5.3 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026
Home Blog Page 1270

Testimi i mësimdhënësve nuk është obligativ, fillon si testim për avancim

0

Testimi i mësimdhënësve në Kosovë këtë vit nuk do të jetë obligativ. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Në dy fazat e para do të fillohet si një testim për avancim në karrierë për përfitimin e licencës së avancuar, teksa hapi i radhës do të jetë për mësimdhënësit të cilët do të hyjnë në proces dhe pastaj me kohë do të jepen informatat për të gjitha çështjet e tjera.

 

Për këtë ide të Nagavcit SBASHK-u thotë se nuk është i informuar, derisa ka mësimdhënës që e vlerësojnë të mirëseardhur procesin, por edhe të atillë që e vlerësojnë të pakuptueshëm.

Zarife Bajgora Godanci, e cila është mësimdhënëse në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, e vlerëson të mirëseardhur procesin e vlerësimit të mësimdhënësve.

“Po, nuk jam kundër. Pse mos me bë këtë testim dhe me pas ngritje në karrierë, ku secila palë e sprovon vehtën dhe arrin atë çfarë dëshiron. Nuk kemi pse me pas frikë prej testimit”, tha për RTK-në, mësimdhënësja Zarife Bagjora Godanci.

Por kështu nuk mendon edhe kolegia e saj, Lindita Fazliu. Ajo e konsideron të pakuptueshme pse duhet të testohen.

“Për ngritjen e cilësisë çdo herë shkojmë avancohemi duke kryer trajnime të ndryshme, nuk di dhe nuk e kuptoj pse duhet të jetë një vlerësim tjetër. Ne jemi të kualifikuar për këtë drejtim, për këtë punë që e bëjmë dhe ku qëndron problemi, pasi mua po më duket më shumë si problem e jo si vlerësim”, tha Lindita Fazliu, po ashtu mësimdhënëse në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.

Kundërshtim për testim ka edhe nga Sindikata e Arsimit, e cila ka deklaruar se parimisht është kundër testimit me shkrim të njohurive të punëtorëve të arsimit, përderisa janë për vlerësim të punës së mësimdhënësve përmes inspektorëve profesional.

“Test me shkrim për punëtorët e arsimit për njohurit e tyre, nuk ka pas, nuk ka dhe dhe nuk do të ketë dhe ne do të reagojmë duke respektuar zërin e mësimdhënësve. Mirëpo, së fundmi znj.Nagavci, doli me një ide tjetër për të cilën ne nuk jemi të informuar ngase na mungojnë takimet që nga shtatori e këtej me të. Por, një lloj avancimi, një lloj gradimi duke u thirrur edhe në ligjin e pagave që thotë se do të ketë një ngritje page dhe është menduar për licensën e avancuar dhe licensën e përheshme, karrshi licencës që e kanë të gjithë mësimdhënsit. Por znj. Nagavci duhet të jetë korrekte edhe konkrete në deklaratat e saj”, tha Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut.

E ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, bëri të ditur se tashmë është finalizuar legjislatura sekondare, e cila i ka kaluar të gjitha fazat e dëgjimit publik dhe se udhëzimet administrative janë prezantuar në shkolla.

“Në këtë fazë, në qershor, nuk mund të jetë i obligueshëm sepse ne e kemi parasysh që rezultatet e nxënësve janë shumë komplekse dhe rezulatet përfshijnë një varg faktorësh, përfshirë tekstet mësimore, cilësinë e teksteve me të cilat punojnë fëmijtë tanë, cilësinë e programeve universitare, fakulteteve të edukimit të cilat i përgadisin kuadrot për mësimdhënës, rekrutimit për mësimdhënës e shumë elemente të tjera. Planifikimet janë në dy faza; e para që të filllohet si një testim për avancim në karrierë për përfitimin e licencës së avacuar, hapi i radhës do të jetë për mësimdhënësit të cilët do të hyjnë në proces dhe pastaj me kohë do të jepen informatat për të gjitha çështjet tjera”, tha ministrja e Arsimit.

Sipas Ngavacit, procesi i licencimit, për këtë fazë është paraparë në të gjitha nivelet e mësimdhënësve të arsimit parauniversitar.rtk

Moti sot i ngjashëm me atë të ditës së djeshme

0

Moti sot parashihet të jetë i ngjashëm me atë të ditës së djeshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e temperaturave pritet të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, bën të ditur Instituti Hidrometerologjik i Kosovës

Manchester City konfirmon hapjen e shkollës së re të futbollit në Shqipëri

0

Manchester City dhe Ministria shqiptare e Arsimit dhe Sportit kanë njoftuar sot nisjen e një shkolle futbolli në Durrës, e cila do të hapet në vjeshtën e vitit 2024.

Objekti i ri do të përdorë metodologjinë e stërvitjes së Manchester City për të ofruar edukim futbolli të klasit botëror për lojtarët e tij.

Me tetë shkolla të futbollit të Manchester City në nivel global, kjo është shkolla më e fundit që do të hapet si pjesë e zgjerimit të vazhdueshëm të Klubit të programeve të tij bazë.

Përveç Shkollës së Futbollit, Ministria e Arsimit dhe Sportit po zbulon gjithashtu një Akademi Elite në vjeshtën e vitit 2024 për të ofruar një hapsirë për futbollistët vendas që aspirojnë të arrijnë nivelet më të larta të lojës. Akademia do të ndërtohet duke përdorur konsulencë nga “City Football Group”, organizata mëmë e Manchester City.

Jorgina Busquets, Drejtore Menaxhuese e Edukimit të Futbollit, Rekreacionit dhe Klubeve Partnere në “City Football Group”, tha: “Ne jemi të kënaqur të shpallim një Shkollë të re të Futbollit të City-t në Shqipëri sot. Është oferta më e fundit si pjesë e një zgjerimi të vazhdueshëm global të programimit arsimor të Klubit pasi ne synojmë të ndajmë metodologjinë, njohuritë dhe përvojën tonë të stërvitjes për të zhvilluar të rinjtë në mbarë botën”.

“Ne presim me padurim të punojmë me ministrinë shqiptare për një sërë aktivitetesh brenda vendit, ndërsa punojmë drejt hapjes së shkollës në vjeshtën e vitit 2024”, shtoi ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha: “Nisja e Shkollës së Futbollit Manchester City në Durrës është një zhvillim shumë i rëndësishëm për lëvizjen sportive shqiptare në fund të një viti emocionues, i cili e solli Kombëtaren tonë të futbollit në krye grupit kualifikues për Euro 2024”.

“Për më tepër, nisja e Shkollës së Futbollit të Manchester City në Shqipëri është një burim i ri energjie pozitive për vendin tonë dhe ne dëshirojmë të falënderojmë Manchester City-n që ka punuar me ne në këtë projekt”.Albanian Post 

Vidhet një veturë para shtëpisë në Prizren

0

Është  vjedhur një veturë në Prizren.

Pronari e kishte parkuar veturën para shtëpisë së tij dhe brenda saj kishte lënë çelësat e veturës dhe dokumentacionin.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

Familja Maqkaj nga Prizreni, ndihmon 7 familje me kushte të rënda me pako ushqimore dhe dru për ngrohje

0

Shoqata Humanitare “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame dega në Prizren, falë bashkëpunimit të mirë me familjen Maqkaj nga Prizreni ka ndihmuar me pako ushqimore 7 familje me kushte të rënda ekonomike si dhe janë dhuruar 10 m³ dru për ngrohje.

Ndërsa, Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, i është mirënjohës familjes Maqkaj për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Shoqatën Humanitare “Bereqeti”.

Qeveria i reagon sërish KE-së: Liberalizimi me pasaporta serbe qëllimkeq

0

Qeveria e Kosovës i ka reaguar sërish Komisionit Evropian sa i përket përpjekjeve që Komisioni po bën për të lejuar serbët e Kosovës që me pasaporta të Serbisë të udhëtojnë lirshëm në BE.

