12.9 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 1259

Vdes aktori amerikan, ka luajtur në serialin Beverly Hills

0

David Gale, aktori që luajti Doktor Joe Scanlon në më shumë se 200 episode të Port Charles, një spin-off i serialit General Hospital, vdiq në moshën 59-vjeçare, raporton Index.hr.

Përveç kësaj, ai ka luajtur edhe Stuart Carson, të fejuarën e Brenda Walsh (Shannen Doherty) në serialin Beverly Hills 90210, si dhe Dean Collins në telenovelën Savannah, shkruan Index.hr.

Lajmin e ka konfirmuar motra e tij Katie Colmenares. Shkaku i vdekjes nuk dihet.

“Vështirë se ka pasur një ditë në jetën time që të mos ishe pranë meje, gjithmonë shoqëruesi im, gjithmonë shoku im më i mirë i gatshëm të përballet me çdo gjë dhe këdo me mua”, ka shkruar Katie, duke shtuar, “që çdo ditë do ta mbajë atë në zemra juaj”.

“Ti je një qenie njerëzore e bukur, e dashur dhe e mahnitshme që të mungon çdo sekondë, çdo ditë, përgjithmonë”, ka shkruar ajo.

Pete Ferriero, prezantues dhe producent i podcast-it Beverly Hills 90210, foli për vdekjen e Davidit. Ai postoi regjistrime të Davidit nga podkasti.

“Ai ishte i mbushur me jetë dhe histori të pabesueshme”. Jam mirënjohës që e kam njohur. Jam shumë i trishtuar nga kjo humbje për botën. Ai ishte një dhuratë për të gjithë ne”, ka shkruar Ferriero nën postimin e motrës së aktorit.

Gale, një vendas në Tampa, Florida, ka lindur në vitin 1965. Në fillim të karrierës së tij, ai luajti në filmin Murder, She Wrote Doctor Dougie Hauser.

Simir Krasniqi emërohet drejtor i Shëndetësisë në Prizren

0

Kryetari Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot Simir Krasniqin, nw postin e drejtorit të Drejtorisw sw Shëndetësisë

“Zyrtarisht emërova sot drejtorin e ri të Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, doktorin e shkencave mjedisore, Prof. dr. Simir Krasniqi, me të cilin do ta vazhdojmë implementimin e programit tonë qeverisës në një prej dikastereve më të rëndësishme – zhvillimin e kujdesit shëndetësor në Komunën e Prizrenit”, ka shkruar kryetari Totaj.

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Messi nuk hyn as në Top 200 lojtarët më të vlefshëm e Ronaldo as në Top-500

0

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo konsiderohen si dy prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.

Ylli argjentinas dhe ai portugez kanë fituar gjithçka me ekipet dhe me Kombëtaret e tyre.

Gjithashtu, janë treguar legjendarë edhe në nivelin individual, duke thyer rekorde të shumta.

Rivaliteti mes tyre konsiderohet si më i madhi i parë ndonjëherë në futboll.

Ata madje e kanë pranuar vetë se janë motivuar më shumë nga njëri-tjetri, pasi kishin inat sportiv dhe pozitiv, prandaj edhe dëshironin të arrinin më shumë.

Fatkeqësisht, që të dy po shkojnë drejt fundit të karrierave të lavdishme.

Leo Messi falë formës së jashtëzakonshme e kishte fituar Topin e Artë plot 8 herë, ndërsa në vitin 2022 e realizoi ëndrrën jetësore për t’u shpallur kampion i botës me Argjentinën.

Në kohën kur ishte në formën optimale, klubet tjera s’kishin gjasa ta transferonin atë pasi Barcelona e konsideronte si të pa-shitshëm.

Nëse kthehemi prapa në vitin 2018, vlera maksimale e Messit në treg ishte 180 milionë euro.

Këtë vlerësim e kishte bërë faqja e specializuar për vlerën e lojtarëve, “Transfermarkt”, në përditësimet e saj më 1 janar dhe më 30 maj të atij viti.

Kjo kishte bërë që ai të bëhej lojtari më i shtrenjtë absolutisht në treg në atë kohë.

Por tash, ndonëse u zgjodh së fundmi “Futbollisti i Vitit” i FIFA-s, vlera e kartonit të Messit në treg ka rënë dukshëm.

Gjithnjë sipas “Transfermarkt”, 36 vjeçari tash “peshon” 35 milionë euro.

Me këtë rast, sulmuesi i Inter Miamit, i cili e pati një eksperiencë dëshpëruese në Paris Saint-Germain, radhitet në vendin e 235-të në botë në renditjen e lojtarëve më me vlerë në botë.

Ndërkohë, rivali i tij i përbetuar ka pësuar rënie edhe më të madhe.

Ronaldo, i cili në muajin e ardhshëm do t’i mbushë 39 vjet, kulmin e vlerës e kishte arritur në vitet 2014, 2015 e 2018, kur kartoni i tij vlerësohej 120 milionë euro.

Kishte ndodhur kjo gjatë viteve të lavdishme të pesë herë fituesit të Topit të Artë dhe 5 herë fituesit të Ligës së Kampionëve, derisa ishte pjesë e Real Madridit.

