9.8 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 1306

Pamje e rëndë nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren

0

Një aksident i frikshëm i mori jetën tre të rinjve nga Kosova. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren, ku ata po bënin gara me makina.

Tre viktimat janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.

Aksidenti fatal është shkaktuar si pasojë e garave me makina. Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Ndërkohë që janë publikuar edhe pamje nga momenti i aksidentit, të cilat janë xhiruar nga një prej personave që po e ndiqnin nga afër garën dhe kanë kapur momentin e tmerrshëm që për tre tjerë ishte fatal.

Këta janë tre personat që vdiqën në aksidentin e rëndë në Prizren

0

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku kanë vdekur tre persona.

Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj janë tre personat që kanë vdekur në aksident, raporton Sinjali.

Aksident i rëndë në Prizren, raportohet për tre të vdekur

0

Prizreni është tronditur pak para mesnatës.

Sinjali raporton se aksidenti i komunikacionit ka shkaktuar vdekjen e tre personave.

Ndërsa Indeksonline raporton se aksidenti ka ardhur si pasojë e garave në mes dy veturave të tipit Golf qe kanë humbur kontrollin dhe njëra nga to ka goditur kalimtarët pranë autostradës të cilët besohet se ishin duke ndjekur nga afër këto gara. Vdekja e tyre është konfirmuar në QKMF e Prizrenit, ndërsa tre persona janë të lënduar nga ky aksident i rëndë tragjik.

 

 

Në prag të heqjes së vizave, mbi 300 mësimdhënës kanë kërkuar pushim pa pagesë

0

Plot 300 mësimdhënës, kanë paraqitur kërkesën për pushim pa pagesë. Sipas Sindikatës së Arsimit, kjo ndërlidhet me heqjen e vizave, derisa si arsye po i sheh kushtet e punës. Njësoj nuk po mendojnë njohësit e fushës.

Për më pak se dy javë, kosovarët do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm.

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

Hapjen e kufijve, ndonëse vetëm për turizëm, një numër i madh i punëtorëve po e shohin si mundësi për të punuar në vende evropiane.

Heqjen e viziave duket se po e presin edhe një numër i mësimdhënësve.

Madje sipas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, mësimdhënësit veçse kanë filluar të paraqesin pushime vjetore pa pagesë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kushtet e punës e pagat e vogla janë arsyeja që sipas Jasharit po i detyron mësimdhënësit ta lënë ditarin.

Ani pse kanë filluar kërkesat për pushime pa pagesë, megjithatë njohësit e arsimit nuk presin largime të mësimdhënësve nga Kosova.

Në bazë të ligjit të punës, të punësuarit mund të marrin një vit pushim pa pagesë dhe pas asaj periudhe të kthehen në vendin e punës.

Kërkesa të tilla nga mësimdhënësit ka pasur gjatë gjithë vitit.https://teve1.info/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Malisheva e befason Dritën në Gjilan, fitojnë edhe Feronikeli e Dukagjini

0

Malisheva ka marrë fitore të madhe kundër Dritës në ndeshjen e xhiros së tetëmbëdhjetë në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll. Poashtu edhe Feronikeli ka fituar ndaj Fushë Kosovës e edhe Dukagjini kundër Gjilanit. 

Skuadra e Malishevës ia ka dalë që të fitojë në Gjilan kundër ish-kampionit. Rezultati përfundimtar ka qenë 1-2 në favor të Malishevës.
Drita ka kaluar herët në epërsi, qysh në minutën e pestë me golin e Krasniqit, por nuk ka qenë në gjendje që ta mbrojë rezultatin. Reagimi i malishevasve ka qenë i shpejtë, kur fillimisht Hazrollaj në minutën e shtatëmbëdhjetë e ka barazuar rezultatin e pastaj Aliu në kohën shtesë të pjesës së parë ka realizuar golin e fitores.
Pjesa e dytë nuk ka ndryshuar rezultatin.
Në Fushë Kosovë, Feronikeli ka fituar ngushtë, 1-0, me golin e Musës në minutën e nëntë.
Ndërsa në Klinë vendasit kanë shënuar kundër Gjilanit vetëm në minutat shtesë kur ka realizuar Neziri. Tabelën e Superligës vazhdon ta kryesojë Ballkani. /RTKLive

Lajmi i fundit:Dragashi me rrugë të kalueshme, por me mungesë energjie

0

Të gjitha rrugët nacionale dhe ato të fshatrave në komunën e Dragashit tashmë janë të hapura.

Reshjet e borës kanë arritur deri në 40 cm, ndërsa zyrtarë komunal thonë se janë angazhuar me të gjitha kapacitetet që të mbajnë nën kontroll situatën.

Problem kryesor në këtë komunë paraqet furnizimi me rrymë elektrike dhe për këtë problem kryetari Behxhet Xheladini tha se ka kontaktuar vazhdimisht me përfaqësues të KEDS-it, të cilët kanë thënë se po merren me problemin.

