Home Blog Page 114

I dyshuari për mbi 500 kg drogë dorëzohet në polici, kërkohet paraburgim

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari F.N., 46-vjeçar nga fshati Maqitevë i Suharekës, i cili ishte në kërkim, është dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Sipas prokurorisë, rasti lidhet me një aksion të zhvilluar më 16 shtator 2025, gjatë të cilit në një objekt në fshatin Maqitevë u sekuestruan mbi 512 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë (kanabis sativa), në faza të ndryshme të përpunimit dhe tharjes.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

“Gjatë aksionit janë konfiskuar edhe armë dhe pajisje të tjera, përfshirë një granatëhedhës, një raketë krahu, një pushkë gjuetie me fishekë, një traktor me rimorkio, mjete pune për kultivim dhe përpunim, si dhe telefona celularë”, tuhet në njoftim.

Po ashtu, me urdhër të prokurorisë janë sekuestruar përkohësisht dy parcela toke në Maqitevë, me sipërfaqe prej 1963 dhe 1438 metrash katrorë.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Prokuroria ka bërë të ditur se i dyshuari kishte kultivuar pa autorizim bimën kanabis sativa në zonë malore, me qëllim prodhimin dhe shpërndarjen e narkotikëve në treg.

Ndaj tij janë iniciuar procedura penale për disa vepra, përfshirë kultivimin e paautorizuar të kanabisit, posedimin dhe shpërndarjen e narkotikëve, si dhe mbajtjen e paautorizuar të armëve.

I dyshuari aktualisht ndodhet në ndalim për 48 orë, ndërsa prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kosovë–Turqi në ekran të madh në Shatërvan

0

Prizreni do të marrë atmosferë festive të martën më 31 mars, kur në “Shatërvan” do të organizohet shikimi publik i ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë.

Me iniciativë të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, do të vendoset një ekran i madh në shesh, për t’u mundësuar qytetarëve ta ndjekin së bashku këtë sfidë vendimtare për kualifikim në FIFA World Cup 2026, raporton PrizrenPress.

Drejtoresha Ajlin Shishko ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për Kombëtaren në këtë moment historik.

“Le ta mbushim sheshin me zë, me emocion dhe me dashuri për fanellën tonë! Le të bëhemi një zë i vetëm për djemtë tanë që luftojnë në fushë për krenarinë e gjithë Kosovës! Ky është momenti ynë. Kjo është nata jonë. Bashkë për fitore!”, thuhet në mesazhin e saj./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Liria në kërkim të pikëve të reja në Istog

0

Liria do të vazhdojë garën në Raiffeisen Liga e Parë me një transfertë të rëndësishme ndaj Istogut, në kuadër të javës së 26-të të kampionatit.

Ndeshja do të zhvillohet sot, në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog, me fillim nga ora 15:00, raporton PrizrenPress.

Skuadra prizrenase hyn në këtë përballje me objektivin për të siguruar pikë të reja dhe për të mbetur në hap me skuadrat kryesuese të tabelës. Forma e mirë në ndeshjet e fundit ka rritur besimin në kampin e Lirisë, e cila synon të vazhdojë serinë pozitive edhe në këtë transfertë.

Në anën tjetër, Istogu do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të marrë rezultat pozitiv, duke e bërë këtë sfidë edhe më të luftuar./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Bashkimi synon finalen para publikut vendas

0

Bashkimi dhe Prishtina përballen sonte në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së Play-offit në Superligën e Femrave, raporton PrizrenPress.

Takimi zhvillohet në Palestrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora 19:30, ndërsa hyrja për tifozët do të jetë falas.

Bashkimi vjen në këtë përballje me epërsi 2:0 në seri, pas dy fitoreve bindëse ndaj Prishtinës, dhe synon ta mbyllë serinë para publikut vendas për të siguruar një vend në finale.

Në anën tjetër, Prishtina do të kërkojë fitore për të zgjatur serinë dhe për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Ndeshja pritet të sjellë atmosferë të zjarrtë në palestër dhe përkrahje të madhe për skuadrën vendase./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Sfida jetike në Superligë

0

Fundjava në ProCredit Superligë do të jetë shumë interesante dhe me emocione të mëdha.

Kjo xhiro është përcaktuese për fatin e disa skuadra. Java e 26-të do të hapet me përballjen mes Trepcës dhe Borës. Kampionët kanë siguruar vendin e tretë me 22 fitore e tri humbje, derisa prishtinasit janë në pozitën e tretë me 14 fitore e 11 humbje.

Ndeshja tepër e rëndësishme është ajo në Gjakovë ndërmjet Vëllaznimit dhe Rahoveci 029. Të dy skuadrat kanë nga tetë fitore e 17 humbje dhe ndodhen në dy pozitat e fundit. Të dy skuadrat luajnë vetëm për fitore dhe për të mbetur në pjesë e elitës.

Derbi i rivalëve të vjetër do të zhvillohet mes Pejës dhe Sigal Prishtinës. Derbi mbetet derbi edhe pse këtë edicion në ProCredit Superligë, skuadrat nuk kanë pasur rezultatet e dëshirueshme. Verdhezinjtë janë në vendin e katërt me 11 fitore e 14 humbje, kurse prishtinasit në vendin e gjashtë me nëntë fitore e 16 humbje.

Java e 26-të do të mbyllet me ndeshjen ndërmjet Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit. Prizrenasit janë në vendin e dytë me 17 fitore e tetë humbje, derisa therandasit kanë 11 fitore e 14 humbje.

ProCredit Superliga-Java 26

E shtunë
17:00 Trepça – Bora
19:30 Vëllaznimi – Rahoveci 029

E diel
17:00 Peja – Sigal Prishtina
19:30 Bashkimi – Golden Eagle Ylli

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dogana e Kosovës zbulon 1000 litra etanol në rajonin e Prizrenit – shmangie nga taksat mbi 6 mijë euro

0

Dogana e Kosovës njofton opinionin publik se sot, në rajonin e Prizrenit, Njësitë Antikontrabandë kanë realizuar dy raste të ndara operative, ku është zbuluar një sasi e konsiderueshme e etanolit (alkool i koncentruar 96%), me origjinë nga Serbia, që dyshohet se ishte futur në qarkullim ilegal me qëllim shmangien nga taksat e aplikueshme doganore.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në terren, njësitet antikontrabandë kanë ndaluar një automjet transportues, ku gjatë kontrollit janë gjetur 500 litra etanol (alkool 96%) pa dokumentacion përkatës përcjellës. Personat e përfshirë nuk kanë poseduar dokumentacion që dëshmon origjinën e rregullt të mallit, importin legal apo pagesën e taksave doganore.

“Pas ndalimit të automjetit, janë ndërmarrë veprime të menjëhershme operativ-hetimore dhe kontrolle shtesë në lokacione të dyshuara. Si rezultat i këtyre veprimeve profesionale dhe koordinimit operacional, është arritur të zbulohet edhe një sasi tjetër prej 500 litrave etanol (alkool 96%), e fshehur në garazhin e një shtëpie në të njëjtin rajon”, thuhet në njoftim të doganës.

Sasia e përgjithshme e zbuluar arrin në 1000 litra etanol (alkool i koncentruar 96%), për të cilën dyshohet se ka origjinë nga Serbia dhe për të cilën nuk është paraqitur asnjë dokumentacion që dëshmon origjinën, importin e rregullt apo pagesën e detyrimeve fiskale. E gjithë sasia është sekuestruar nga Dogana e Kosovës.

“Bazuar në llogaritjet fiskale, kjo sasi përfaqëson shmangie nga pagesa e akcizës, taksave doganore dhe TVSH-së në vlerë rreth 6,260 euro, duke shkaktuar dëm të drejtpërdrejtë në buxhetin e Republikës së Kosovës dhe konkurrencë të padrejtë në treg. Rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt hetimore në koordinim me institucionet kompetente dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore ndaj personave të përfshirë, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thekson Dogana.

Dogana e Kosovës ka bërë me dije se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e tregut të ligjshëm, parandalimin e mallrave me origjinë të paautorizuar dhe shmangien e obligimeve fiskale. Operacionet antikontrabandë do të vazhdojnë me intensitet të shtuar në të gjithë territorin e vendit./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dorëzohet në polici personi i kërkuar në Suharekë

0

Sot, rreth orës 19:30, në stacionin policor të Suharekës është dorëzuar i dyshuari Fazli Ndrecaj, i cili kishte qenë në kërkim.

I dyshuari është paraqitur në polici i shoqëruar nga avokati i tij dhe dyshohet për vepra penale që lidhen me shitjen dhe posedimin e lëndëve narkotike.

Bazuar në informacionet paraprake, i njëjti kishte qenë në kërkim për një periudhë kohore dhe ekzistonin dyshime se mund të lëvizte i armatosur.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

“Policia e Kosovës kishte hartuar një plan operativ për lokalizimin dhe arrestimin e tij, duke angazhuar njësi policore në uniformë dhe në rroba civile. Po ashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë kishte qenë e njoftuar dhe e gatshme për të ofruar asistencë në arrestimin e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Prizrenit.

Bëhet e ditur se, pas dorëzimit, është njoftuar Njësia e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, e cila në koordinim me prokurorin kompetent do të vazhdojë me procedurat e mëtejshme ligjore.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?BIO BIOMEO MEC. ABI ÇARSHIA deshirat ? deshiratrie ? ?????? ???? ??? 18 Te SHIKOJME S? BASHKU TE GJITHE! KOSOVA VS TURQIA 31 MARS, E MARTE 20:45 OPEN AIR ABI ÇARSHIA, PRIZREN SPONSORET: arzum evroTarget evrola Member HORIZONTE NTE HORIZ MemberofHORIZONTE GROUP?"?

Zymi i Hasit merr Planin e Menaxhimit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

0

Ministrja Saranda Bogujevci ka nënshkruar vendimin për miratimin e Planit të Menaxhimit për fshatin Zym të Hasit, duke shënuar një hap të rëndësishëm për ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore dhe turizmit.

“Zymi i Hasit, një vend me përplot bukuri natyrore, traditë dhe trashëgimi të pasur kulturore, tashmë do të ketë një dokument strategjik që krijon kornizën e nevojshme për menaxhimin afatgjatë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj zone me vlera të veçanta”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, raporton PrizrenPress.

Sipas ministrisë, ky dokument është rezultat i një procesi gjithëpërfshirës të zhvilluar në kuadër të projektit “Integrimi i Trashëgimisë Kulturore në Planifikimin Hapësinor”, i financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe i zbatuar nga UN-Habitat Kosova, përmes Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë.

Në këtë kuadër, Zymi i Hasit, së bashku me Karashëngjergjin dhe Bregdrinin, trajtohen si një tërësi me vlera të veçanta, ku arkitektura vernakulare, peizazhi natyror dhe trashëgimia kulturore ndërthuren në mënyrë unike.

“Përmes këtij plani, synohet që kjo zonë të ruhet dhe të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme, duke u kthyer në një shembull të mirë të integrimit të trashëgimisë kulturore në zhvillimin lokal dhe në një destinacion tërheqës për turizmin kulturor”, njofton MKT-ja./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Mësohet kur do të shpërndahet paga e 13-të

0

Paga e 13-të do të shpërndahet me datën 31 mars.

Kështu ka njoftuar deputeti i LVV-së, Fatos Geci, i cili është edhe anëtar në Komisionin për Buxhet e Financa.

Ai ka thënë se ka pasur informacione të pasakta lidhur me këtë dhe se paga e 13-të do të jepet në fund të këtij muaji.

“Njoftim për qytetarët Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, më 31 mars, pasi që kohëve të fundit disa institucione dhe individë kanë shpërndarë informacione të pavërteta lidhur me këtë çështje. Urime!”, ka shkruar ai.