14 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 1254

Andin Hoti: Më 31 janar do të takohemi me delegacionin serb, shpresojmë t’i marrim arkivat që i kemi kërkuar

0

Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, ka thënë se do të takohen me 31 Janar me një delegacion serb, përmes të cilit takim  presin qe të marrin informacione për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai ka treguar se pjesë e këtij takimi do të jenë edhe përfaqësues nga BE-ja.

“Në fakt me 31 Janar të këtij viti, ne kemi një takim të jashtëzakonshëm të grupit punues, delegacion i Kosovës me të Serbisë, dhe BE-ja besojmë se do të jetë në këtë takim, dhe shumë po shpresojmë që do të marrim informacion ose arkivat që i kemi kërku nga Serbia. Dhe nëse i marrim këto atëherë natyrisht që do të vazhdojmë me gërmime të tjera, por megjithatë vitin 2023 kryesisht i kemi pas gërmimet prej raporteve analitike që i kemi marr prej akterëve të ndryshëm, por kryesisht prej Komitetit Ndërkombëtarë të Kryqit të Kuq”, ka thënë ai

Me informacionet e reja nga Kryqi i Kuq, Hoti thotë se do të kenë më shumë punë gjatë këtij viti.

“Edhe ato kanë me vazhdu, sepse i kemi pranu të reja prej Kryqit të Kuq, dhe unë po shpresoj, nuk mundem të garantoj, por po shpresoj që kemi me pas një volum edhe më të madh të punës sa që kemi pas në vitin e kaluar”, u shpreh ai.

Hoti ka treguar për Front Online lokacionet ku do të kërkohen mbetje mortore posa të fillojnë gërmimet.

“Në Skenderaj e kemi edhe një lokacion, kemi qenë në Prekaz, por tani është një lokacion tjetër prapë në Prekaz, në Podujevë kemi me u kthy, në Prizren kemi me u kthy, edhe në Kamenicë kemi me u kthy”, ka thënë ai

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohet një person në Vërmicë, tentoi t’i japë ryshfet 10 euro policit

0

Një person është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi ka rezultuar si i kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari në një moment i ka ofruar një shumë prej 10 euro zyrtarit policor, në këmbim të mundësisë për ta kaluar kufirin pa u dorëzuar te autoritetet shqiptare.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Heroi me dy uniforma” | Del nga shtypi libri kushtuar policit të vrarë në Prizren, Sami Thaçit

0

Në përvjetorin e vdekjes tragjike të heroit të Kosovës, zyrtarit policor Sami Thaçi, i cili mbeti i vrarë pas një shpërthimi në Zhur, sot ka dalë nga shtypi libri monografi, “Heroi me dy uniforma”

Libri i shkruar nga Fatmire Berisha i është kushtuar heroit Thaçi dhe pritet të promovohet në mbledhjen përkujtimore që mbahet më 28 janar, në Shtëpinë e Kulturës në Malishevë.

Sami Thaçi, që mbante uniformën e policit deri më 28 janar 2020 ku vdiq pas plagëve të marra pas shpërthimit gjatë aksionit policor në Zhur të Prizrenit kishte qenë edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte ndarë urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaqi.

Në këtë ngjarje tragjike që tronditi vendin, ka mbetur i lënduar rëndë edhe zyrtari policor i Njësitit të Antidrogës, Artur Mrasori.

Moti sot me vranësira dhe me intervale me diell

0

Sot në Kosovë do të mbizotërojë mot me vranësira por edhe me diell.

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-53 km/h.

Ndërsa temperaturat minimale parashihen të lëvizin prej -3 gradë Celsius deri në -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 7 gradë Celsius deri në 10 gradë Celsius, sipas MK-së.

Vetëvendosje/ Për dy vite, Prizreni humbi afër 16 milionë euro

0

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar kryetarin e Prizrenit,Shaqir Totajn, për mosshpenzim të buxhetit.

“Miliona euro të pa shpenzuara në Komunën e Prizrenit. E njëjta histori sikurse vitin e kaluar!”, thuhet në komunikatën e VV-së.

“Shaqir Totaj dështon edhe kësaj radhe të e shpenzojë buxhetin e komunës në të mirë dhe për interesa të qytetarëve të Prizrenit. Miliona euro mbesin të pa shpenzuara”.

” Afër 9 milionë euro të buxhetit të komunës shkuan në suficit ( nuk u shpenzuan ) në vitin 2022″.