Në fshatrat e trevës së Gorës nuk ka rrymë deri në 30 orë./RTK

Bora shkakton telashe në një fshat të Dragashit, kërkohet ndërhyrje urgjente e KEDS-it

0

Reshjet e dendura të borës të përcjellura edhe me erë në fshatrat e Komunës së Dragashit, kanë shkaktuar probleme në shtyllat elektrike.

Në fshatin Zgatar të kësaj Komune shihet që dy shtylla janë rrëzuar pothuajse plotësisht në tokë.

Kryetari i kësaj Komune, Behgjet Xheladini, ka kërkuar intervenim urgjent nga KEDS-i për t’i ndërruar ato shtylla.

“KEDS-I urgjentisht të bëjë ndërrimin e shtyllave në fshatin Zgatar-Dragash”, ka shkruar Xheladini.

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të LVV-së: Të jemi më afër qytetarit

0

Në mbledhjen e 53-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i këtij subjekti politik dhe njëherësh kryeministri aktual, Albin Kurti ka kërkuar angazhim të shtuar nga të gjithë aktivistët e partisë që drejton.

“Viti 2024 për të gjitha qendrat tona duhet të jetë vit i përgatitjes dhe mobilizimit për zgjedhjet në vitin 2025, me theks të veçantë për nivelin lokal”, ka theksuar ai.

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

Tutje kryetari i LVV-së ka thënë se ai i cili synon të jetë në krye të komunës nuk mund të jetë kandidat pa e njohur problematikën komplete të komunës ku kandidon.

“Duhet të jemi afër me qytetarin përmes komunikimit dinamik. Shumë nga lajmet e vendimet që merr qeveria jonë nuk paraqiten fare ose në rastin më të mirë paraqiten pjesërisht në pjesën dërrmuese në spektrin mediatik të vendit tonë. Ne nuk e kemi zgjedhur dhe as nuk do të zgjedhim metodat e pararendësve tanë për sponsorizime që në thelb janë fasadë. Ne kemi komunikuar në vazhdimësi me qytetarin. Nuk e kemi ndërprerë asnjëherë komunikimin me ta, prandaj të arriturat e qeverisë, vendimet qe merren, duhen prezantuar të qytetarët nga strukturat e Lëvizjes”, ka thënë Kurti.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ai ka kërkuar identifikimin e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët që të përgatiten programe zgjedhore që përmbushin kërkesat e tyre.

Ai ka lavdëruar punën e kryetarëve komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke ftuar aktivistët e mbarë qendrave të Lëvizjes nëpër Kosovë që t’i kenë model kryetarët në Podujevë, Gjilan e në qendra të tjera ku kjo parti udhëheqë.

I pari i VV-së, njëherësh kryeministër i vendit, ka folur edhe për arritjet në Kosovë nën udhëheqjen e partisë së tij. Ai ka thënë se të gjithë duhet të jenë krenarë për sukseset e qeverisë. “Kemi përmbushur një premtim të kamotshëm të partisë sonë -themelimin e Fondit Sovran. Ky fond do t’i forcojë ndërmarrjet publike dhe do të shtojë kapitalin investiv në ekonominë tonë”, ka thënë ai.

Kurti ka folur edhe për buxhetin e vitit 2024. “Buxheti ka kapur vlerën prej 3 miliardë e 314 milionë euro, që është buxheti më i madh që ka pasur Kosova ndonjëherë. Nga fillimi i mandatit në vitin 2021 buxheti është rritur 35%”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka përmendur fushat e ekonomisë, shëndetësisë, drejtësisë e sundimit të ligjit, arsimit, energjisë e bujqësisë, duke thënë se qeveria nën drejtimin e tij ka arritur suksese te mëdha në të gjitha këto fusha./https://www.rtklive.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Lirohet për qarkullim rruga për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë

0

Rruga për në drejtim të Qendrës së Skijimit në Brezovicë është liruar për qarkullimin e automjeteve, mirëpo me vështirësi kalimi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Që nga mbrëmë, për shkak të reshjeve të dendura të borës që ka mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimi për automjete dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes. Shoferët duhet të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve në raport me kushtet e rrugës, si dhe të kenë pajisjet dimërore. Gjithashtu lusim shoferët e automjeteve që mos të parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt në skajin e rrugës, sepse e pengojnë qarkullimin e automjeteve, ndërsa pengojnë edhe mjetet borëpastruese të kompanisë për pastrimin e rrugëve”, ka theksuar Veseli.

Ai tutje ka bërë më dije se Policia rajonale e Ferizajt vazhdimisht është duke monitoruar situatën dhe është prezente në atë pjesë të rrugës.

___

Reshje të dendura bore kanë mbuluar zonën malore në Brezovicë.

Si pasojë e kësaj është mbyllur edhe rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit, kështu ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

“Ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të dendura të borës që ka mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve dhe në ora 10:15 është mbyllur tërësisht për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit, deri në pastrimin e rrugës nga kompania për pastrimin e rrugëve. Policia e stacionit të Shtërpcës dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit është në Brezovicë dhe po orienton komunikacionin. Nga zyrtarët e Qendrës së Skijimit jemi njoftuar gjithashtu se sot, nuk ka kushte për skijim“, tha ai për Insjaderin.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kush ishte Esat Pashë Toptani?

