndodhur një rast i vrasjes, ku ka humbur jetën një vajzë rreth 15-vjeçare dhe një tjetër është e plagosur dhe dyshohet se krimi është kryer brenda familjes. Poashtu edhe kryerësi i veprës është i vetlënduar”.

“Vajza tjetër e mitur 10-vjeçare në bazë të informatave është jashtë rrezikut për jetë, gjithashtu edhe kryerësi i veprës penale është jashtë rrezikut për jetë”, është shprehur ai./Klankosova.tv

 

Ngjarja tragjike në Prizren: Dyshohet se babai e vrau vajzën e tij me thikë

0

Një vajzë e moshës 15 vjeçare dyshohet se është vrarë nga babai i saj.

Ngjarja tragjike ka ndodhur brenda një familje në Prizren.

I dyshuari e ka vrarë me thikë viktimën.

Viktima si dhe i dyshuari janë shtetas turq.

.

Dragashi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për dorëzimin e gjobave të komunikacionit përmes postës

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, priti sot në takim drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Faton Alija, dhe komandantin e Stacionit Policor në Dragash, Shaqir Uka, raporton PrizrenPress.

Në kuadër të këtij takimi, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për kryerjen e shërbimeve postare ndërmjet Komunës së Dragashit, Policisë së Kosovës dhe Postës së Kosovës. Marrëveshja ka për qëllim pranimin dhe përpunimin e e-Tiketave (gjobave) të trafikut rrugor, të shqiptuara nga Policia e Kosovës, si dhe shpërndarjen e tyre përmes shërbimit postar të veçantë me Lajmërim Marrje (LM), në adresat e qytetarëve brenda territorit administrativ të Komunës së Dragashit.

“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të bëhet pranim/përpunimi i e-Tiketave (gjobave) dhe shpërndarja përmes shërbimit postar të veçantë me Lajmërim Marrje (LM), me përmbajtje gjoba nga trafiku rrugor të shqiptuara nga Policia e Kosovës për shkeljen e rregullave të komunikacionit rrugor në territorin administrativ të Komunës së Dragashit, duke i dorëzuar ato në adresën e marrësve/në adresën sipas shënimit në zarfin nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e komunës.

Kryetari Xheladini falënderoi për bashkëpunimin përfaqësuesit e Policisë së Kosovës.

“Kjo marrëveshje do të ndikojë në lehtësimin e shërbimeve dhe procedurave për këtë institucion të sigurisë, veçanërisht në territorin administrativ të Komunës së Dragashit”, theksoi ai./PrizrenPress.com

Stërnipi i Skënderbeut nderohet me mirënjohje nga Komuna e Malishevës

0

Stërnipi i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, Loris Kastrioti, është nderuar sot me mirënjohje nga Komuna e Malishevës.

Kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati, priti në takim Kastriotin dhe i ndau një mirënjohje institucionale në shenjë respekti për trashëgiminë historike të familjes së tij.

“Në vlerësim dhe me mirënjohje institucionale për rolin dhe kontributin historik të Gjergj Kastriotit – Skënderbeu dhe familjes së tij në mbrojtjen e Shqipërisë dhe vlerave kombëtare të popullit shqiptar”, thuhet në mirënjohjes.

Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të Komunës së Malishevës, si dhe Qëndrim Kryeziu, pronar i Korporatës Kryeziu, i cili një ditë më parë mirëpriti Loris Kastriotin në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, shkruan TV Malisheva.

Kryeziu është njëkohësisht bashkëorganizator i eventit që do të mbahet më 6 maj në Prishtinë, kushtuar ditëlindjes së kryeheroit shqiptar.