“Afër 7 milionë euro të buxhetit të komunës shkuan në suficit ( nuk u shpenzuan ) në vitin 2023”.

“Në mungesë të projekteve, për dy vite, afër 16 milionë euro u dëmtua qytetari i Prizrenit nga qeverisja e papërgjegjshme e kryetarit Shaqir Totaj”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Mjeku turk i bëri ndërhyrje në stomak për t’u dobësuar, 20-vjeçarja vdes pak ditë më vonë

0

Një kirurg turk do të përballet me drejtësinë pasi ka kryer operacion stomaku ndaj një 20-vjeçareje britanike, e cila vdiq disa ditë më vonë.

20-vjeçarja Morgan Ribeiro, me kursimet e bëra nga prindërit e saj, kishte arritur të mblidhte shumën prej 2,500 paund për të udhëtuar drejt Turqisë dhe për t’iu nënshtruar operacionit që do ta ndihmonte të humbte peshë.

Mjeku turk Serkan Bagil e kreu operacionin më 5 janar. Siç tha familja e saj, vajza zgjodhi Turqinë sepse ishte një zgjidhje më ekonomike në krahasim me Britaninë, ku i duhej të priste gjatë dhe gjithashtu të paguante 10 mijë paund.

Operacioni u krye dhe Ribeiro mori fluturimin e kthimit. Megjithatë, brenda në aeroplan ajo u sëmurë. Gjendja e saj ishte aq e keqe sa që avioni duhej të bënte një ulje urgjente në Beograd, ku kirurgët i hoqën më shumë se 10 cm të zorrëve të vogla në përpjekje për ta shpëtuar. Mjekët i thanë familjes se gjatë operacionit i ishte prerë zorra e hollë. Vajza pësoi një atak në zemër, ra në koma dhe vdiq katër ditë më vonë nga shoku septik.

Bagil këmbënguli se ajo pësoi një emboli gjatë fluturimit, diçka që mjekët serbë e përjashtuan. Kirurgu turk, i cili thuhet se ka një karrierë prej më shumë se dy dekada, pohoi se kishte operuar me sukses dy pacientë të tjerë britanikë dhe se ata ishin shëruar.

“Ajo vdiq nga një emboli gjatë fluturimit, jo nga komplikimet nga operacioni. Jam i trishtuar, shumë i trishtuar, ajo ishte aq e re sa do të doja që kjo të mos kishte ndodhur kurrë, është hera e parë në karrierën time”, tha Bagil për Mirror.

 

 

Mjekët serbë, nga ana tjetër, thanë se kolegu i tyre nuk arriti të dallonte një prerje në zorrën e saj e hollë, e cila mund të ketë lejuar ushqimin të hyjë në gjakun e saj, duke e bërë atë të kalojë në shok septik.

E ëma e vajzës tha e tronditur: I ishte prerë zorra e hollë dhe besoj se nuk e kishte pikasur. Këtë na e thanë kirurgët serbë. Në biografinë online të Bagil thuhet se ai ka kryer më shumë se 8000 procedura mjekësore.

Profile të tjerë në internet thonë se ai u diplomua në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Çukurova në Turqi në 1996, ku përfundoi specializimin e kirurgjisë së përgjithshme midis 2003 dhe 2010.

Në llogarinë e tij në Instagram, ai rregullisht ngarkon video të pacientëve që ndajnë gëzimin e tyre për operimin me sukses. Bagil shkruan se në klinikë “ne i kryejmë të gjitha operacionet në një ambient krejtësisht steril dhe spitalor”.

Ribeiro pagoi 2,500 £ për të kryer operacionin, pas vitesh të tëra që i kërkonte të humbiste peshë.

Në një video të fundit që ajo ngarkoi në TikTok përpara se të fluturonte në Turqi, për të bërë operacionin, ajo shprehu emocionet e saj: Postimi im i fundit para ËLS (operacioni për humbje peshe)… shihemi në anën tjetër.

Babai i saj, Richard Ribeiro, tha se ai kishte bërë kërkime në internet para se të vendoste ta dërgonte vajzën e tij në Turqi. Prokurorët serbë, së bashku me autoritetet britanike, kanë nisur tashmë hetimet për vdekjen e Morgan. Motra e saj më e madhe Kayleigh, 26 vjeçe, i ishte lutur që të mos e bënte operacionin, ndërsa i dashuri i saj Jamie Breëster pohoi se spitali nuk i kishte thënë për rreziqet pas operacionit.

Vlen të theksohet se një operacion i ngjashëm në Britaninë e Madhe kushton rreth 10,000 paund dhe për këtë arsye shumë preferojnë Turqinë e cila është shumë ekonomike. Por qeveria britanike po jep alarmin, duke thënë se di për më shumë se 25 shtetas britanikë që kanë vdekur në Turqi që nga janari 2019 deri më sot nga operacionet.

Autoritetet serbe thanë se ishte hera e tretë që një aeroplan që mbante një pacient të kirurgjisë kozmetike britanike duhej të bënte një ulje urgjente në Beograd, për shkak të komplikimeve mjekësore.

Biseda pas 42 vjetësh me shokun tim, Qemaledin Hismanin

0

 

Shkruan: Prend Ndoja, SHBA

Si e njoha Qemaledinin! Një dëshmi se shqiptarët i bashkon kombi dhe tiparet kombëtare

Para disa ditësh më erdhi një mesazh në telefon: – A je ti shoku im, Prend Ndoja? E lexova tekstin që vinte nga një emër i panjohur, që quhej Mali. I përgjigjem: -Po, unë jam Prend Ndoja! Ngaqë nuk e njihja, nuk i shkrova se unë jam shoku i juaj. Urdhëroni! -ia ktheva. -Unë jam Qemaledin Hismani,- më shkroi ai. Për një moment mbeta i shokuar. Atë njeri e kisha kërkuar shumë herë, por ngaqë ai e kishte përdorur shkurtesën e emrit të tij në rrjetet sociale, nga Qemaledin në Mali, nuk kisha mundur ta gjeja.

U gëzova pa masë kur e pashë që me të vërtetë ishte shoku im. E thirra menjëherë në telefon përmes “Messenger”-it. Ato ditë ai po qëndronte në Gjermani për një vizitë. Përshëndetja dhe biseda filloi me plot emocione. Pasi i dhamë njëri-tjetrit një biografi të shkurtër të jetës aktuale, iu rikthyem së kaluarës. Biseda ishte shumë e ngrohtë dhe vëllazërore, saqë i ngjante ditëve kur ishim të dy bashkë në një ndër kazermat më të mëdha të ish-Jugosllavisë së fillimviteve 80-të. Biseduam për sfidat e kohës, por në mes tyre edhe për humorin dhe të qeshurat që na gjallëronim në mes atij pellgu vuajtjesh.
Si e njoha Qemaledinin! Një dëshmi se shqiptarët i bashkon kombi dhe tiparet kombëtare
Ngaqë nuk e njihja gjuhën serbokroate në atë kohë, që nga fillimi kisha mbetur si i humbur në mesin e gjithë asaj ushtrie.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ditët e para veproja duke i përcjellë veprimet e shumicës. Në korridoret e gjata ishin të renditur vitrina nga metali që mbanin rrobat e çdo ushtari. Aty ishin emrat e personit që i posedonte rrobat e tij. Një ditë i shikova të gjitha vitrinat me qëllim që të gjeja ndonjë person të përkatësisë sime kombëtare. E gjeta emrin e një shqiptari që quhej Abdullah, me origjinë nga Podujeva. Në pamje dukej një burrë i gjatë e shumë i vendosur. Ai e kishte mbaruar kohën e shërbimit ushtarak shumë kohë më parë. Të gjithë gjenerata e tij ishin liruar, ndërsa atë ende e mbanin; e mbanin si të dyshuar apo siç i quanin në atë kohë, si irredentist. Nuk fliste shumë. Ishte i matur, dukej njeri me një përgatitje të lartë shkollore. Zakonisht rrinte në një korridor afër një dritareje dhe në heshtje nga aty e shikonte natyrën. Një ditë e pyeta, pse zakonisht qëndroni në të njëjtin vend pranë dritares. Sytë iu skuqën e me një buzëqeshje të lehtë m´u drejtua: Kur kam ardhur këtu, këta lisa nuk kanë pasur gjethe.

Pranvera i mbushi me gjethe. Gjethet ranë prapë. Pranvera i mbushi prapë më gjethe të reja, e gjethet ranë prapë. Pranvera i mbushi prapë me gjethe të reja, e unë ende jam këtu e i shikoj nga kjo dritare dhe nuk e di kur do të më lirojnë. Nuk e kam merakun tim, por të familjes, sepse ata janë shumë të shqetësuar për rastin tim. Më kaploi dhembje shpirtërore dhe ai e vërejti që po ndihesha keq. Në atë moment, ai u tregua më i qëndrueshëm se unë. Më këshilloi që të kem kujdes, sepse ti je rishtas këtu, më tha. Ngaqë lëvizjet e tij ishin në kontroll 24 orë, ai qëndronte më i distancuar dhe shumë i kujdesshëm për çdo fjalë që fliste.