Por, vlera e kartonit të “CR7” tash është veç 15 milionë euro.

Si rezultat, ylli i Al-Nassr nuk e sheh veten as në Top-500 lojtarët me vlerën më të lartë.

Më saktësisht, golashënuesi më i mirë në botë i vitit 2023 me 54 gola, gjendet në vendin e 638.

Pra, karrierat e Messit dhe Ronaldos po shkojnë drejt perëndimit.

Vlerat në mënyrë drastike iu kanë rënë edhe dy Topave të Artë të tjerë të viteve të fundit, Luka Modric dhe Karim Benzema.

Mesfushori veteran i Real Madridit tash vlerësohet veç 10 milionë euro, kurse sulmuesi francez i Al-Ittihad 15 milionë.

Edhe këta dy ish-bashkëlojtarë po shkojnë drejt fundit të karrierës.

Mirëpo, gjithmonë në pah dalin lojtarë të rinj, të cilët mundohen t’i mbulojnë zbrazëtirat që i lënë paraardhësit e tyre.

Për momentin, lojtarët më të vlerësuar në treg janë Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Jude Bellingham.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, ai i Manchester Cityt dhe ylli i ri i Real Madridit kushtojnë nga 180 milionë euro.

Prapa tyre gjendet Vinicius Junior i Realit me vlerë prej 150 milionë euro.

Që të dy, Mbappe e Haaland janë objektiva të Realit dhe nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen t’i shohim duke luajtur së bashku në “Santiago Bernabeu”.

Do të ishte një katërshe e ëndrrave apo jo.

Natyrisht, vlera e vendosur nga “Transfermarkt” nuk e vendos edhe çmimin e transferit eventual të lojtarëve.

Kjo pasi klubet e tyre kërkojnë më shumë para për shitjen e yjeve të tyre.

/GazetaSinjali/

Reshjet e dëborës, të bllokuara rrugët e fshatrave në Kukës dhe Has

0

Reshjet e dëborës kanë ulur intensitetin e tyre në veri të Shqipërisë, ku të gjitha rrugët nacionale janë të lira dhe të kalueshme për mjetet , ndërsa të bllokuara mbeten ende rrugët e zonave rurale në Kukës dhe Has.

Borëpastrueset vijojnë punën për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Qarku i Kukësit

Në bashkinë Kukës vazhdojnë të jenë të bllokuara rrugët e Arrën, Zapod, dhe Kalis, ku vijon puna për hapjen e rrugëve që lidhin fshatrat me rrugën nacionale.

Në bashkinë Has të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme, ndërsa po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin fshatrat.

Mungesë të energjisë elektrike ka në Malzi, Mgullë Qam,Vrish, Gdheshtë, Gjinaj, Fshati Domaj, Vranë, Pepaj, Tetaj dhe Astë.

Në bashkinë Tropojë të gjitha rrugët e fshatrave që lidhen me rrugët nacionale janë të kalueshme.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kurti: Bashkimi Evropian, qëllimi dhe fati ynë

0

“Bashkimi Evropian, qëllimi dhe fati ynë…”, ka thënë kryeministri i vendit, Albin Kurti derisa po merr pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit, shkruan Insajderi.

Në nisje të takimit në kuadër të “Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, Kurti është shprehur të hënën se Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mundësojnë sa më shumë bashkëpunim rajonal dhe “ecje më të përshpejtuar drejt BE-së që është qëllimi e fati ynë”.

Sa i përket kësaj, kryeministri Kurti tha se Kosova sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërsa ditëve në vijim do të dorëzojë listën e projekteve.

Në fund, Kurti falënderoi BE’në, SHBA’të dhe Maqedoninë e Veriut për organizimin e këtij takimi, që sipas tij do të mundësojë bashkëpunim rajonal dhe do të përshpejtojë anëtarësimin në BE.

“Pra Brukseli dhe Uashingtoni bashkë me Ballkanin Perëndimor në Shkup për rritjen ekonomike dhe jo vetëm të rajonit tonë. Vlerat e BE’së duhet të bëhen reforma tek ne, ndërkaq mbështetja e BE’së duhet të jetë edhe financiare. Plani i rritjes nënkupton 6 miliardë euro për rajonin tonë, me ç’rast sasia e mjeteve që merret varet nga punët e mira që bëjmë dhe nga performanca e suksesshme që e tregojmë. Republika e Kosovës sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërkaq ditëve në vijim do të dorëzojmë edhe listën e projekteve indikative. Sa i përket reformave, aty në qendër e kemi reformën në administratë publike dhe të menaxhimit të financave publike, ndërkaq të projekteve i kemi ato për agjendën e gjelbër, digjitalizimin, investimet në sektorin privat dhe ngushtimin e hendekut infrastrukturor. Me këtë rast, dua të falendëroj BE’në, SHBA’në dhe Maqedoninë e Veriut për këtë takim fort të rëndësishëm, i cili do të mundësojë që të ketë sa më shumë bashkëpunim rajonal por edhe ecje më të përshpejtuar drejt BE’së që është qëllimi dhe fati ynë”, tha ai.

Gjashtë tifozë vdiqën pas fitores së Guinesë ndaj Gambisë në Kupën e Kombeve të Afrikës

0

Federata e Futbollit e Guinesë ka bërë thirrje për qetësi pasi gjashtë tifozë vdiqën duke festuar fitoren e parë në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Guinea mundi Gambinë 1-0 në ndeshjen e tyre të dytë në grup të premten mbrëma, duke ndezur festime të gjera në të gjithë kombin e Afrikës Perëndimore, shkruan BBC.

Gjashtë njerëz vdiqën pasi skuadra ndezi fushatën e tyre në Kupën e Kombeve, ka thënë Feguifoot për BBC, pasi tifozët dolën në rrugët e kryeqytetit të Guinesë, Conakry për të festuar me makina dhe motoçikleta.

“Ajo që është e rëndësishme është që tifozët tanë dhe publiku të festojnë në një mënyrë shumë të matur”, tha menaxheri i mediave Feguifoot Amadou Makadji për BBC Sport Africa.

“Duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos e vënë veten në rrezik, sepse qëllimi i futbollit është të sjellë gëzim dhe të mos lërë familje të humbura. Ne nuk duam që vdekjet të vajtojnë, ndaj i bëjmë thirrje të gjithëve të festojnë por të kujdesen për veten e tyre. në mënyrë që asgjë të mos ndodhë me ta”.

“Ginea është një vend ku njerëzit janë shumë, shumë të apasionuar pas futbollit dhe e përjetojnë futbollin si askund tjetër në botë”.

Tifozët dolën në rrugë menjëherë pas bilbilit të fundit në kryeqytetin e Fildishtë, Yamoussoukro, ku fitorja e Guinesë, e cila pas barazimit të së hënës 1-1 me Kamerunin ishte vetëm e treta në 15 ndeshjet e fundit të Kupës së Kombeve që datojnë nga viti 2012.

26 vjet nga sulmi në familjen Jashari

0

Sot shënohet 26-vjetori i sulmit të dytë të Serbisë mbi familjen e komandantit legjendar Adem Jashari, në Prekaz.

Më 22 janar 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.

Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jasharin.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Moti sot me diell, temperaturat deri në 3 gradë Celsius

0

Meteo Kosova ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell.

Ndërsa në orët e para të mëngjesit sipas MK-së, parashihet të ketë ngrirje të fortë, vranësira si dhe mjegull përgjatë luginave dhe zonave të ulëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -13 deri në -8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej -1 deri në 3 gradë Celsius.

Po ashtu erë do të fryjë nga drejtime të ndryshme por kryesisht e lehtë, me shpejtësi prej 6-17 km/h.

“Kush nuk jep para për UÇK-në, të mos shkojë të falet në xhaminë time”, Imami nga Prizreni tregon mesazhin e tij ndaj xhematit në kohë lufte

0

Imami më i përfolur kohëve të fundit në Kosovë, imami Mazllum Mazllumi ka treguar se si iu kishte bërë thirrje xhematit për të kontribuar dhe për të ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, përcjell Insajderi.

Në emisionin Kojshia Show, hoxhë Mazllumi ka treguar se xhematit iu kishte thënë se nëse nuk e ndihmoni UÇK’së, të mos shkojnë me u falë në xhaminë e tij.

“Kush nuk ndihmon për UÇK’në, kush nuk jep çka duhet (pare) për UÇK-në, të mos shkojë të falet në xhaminë time”, citohet të ketë thënë hoxha. Tutje, ai thotë se për këtë deklaratë i është idhnuar xhemati./Insajderi.org/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Varroset Dardan Hoxhaj

0

Të dielën në fshatin Vlashnje është është bërë varrimi i gjeodetit dhe ish-ushtarit të UÇK-së, Dardan Hoxhaj, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 42 vjeçare, 5 ditë pas aksidentit rrugor që pësoi më 15 janar të këtij viti, në afërsi të Rinasit në Shqipëri.

Hoxhaj kishte pësuar lëndime të rënda në këtë aksident ku u përfshinë tri vetura, viktimë e të cilit mbeti edhe një 32 vjeçar nga Lipjani. Në emër të familjes, familjari i të ndjerit, Kurtish Hoxhaj, falenderoi të gjithë ata që ishin të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit Dardanit.

Ai tha se aksidenti kishte ndodhur gjatë rrugës ku Dardani me kolegët e tij ishin nisur për të ndjekur ligjeratat në fakultetin e gjeodezisë në Tiranë.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dardan Hoxhaj, në tetor të vitit 2023, ishte zgjedhur kryetar i nëndegës së LDK-së në Vlashnje. Pas varrimit, kryetari i degës së LDK-së në Zhur, Eshref Memaj, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës ka humbur një aktivist të devotshëm me të cilin mund të bashkëpunohej në të mirën e subjektit.

Dardan Hoxhaj në moshën 17 vjeçare bashkë me motrën dhe babain e tij, Sadikun, iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I ndjeri pas vetes la 3 djem dhe bashkëshorten./TV Prizreni/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren