5.3 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 1269

Policia sekuestron pesë pushkë gjysmautomatike në Prizren

0

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se në dy raste të ndara, kanë shoqëruar pesë persona në rrugën “Lubiqevë-Jeshkovë, pasi u kanë gjetur pesë armë pa leje.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili theksoi se të njëjtit dyshohen se kishin dalë për gjueti.

“Gjatë komtrollit të automjetit u gjetën tre armë të gjata, pushkë gjysëm automatike si dhe nje rreth 30 fishek. Të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor në Prizren ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Armët e gjetura ishin pa leje nga organet kompetente dhe me urdhër të prokurorit janë sekuestruar,

“Bazuar në informatën e njëjtë patrullat policore kanë ndalura edhe dy vetura në rrugën malore Lubiqevë-Jeshkovë. Në dy automjet janë gjet edhe dy armë tjera”, shtoi Bytyqi.

“Gjithashtu të dyshuarit pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës janë liruar me procedurë të rregullt, ndërsa armët pasi qëshin pa leje janë sekuestruar”.

Vëllaznimi me fitore të thellë ndaj Proton Cable Prizrenit

0

Vëllaznimi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Proton Cable Prizrenin 86:70 (22:21, 20:13, 26:19, 18:17), në javën e 17-të të Prince Caffe Superligës.

Sfida nga fillimi ishte interesante, ku mysafirët e nisën 2:6, por u kundërpërgjigjën vendasit, duke kaluar në epërsi 22:17, sidoqoftë, çereku i parë përfundon 22:21.

Kuqezinjtë ishin më të mirë në periudhën e dytë, ku kishin epërsi deri në nëntë pikë, 40:31, derisa pjesa e parë përfundoi 42:34.

Kuqezinjtë vazhduan me lojë të mirë dhe në periodën e tretë, ngritën epërsinë në 17 pikë, 68:51, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 68:53.

Prizrenasit në dhjetë minutat e fundit afruan shifrat në 68:60, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe Vëllaznimi ngriti epërsinë për të triumfuar në fund 86:70.

Më i miri te Vëllaznimi ishte Sammuel Sessoms me 23 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime, kurse te Proton Cable Prizreni, Desi Sills kishte 16 pikë e pesë asistime dhe Arti Hajdari 13 pikë e gjashtë kërcime.

Tani Vëllaznimi numëron tetë fitore e nëntë humbje, kurse Proton Cable Prizreni pesë fitore e 12 humbje./Klan Kosova/

Ekonomistët skeptikë se do të arrihet rritja ekonomike prej 4.2%

0

Me gjithë paralajmërimet për përshpejtim të rritjes ekonomike të Kosovës për sivjet, ekonomistët ngrenë shqetësime nëse shkalla e paralajmëruar prej 4.2%, do të jetë e mundur të arrihet.

Sipas tyre, kjo nëse ekzekutivi punon në shtyllat kryesore të kësaj fushe, si dhe shfrytëzon buxhetin në projekte që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve.

“Rritja ekonomike, edhe kjo e cila predikohet mund të rrezikohet nëse Kosova nuk e përmirëson mjedisin e biznesit, nëse nuk e përmirëson edhe më tepër qeverisjen në ekonomi, nëse nuk e zhvillon transparencën dhe konkurrencën dhe nuk ndikohet në zhvillimin e produktivitetit të punës”, tha për RTK-në, Muhamet Sadiku, profesor i ekonomisë.

Edhe nëse rritja ekonomike e paralajmëruar arrihet, e njëjta vlerësohet se s’do të ketë ndonjë ndikim të madh.

“Rritja ekonomike në Kosovë për këtë vit duhet të jetë rreth 3 përqind. Mendoj se duke pasur parasysh problemet e konservuara dhe ato të rikrijuara, kjo rritje ekonomike është e pamjaftueshme për t’i zgjedhur të gjitha problemet me të cilat përballet Kosova, e të cilat janë serioze”, shtoi Sadiku.

Për ta bërë diferencën në zhvillim e vendit një njohës tjetër i ekonomisë thotë se ekzekutivi duhet të punojë më shumë në realizimin e projekteve që ka nisur viteve të kaluara.

“Këto projekte duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse jo vetëm pakënaqësia e qytetarëve dhe diaspora që po e shijon këtë mungesë të infrastrukturës, por edhe imazhi i Kosovës po dëmtohet çdo ditë e më tepër në mungesë të konkretizimit dhe finalizimit të këtyre projekteve, eqë janë pasqyrë e Republikës së Kosovës”, tha Safet Gërxhaliu, njohës i ekonomisë.

Për dallim nga parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës për rritje ekonomike prej 4.2%, të dhënat e Bankës Botërore flasin për përshpejtim të rritjes prej 3.9% për sivjet. Një raport i Bankës Botërore për ekonominë globale ka parashikuar që Kosova do të ketë rritjen më të madhe në rajon për 2024-n, pas saj Shqipëria, Mali i Zi e Serbia./rtk

Walker takohet me Kurtin, ndjehet i lumtur dhe krenar për atë që Kosova ka arritur

0

Në prag të 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kryeministri Albin Kurti, ka pritur në një takim miqësor, ambasadorin William Walker.