Në një përgjigje me shkrim për RTK-në, këshilltari i zv/kryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu ka thënë se Republika e Kosovës ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Bashkimi Evropian në lidhje me letrën e dërguar në muajin nëntor nga zëvendëskryeministri Bislimi.

“Në vazhdimësi kemi theksuar se ky propozim i KE-së kontribuon negativisht në integrimin e komunitetit serb krahas edhe interesit të tanishëm të lartë për pajisje me pasaporta pas liberalizimit të vizave, por edhe kërkon të legjitimojë pasaporta ilegale të cilat shkelin sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës”, ka thënë Kadiu.

Ai ka shtuar se si qeveri, do të vijojnë angazhimin në ndaljen e këtij propozimi, siç theksoi, të dëmshëm e qëllimkeq, derisa ftojnë të gjithë qytetarët nga komuniteti serb të vijojnë të aplikojnë e pajisen me pasaporta të Republikës së Kosovës.

Më herët gjatë ditës zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të brendshme Anitta Hipper, deklaroi se KE pret që të miratohet propozimi që edhe serbëve të Kosovës me pasaporta të Serbisë t’i mundësohet lëvizja pa viza në zonën Schengen

“Eskadronët e Vdekjes”, libri më i mirë që shpërfaq gjenocidin serb

0

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës e ka shpallur librin “Eskadronët e Vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti si më të mirin me tematikë nga gjenocidi serb ndaj shqiptarëve.

 

Me këtë rast, autorit Mahmuti i është ndarë edhe mirënjohje. Kjo vepër përveç në gjuhën shqipe u botua edhe në gjuhë të huaja.

Vepra “Eskadronët e Vdekjes” e autorit Bardhyl Mahmuti është veçuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës për qasjen dhe dokumentimin e krimit monstruoz të pushtetit serb në Kosovë. Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqyri Galica tha se romani është një vepër e veçantë edhe si krijim letrar artistik edhe si histori.

“Pavarësisht nga ndihmat që autori pretendon të ketë pasur nga shumë persona, prirja e tij në aspektin stilistik letrar e performues historik është fakt që tregon jo vetëm  përkushtimin e shkrimtarit por talentin për të artikuluar me një gjuhë të pasur, me një mendim të prehtë e më një kërkesë të sofistikuar për ndriçimin e luftës së UÇK-së dhe barbarisë serbe”, ka theksuar Galica, transmeton RTKlive.

Autori i veprës “Eskadronët e Vdekjes”, Bardhyl Mahmuti tha se vlerësimi i veprës së tij u bën nder të gjithë atyre që janë të përkushtuar të hedhin dritë në atë krim aq monstruoz, i cili sipas tij ka rrezik të mbetet në heshtje.

“Jemi në prag të 25 vjetorit, një çerek shekulli nga krimi i gjenocidit dhe realisht nuk mund të jemi të kënaqur me atë që kemi bërë deri tani që në përmasa ndërkombëtare të ndriçohet në tërësi ajo tragjedi që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës”, ka thënë Mahmuti.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe disa nga personazhet e librit “Eskadronët e Vdekjes”.

FFK rekruton 64 gjyqtarë të rinj

0

Federata e Futbollit e Kosovës ka rekrutuar 64 gjyqtarë të rinj të futbollit në të dyja gjinitë, pas një procesi të rekrutimit në të gjithë vendin.

 

Komisioni i Gjyqtarëve në FFK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në bazë të planit të aktiviteteve vjetore ka vazhduar rekrutimin e gjyqtarëve të rinj dhe avancimin e atyre aktual në të gjitha regjionet e Kosovës.