Unë vazhdova korridoreve të gjeja prapë ndonjë emër tjetër të ndonjë shqiptari. Pas një kërkimi, atë ditë i gjeta edhe dy emra tjerë, Qemaledin Hismani dhe Fetah Ahmetaj. I lumtur që gjeta shqiptarë, shkova menjëherë dhe i takova. Nga aty, si tre vëllezër, mbetem të pandarë në gjashtë muajt e parë të shërbimit ushtarak. Shumë shpejt, pa e bërë asnjë të keqe, ne ishim bërë halë në sytë e eprorëve, por edhe të ushtarëve. Ne, të treve, bashkë na zbardhte dita dhe bashkë na errte nata. Bashkë luanim futboll, bënim ushtrime fizike, këndonim e më së shumti i këndonim këngët e Shkurte Fejzës që ishin jehonë e muzikës së asaj kohe… Gjersa ata të tjerët këndonin në gjuhën e tyre, edhe kënga shqipe jehonte pa u ndalur. Çdo gjë para të tjerëve e bënim me fanatizëm pozitiv, për ta ngritur lart nivelin e krenarisë sonë kombëtare. Dalloheshim qartë për guximin, harmoninë dhe atmosferën vëllazërore e kombëtare që e kishim krijuar, Ata, përpos urrejtjes, na e kishin edhe lakmi qëndrimin tonë. Tentonin përmes mënyrave të ndryshme të na ndanin, që pastaj të na mposhtnin më lehtë.

Bazuar në kujtimet e së kaluarës, Qemaledinin e njoh si një burrë me skelet të fortë, që nuk thehet, edhe pse i ri në moshë, jeta e kishte kalitur dhe burrëruar para kohe. Ishte i qëndrueshëm si shkëmbi dhe besnik, shqiptar dhe atdhetar i vërtetë. Kam shumë dëshmi të qëndrimit të tij burrëror, por dua ta veçoj një rast, kur mua më qëndroi pranë si vëlla i vërtetë.

Një ditë, unë dhe Qemaledinin ishim ulur në një kënd të oborrit të kazermës, i stërmbushur me mijëra ushtarë. Nga larg e vërejta një dhjetar me origjinë kroate, i cili, nëse nuk gaboj quhej Jozef. Ai po vinte drejt nesh. U afrua afër 3-4 metra dhe u ndal. M´u drejtua në emër dhe më shau rëndë në baza kombëtare e tjera. Kjo më erdhi si një shkrepëtimë nga reja në ditë të kthjellët, pa asnjë shkas tjetër, veç se isha shqiptar. U ngrita me shpejtësi ta kapja, por më iku. Vrapova pas tij dhe, pak para se të hynte në një portë të eprorëve, iu hodha si rrufeja përmbi, e shtriva përtokë, pa i dhënë kohë as për një reagim apo lëvizje…Të gjithë të tjerët kishin mbetur të ngrirë, ishte e pazakontë të rrahej eprori ushtarak! Nuk dija nga t´ia mbaja pastaj. Ndihesha si të isha në mes krokodilëve, që nga çdo anë mund të më kafshonin. Kur e ktheva kokën, e pashë Qemaledinin i cili qëndronet pranë meje, e vetmja mbështetje ishte Ai. M´u duk si një Diell në atë moment. Më mbante me fjalë të mira e burrërore: -Prend, për çdo gjë jemi bashkë dhe nëse do të na ndodhë më e keqja, do të na ndodhë bashkë. Kuptohen pasojat që vazhduan pas kësaj…!

Thonë se miku i mirë njihet në ditë të vështirë. Qemaledini është vëllai i mirë, që e njoha në ditë të vështirë. Nga drama të tilla del në dritë se kush është vëllai i vërtetë për shqiptarin. Në mesin e mijëra të tjerëve të besimeve dhe kombeve të ndryshme, ne na bashkonte gjaku i pastër shqiptar. Ai nga Ilirida e unë nga Dardania. Jam i lumtur që pas 42 vjetësh, tani e di që Qemaledini është mirë dhe së bashku me bashkëshorten janë punëtorë të arsimit. Fëmijët të shëndoshë e të shkolluar. E ndjeva obligim ta falënderoj dhe ta përshëndes shokun dhe vëllain tim nga Ilirida e Tetova – Qemaledin Hismanin.

