15.5 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 1237

Kanye West ballafaqohet me probleme të rezervimit të hapësirave për koncertet e tij, thotë se shkas janë “komentet antisemtike”

0

Rep artisti, Kanye West tani po i vë re ndryshimet negative pas fyerjeve të tij antisemitike.

Artisti 24 herë fitues i çmimit “Grammy-t” me sa duket pohoi se e ka të vështirë të arrijë rezervimet për vendet në koncertet e tij, duke sugjeruar se është për shkak të fyerjeve të tij në të kaluarën që kanë bërë që financat e tij të shemben.

Babai i katër fëmijëve, 46 vjeç, foli për vështirësitë e reja përmes një video të fshirë tani, të shkaktuar nga instalimi i protezave të tij prej titani prej 850 mijë dollarësh, shkruan PageSix, transmeton AlbanianPost.

Pasi u tha 19 milionë ndjekësve të tij në platformë se ai kishte probleme me rezervimin e arenave, ai shtoi, “Dhe ju e dini pse është kështu”.

Në një postim vijues, ylli i hitit “Jesus Walks” i krahasoi në mënyrë të çuditshme vështirësitë e tij me ato të Elvis Presley.

“Nuk më kanë lejuar të performoj për një vit. E ndjej sikur filmi i Elvis Presley-t”, tha ai.

West tha se e vetmja arenë që ai ka mundur të rezervojë për turneun e tij është Qendra e Bashkuar në qytetin e tij të lindjes, Çikago.

“Sapo shitëm United Center në shtatë minuta dhe unë thjesht dua t’u shpreh të gjithëve atje për të parë nëse është dikush që mund të ndihmojë me këtë. Është e vetmja arenë në të cilën kam pasur akses vitin e kaluar”, tha West.

“Dhe kur unë telefonoj, njerëzit thonë se nuk ka asnjë dobi për mua dhe ju e dini pse është kështu”, shtoi ai, duke lënë të kuptohet se ai është futur në listën e zezë nga njerëzit që ndjekin sharjet e tij antisemitike.

“Pra, nëse ka dikush atje që mund të ndihmojë me këtë, ju lutemi bëjeni”, shtoi ai.

Vetëm gjashtë orë më vonë, West me sa duket konfirmoi se më në fund i është dhënë leja nga biznesi për të rezervuar vendet e tyre në fund të fundit.

West më pas postoi një pamje të ekranit të një teksti nga menaxheri i tij i rezervimeve, ku shkruhej: “Sasi e çmendur nr. ndaloni telefonatat nga e gjithë bota. Do të dërgojë oferta dhe përfitime të reja nesër”.

Menaxheri i tij i rezervimeve la të kuptohej gjithashtu se West po kërkon të sigurojë një vend në Australi.

Vendet që ai me sa duket është i interesuar të sigurojë përfshijnë Parkun Petco në San Diego, Kaliforni, Stadiumin SoFi në Inglewood, Kaliforni, disa vende të NYC, Galaxy Arena në Hong Kong, si dhe Brazilin, Kinën dhe Egjiptin./Albanianpost.com

Federico Chiesa drejt largimit nga Juventusi

0

Ekziston një mundësi që gjigantët e Serie A të Juventus-it të shesin anësorin, Federico Chiesa, këtë verë, me italianin që ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re me klubin.

Gazeta italiane “La Stampa”, ka raportuar për situatën e Chiesa-s, i cili më parë ka qenë i lidhur me një mori klubesh në të gjithë Evropën. Është folur gjithashtu për rinovimin e kontratës së tij me Juventus-in, pas ajo aktuale skadon në verën e vitit 2025.

Në fakt, Juve dëshiron t’i japë anësorit një marrëveshje të re, por një faktor kyç përcaktues në bisedime do të jenë pagat. Juve nuk dëshiron të kalojë një shumë të caktuar për lojtarin dhe kjo është arsyeja pse kërkesat e Chiesa-s do të jenë të rëndësishme.

Dhe, nëse një rinovim nuk arrin, një dalje do të bëhet e pashmangshme për anësorin.

26-vjeçari iu bashkua Juventus-it nga Fiorentina në tetorin e 2020, fillimisht në huazim dy-vjeçar dhe më pas bardhezinjtë bënë blerjen e përhershme. Në total, “Zonja e Vjetër” ka paguar rreth 60 milionë euro për italianin.