“Pas shpalljes për rekrutim të gjyqtarëve të rinj nga të gjitha regjionet dhe trajnimit bazik të ndjekur nga ta në regjionet përkatëse, Komisioni i Gjyqtarëve ka përfunduar me sukses testimet finale për rekrutimin e gjyqtarëve të rinj. Në të njëjtën kohë, testimeve dhe vlerësimeve u janë nënshtruar edhe gjyqtarët aktual për t’u avancuar në kategori më të larta. Nga këto testime është bërë rekrutimi i 64 gjyqtarë të rinj dhe janë avancuar 62 të tjerë nga kategoria e katërt në kategorinë e tretë, ndërsa 19 gjyqtarë të tjerë janë avancuar nga kategoria e tretë në të dytën”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se Komisioni vazhdimisht bën rekrutimin e gjyqtarëve, në mënyrë që të mbulojë të gjitha ndeshjet me gjyqtarë dhe t’i përgjigjet masovizimit që po ndodh me futbollin në Kosovë.

FSK-ja në hap me planin për transformim në ushtri

0

Procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në forcë me kapacitete ushtarake – që ka hyrë në vitin e gjashtë të planit dhjetëvjeçar – po zhvillohet sipas planifikimeve, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.

 

Liridona Gashi, këshilltare politike e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se ky proces tashmë është në fazën e dytë të realizimit të planit gjithëpërfshirës. Kjo fazë që, sipas saj, është përmbushur rreth 85 për qind, pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

“Kjo fazë parasheh ngritjen e kapaciteteve luftarake. Gjatë këtyre dy vjetëve, përqendrimi është më shumë në investime në sisteme moderne të armatimit… siç është publikuar tashmë kërkesa e Kosovës për të blerë raketa Javelin. Por, ky nuk është i vetmi sistem që kemi në plan për të blerë”, tha Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka konfirmuar më 11 janar se Kosova ka bërë kërkesë që të blejë 246 raketa Javelin, në vlerë prej 75 milionë dollarësh.

SHBA-ja, sipas DASH-it, vazhdon ta mbështesë Kosovën në transformimin “transparent të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë shumetnike për mbrojtje territoriale, të ndërveprueshme me NATO-n, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile”.

Procesi i transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosura të Kosovës nisi në dhjetor të vitit 2018, kur Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore për ta ndryshuar mandatin e FSK-së. Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet, deri në vitin 2028.

Sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, detajet e të cilit nuk janë publike, disa nga përgjegjësitë e reja të FSK-së do të përfshinin ruajtjen e sovranitetit e integritetit territorial, ofrimin e mbështetjes ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare.

Në fazën e tretë dhe të fundit të transformimit të FSK-së – që nis nga viti 2025 e përfundon më 2028 – Gashi ka thënë se planifikohet ngritja e kapaciteteve ajrore, siç është blerja e helikopterëve dhe mjeteve të tjera ajrore.

Në shumë drejtime, Gashi ka thënë se është duke u punuar me hapa më të shpejtë sesa që ishte planifikuar në planin e transformimit. Njëra ndër to, është shprehur ajo, ka të bëjë me rekrutimin e pjesëtarëve të rinj të FSK-së. Nga viti 2021 deri në vitin 2023, sipas saj, janë rekrutuar 1.836 ushtarë të rinj.

FSK-ja, aktualisht, ka rreth 2.500 pjesëtarë. Pas periudhës së tranzicionit, ky numër pritet të rritet në mbi 7.500 dhe të përfshijë pjesëtarë aktivë dhe rezervistë.

Edhe Mentor Vrajolli, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), shprehet se autoritetet përgjegjëse po i përmbushin kërkesat për procesin e transformimit. Sipas tij, në bazë të angazhimeve të deritashme, objektivat do të arrihen më shpejt sesa që ishte paraparë.

“Megjithatë, nuk di se a ka plan të detajuar për këtë apo është falë vullnetit të mirë të Qeverisë. Ajo që është vërejtur nga Qeveria aktuale është se ka investim më të madh në sektorin e mbrojtjes”, thotë Vrajolli.

Por, ndryshe mendon deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës.

