Home Blog Page 1298

Rizvanolli fajëson PDK-në dhe LDK-në për krizën energjetike

0

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet çmimi aktual i energjisë elektrike, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka fajësuar partitë opozitare, në këtë rast politikat e Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike ato të cilët kanë përkeqësuar situatën me energji elektrike në Kosovë.

Sipas saj në vitin 2017 PDK dhe LDK kanë ndërhyrë në Zyrë e Rregullatorit të Energjisë Elektrike duke detyruar këtë institucion ta largojë bllok-tarifën.

“Me largimin e bllok-tarifës 80 për qind e familjeve kanë pasur rritje të faturave të energjisë elektrike ndërsa pjesa tjetër që kanë shpenzuar më shumë energji elektrike, vetëm ata kanë pasur ulje”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Është kjo heqje e bllokut tarifor, sipas Rizvanollit, e cila ka sjellë situatën deri tek eksplodimi i kërkesës për energji elektrike në masa jo normale.

“Një gjë e tillë edhe pa nxitje të efiçiencës së energjisë na ka bërë përballjen me krizën shumë më të vështirë sesa që ka qenë e nevojshme ta kemi”.

Ndryshe deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në seancën në Kuvend të Kosovës ku po debatohet për energjinë, ka propozuar rezolutën për ulje të çmimit të energjisë dhe ka kërkuar heqjen e blloktarifave.

Ai ka thënë se ky dokument është hartuar në koordinim edhe me deputetët e LDK-së dhe AAK-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit. /Albanianpost.com

Tahiri kërkon uljen e çmimit të rrymës: Ta ndalojmë plaçkën

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar uljen e çmimit të energjisë elektrike, meqë sipas tij, Kosova 94 për qind të nevojës së saj për rrymë po mund ta përmbushë nga prodhimi vendor.

“Në komplet vitin 2023 kërkesa e KESCO-s për furnizimin e qytetarit me energji elektrike ka qenë mbi 4 milionë megavate ndërsa kërkesa për import e KESCO-s ka qenë mbi 255 mijë megavat orë. Vetëm 5.19 për qind ka pasur nevojë për import, ndërsa 94 për qind e kësaj energjie është prodhuar nga KEK-u”.

Prandaj sipas tij është e papranueshme të vazhdohet edhe në vitin 2024 të paguhen fatura të tilla të energjisë elektrike kur nevoja për import për qytetarët e Kosovës ka qenë vetëm 5 për qind.

“Çmimi shkon deri në 500 për qind në tarifën e lartë mbi 800 kilovatë, kjo është e papranueshme dhe në çdo variant duhet ta kundërshtojmë, pra kjo është plaçkë”.

Janë numrat dhe faktet ata të cilët, sipas Tahirit, të shpien drejtë procesit të uljes së çmimit të energjisë elektrike.

Ndryshe deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në seancën në Kuvend të Kosovës ku po debatohet për energjinë, ka propozuar rezolutën për ulje të çmimit të energjisë dhe ka kërkuar heqjen e blloktarifave.

Ai ka thënë se ky dokument është hartuar në koordinim edhe me deputetët e LDK-së dhe AAK-së. /Albanianpost.com

Murati njofton se ka filluar subvencionimi i faturave të rrymës për këto kategori

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se 40,620 familje që janë kualifikuar në grupin e parë, do të përfitojnë nga subvencionimi i energjisë elektrike.

Subvencionimi do të bëhet direkt në faturë, i ndarë në 6 këste mujore, duke filluar nga fatura e janarit.

“40,620 familje që janë kualifikuar në grupin e parë, do të përfitojnë nga subvencionimi i energjisë elektrike. Subvencionimi do të bëhet direkt në faturë, i ndarë në 6 këste mujore, duke filluar nga fatura e janarit. Subvencionimi bëhet në kuadër të pilotimit të Programit për Mbështetjen e Familjeve të Cënueshme, që mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Murati.

Rexhaj e akuzon opozitën: Janë munduar të ndalojnë secilën reformë duke e dërguar në Kushtetuese

0

Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, ka pasur shumë kritika ndaj opizitës kosovare. Në një intervistë për Reporteri, ai ka theksuar se opozita është munduar të ndalojë secilën reform.

