“Eskadronët e Vdekjes”, libri më i mirë që shpërfaq gjenocidin serb

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës e ka shpallur librin “Eskadronët e Vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti si më të mirin me tematikë nga gjenocidi serb ndaj shqiptarëve.

 

Me këtë rast, autorit Mahmuti i është ndarë edhe mirënjohje. Kjo vepër përveç në gjuhën shqipe u botua edhe në gjuhë të huaja.

Vepra “Eskadronët e Vdekjes” e autorit Bardhyl Mahmuti është veçuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës për qasjen dhe dokumentimin e krimit monstruoz të pushtetit serb në Kosovë. Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqyri Galica tha se romani është një vepër e veçantë edhe si krijim letrar artistik edhe si histori.

“Pavarësisht nga ndihmat që autori pretendon të ketë pasur nga shumë persona, prirja e tij në aspektin stilistik letrar e performues historik është fakt që tregon jo vetëm  përkushtimin e shkrimtarit por talentin për të artikuluar me një gjuhë të pasur, me një mendim të prehtë e më një kërkesë të sofistikuar për ndriçimin e luftës së UÇK-së dhe barbarisë serbe”, ka theksuar Galica, transmeton RTKlive.

Autori i veprës “Eskadronët e Vdekjes”, Bardhyl Mahmuti tha se vlerësimi i veprës së tij u bën nder të gjithë atyre që janë të përkushtuar të hedhin dritë në atë krim aq monstruoz, i cili sipas tij ka rrezik të mbetet në heshtje.

“Jemi në prag të 25 vjetorit, një çerek shekulli nga krimi i gjenocidit dhe realisht nuk mund të jemi të kënaqur me atë që kemi bërë deri tani që në përmasa ndërkombëtare të ndriçohet në tërësi ajo tragjedi që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës”, ka thënë Mahmuti.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe disa nga personazhet e librit “Eskadronët e Vdekjes”.

Më Shumë

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot ka filluar zyrtarisht procesi i aplikimit për mbështetjen e...

Hoti shkruan për Marrëveshjen Uashingtonit, e thumbon Osmanin: VV-ja dhe ata që i shkonin pas e vlerësuan të dëmshme

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar për Marrëveshjen e Uashingtonit, duke thënë se ajo parashihte edhe pavarësinë energjetike të Kosovës. Duke folur për këtë...

Lajmet e Fundit