0

Autor: Sheradin Berisha

Esat Pashë Toptani ka lindur në vitin 1863 në Tiranë. Që në fëmijëri, ai dallohej për karakterin e tij të keq dhe gjaknxehtë. Esati meqë ishte rritur në Tiranë, me kohë e kishte zgjeruar rrethin e ndikimit të tij, dhe duke qenë në shërbim të guvernatorit të Durrësit, Hafiz Pasha, ai u caktua kryetar i rrethit të Tiranës, post që i lejonte të bënte çfarë të donte pa u dënuar.

Rreth vitit 1895, ai u emërua nga Sulltani komandant i xhandarmërisë së Janinës. Ky post i kushtoi atij 1500 lira turke të cilat iu paguan mareshalit Dervish Pasha. Atë që në Tiranë e kishte bërë në mënyrë të paligjshme, filloi ta bënte hapur dhe në mënyrë zyrtare në
Janinë.

Esat Pasha, përuroi në Janinë epokën e përdorimit të bandave të cubave, që zëvendësuan 30 xhandarë me kuaj, të cilët i futi përsëri në punë, pasi merrte prej secilit 25 lira turke.

Gjatë Luftës Greko-Turke të vitit 1897, ai i grabiti të gjithë bagëtitë, të imëta e të trasha, që gjeti dhe pasi mbërriti në Janinë si guvernator i përgjithshëm i Osman Pashës, i dha një hov më të madh punëve të veta, duke shkuar deri atje sa mori rushfete madje edhe prej 20 frangash, duke rrëmbyer paratë e njerëzve të thjeshtë, të cilët i kërcënonte me syrgjynosje, duke futur hundët në çështjet administrative e të drejtësisë dhe duke
nxjerrë përfitim nga gjithçka.

Më vonë Esat Pasha u transferua në Shkodër, me detyrën e shefit të xhandarmërisë. Nga pozita që kishte ai, bënte kërdinë kundër atyre që nuk i pëlqenin, atyre që mund të luftonin kundër fuqisë së tij, ose që me anë të pasurisë së tyre mund ta shqetësonin.

Pikërisht në këtë periudhë nis me të vërtetë fuqia e tij në Tiranë e Durrës, sepse, duke persekutuar njerëzit e ndershëm, në të njëjtën kohë ai mbronte njerëzit e liq dhe u kërkonte ndarjen e përfitimeve të paligjshme që mund të arrinin këta të fundit; kjo
ishte mënyra e tij për të garantuar sigurimin publik, ashtu sikurse kishte bërë në Janinë.

Ndryshimi i regjimit turk, në vitin 1908, e gjeti Esat Pashën në postin e tij në Shkodër dhe me famën e një njeriu despotik, besnik ndaj Sulltan Abdyl Hamitit dhe ndaj mënyrës së tij të administrimit.

Esat Pasha, i cili dikur ia detyronte madhështinë e tij Sulltan Abdyl Hamitit, me fitoren e xhonturqëve u vu në shërbim të tyre. Esati shkoi në Selanik, ku ndodhej selia e Komitetit „Bashkimi dhe Progresi“( bëhet fjalë për Komitetin „Bashkim e Përparim“ – Sh.B), dhe, thuhej se xhonturqit e kishin dënuar me vdekje, por 500 lira turke, qëndrimet e përulura dhe premtimet e rreme i dhanë Esatit mundësi të hynte në shërbim të shefave unionistë, të cilët e përkrahën dhe e ndihmuan të merrte mandatin e deputetit të Sanxhakut të
Gjirokastrës për Parlamentin Osman.

Madje, Esati, duke mbajtur një qendrim servil ndaj padronëve të vet, u caktua edhe si anëtar i delegacionit që do t’i njoftonte Sulltan Abdyl Hamitit rrënimin e pushtetit të tij.

Esati njihej atëherë si një nga shefat unionistë dhe këto marrëdhënie të mira vazhduan për sa kohë që këta të fundit ishin në pushtet; dhe kur xhonturqit filluan të dobësohen, kur partia kundërshtare, e quajtur liberale, dukej se po korrte sukses, Esati e ndryshoi menjëherë kampin, duke u shprehur armik i Talatëve, i Xhavitëve dhe i Xhahidëve.

Pikërisht në këtë kohë (janar 1912) të këtyre ndryshimeve, Esat Pashë Toptani hyri në lidhje me përfaqësuesit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe mori pjesë në mbledhjen e Taksimit në Stamboll që e kryesoi Ismail Qemali, ku u vendos për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare, kundër perandorisë osmane. Kur kryengritësit shqiptarë, dolën fitimtarë në Shkup (Korrik-Gusht 1912), dhe arritën ta shpërbënin Kuvendin turk, duke e përgatitur kështu formimin e qeverisë në krye me Myftar Pashën, Esat Pashë Toptani u emërua komandant i rezervistëve në Shkodër./PrizrenPress.com/

Nesër:

Kush e vrau Hasan Riza Pashën dhe në ç’rrethana iu dorëzua Shkodra ushtrisë malazeze nga Esat Pashë Toptani?