Madje, ai e akuzoi opozitën se këtë është munduar ta bëjë duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Partitë opozitare janë munduar secilën reformë ta ndalojnë duke e dërguar kështu në Gjykatën Kushtetuese. Qëllimi i tyre është i qartë ata duan të ndalojnë qeverisjen e mirë dhe nuk duan që në Kosovë të krijohet bindja se këtu mundesh me qenë në Qeveri, pa korrupsion, pa hajni, me zhvillim ekonomik dhe me drejtësi të pavarur. Këta pak a shumë duan të dëshmojnë përmes përpjekjeve të tilla të thonë se të gjithë jemi njësoj. Por, jo, nuk jemi.” – deklaroi Rexhaj.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj katër të dyshuarve në Suharekë

0

Prokuroria Themelore në Prizren të enjten ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve V.B., A.F., A.K., dhe E.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” në dy raste gjatë vitit 2023.

Sipas aktakuzës,” të pandehurit V.B., A.F., A.K., dhe E.K., me datë 21.11.2023 rreth orës 13:30min në fshatin Duhël – Komuna e Suharekës, pa autorizim kanë poseduar substanca narkotike me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes, në atë mënyrë që gjatë kontrollit rutinor të policisë në kuadër të planit operativ ”Siguria në shkolla 2023/2024”, e me rastin e kontrollit të automjetit Golf V, të cilin e drejtonte i pandehuri V.B, dhe pasagjerë ishin të pandehurit A.F., dhe A.K., të shoqëruar me qytetarin B.Sh., te i pandehuri A.F., janë gjetur pesë qese najloni me substancë narkotike të llojit “marihuana” me peshë të përgjithshme 7.29 gram dhe te i pandehuri A.K., një qese najloni me substancë narkotike të llojit “marihuana” me peshë të përgjithshme prej 3.69 gram, substanca këto të shpallura me ligj si narkotikë, e të cilët nga automjeti në fjalë i kanë ofruar për shitje këto substanca narkotike pa pasur autorizim nga organi kompetent”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Po ashtu, me datë 22.11.2023 rreth orës 14:20 min. në Suharekë, në një parking në afërsi të Gjimnazit të Suharekës (brenda perimetrit prej 350 metrash), pa autorizim kanë poseduar substanca narkotike me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes, në atë mënyrë që gjatë kontrollit rutinor të policisë në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla 2023/2024”, e me rastin e kontrollit të automjetit Golf V, të cilin e drejtonte i pandehuri V.B., dhe pasagjerë ishin A.F., A.K., dhe E.K., te i pandehuri E.K. është gjetur një qese najloni e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuana” me peshë të përgjithshme 1.74 gram, te i pandehuri A.F., është gjetur një letër e bardhë brenda saj substancë narkotike e llojit “marihuana” me peshë prej 1.21 gram dhe një grinder për grirjen e marihuanës, në brendësi të automjetit pas ulëses të pasagjerit në një hapësirë në pjesën e pasme janë gjetur 70 qese të vogla të zbrazëta të vendosura në një qese e të cilat shërbejnë për paketimin e substancës narkotike, ndërsa me datën e njëjtë rreth orës 18:00 min. në fshatin Studenqan, gjatë kontrollit të shtëpisë së të pandehurit V.B., janë gjetur dhe janë sekuestruar: Një (1) qese najloni e mbushur me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 31.32 gram; Një (1) qese najloni me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 82.56 gram”, vijon njoftimi i Prokurorisë.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Walker: Isha i padrejtë ndaj Thaçit, në një darkë i thashë jam penduar – ndjej obligim të bëj diçka për lirimin e tij

0

Ish-shefi i Misionit Vëzhgues të OSBE-së në Kosovë gjatë luftës, William Walker tha se për ish-drejtorin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin, kishte thënë gjëra “goxha të këqija” gjatë kohës sa ai ishte president.

Walker në T7, ku tregoi një ngjarje në javët e fundit të presidencës së Thaçit, ku ia kishte shprehur pendimin e tij. Aty, diplomati amerikan tha se e ndryshoi përceprimin për Thaçin.