Kryeprokurori i Prizrenit takoi Ministren e Drejtësisë

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, sot ka zhvilluar takim zyrtar me Ministren e Drejtësisë,  Albulena Haxhiu, me të cilën kanë diskutuar çështjet e interesit të përbashkët.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi fuqizimin e bashkëpunimit në aspektin e drejtësisë, në drejtim të luftimit të kriminalitetit.

Kryeprokurori Shala, e njoftoi Ministren Haxhiu, për punët, sfidat dhe synimet e prokurorisë që ai e drejton. Gjatë këtij takimi Shala, ka prezantuar të arriturat e Prokurorisë së Prizrenit. Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për ndarjen e parcelës për ndërtimin e objektit të ri të prokurorisë.

Në këtë takim, në veçanti u diskutua për rastet e dhunës në familje si një ndër rastet më të ndijshme për trajtim, si dhe për Ligjin e ri për Parandalimin dhe Adresimin e dhunës në familje.

Në fund të takimit, palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në kuptim të adresimit dhe jetësimit të reformave në drejtësi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

LDK-ja e bën drejtor shkolle asamblistin e komunës në Dragash

0

Pushteti i LDK’së në Dragash ka përzgjedhur drejtor të shkollës “28 Nëntori” asamblistin e saj, Naser Myrtezani.

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Dragashit nga radhët e LDK’së, Naser Myrtezani tash e disa muaj mbante pozitën e ushtruesit të detyrës në shkollën “28 Nëntori” në Brodosanë. Ndërkaq, nga 23 janari është përzgjedhur në pozitën e drejtorit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Gazeta Insajderi një muaj më parë kishte pyetur Komunën e Dragashit nëse ka pasur ndonjë ndërhyrje politike për zgjedhjen e U.D drejtorit të kësaj shkolle, por, të njëjtit thanë se Naser Myrtezani është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit dhe se në vend të tij është emëruar një U.D. tjetër.

Sa i përket pyetjes suaj, ju informojmë se z.Naser Myrtezani ka qenë i caktuar përkohësisht si U.D. i Drejtorit të ShFMU ’28 Nëntori’ në Bresanë, me kërkesë të Këshillit Drejtues dhe Këshillit të Prindërve të kësaj shkolle, si dhe me propozim të Drejtorisë Komunale për Arsim, ndërsa tash i njëjti është shkarkuar nga kjo pozitë dhe në vend të tij është emëruar një U.D. tjetër, deri në përmbylljen e procedurave të konkursit të rregullt për drejtorë të shkollave në Komunën e Dragashit, i cili është në proces dhe pritet të përfundojë deri në fund të këtij muaji.”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të Komunës së Dragashit në dhjetor të 2023’ës.

Por, kjo duket të mos ketë qenë e vërtetë, pasi që e kundërta vërtetohet nga postimet e asamblistit Myrtezani në rrjetin social Facebook. Bazuar në postimet e tij gjatë dhjetorit dhe janarit, shihet se ai ushtronte pozitën e drejtorit dhe jo dikush tjetër.

Dhe po ashtu, i njëjti është përzgjedhur si ‘drejtor’ në konkursin e hapur në 8 nëntor 2023, rezultatet të cilat u bënë publike me 23 janar 2024.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe Myrtezanin, por, i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

Latifi takon përfaqësues nga DEMOS-i dhe MAPL

0

I shoqëruar nga bashkëpunëtorët, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka zhvilluar takim të rëndësishëm me përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe përfaqësues të projektit DEMOS.

Në takim diskutuan lidhur me performancën e komunës gjatë viteve 2018-2022 dhe grantin e fituar përgjatë viteve, procesin e rishikimit të SMPK-së dhe të GPK-së, projektet e financuara nga granti i performancës, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me Grantin e Performancës Komunale, i cili pritet të shpallet më 9 shkurt 2024.

Kryetari Latifi ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe para tyre paraqiti kërkesat e qarta sa u përket çështjeve që i diskutuan.

Nga ana e tyre Komuna e Rahovecit mori lëvdata dhe përgëzime për angazhimin ekipor për punën në raportimin e saktë për performancë komunale.