4.8 C
Prizren
E diel, 10 Nëntor, 2024

FFK rekruton 64 gjyqtarë të rinj

Federata e Futbollit e Kosovës ka rekrutuar 64 gjyqtarë të rinj të futbollit në të dyja gjinitë, pas një procesi të rekrutimit në të gjithë vendin.

 

Komisioni i Gjyqtarëve në FFK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në bazë të planit të aktiviteteve vjetore ka vazhduar rekrutimin e gjyqtarëve të rinj dhe avancimin e atyre aktual në të gjitha regjionet e Kosovës.

“Pas shpalljes për rekrutim të gjyqtarëve të rinj nga të gjitha regjionet dhe trajnimit bazik të ndjekur nga ta në regjionet përkatëse, Komisioni i Gjyqtarëve ka përfunduar me sukses testimet finale për rekrutimin e gjyqtarëve të rinj. Në të njëjtën kohë, testimeve dhe vlerësimeve u janë nënshtruar edhe gjyqtarët aktual për t’u avancuar në kategori më të larta. Nga këto testime është bërë rekrutimi i 64 gjyqtarë të rinj dhe janë avancuar 62 të tjerë nga kategoria e katërt në kategorinë e tretë, ndërsa 19 gjyqtarë të tjerë janë avancuar nga kategoria e tretë në të dytën”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se Komisioni vazhdimisht bën rekrutimin e gjyqtarëve, në mënyrë që të mbulojë të gjitha ndeshjet me gjyqtarë dhe t’i përgjigjet masovizimit që po ndodh me futbollin në Kosovë.

Më Shumë

Ballkani dhe Malisheva në krye të tabelës pas fitoreve të sotme

Ballkani dhe Malisheva kanë arritur fitore të rëndësishme në ditën e fundit të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës. Kampioni në fuqi fitoi si...

Prishtina mposht Prizrenin me 20 pikë dallim

Sigal Prishtina ka fituar sfidën ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 100:80 (33:19, 22:23, 22:16, 23:22), në javën e tetë të ProCredit Superligës. Pas një...

Lajmet e Fundit