“Deri kur u bë president, unë pata raport të njëjtë me të, siç kisha me Ramushin ose me të tjerët politikanë, si Limaj… përmendni ju. Ai ishte dikush që e vizitoja pothuaj sa herë që vija këtu. Gjatë pjesës më të madhe të presidencës së tij, kam qenë kritik ndaj Hashim Thaçit. Shpesh disa gjëra që i kam thënë, kur i shikoj mbrapa, ishin goxha të këqija për Hashim Thaçin, kryesisht për qeverinë e asaj kohe. Gjatë javëve të fundit të presidencës së tij, unë isha këtu dhe ishte shtruar një darkë për nder timin nga vetë ai dhe nga Behgjet Pacolli. Ishte një numër i madh njerëzish dhe në fund të darkës sikur u ndjeva disi i qetë dhe u ngrita dhe thashë disa fjalë, e shikova presidentin Thaçi dhe i thashë: tash pendohem që kam thënë shumë gjëra negative për ty dhe disa prej tyre shpresoj të mos i kesh marrë si personale. Nuk e dija se si do të përgjigjej. Ai u ngrit dhe tha disa gjëra shumë, shumë të bukura. Ai tha se i kujtohen shumë nga këto gjëra që ia kisha thënë, por kurrë nuk i kam marrë si kritika personale. Gjithmonë i kam marrë ato si përpjekje tuaja për të më bërë mua dhe Kosovën një vend më të mirë. Dhe nuk ka ndjenja të vështira. Aty e ndryshova perceptimin tim për Hashim Thaçin”, tha Walker.

“Loyola-Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të gjuhës gjermane

Tash, ai tha se ndjen obligim që të kontribuojë që Thaçi dhe ish-krerët tjerë të UÇK-së të liroheshin nga ndjekja penale e Gjykatës Speciale në Hagë, ndërsa paralajmëroi se mund të paraqitet si dëshmitar i Mbrojtjes.

“Më pas, kur ai hasi në vështirësitë në të cilat ndodhet edhe tani, jo vetëm sepse ai po i nënshtrohet një ndjekjeje shumë të padrejtë në Hagë, por gjithashtu ndjehem i obliguar të përpiqem të bëj diçka të bëj gjërat më mira për të. Edhe për Kadri Veselin, edhe për Jakup Krasniqin. Mendoj se ata po trajtohen në mënyrë shumë të padrejtë nga Gjykata e Hagës. Unë jam përpjekur të bëj ç’është e mundur për t’i ndihmuar ata dhe shpresoj të paraqitem si dëshmitar mbrojtës kur prokuroria përfundimisht t’i japë fund ndjekjes penale. Ndaj, ndjej se kam qenë shumë i padrejtë ndaj tij kur ishte president, se i personalizova disa gjëra që nuk do të duhesha, dhe do të doja të kontribuoja që drejtësia të vendoset në Hagë, e cila mendoj se nuk po ndodh aktualisht”, tha Walker.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Çmimi i rrymës, Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme

0

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot seancë të jashtëzakonshme, me fillim nga ora 10:00.

 

Në rend dite deputetët e Kuvendit kanë vetëm një pikë: Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

Seanca e parë e sesionit pranveror të Kuvendit, mbahet konform kërkesës së 40 deputetëve nënshkrues.

Koalicioni AAK-Nisma, Berisha: Nuk përjashtohet bashkimi i PDK-së dhe LDK-së

0

Ai ka thënë se ky koalicion është bërë për të ndalë siç e ka quajtur të keqen e madhe në vend qeverisjen e Albin Kurtit.

Berisha në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1, tha ky koalicion nuk është çështje për kalim të pragut.

“Në zgjedhjet e ardhshme do të jetë opsioni më i pranueshëm politik. Në zgjedhjet e fundit për pak vota nuk e kemi kaluar pragun me një dalje .. Në këtë rast nuk është çështje pragu sa është unifikimi i subjekteve politike ndaj të keqes së madhe që qeverisjes së Kurtit”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se kanë pas diskutime edhe më parti të tjera, por që nuk ka treguar se me cilat kanë diskutuar.