Vera e ardhshme do të jetë koha ideale që Juventus-i të fitojë një shumë të përafërt me atë që ka shpenzuar për Chiesa-n, nëse ai nuk rinovon kontratën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit. /Albanianpost.com

Latifi kërkon që të rritet cilësia e shërbimeve shëndetësore në Rahovec

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur takimin e parë për vitin 2024 me punëtorët shëndetësorë.

Ai ka bërë me dije se me punëtorët shëndetësorë, diskutuan për gjendjen e përgjithshme të shëndetësisë në komunën e Rahovecit, ekipin mobil të kujdesit shtëpiak, shërbimet pediatrike, shërbimet gjinekologjike, stomatologjike, laboratorët, gjendjen aktuale të furnizimeve me barna esenciale, reagensë, materiale e pajisje të reja shëndetësore dhe format e tjera të përkrahjes së QKMF-së, rrjetit të QMF-ve dhe AMF-ve.

“Po ashtu diskutuam për mundësitë e rritjes në vazhdimësi të cilësisë së shërbimeve dhe diskutuam për investimet kapitale që po bëhen dhe ato që planifikojmë t‘i bëjmë në sektorin e shëndetësisë për vitin 2024. Mirënjohës dhe falënderues për shërbimin dhe angazhimin e tyre për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Rahovecit! Së bashku, jemi në përpjekje të vazhdueshme për shtimin e shërbimeve të tjera dhe për rritjen e vazhdueshme të cilësisë së tyre. Shëndetësia është një prej sektorëve kryesorë në fokusin tonë”, ka thënë Latifi.

4 vite pa mbretëreshën e këngës shqipe: Nexhmije Pagarusha, zëri që mbetet i pashuar

0

Nexhmije Pagarusha, mbretëresha e këngës shqipe, sot shënon katër vite që kur u nda nga jeta.

Ajo mbetet një nga figurat më të shquara të muzikës shqiptare, e cila edhe sot në këtë përvjetor të vdekjes vazhdon të kujtohet si ‘Bilbili i këngës shqipe’ e cila la pas një trashëgimi të pashlyeshme, e cila vazhdon të frymëzojë e të prekë zemrat e shumëkujt.

Nexhmije Pagarusha nuk ishte vetëm një artiste, por një ikonë, një përfaqësuese e muzikës shqiptare. Me zërin e saj të shkëlqyeshëm dhe interpretimin e ndjeshëm, ajo arriti të kapte zemrat e publikut në mënyrë të paimagjinueshme. Këngët e saj, si “Baresha”, ”Ani mori nuse”, ”Mora testin”, “Një lule”, “Zambaku i Prizrenit” dhe shumë të tjera, nuk janë vetëm kompozime muzikore, por janë pjesë e trashëgimisë kulturore të kombit tonë.

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera .

Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.

Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert! Për fat të keq, nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara nga ajo, ngaqë, siç ka thënë ajo një herë, për të, vetëm muzika ishte me rëndësi; ajo dhe muzika ishin një. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.

Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo u paraqit në vitin 2000 me këngën “Për ty” në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi të bëjë këtë.

Më 2018 Pagarusha u vlerësua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Përveç talentit të saj të rrallë, Nexhmije Pagarusha ishte gjithashtu një simbol i forcës dhe rezistencës.

Me 7 Shkurt 2020, Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta.

Nexhmije Pagarusha, me zërin dhe frymën e saj të veçantë, do të qëndrojë gjithmonë në kujtesën tonë, si një shembull i vërtetë i talentit dhe integritetit artistik. / KultPlus.com

Pamje: Tre të lënduar nga një aksident në rrugën Gjakovë-Prizren

0

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjakovë-Prizren sot rreth orës 12:20.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj. Ai njoftoi se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor.

 

“Në rrugën Gjakovë-Prizren tek vendi i quajtur “fshati Slloven” rreth orës 12:20 është pranuar informatë për aksident trafiku. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh, ku përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar në Spitalin e Përgjithëshme në Gjakovë për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, deklaroi Elezaj./Paparaci

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Kanoset gjyqtarja në Prizren

0

Është arrestuar i dyshuari A.D. (1976) i cili përmes rrjeteve sociale ka kanosur një gjyqtare në Prizren.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar të mërkuren, ku i njëjti në prezencë të avokatit mbrojtës ka pranuar veprën e kryer.

