15.5 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 1238

Gazetari serb, Kurtit: Kthehem në Kosovë, e padurueshme diktatura e Vuçiqit

0

Gazetari serb, Radomir Dimiq ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që t’iu sigurojë kushte serbëve që kanë jetuar në Kosovë që të kthehen në vendlindje, pasi konsideron se Serbia i është bërë strehimore e zorit dhe se nuk mund të jetojë në regjim diktatorial të Aleksandër Vuçiqit.

Dimiq mes tjerash, në kërkesën drejtuar kryeministrit Kurti, të cilën e ka parë RTK, ka thënë se Kosova është atdheu i tij.

 

“I nderuar kryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në harmoni me thirrjen tuaj publike për kthimin e serbëve të Kosovës, ju drejtohem personalisht që të më mundësoni dhe të më siguroni kushte ekzistenciale në vendlindjen time, pas 20 e më shumë viteve ekzil në Serbi e cila në saje të rrethanave të krijuara më është bërë strehimore e zorit”, ka nisur ai thirrjen e tij.

Ai ka thënë se Vuçiq është diktator, i cili bazohet në industrinë e një sistemi popullist.

“Unë nuk dua të jetoj në një regjim diktatorial, i cili bazohet në industrinë e sistemit popullist të një diktatori me 12 vjet pushtet e diktaturë. Unë si kosovar jam i përkushtuar me gjithë qenien për një Kosovë Demokratike Evropiane. Dua të bëjë gjithçka për ndërtimin e mirëbesimit të serbëve të Kosovës”, vijoi ai, derisa shtoi se beson fuqishëm në një të ardhme të përbashkët të shqiptarëve dhe serbëve

Dimiq ka theksuar se pret përgjigje si një njeri, i cili nuk ka vendlindje tjetër përveç Kosovës.

 

Një burrë nga Dragashi dërgohet pa shenja jete në spitalin e Prizrenit

0

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë mbrëmjes së djeshme në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Sipas raportit të policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Rasti është nën hetime.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Aksident në Prizren, lëndohet një person

0

Një person është lënduar pas një aksidenti në Prizren.

Siç bën me dije policia, i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën e tij ka goditur një veturë tjetër me targa vendore brenda të cilës ishte një burrë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

I dyshuari është arrestuar.

“Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot me diell e vranësira, temperaturat deri në 16 gradë

0

Në Kosovë këtë të mërkurë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Gjatë ditës pritet të fryjë erë në jugperëndim, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, sidomos në rajonin e Gjakovës, ku shpejtësia e saj pritet të shkojë deri në 57 kilometra në orë, shkruan MeteoKosova, transmeton Klankosova.tv.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16 gradë Celsius.

Serbia ia vazhdon paraburgimin ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj

0

Hasan Dakajt, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për një muaj nga Gjykata për Krime Lufte në Beograd. Një gjë të tile e ka njoftuar avokati i tij, Xhevdet Smakiqi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Smakiqi këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke kritikuar Qeverinë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në veçanti, duke thënë se kanë bërë vetëm deklarime formale.

“Nuk mund te quhet mbështetje e Qeverise MPJD-se për Hasan Dakaj as familjen Dakaj, vetem përgjigja në elefon dhe deklarimi formal i zyrtarëve te MPJD-se se e vizituan njëherë Hasan Dakaj në burgun e Beogradit”, ka thënë Smakiqi.

“Prandaj lehtësishtë Serbia i burgosë i torturonë ish pjestaret e UÇK-së, në mungesë dhe indiferncë totale diplomatike e poltikë te Qeverise se Kosoves jo vetem ne rastin Dakaj por edhe te Nezir Mehmetaj”.

“Hasan Dakaj po e paguan me lirinë e tij personale liberalzimin e vizave te Kosoves, andaj Qeveria e Kosoves duhet te mos mbetet indiferente në rastin e tij, por te ndërmarrë veprime konkrete efektive diplomatike te ndërmjetësit ne Bruksel qe ta detyrojë shtetin serb qe ta lirojë menjëherë, sepse është ndalim kidnapim hakëmarrës politik”. /Insajderi.org/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Me nderime të larta varroset mjeku Sherif Krasniqi

0

Është varrosur sot në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, veterani i dy luftërave që zhvilluan shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, dr. Sherif Krasniqi.

Familjarë, bashkëveprimtarë, qytetarë të shumtë e përfaqësues të institucioneve të ndryshme, ia dhanë lamtumirën e fundit mjekut, Sherif Krasniqi, doktorit që shëroi plagët e lirisë në luftën për çlirimin e Kosovës dhe atë në Maqedoni të Veriu, në një ceremoni varrimi të organizuar në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ndërsa trupi i pa jetë i të ndjerit është bartur nga pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se “sot po ndahemi nga një personalitet i veçantë, siç ishte dr. Sherifi, i cili në momentet më të vështira për kombin tonë, e ka dëshmuar veten si një atdhetar i madh, profesionist e humanist i rrallë”.

Një fjalë rasti në emër të shoqatave të dala nga lufta, e mbajti edhe sekretari i degës së OVL të UÇK- në Prizren, Isa Berisha, i cili vlerësoi lartë sakrificën dhe atdhedashurinë që shfaqi dr. Sherif Krasniqi, duke u vënë në shërbim të ofrimit të ndihmës mjekësore luftëtarëve të lirisë nëpër beteja të luftës në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Për jetën dhe veprën e doktorit të ndjerë në shërbim të kauzës kombëtare dhe asaj profesionale, ka folur edhe kolegu i tij nga Spitali i Prizrenit, Eqerem Shala. Në emër të familjes, për nderimin lamtumirës kushtuar babait të tij, i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, djali i dr. Sherif Krasniqi, Valoni. Ndryshe, i ndjeri dr. Sherif Krasniqi, ishte kirurg i përgjithshëm në Spitalin Rajonal të Prizrenit.Tv Prizreni

Dënohet me 1 vit burgim 33-vjeçari që ia theu hundën zyrtarit policor në Prizren

0

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj D.K, i cili akuzohej për sulm ndaj personit zyrtar.

Në seancën e mbajtur më 5 shkurt, trupi gjykues e shpalli fajtor dhe të njëjtit i ka shqiptuar dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim nga 23 dhjetori i vitit të kaluar, deri sivjet më 5 shkurt, kur me aktvendim të veçantë i është ndërprerë masa e paraburgimit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin D.K., e GJYKON:

– DENIM ME BRGIM, në kohëzgjatje prej një (1) viti, duke llogaritur dhe kohën e kaluar në paraburgim nga data 23.12.2023 deri me datë 05.02.2024 (kur edhe me aktvendim të veçantë i është ndërprerë masa e paraburgimit, sepse në rastin konkret hetimet në këtë çështje penale kanë përfunduar, i pandehuri ka pranuar fajësinë, është shpallur vendimi, andaj Gjykata ka ardhur në përfundim kanë pushuar kushtet ligjore për mbajtjen e mëtutjeshme e masës së paraburgimit)”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për Sinjalin.

Siç njofton Gjykata, Kastrati ka pranuar fajësinë për veprën penale që rëndon mbi të sipas aktakuzës.

Totaj pret në takim zyrtar me Ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj, flasin për nxitje bashkëpunimi mes dy shteteve

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj dhe Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj, u takuan sot për herë të parë, me ç’rast biseduan mbi strategjitë kryesore që synojnë nxitjen e lidhjeve më të forta ndërmjet rajoneve përkatëse dhe avancimin e përpjekjeve bashkëpunuese në sektorë të ndryshëm.

Totaj dhe Malaj theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve me komunat ndërkufitare të Shqipërisë për ta nxitur rritjen socio-ekonomike dhe shkëmbimin kulturor.

Të dy personalitetet nënvizuan rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit në adresimin e sfidave të përbashkëta dhe shfrytëzimin e mundësive për zhvillim të ndërsjellë.

Temë diskutimi, gjithashtu, ishte zgjerimi i iniciativave të turizmit, kulturës, sportit dhe arsimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Duke njohur potencialin e jashtëzakonshëm në këto zona, kryetari Totaj dhe ambasadori Malaj diskutuan për partneritete strategjike për ta forcuar infrastrukturën turistike, ruajtjen e trashëgimisë kulturore, promovimin e ngjarjeve sportive dhe pasurimin e shkëmbimeve arsimore midis dy vendeve.

Kryetari Shaqir Totaj shprehu optimizmin për përpjekjet e bashkëpunimit:

“Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të lidhjeve tona me komunat kufitare të Shqipërisë dhe eksplorimit të rrugëve për rritje gjithëpërfshirëse. Duke përdorur vlerat dhe burimet tona të përbashkëta, ne mund të hapim rrugën për një partneritet të mirë, nga i cili që përfitojnë qytetarët e të dyja anëve”, tha ai.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në anën tjetër, Ambasadori Petrit Malaj theksoi rëndësinë e sinergjisë dhe bashkëpunimit ndërkufitar:

“Jam tejet i lumtur për takimin e sotëm me z. Totaj, një person me kaq energji pozitive, interaktiv e i gatshëm për të hedhur hapa konkrete në këtë çështje. Shqipëria dhe Kosova ndajnë një histori të pasur dhe afinitete kulturore. Është e domosdoshme që ta shfrytëzojmë këtë lidhje për të çuar përpara vendet tona, veçanërisht në fusha të tilla si turizmi, kultura, sporti dhe arsimi, të cilat kanë potencial të jashtëzakonshëm për nxitjen e prosperitetit dhe unitetit” u shpreh ai.