Ndërsa, ka thënë se synojnë zgjerimin dhe nuk ka thënë se nuk e përjashton si mundësi që tu bashkohen edhe PDK e LDK-ja.

Nuk përjashtohet që këtij fronti t’i bashkohen edhe PDK-ja dhe të tjerat edhe LDK-ja pse jo.

Zyrtarizohet koalicioni parazgjedhor ndërmjet AAK-së dhe NISMA-s

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë lidhur koalicion parazgjedhor, raporton Gazeta Sinjali.

Zyrtarizimi i koliaiconit është bërë ndërmjet Ramush Haradinajt, kryetarit të AAK-së dhe Fatmir Limajt, kryetarit të NISMA-s.

Në marrëveshjen mes dy partive, bëhet e ditur se të dyja dakordohen që të krijojnë rreshtin e përbashkët për shtetin e Kosovës, teksa bëhet e ditur se të dy partitë janë të hapura që ta zgjerojnë koalicionin.

 

 

“Të dyja partitë dakordohen që të krijojnë rreshtin e përbashkët për shtetin e Kosovës dhe përcaktohen të hapura për zgjerim të koalicionit me të gjitha ato parti politike, nisma qytetare apo shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme interesi e që për synim kanë ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshëm e afatgjatë, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, kjo në partneritet të përhershëm me aleatët strategjikë, ShBA dhe BE”, thuhet në dokumentin e marrëveshjes.

Ky nuk është koalicioni i parë i tyre. AAK dhe Nisma kishin bërë koalicion parazgjedhor edhe në prill të vitit 2016.

Bëhet fjalë për vitin 2017 deri në vitin 2019, kur Haradianaj ishte kryeministër e Limaj zëvendës i tij.

Nga 1 shkurti, kjo kartëmonedhë do të ndalojë së qarkulluari në Kosovë

0

Nga data 1 shkurt 2024 institucionet financiare bankare dhe jo-bankare obligohen të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro, sipas rregullores së re të BQK-së për Operacionet me Paratë e Gatshme.

Rregullorja në fjalë përcakton procedurat e trajtimit dhe tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe të valutave të tjera të dyshuara si të falsifikuara, kriteret për këmbimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro të dëmtuara.

Ajo po ashtu rregullon standardet minimale për kontrollin e përshtatshmërisë dhe ri-qarkullimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro, paketimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro për depozitim në Bankën Qendrore të Kosovës.

Rregullorja e re përcakton edhe kushtet për transaksionet e pagesave me para të gatshme, rregullat dhe detyrimet për importin dhe eksportin e kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera prej dhe në Republikën e Kosovës, si dhe procedurat dhe detyrimet për ofruesit e shërbimeve të depozitimit apo tërheqjes së parave të gatshme përmes makinerive që përdoren nga klienti.

Sipas kësaj rregulloreje, me qëllim të parandalimit të futjes së parave të falsifikuara, personat fizik dhe personat juridik që nuk ushtrojnë veprimtari financiare, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e monedhave nëse bartin më shumë se 100 copë/njësi pavarësisht nga shuma.

Asnjë person fizik apo juridik nuk mund të ofrojë shërbime të depozitimit apo të tërheqjes së parave të gatshme përmes ndonjë lokacioni me shërbim fizik apo përmes ndonjë pajisje apo makine që përdoret nga klienti, në emër të ofrimit të shërbimeve financiare pa posedim të licencës dhe autorizimit nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim.

Po ashtu, asnjë person fizik apo juridik nuk mund të importojë dhe pajiset me makina teknike-elektronike për shërbime të tërheqjes dhe depozitimit të parave nëse nuk është i licencuar si institucion financiar për ofrim të aktiviteteve bankare, apo institucion financiar jo-bankar me shërbime të licencuara për para elektronike dhe shërbimet e pagesave.

BQK thekson se importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera në Republikën e Kosovës është e drejte ekskluzive e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera në Kosovë mund të bëhet vetëm për dhe nga institucionet financiare bankare dhe jo-bankare të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës për ushtrimin e aktiviteteve financiare bankare.