Home Blog Page 1301

Ilir Shaqiri tregon se kënga “Sërish vjen marsi” mban vulën e poetit Adem Gashi

0

Këngëtari i njohur Ilir Shaqiri është tronditur nga vdekja e poetit Adem Gashi, të cilin e ka quajtur “gjeneral poeti”.

Ai ka treguar se kënga e njohur e tij “Serish vjen marsi” mban vulën e poetit.

Shaqiri ka bërë me dije se Gashi ka shkruar edhe qindra këngë për dëshmorët e atdheut.

“I trishtueshëm ky mëngjes janari. U nda nga jeta gjeneral poeti Adem Gashi, autori i shumë librave me poezi e prozë, drejtori i Programit Satelitor në RTSh gjatë kohës së luftës çlirimtare në Kosovë, fuqidhënësi më madhor i këngës atdhetare në kohën e sotme. “Serish vjen marsi” dhe qindra këngë për dëshmorët e atdheut mbajnë vulën e tij të përjetëshme. Lamtumirë, mik i shtrenjtë!”, ka shkruar Shaqiri në profilin e tij në “Facebook”.

Poeti dhe shkrimtari Adem Gashi ka vdekur sot në moshën 70-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar e djali i tij, Dradani.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se varrimi i shkrimtarit bëhet sot në varrezat e fshatit Nekoc të Komunës së Drenasit.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi. Sot në mëngjes, baba ynë Adem Gashi ndërroi jetë. Varrimi i Ademit bëhet sot (e Martë) në ora 15:00 në fshatin Nekoc\ Drenas”, ka shkruar ai.

Prizren/Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të narkotikëve e organizim të skemave piramidale

0

Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të tre të pandehurve A.E., B.E., dhe T.B., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, dhe veprën “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sipas aktakuzës, të pandehurit B.E., dhe A.E., nga koha e pa vërtetuar deri më datë 30.08.2023 rreth orës 14:00, në shtëpinë e tyre në fshatin Zhur dhe në qytetin e Prizrenit, pa autorizim kanë shpërndarë dhe ofruar për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë dhe atë të llojit kokainë.

Sipas aktakuzës narkotikët e siguruar përmes rrugëve ilegale këtë dy të akuzuar e kanë mbajtur në shtëpinë e tyre në fshatin Zhur nga ku pastaj e kanë shitur në sasi të vogla për persona të ndryshëm në fshatin Zhur dhe në qytetin e Prizrenit.

“Gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore më datë 30.08.2023, i pandehuri A.E., derisa ishte duke drejtuar veturën e markës “Fiat Croma” në Prizren, arrestohet dhe nga i njëjti sekuestrohen dy (2) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë prej 2.55 gram, përderisa në të njëjtën kohë gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar një peshore digjitale ngjyrë e zezë, dhe 45 (dyzetë e pesë) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë prej 23.04 gram, tri (3) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë prej 52.34 gram dhe një qese najloni në peshë prej 1.76 gram, të cilat substanca narkotike pas ekzaminimit dhe ekspertimit nga Laboratori i Agjencisë Kosovare për Forenzikë, rezultojnë të jenë të llojit kokainë, nga matjet neto me peshë të përgjithshme prej 65.76 gram”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me këto veprime thuhet se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa, i pandehuri T.B., thuhet se me dashje ka ndihmuar dy të pandehurit e tjerë në kryerjen e veprës penale, duke iu siguruar klientë të ndryshëm për blerje të narkotikut.

“Po ashtu, të pandehurit B.E., dhe A.E., nga koha e pa vërtetuar në vitin 2021 deri më datë 30.08.2023, në vazhdimësi, në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit, në një lokal dhe përmes mjeteve elektronike, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, organizojnë lojëra të fatit siç përcaktohet me ligj, për të cilat nuk është dhënë licenca, në atë mënyrë që të njëjtit në bashkëkryerje, në mënyrë të kundërligjshme dhe të fshehtë përmes telefonave mobil dhe kompjuterit që gjendej në lokalin e lartcekur, instalojnë llogari të ndryshme nga ëeb faqe të ndryshme për lojëra të fatit, nga të cilat ëeb faqe krijojnë llogari për klientë të ndryshëm, më pas në ato llogari u dërgojnë të holla klientëve për të zhvilluar lojëra të fatit dhe më pas këta të fundit paguajnë të hollat kesh për të pandehurit”, thuhet në njoftim.

“Loyola-Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të gjuhës gjermane

Me këto veprime thuhet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” sipas KPRK-së.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Po ashtu, prokurori ka propozuar që si mjete të kryerjes dhe dobi pasurore, të konfiskohen sendet të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës penale, të cilat janë sekuestruar përkohësisht, e që janë: Një (1) Automjet Fiat Croma, ngjyrë hiri metalike; Një (1) automjet Citroen C-Elysee, ngjyrë e bardhë; Tre (3) telefona: Sony Xperia, IPHONE X dhe Samsung; Kartëmonedha në vlerë prej 1140 Euro dhe 40 Franga Zvicerane; Pesëdhjetë e një (51) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 79.69 gram; Një (1) peshore digjitale ngjyrë e zezë; Një (1) DVR”, thuhet në njoftim.

500 euro subvencion për çdo lindje në QKMF në Rahovec

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot nënshkroi vendimin e parë të subvencionimit të lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.

Nga komuna bëjnë të ditur se nga janari i këtij viti, çdo lindje në Repartin e Maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” do të mbështetet me 500 euro nga Komuna e Rahovecit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Roma ia bën “ciao” Mourinhos

0

Roma ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Jose Mourinhon.

“Ne i urojmë Mourinhos të gjitha të mirat në të ardhmen dhe në kapitullin tjetër”, thuhet në njofim.

Shkarkimi i portugezit, vjen pas humbjes nga Milani në vikend, me rezultat 3-1.

Mourinho është prezantuar si trajner te Roma në maj të vitit 2021. Ai e drejtoi ekipin drejt triumfit në Ligën e Konferencës në Tiranë dhe në finale të Ligës së Evropës në Budapest në sezonin e shkuar. /Klankosova.tv.

Vdes shkrimtari Adem Gashi

0

Të martën në mëngjes ka vdekur shkrimtari Adem Gashi.

Kshtu ka njoftuar i biri i të ndjerit përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot në mëngjes, baba ynë Adem Gashi ndërroi jetë. Varrimi i Ademit bëhet sot (e Martë) në ora 15:00 në fshatin Nekoc\ Drenas.”, shkruan djali i tij Dardan Gashi.

Në vitin 2022 Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” i cili ndahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, iu dha Adem Gashit.

Ndërsa në vitin 2018, Adem Gashi ishte fitues i vendit të dytë në konkursin e poezisë “KultStrofa” të organizuar nga KultPlus./Klan Kosova

“Loyola-Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të gjuhës gjermane

Arrestohen tre persona në Prizren nën dyshimin për dhunim dhe detyrim në prostitucion

0

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar tre persona në Prizren, pasi dyshohen për “Dhunim” dhe “Detyrim në prostitucion”.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti thuhet se ka ndodhur më 13 dhe 15 janar në Prizren.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura, ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Mot i vranët e me reshje bore

0

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, me reshje lokale bore gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme, të cilat më të pakta do të jenë në Rrafshin e Kosovës.

Temperaturat pësojnë ulje, me minimalet që do të lëvizin prej -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 4 gradë Celsius.

Pep Guardiola, trajneri më i mirë për vitin 2023

0

FIFA është duke shpallur sonte më të mirët e vitit 2023, në një mbrëmje gala që po mbahet në Londër.

Çmimin “Trajneri më i mirë” e ka fituar Pep Guardiola, shkruan Gazeta Express.

Spanjolli e rrëmbeu këtë çmim pas arritjeve të tij me Manchester Cityn vitin e kaluar, duke udhëhequr klubin anglez drejt tripletës historike.

“Qytetarët” fituan Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA.

Manchester City gjithashtu fitoi edhe Superkupën e Evropës

Pep Guardiola në garën për këtë çmim mposhti dy italianët, Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti.

Totaj njofton për emërimin e drejtorit të ri në Drejtorinë  e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar për emërimin e drejtori të ri në Drejtorinë  e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Emërova sot Ramadan Tarashajn drejtor të ri të Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, i cili është biznesmen e magjistër i ekonomisë si dhe i gatshëm të ballafaqohet me sfida dhe përgjegjësi, për ta mbrojtur interesin publik”, shkruan Totaj në Facebook.

“Tarashajt i dëshiroj mirëseardhje në ekipin tonë dhe punë të mbarë gjatë këtij rrugëtimi në shërbim të qytetarëve të Komunës së Prizrenit!”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kapet me drogë dhe armë një i mitur në Prizren

0

Njësiti i Antidrogës ka ndaluar një veturë në vozitje e cila për shofer kishte një të mitur.

Atij në automjet i janë gjetur armë të llojeve të ndryshme.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë më dije se të njëjtit i është gjetur një armë/pistoletë, municione të tjera dhe një thikë ushtarake, të cilat i janë konfiksuar.

 

Policia ende nuk ka dhënë detaje mbi rastin.