Ai vlerëson se shuma buxhetore e ndarë për investime në armatim mund të sjellë vonesa në përmbushjen e planit të tranzicionit dhjetëvjeçar.

“Ka një rritje simbolike të buxhetit për sektorin e mbrojtjes. Me këtë shumë mundësohet vetëm mbijetesa, pagat e të tjera. Nëse shkohet me këtë trend, me vonesa në zbatimin e projektit të FSK-së, nuk do të përmbushen pritjet në afatet e caktuara”, thekson Berisha.

Buxheti i ndarë për këtë vit për Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës është mbi 153 milionë euro. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në muajin tetor të vitit të kaluar tha se për dy vjet e gjysmë qeverisje, ekzekutivi ka dyfishuar buxhetin për FSK-së. Investimet për armatim, sipas tij, janë rritur për 191 për qind.

Ndërkaq, në vitin 2022, Qeveria e Kosovës themeloi Fondin e Sigurisë, ku qytetarë dhe donatorë të ndryshëm mund të kontribuojnë në buxhetin e kësaj ministrie përmes një xhirollogarie bankare.

Vlera e këtyre kontributeve nuk është bërë publike asnjëherë, por nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, vitin e kaluar kishin thënë për REL-in se këto mjete do të investohen për “përmbushjen e objektivit kryesor, që është garantimi i sigurisë së qytetarëve dhe i mbrojtjes territoriale”.

Përveç kërkesës për blerje të raketave Javelin, vitin e kaluar Kosova bleu nga Turqia edhe dronë Bayraktar.

Në vitin 2018, nga SHBA-ja, në Kosovë kishin ardhur automjete ushtarake, të tipit Humvee. Për furnizimin me 51 automjete të këtij tipi, Qeveria e Kosovës në vitin 2018 kishte nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane, AM General.

Dy vjet më vonë, Kosova bleu edhe automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja, ndërkaq më 2021, Qeveria amerikan i dhuroi Kosovës 55 automjete të tipit ASV (Armored Security Vehicle).

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe një vendim për blerjen e dronëve amerikanë, ndërkaq autoritetet kosovare kanë paralajmëruar se ushtria e ardhshme do të pajisjet edhe me helikopterë.

IKSHPK: Rreth 40 mijë raste të gripit sezonal që nga tetori

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se rreth 40 mijë raste të gripit sezonal janë regjistruar nga 2 tetori e deri më 7 janar, e vetëm në javën e parë të vitit 2024 janë raportuar mbi 5700 raste dhe se kjo paraqet kalimin e pragut epidemi.

“Bazuar në të dhënat nga mbikëqyrja permanente e situatës epidemiologjike përmes hulumtimit aktiv dhe pasive të institucioneve shëndetësore dhe në terren për Influenzën sezonale (ILI), për Infeksionet respiratore akute (ARI) dhe Infeksionin e rëndë respirator akut (SARI), IKSHPK bën të ditur se intensiteti i Influencës sezonale (Gripit) sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024 paraqitet në aktivitetin e lartë të qarkullimit, ka shënuar rritje dhe e ka kaluar pragun epidemik”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Pos 40 mijë rasteve me grip, janë regjistruar edhe gati 5 mijë raste të infeksioneve respiratore akute dhe 67 raste me infeksion të rëndë respirator.

Në këtë periudhë, janë testuar 326 mostra nga pacientët, si raste të dyshimta për COVID-19. Nga to 63 kanë dalë pozitive (19.32 për qind).

IKSHPK-ja ka treguar edhe masat më efikase në parandalimin e gripit sezonal. Aty ka thënë se parandalimi më i mirë bëhet përmes vaksinimit. Ky institut ka thënë se i ka siguruar 85 mijë doza të vaksinës dhe se ato mund të merren në çdo komunë. Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes.

Ndërsa si masa praktike për parandalimin e përhapjes, IKSHPK-ja ka përmendur maskat mbrojtëse, distancën fizike, higjienën e duarve, evitimin e kontakteve e që njerëzit e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi.