12.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Tahiri kërkon uljen e çmimit të rrymës: Ta ndalojmë plaçkën

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar uljen e çmimit të energjisë elektrike, meqë sipas tij, Kosova 94 për qind të nevojës së saj për rrymë po mund ta përmbushë nga prodhimi vendor.

“Në komplet vitin 2023 kërkesa e KESCO-s për furnizimin e qytetarit me energji elektrike ka qenë mbi 4 milionë megavate ndërsa kërkesa për import e KESCO-s ka qenë mbi 255 mijë megavat orë. Vetëm 5.19 për qind ka pasur nevojë për import, ndërsa 94 për qind e kësaj energjie është prodhuar nga KEK-u”.

Prandaj sipas tij është e papranueshme të vazhdohet edhe në vitin 2024 të paguhen fatura të tilla të energjisë elektrike kur nevoja për import për qytetarët e Kosovës ka qenë vetëm 5 për qind.

“Çmimi shkon deri në 500 për qind në tarifën e lartë mbi 800 kilovatë, kjo është e papranueshme dhe në çdo variant duhet ta kundërshtojmë, pra kjo është plaçkë”.

Janë numrat dhe faktet ata të cilët, sipas Tahirit, të shpien drejtë procesit të uljes së çmimit të energjisë elektrike.

Ndryshe deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në seancën në Kuvend të Kosovës ku po debatohet për energjinë, ka propozuar rezolutën për ulje të çmimit të energjisë dhe ka kërkuar heqjen e blloktarifave.

Ai ka thënë se ky dokument është hartuar në koordinim edhe me deputetët e LDK-së dhe AAK-së. /Albanianpost.com

Më Shumë

Gabimi i Noes

Enver Sulaj Sot bie shi mbi çatinë time Dhe mbi qepallat tua të egërsuara nga mërzia e stinës. Diejt e përflakur janë zbehur sot Vranësira ka hijezuar të papriturën...

Libri “Ringjallja e baladave” i shkrimtarit nga Shqipëria, Besim R. Cengu, promovohet në Prizren

Libri “Ringjallja e baladave” i shkrimtarit nga Kukësi i Shqipëria, Besim R. Cengu, u promovua në Prizren. Studiuesit i kanë vlerësuar lartë baladat e publikuar...

Lajmet e Fundit