Siç ka deklaruar ai, gjyqtaren e ka kanosur nëpërmes rrjeteve sociale për arsye se e njëjta e kishte dënuar më herët për një rast tjetër.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë ndërsa rasti është duke u hetuar

Prokuroria do të kërkojë paraburgim për 20-vjeçarin që shkaktoi aksident derisa ishte duke bërë gara shpejtësie

0

Prokuroria Themelore në Prizren, brenda afatit ligjor, do ta parashtroj kërkesën për paraburgim për të 20-vjeçarin i cili u arrestua dje nën dyshimin se ka shkaktuar një aksident derisa ishte duke bërë gara shpejtësie me një automjet tjetër.

Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti.

Ajo tha se E.K. dyshohet për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

“Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, personin me inicialet E.K., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, dhe “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Brenda afatit ligjor, për të njëjtin prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.”

Policia e Kosovës dje ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit, duke thënë se ai duke bërë gara me një automjet tjetër ka aksidentuar një veturë, duke e lënë të lënduar shoferin.

I dyshuari tjetër, me të cilin ka qenë duke garuar 20-vjeçari, është në kërkim policor.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren me datën 06.02.2024 gjatë hetimit të një rasti aksident trafiku me lëndime i ndodhur 05.02.2024 rreth orës 20:40 në lagjen ‘’Dardania’’ në Prizren, përmes rrugëve operacinale ka gjetur prova të qëndrueshme se i dyshuari i cili ka shkaktuar këtë aksident trafiku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kishte pësuar vozitësi i automjetit, i cili para shkaktimit të aksidentit të trafikut dyshohet se kishte qenë duke bërë gara shpejtësie me një automjet tjetër i cili është në kërkim policor. I dyshuari E.K. viti i lindjes 2004 pas identifikimit është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me urdhër të Prokurorit të shtetit i dyshuari ndalët në mbajtje për 48 orë dhe ndaj ti do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Aksident trafiku me lëndime’’, ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Rrezikim i trafikut publik’’”, thuhet në njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Superliga rikthehet me disa duele të zjarrta

0

Superliga e basketbollit rikthehet të enjten, të premten dhe të shtunën me ndeshjet e xhiros së 21-të.

 

Kjo xhiro, e cila është e fundit para garave të Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll, pritet të sjellë disa duele interesante.

Java e 21-të hapet nesër me përballjen mes rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Pejës dhe Bashkimit. Kampionët e Kosovës ndodhen në vendin e dytë me 15 fitore e pesë humbje, derisa prizrenasit në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 13 humbje.

Sfidë mjaft interesante shihet ajo mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, vendit të parë, përkatësisht të katërt në renditje, dueli ky që luhet të premten. Mitrovicasit janë liderë me 18 fitore e dy humbje, kurse therandasit kanë 12 fitore e tetë humbje.

Të premten po ashtu do të përballen Proton Cable Prizreni me Istogun. Prizrenasit janë në vendin e shtatë me pesë fitore e 15 humbje, kurse istogasit të fundit me vetëm një fitore e 19 humbje.

Kjo xhiro përmbyllet të shtunën pikërisht me sfidën në Gjakovë, ku pritet atmosferë e mirë, në duelin Vëllaznimi-Sigal Prishtina.

Kuqezinjtë ndodhen në vendin e pestë me nëntë fitore e 11 humbje, derisa bardhekaltrit në vendin e tretë me 13 fitore e shtatë humbje.

Superliga / Java 21

Të enjten takohen:

19:00 Peja – Bashkimi

Të premten takohen:

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

19:00 Proton Cable Prizreni – Istogu

Të shtunën takohen:

17:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Erling nuk ka në plan të largohet nga Manchester City

0

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland raportohet se nuk ka plane të menjëhershme për t’u larguar nga klubi mes interesimit të Real Madrid-it.

Raportet në Spanjë javën e kaluar sugjeruan se 23-vjeçari nuk ishte i kënaqur me jetën në Mançester dhe do të ishte i hapur për një largim gjatë verës.

