18.7 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 115

Dritarja drejt një bote që nuk është më

0

Vështrim për librin “Një amerikane në Kosovë 1981–1997” të autores Janet Reineck

Shkruan: Demir Reshiti

Libri Një amerikane në Kosovë 1981–1997 i antropologes dhe humanistes amerikane Janet Reineck përfaqëson një dëshmi të rrallë, të thellë dhe jashtëzakonisht njerëzore për Kosovën e fund-shekullit XX, në një periudhë kur jeta tradicionale shqiptare ishte ende e gjallë, por njëkohësisht në prag të shkatërrimit nga represioni politik dhe lufta. Vepra ndërthur në mënyrë organike rrëfimin autobiografik, vëzhgimin etnografik dhe kujtesën historike, duke krijuar një tekst që lexohet njëkohësisht si ditar personal, studim kulturor dhe akt i thellë empatie njerëzore.

Forca kryesore e librit qëndron në perspektivën e autores. Reineck nuk shfaqet si vëzhguese e distancuar akademike, por si pjesëmarrëse aktive në jetën e përditshme të shqiptarëve të Kosovës. Ajo jeton me familjet vendase, ndan punët, ritualet, gëzimet dhe frikërat e tyre, duke e kuptuar kulturën “përmes të gjitha shqisave”.

Kjo afërsi e sinqertë e çliron tekstin nga klishetë orientaliste dhe i jep rrëfimit autenticitet dhe ndershmëri.

Struktura e librit, e ndarë në tri pjesë kronologjike, pasqyron njëkohësisht zhvillimin personal të autores – nga studente dhe valltare e folklorit, në studiuese të pjekur e më pas punonjëse humanitare dhe nënë – dhe transformimin dramatik të vetë Kosovës. Pa retorikë politike të drejtpërdrejtë, Reineck arrin të tregojë se si represioni, frika dhe padrejtësia depërtojnë gradualisht në jetën e përditshme, duke e shndërruar shoqërinë në një normalitet të brishtë dhe të përkohshëm.

Gjuha e librit është e ngrohtë, përshkruese dhe vizuale. Detajet e vogla të jetës së përditshme ndërtojnë një mozaik kulturor që sot ka edhe vlerë dokumentare. Në këtë kuptim, libri funksionon si një arkiv emocional i një bote që, siç e pranon edhe vetë autorja, në pjesën më të madhe tashmë nuk ekziston më.

Opoja – zemra etnografike dhe emocionale e librit

Brenda këtij rrëfimi të gjerë, kapitujt kushtuar Opojës përbëjnë boshtin më të thellë etnografik dhe emocional të librit. Pikërisht në këtë krahinë malore të Kosovës jugperëndimore, Janet Reineck realizon hulumtimin e saj më të rëndësishëm dhe përjeton shndërrimin më të madh personal. Opoja nuk paraqitet si një hapësirë periferike, por si një univers kulturor i plotë, me kode të forta morale, ritme arkaike dhe një ndjenjë të thellë përkatësie kolektive.

Në Opojë, tradita nuk shfaqet si relike muzeale, por si praktikë e përditshme. Këngët karakteristike, vallet epike të burrave, ritmet e ashpra dhe muzika e papërpunuar funksionojnë si gjuhë simbolike përmes së cilës komuniteti artikulon historinë, nderin dhe qëndrueshmërinë e tij. Reineck nuk i vëzhgon këto forma nga distanca, por i përjeton përmes trupit dhe pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë, duke kaluar nga roli i vëzhgueses akademike në atë të pjesëmarrëses së përfshirë.

Përmes figurave vendase, si Xhemali Berisha, autorja fiton qasje në strukturat e brendshme të jetës shoqërore opojane: hierarkitë gjinore, kodet e nderit, rolin e burrërisë dhe pozitën e gruas. Ky rend shoqëror përshkruhet pa idealizim, me ndershmëri analitike, duke pranuar njëkohësisht bukurinë, solidaritetin dhe kufizimet e tij. Opoja shfaqet si një shoqëri e rregulluar nga norma të forta zakonore, por edhe nga një ndjenjë e thellë përgjegjësie kolektive.