Kurti e falënderoi për kontributin e tij të pazëvendësueshëm gjatë kohës së luftës dhe jehonën që i dha masakrës së Reçakut në rrafshin ndërkombëtar, duke përshkruar ndodhinë në Re?ak si masakër dhe krim kundër njerëzimit.

Qeveria ka njoftuar se Kurti e Walker rikujtuan vitet 1998 dhe 1999, kur ambasadori William Walker ishte në Kosovë në krye të Misionit Verifikues të OSBE-së, që kishte për mision të verifikonte nëse forcat serbe po vepronin në përputhje me marrëveshjen e tetorit të Kombeve të Bashkuara, për të tërhequr forcat e armatosura dhe për të respektuar armëpushimin.

Ambasadori Walker tha se ndjehet i lumtur dhe krenar për atë që Kosova ka arritur në një periudhë të shkurtër kohore, duke u bërë një nga shtetet më demokratike në Evropë. Ai tha se sa herë që vjen në Kosovë u gëzohet ndryshimeve që i sheh teksa lëvizë nëpër rrugët e Kosovës.

Bashkë me urimet për jetë të gjatë dhe shëndet të mirë, kryeministri Kurti ritheksoi mirënjohjen ndaj ambasadorit Walker, për rolin e tij korrekt, konkret dhe aq human të treguar në raport me krimet e luftës që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Ky është 54 vjeçari që u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Dragash

0

54 vjeçari, Demir Misini është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Sahnje të Dragashit.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës për të cilin ka nisur  hetime mbi shkakun e vdekjes, shkruan Insajderi.

Policia ka iniciuar rastin si “hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e basketbollit

0

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 17-të të PrinceCaffe Superligës.

Ndeshja e parë e ditës zhvillohet në palestrën ”Shani Nushi” në Gjakovë, aty ku Vëllaznimi do të jetë nikoqire e Proton Cable Prizrenit.

Kuqezinjtë janë vendin e pestë me shtatë fitore e nëntë humbje, kurse prizrenasit kanë pesë fitore e 11 humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00 Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Istogut dhe Bashkimit.

Hovenier: Të frymëzohemi nga vizioni i Martin Luther King, “paqja e vërtetë është prania e drejtësisë”

0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka shpërndarë një thënie të aktivistit më të njohur ndonjëherë të të drejtave të njeriut, Martin Luther King Jr.

Vizioni i MLK, Hovenier shkroi se duhet t’i frymëzojë të gjithë.

“”Paqja e vërtetë nuk është thjesht mungesa e tensionit; është prania e drejtësisë.” — Martin Luther King Jr., Stride Toward Freedom, 1958. Le të frymëzohemi të gjithë nga vizioni i Dr. King për përfshirjen, jodhunën dhe respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të çdo qenieje njerëzore. #MLKDay”, shkroi Hovenier.

Martin Luther King Jr. ishte udhëheqësi më i dukshëm në lëvizjen për të drejtat civile nga viti 1955 deri në vrasjen e tij më 1968.

 

Vjedhet vetura e parkuar para shtëpisë në Prizren

0

Një veturë me targa vendore është vjedhur në Prizren, teksa ka qenë i parkuar para shtëpisë së pronarit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sheshi i Lidhjes” rreth orës 10:20.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhë veturën e tij me targa vendore e cila ishte e parkuar në rrugë para shtëpisë së tij. Ankuesi ka deklaruar se vetura ka qenë e hapur dhe çelësat kanë qenë në veturë”, njofton policia.

Trafikonin drogë nga SHBA në Shqipëri duke përdorur postën, dy në pranga dhe një në kërkim

0

Dy persona janë arrestuar dhe një i tretë është shpallur në kërkim pasi u zbuluan se trafikonin lëndë narkotike canabis sattiva, nga SHBA, në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar.

Policia njofton se si pasojë e operacionit u sekuestruan 5 kg cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000, euro në qoftë se do të shitej te përdoruesit, e ndarë në pako, 5 aparate celulare, 8000 euro, dhe shuma të tjera parash.

Si rezultat u godit një grup që trafikonte lëndë narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit ppstar, dhe u vu në pranga shtetasi G. D., 23 vjeç, dhe një 16-vjeçar. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. K., 23 vjeç.

Tre shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Në cilësi e provës materiale u sekuestruan 5 kg cannabis sativa me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000 euro nqs do të shitej te përdoruesit, 5 aparate celulare, 8000 euro dhe shuma të tjera parash. Albanian Post

Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Sahnje të Dragashit

0

Një person është gjetur pa shenja jete dje në shtëpinë e tij Sahnje të Dragashit.

Në raportin e policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion./Klankosova.tv