Takimi përfundoi me rikonfirmimin e të dyja palëve për angazhimin e tyre për t’i shtyrë më tej marrëdhëniet dypalëshe dhe zbatimin e nismave të bashkëpunimit për të mirën e qytetarëve./PrizrenPress.com/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Mbappe refuzon ofertën ‘faraonike’ të Al Khelaifit

0

Kylian Mbappe ka zgjedhur Real Madridin, për këtë nuk ka më asnjë dyshim dhe janë të bindur në Spanjë, por edhe në Francë.

Diskutimi i vetëm që bëhet këtë periudhë janë detajet ekonomike të këtij transferimi dhe kush do ta zëvendësojë në Paris. Sulmuesit francez i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni dhe është i detyruar që brenda kësaj periudhe të njoftojë edhe formalisht PSG për vendimin e marrë, që nuk do të rinovojë kontratën e tij. Në të njëjtën kohë është i detyruar të respektojë akordin personal që kishte vendosur me sheikun Al Khelaifi. Në kontratën që palët kishin firmosur kohë më parë, në rast se Mbappe do të largohej falas nga Parisi, sulmuesi do të hiqte dorë automatikisht nga 80 milionë euro, bonusi i mirënjohjes.

Mbappe jo vetëm që heq dorë nga 80 milionë euro kesh, por në Madrid do të përfitojë më pak se sa do të përfitonte te PSG, sheiku i kishte ofruar 72 milionë euro në sezon. Këto detaje tregojnë qartë dëshirën e tij për të veshur fanellën e Realit, për të konkurruar për trofe të rëndësishëm. I gjendur përballë një fakti të tillë, Al Khelaifit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të punojë për pasuesin e Mbappe-s.

Dy janë emrat kryesor në tavolinën e tij, Victor Osimhen dhe Rafael Leao. Me paratë që do të kursejë nga largimi i Mbappe, Al Khelaifi nuk do ta ketë të vështirë të gjejë një tjetër top-player, kjo është e sigurt.

Dragashi dhe Mamusha, përfituese të projekteve nga Ambasada e Japonisë

0

Dy projekte në vlerë prej 140 mijë euro, të cilat përfshijnë projektin për sigurimin e deponimit të mbeturinave në Restelicë të Dragashit dhe sigurimin e një radiografie në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mamushë, u nënshkruan sot përmes një ceremonie nga Ambasada e Japonisë dhe kryetarët e këtyre dy komunave.

Ambasadori japonez në Kosovë, Keisuke Yamanaka tha se përmes këtij projekti, Komuna e Dragashit do të përkrahet për ndërtimin e Deponimit të Mbeturinave dhe vendosjen e kontenjerëve për grumbullimin e mbeturinave në fshatin Restelicë.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Ai shtoi se ky projekt do të përmirësojë shërbimin e grumbullimit të plehrave dhe do të kontribuojë për ta bërë qytetin më të pastër dhe më komod për të jetuar banorët e kësaj zone.

Yamanaka shtoi se me këtë projekt do të përfitojnë rreth 4700 banorë që jetojnë në këtë fshat.

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

Ai potencoi se me nënshkrimin e këtij projketi, qytetarët e Mamushës nuk do të kenë nevojë më të udhëtojnë nëpër komuna të tjera për ta bërë radiografinë, ngase QKMF-ja do të pajiset me një aparat të tillë në kuadër të Grantit Ndihmës Japonez për Projektet e Sigurisë Bazike Njerëzore për vitin 2023.

Nga ky projekt për sigurimin e pajisjes me rreze X, pritet që të përfitojnë afro 1500 pacientë në vit.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini derisa falenderoi ambasadorin e Japonisë në Kosovë për këtë donacion, tha se kjo iniciativë nuk paraqet vetëm mbështetje financiare për këtë komunë, por është edhe një eksperiencë profesionale për të aplikuar praktikat më të mira të popullit japonez.

Xheladini potencoi se kjo mbështetje nga Japonia nuk është e para për Dragashin, për çka përmendi se para pak kohësh, kanë pranuar katër kamionë e mjete të tjera për bartjen e mbeturinave.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç tha se ky është nënshkrimi i projektit të parë mbështetës me Ambasadën e Japonisë, për çka shtoi se pret edhe përkrahje të tjera në fushën e arsimit, shëndetësisë e bujqësisë.

Ai shtoi se është kënaqësi që përmes këtij donacioni të kenë mundësinë të njoftohen për nga afër me disiplinën dhe kulturën e njerëzve nga Japonia.