Një dimension i rëndësishëm i këtyre kapitujve është raporti midis izolimit gjeografik dhe ruajtjes së autenticitetit kulturor. Falë largësisë nga qendrat urbane dhe pushteti shtetëror, Opoja ka ruajtur forma të lashta të organizimit shoqëror dhe shprehjes kulturore. Megjithatë, autorja nuk e romantizon këtë izolim, duke e paraqitur atë edhe si burim varfërie, kufizimi dhe pasigurie në një kontekst politik gjithnjë e më represiv.
Lidhja shpirtërore e Janet Reineck me Opojën

Ajo që i jep pjesës për Opojën një dimension të veçantë përmbyllës është fakti se lidhja e Janet Reineck me këtë trevë nuk mbetet e kufizuar në kohën e studimit. Për Janet Reineck, Opoja nuk ishte vetëm një subjekt studimi antropologjik, por një vend ku ajo gjeti një formë ‘pastërtie’ shpirtërore dhe njerëzore. Përmes syve të saj, Opoja e viteve ’80 na shfaqet si një vend ku varfëria materiale nuk e mposht dot pasurinë e kodeve morale dhe njerëzore. Edhe sot, ajo ruan një lidhje të fortë emocionale me Opojën dhe me njerëzit e saj, duke e konsideruar këtë krahinë jo vetëm si terren hulumtimi, por si vend përkatësie shpirtërore. Kjo lidhje është ndërtuar jo vetëm përmes fjalës dhe kujtesës, por edhe përmes përjetimit të drejtpërdrejtë kulturor.

Një shprehje e qartë e kësaj përkatësie është raporti i saj i veçantë me vallen e burrave të Opojës. Janet Reineck nuk e mësoi këtë valle thjesht si formë folklorike, por e jetoi atë si gjuhë identitare të komunitetit. Vallëzimi i saj i shkëlqyer i valleve të burrave – në një shoqëri ku kjo valle simbolizon nderin, forcën dhe dinjitetin kolektiv – u shndërrua në një shenjë të heshtur, por të fuqishme pranimi. Përmes valles, autorja kapërceu kufijtë simbolikë mes “të huajës” dhe “të vetës”.

Kjo marrëdhënie e ndërsjellë është njohur edhe nga vetë komuniteti lokal, përkatësisht komuna e Sharrit e cila e ka shpallur Janet Reineck Qytetare Nderi. Ky akt simbolik nuk përfaqëson vetëm mirënjohje formale, por dëshmon se autorja u pranua si pjesë e botës shpirtërore dhe kulturore të kësaj treve. Çdo herë që Janet kthehet në fshatrat e Opojës, ajo pritet me dyer hapura si një familjare. Titulli ‘Qytetare Nderi’ është vula e një dashurie të ndërsjellë: Opoja e adoptoi Janetin si bijën e vet, ndërsa Janet e mbajti Opojën si busullën morale të jetës së saj.

Në këtë kuptim, Opoja në librin e Reineck-ut nuk është vetëm një kapitull i së shkuarës, por një prani e gjallë që vazhdon të ndikojë në jetën dhe identitetin e autores. Lidhja e saj me Opojën, e ndërtuar përmes jetesës së përbashkët, kujtesës dhe valles, i jep librit një dimension etik të rrallë: një dëshmi se njohja e vërtetë kulturore nuk përfundon me shkrimin e librit, por vazhdon si marrëdhënie njerëzore e qëndrueshme.

Dyshime për manipulim votash në Prizren/ Prokuroria ruan konfidencialitetin e hetimeve

0

“Na bëj hallall oj hallë”, reagimi prekës i nipit pas vdekjes së gruas nga zjarri në Malishevë

0

Zjarri që përfshiu një shtëpi në fshatin Goriq të Malishevës, ia mori jetën një gruaje rreth 53-vjeçare.

Rasti i rëndë ndodhi rreth orës 22:30 të së martës dhe vdekja e saj u konstatua në vendin e ngjarjes.

Krijojmë webfaqe për biznese

Nga Policia e kanë konfirmuar për Klanin incidentin tragjik, ndërsa kanë reaguar edhe familjarët e së ndjerës.

Nipi i viktimës që vjen nga familja Mazreku, në një postim në rrjete sociale, ka shkruar fjalë prekëse për vdekjen e hallës.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Përkundër përpjekjeve, ai shkroi se nuk arritën ta shpëtojnë, transmeton Klankosova.

“Sot në orët e mbrëmjes e përfshiu zjarri njërën prej shtëpive në oborrin tonë. Pas gjitha përpjekjeve, fatkeqësisht nuk arriteëm ta shpëtojmë Hallën tonë me aftësi të kufizuara.

Na bëjë hallall oj hallë. Kom mendu që për ty jemi në gjendje me bo gjithçka po ja që nuk arritëm t’i perballojmë flakës.  Allahu ta past mëshiru shpirtin e bardhë. Falemnderit prej të gjithëve që i kishim afër e u munduan drejt qëllimit të mirë” – thuhet në postimin .

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

E rrahu nënën deri në vdekje, autori i krimit në Dragash u dënua tri herë për dhunë në familje

0

Krijojmë webfaqe për biznese

Dhuna fizike që ishte e pranishme edhe më parë në këtë familje, kulmoi këtë mëngjes, kur i dyshuari F.Boza ushtroi dhunë ndaj nënës deri në vdekje.

Personi i ndaluar, që rezulton se ka pasur çrregullime mendore, ka qenë i dënuar pikërish për dhunë në familje, në vitin 2021 dy herë dhe në vitin 2024.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Kjo është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prizren, ku u bë e ditur se aktakuzat janë ngritur dhe janë shpallur aktgjykimet dënuese.

“Nga të dhënat zyrtare të prokurorisë, rezulton se i dyshuari ka pasur çrregullime mendore, si dhe ka qenë më herët i përfshirë në tri raste penale të dhunës në familje, të trajtuara nga Prokuroria e Prizrenit. Një rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy raste gjatë vitit 2021. Për këto raste, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse, ka ngritur aktakuza dhe për të njëjtat raste janë nxjerrë aktgjykime dënuese”, thuhet në njoftimin e organit të akuzës.

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“E privoi nënën nga jeta duke e rrahur”, detaje nga rasti tragjik në Restelicë të Dragashit

0

Në njoftimin e organit të akuzës, thuhet se F.B e ka privuar nga jeta nënën e tij T.B, duke ushtruar dhunë fizike në shtëpinë e tyre.

Krijojmë webfaqe për biznese

“Pas pranimit të informatës në orët e hershme të mëngjesit, në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, krim-teknikën dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për obduksion në IML”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë .

Tutje, sipas të dhënave të kësaj prokurorie, rezulton se i dyshuari ka pasur çrregullime mendore, si dhe ka qenë më herët i përfshirë në tri raste penale të dhunës në familje, të trajtuara nga Prokuroria e Prizrenit.

“Një rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy (2) raste gjatë vitit 2021. Për këto raste, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse, ka ngritur aktakuza dhe për të njëjtat raste janë nxjerrë aktgjykime dënuse.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Tragjedi në Dragash: Dyshohet se djali e vrau nënën e tij

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit.

Dyshohet se në mesnatën e së martes, një burrë i moshë 30 vjeçare se e ka vrarë nënën e tij.

Detaje l ka dhënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Bytyqi tha se i dyshuari është arrestuar.

“Me datën 21.01.2025, rreth orës 01:06, Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit. Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor. Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës. I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore. Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”, deklaroi ai .

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dy dekada nga vdekja e Ibrahim Rugovës

0

Sot janë bërë 20 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Ai vdiq më 21 janar 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë.

Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e profesor Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984.

Në vitin 1996 ai u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe revistën shkencore “Dituria” (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën “Fjala”.

Për afro dy dekada, Rugova veprimtarinë shkencore e zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike” të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.

Më 1988, ai u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare kundër sundimit komunist serb dhe jugosllav në Kosovë, shkruan KosovaPress transmeton Klankosova.tv.

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e tij, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes.

Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i Kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumë-partiake për Kuvendin e Kosovës, më 24 maj 1992.

Doktor Ibrahim Rugova u zgjodh president i Republikës së Kosovës. Ai u rizgjodh në këtë post në zgjedhjet e mbajtura në mars 1998.

Nën udhëheqjen e tij, LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor 2000, si dhe në zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet nacionale më 2004.

Doktor Ibrahim Rugova u zgjodh president i Kosovës në mars 2002 dhe u rizgjodh më 2004.

Në përvjetorin e vdekjes më 21 janar 2007, asokohe presidenti Fatmir Sejdiu, dekoroi presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vend që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Doktor Ibrahim Rugova, i botoi këto vepra:

Prekje lirike, Rilindja, Prishtinë, 1971

Kah teoria, Rilindja, Prishtinë, 1978

Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1976 (së bashku me Isak Shemën)

Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni), Rilindja, Prishtinë, 1979 (së bashku me Sabri Hamitin)

Strategjia e kuptimit, Rilindja, Prishtinë, 1980

Vepra e Bogdanit 1675-1685, Rilindja, Prishtinë, 1982

Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1986

Refuzimi estetik, Rilindja, Prishtinë, 1987

Pavarësia dhe demokracia, Fjala, Prishtinë, 1991

Çështja e Kosovës, Dukagjini, Pejë, 1994

– Kompleti i veprave të Ibrahim Rugovës në tetë vëllime, Faik Konica, Prishtinë, 2005

Ai po ashtu u nderua edhe me shumë tituj dhe çmime:

Më 1995, Dr. Ibrahim Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë

Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë

Më 1998, Dr. Ibrahim Rugovës iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian

Në vitin 1999, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster, Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik, Milano dhe Breshia

Në vitin 2000, Dr. Ibrahim Rugova mori çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguerra” në Barcelonë, Spanjë

Në vitin 2004, Dr. Ibrahim Rugova u nderua me Çmimin e Evropës, Senator Nderi nga FondaciU nderua gjithashtu nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA), “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”

Më 2004, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.oni panevropian Coudenhove-Kalergi

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Fitim Thaqi dhe “Drini Market”: Historia e një ëndrre që u bë realitet

0

Në një qytet të madh gjerman, larg fshatit të vogël të lindjes në Kosovë, rruga drejt suksesit shpesh duket e gjatë dhe e vështirë. Për Fitim Thaqin, 31 vjeç, kjo rrugë ka qenë sfidë dhe mundësi njëkohësisht.

Pas viteve të para të vështira në Gjermani, ai ka arritur të ndërtojë një biznes që jo vetëm
promovon produktet kosovare, por edhe krijon një urë mes diasporës dhe vendit të tij.
Historia e tij tregon se ëndrrat realizohen me punë të palodhur, korrektësi dhe pasion.

Fitim Thaqi është i lindur në Sapniq, fshat i vogël i komunës së Rahovecit. Në vitin 2007, së bashku me familje, emigroi në Gjermani, duke u bashkuar me babanë që kishte jetuar aty më parë. Vitet e para nuk kanë qenë të lehta: qyteti i madh, gjuha e huaj dhe sfidat e shkollimit kërkonin përqendrim dhe këmbëngulje. “Fillimi ka qenë i vështirë, por gjithmonë kisha një ëndërr: të bëhem profesionist në tregti”, tregon ai.

Krijojmë webfaqe për biznese

Pas përfundimit të shkollës dhe punës në kompani të mëdha si “Rewe Group” dhe “Edeka Süd Bayern”, Fitimi mori hapat e parë drejt biznesit të tij.

NGA PUNËTOR U BË SIPËRMARRËS

Çelësi i suksesit të Fitimit ka qenë puna e madhe dhe qëndrimi korrekt ndaj konsumatorëve dhe bashkëpunëtorëve. Nga një menaxher në një kompani të njohur, ai u bë pronar i “Edeka Thaqi”, duke shpërblyer gjithë vitet e sakrificës dhe përkushtimit. “Është e mundur për çdo shqiptar që të arrijë atë që dëshiron. Nuk ka sekret tjetër përveç punës së madhe dhe sinqeritetit”, shprehet ai.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

PROMOVIMI I PRODUKTEVE KOSOVARE DHE ËNDRRA E FIRMËS “DRINI MARKET”

Një nga pikat kryesore të strategjisë së tij ka qenë importimi i mallrave nga Kosova. “Si vendas i Rahovecit, e dija se produktet tona kanë cilësi dhe mund të jenë të suksesshme në tregun gjerman dhe më gjerë”, thotë ai. Nga kjo ide lindi “Drini Market”, një koncept i veçantë që përqendrohet te produktet shqiptare dhe kosovare, me një gamë të gjerë dhe shërbim online për diasporën.

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

“Drini Market”, jo vetëm promovon produktet vendore, por, gjithashtu, krijon një ndjenjë nostalgjie dhe komuniteti për shqiptarët në Gjermani. “Drini Market” nuk është vetëm një market, por një urë lidhëse ndërmjet komuniteteve dhe biznesit vendor. Konsumatorët reagojnë pozitivisht, duke rikthyer besnikëri dhe duke ndjerë “një copë shtëpie” larg vendit të tyre.

Vizioni i Fitimit është i qartë: zgjerimi i “Drini Market”-it jo vetëm në Gjermani, por në gjithë Evropën. Andaj, tri pika të reja do të hapen së shpejti në Bavari, duke e çuar konceptin e tij edhe më larg.

Express Kredi nga BiCredit

MESAZHI PËR TË RINJTË SHQIPTARË…

Në jetën personale, Fitimi pranon se puna shpesh merr përparësi mbi kohën për familje dhe hobi. Por, për të çdo sakrificë ka një kuptim të madh. Për të rinjtë shqiptarë mesazhi është i qartë: duaje vendin tënd, ndjek ëndrrat tua dhe puno shumë që t’i realizosh ato! “Ëndrrat realizohen kur ke vizion, pasion dhe punë të palodhur”, është rezymeja e Fitimi Thaqit./Kosovarja/ 

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

IKSHP tregon zonat ku uji nuk rekomandohet për pije

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka treguar zonat ku uji nuk rekomandohet për pije.

Sipas njoftimit, është përfshirë edhe rajoni i Prizrenit, konkretisht Malisheva, ku uji nuk rekomandohet për pije.

Njoftimi i plotë:

Situata me ujin e pijshëm
20 janar 2026

IKSHPK vazhdon me monitorimin e cilësisë së ujit për pije.

Në tekstin më poshtë i gjeni zonat ku UJI NUK REKOMANDOHET PËR PIJE:

Rajoni i Prishtinës
Fabrika për trajtimin e ujit Badoc,
Vragoli.

Rajoni i Gjilanit
Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë.

Rajoni i Pejës
Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë.

Rajoni i Gjakovës
Burimet – Hoçë e Madhe, Opterushë dhe Zaqishtë.

Rajoni i Prizrenit
Malishevë.