Real Madrid-i është vlerësuar me një interes për Haaland prej disa kohësh, me skuadrën e Carlo Ancelotti-t që besohet se ka prioritet shtimin e një qendërsulmuesi të ri përpara sezonit 2024-25.

Megjithatë, sipas “Football Insider”, Haaland nuk ka në plan të largohet nga Man City së shpejti dhe është i lumtur të luajë për skuadrën e Pep Guardiola-s.

Raporti shton se “Qytetarët” nuk kanë “asnjë shqetësim” për të ardhmen e Haaland, me sulmuesin nën kontratë në “Etihad Stadium” deri në qershor 2027.

Guardiola adresoi spekulimet për të ardhmen e Haaland para fitores 3-1 të Man City kundër Brentford të hënën, duke u thënë gazetarëve: “Për një raport, për një gazetar apo një llogari në Twitter, një llogari në Instagram, a mendoni se do të ndryshojnë diçka që do të ndodhë? Nuk do të ndodhë”.

“Do të ndodhë kur Erling të vendosë të zgjasë kontratën ose jo, kur klubi të vendosë të zgjasë një kontratë ose jo, ose kur ne kemi oferta të mundshme për të ose jo”.

“Nëse dikush dëshiron Erling, është e lehtë. Telefononi Man City dhe pyesni. Kjo është ajo që ne bëjmë kur duam të nënshkruajmë dikë. Nuk është më e komplikuar se kaq”.

“Ne e duam atë, për një kohë të gjatë në këtë klub. Për një kohë të gjatë. Ne jemi të dashuruar me të, ne e duam atë”.

“Unë nuk kam informacion (për të ardhmen e Haaland)”, shtoi Guardiola. “Ai mbërriti sezonin e kaluar dhe ndikimi ishte i jashtëzakonshëm. Në fillim të këtij sezoni, edhe shifrat ishin shumë të mira. Ai kishte dy muaj të dëmtuar”.

“Çfarë do të ndodhë në të ardhmen? Sinqerisht, nuk e di. Jemi të lumtur që e kemi, shpresojmë që ai të jetë i lumtur që është me ne. Kjo është ajo që ne dimë. Dhe pjesa tjetër? Nuk e di”.

“Është normale që Real Madridi dëshiron lojtarët më të mirë, dhe Barcelona dëshiron lojtarët më të mirë, ose (klubet) në Itali, ose PSG dëshiron lojtarët më të mirë. Ne duam lojtarët më të mirë dhe Manchester United dëshiron lojtarët më të mirë, dhe Liverpool-i dhe Arsenal-i dhe të gjithë, është normale, nuk është befasi”.

“Një lidhje e tillë është një nder për ne. Kjo do të thotë se ne kemi bërë një punë të mirë, dhe veçanërisht Erling. Në rastin e tij ai bëri një punë të pabesueshme”.

“A është e vërtetë? Nuk e di. Është vetëm për të bërë pak zhurmë. Është mirë. Sigurisht që e injoroj. Nuk më shqetëson aspak. Për sa kohë që lojtarët janë të fokusuar në atë që kanë për të bërë, pjesa tjetër nuk është e rëndësishme”, përfundoi Pep.

Që nga bashkimi me Man City nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2022, Haaland ka shënuar 71 gola në 76 paraqitje në të gjitha garat, duke thyer një sërë rekordesh golashënuesish në këtë proces.

Norvegjezi, i cili ishte pika qendrore e skuadrës fituese të tripletës së City-t sezonin e kaluar, ka shënuar 19 gola në 23 ndeshje deri më tani këtë sezon dhe ka filluar ndeshjen e tij të parë në dy muaj në fitoren në Brentford, duke dhënë një asist për Phil Foden.

Albanian Post

Akademi përkujtimore për jetën dhe veprën e kirurgut, Sherif Krasniqi

0

Në nderim të punës dhe veprës së Dr. Sherif Krasniqi, kirurg i përgjithshëm, Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren organizon një akademi përkujtimore.

Akademia përkujtimore do të mbahet të enjten, më datën 08.02.2024, në Amfitetarin e Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, me fillim në ora 14:00

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren