14.2 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 1310

Ndalni nxemjet përpara se t’i shihni këto fotografi të Luana Vjollcës

0

Luana Vjollca, prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare e njohur për stilin e saj të veçantë dhe praninë energjike në skenë, ka ndezur rrjetet sociale me një seri fotografish të reja të postuara në Instagram.

Imazhet, të cilat janë kapur gjatë prapaskenave të një projekti muzikor në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, e paraqesin Luanën në një dritë të re, elegante dhe mahnitëse.

E veshur me një fustan të zi me prerje që e bën atë të duket joshëse dhe e ekspozuar me shijim, Luana ka treguar se di të mbajë vëmendjen e publikut jo vetëm me talentin e saj muzikor, por edhe me prezencën e saj të fortë vizuale.

Veshja e saj e zezë, e cila përqafon dhe vë në pah linjat e saj, kombinuar me një make-up profesional dhe stil flokësh që përsosin pamjen e saj, e bëjnë atë të duket si një ikonë e vërtetë e modës dhe bukurisë.

Fotografitë janë të mbushura me karakter dhe stil, që nga shprehjet e saj të fytyrës deri te pozicionet që marrin në pah vetëbesimin dhe ndjesinë e saj të lirisë.

Fansat dhe ndjekësit e saj në Instagram kanë përqafuar menjëherë këto imazhe, duke i dhënë mijëra “pëlqime” dhe komente pozitive për bukurinë dhe shkëlqimin e saj.

Ky set fotografik nga Luana Vjollca është një dëshmi për ndikimin që mund të ketë një imazh i kuruar mirë dhe një prani karizmatike në mediat sociale.

Ndërsa bukuroshja vazhdon të punojë në projekte të reja muzikore dhe të ndajë talentin e saj me botën, imazhet e saj nga prapaskenat e Prishtinës do të mbeten si një kujtim i bukur i aftësisë së saj për të magjepsur dhe frymëzuar të tjerët me çdo paraqitje. /Telegrafi/

Salih Mustafës i ulet dënimi në 22 vjet

0

Ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, i është ulur dënimi me burgim nga Gjykata e Apelit  në Hagë në 22 vjet nga 26.

“Paneli i Apelit gjykon se një dënim i njësuar me 22 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, pasqyron tërësinë e veprimtarisë kriminale të z. Mustafa në këtë çështje”, tha kryetarja e trupit gjykues.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të matematikës

Apeli i ka rrëzuar pothuajse të gjitha kundërshtimet e Mustafës ndaj vendimit të shkallës së parë.

Kryetarja e trupit gjykues tha se Mustafa në disa prej pikave të apelit të tij “nuk arriti t’i mbështeste argumentet e tij me jurisprudencën përkatëse”.

Duke folur fillimisht për “mangësi” në apelimin e aktgjykimit të shkallës së parë nga Mustafa, kryegjykatësja tha se “në raste të tjera paneli i Apelit disa argumente i ka rrëzuar pa e shqyrtuar thelbin e tyre”.

Mustafa më 16 dhjetor 2022 ishte dënuar në shkallë të parë me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rexhaj: Mësimdhënësit hyjnë në mësim me një shkumës, politika s’e ka prioritet arsimin

0

“Për arsimin e dobët, është fajtore politika”. Kështu po vlerëson ish zv/ministrin e Arsimit, Xhavit Rexhaj.

Ai në një prononcim për Front Online ka thënë se problemet e arsimit janë të thella për shkak të mungesës së investimeve në këtë fushë.

Ai thotë se arsimi nuk po është prioritet as për partitë politike.

“Problemet në arsimin kosovarë janë më të thella. Vlerësimi ose testimi i mësimdhënësve duhet të bëhet jo se dolëm keq në PISA edhe tash po duhet me i dënu mësimdhënësit, jo jo. Njëherë duhet me i dënu disa të tjerë politika që investimet në arsim nuk janë të mjaftueshme, Parlamenti që nuk merret me arsimin, partitë politike që arsimin nuk e kanë prioritet aspak, drejtoritë komunale që nuk ofrojnë përkrahje për shkolla dhe për mësimdhënës, dhe kur t’i kryejnë këta atëherë shumë lehtë është me u organizu vlerësim por edhe dënime për mësimdhënësit”, u shpreh ai për Front Online.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ai thotë se mësimdhënësit hyjnë në mësim me një shkumës, pasi që nuk kanë pajisje të tjera.

“Mendoj se problemet e Kosovës janë shumë më të thella sesa vlerësimi i mësimdhënësve. Shumica e mjeteve financiare në Kosovë në arsim, shkojnë vetëm për paga, mbi 90% shkojnë vetëm për paga, në atë rast kurrgjë ose aspak nuk mbetet për mjete materiale, për pajisje, për materiale mësimore, për teknologji, për materiale mësimore që duhen për fëmijët e vegjël, domethënë arsimtarët shkojnë në mësim vetëm me një marker, ose shkumës”, tha ai për Front Online.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke komentuar rezultatet e testit PISA, ka thënë se defektet strukturore në sistemin arsimor nuk mund të rregullohen përnjëherë e shpejt, defekte të cilat sipas kryeministrit, shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë sonë.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të matematikës

Arrestohet personi i kërkuar në Rahovec

0

Një person i kërkuar është arrestuar në Rahovec.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Rahovec / 13.12.2023 – 14:00. Bazuar në urdhëresën e gjykatës është arrestuar i kërkuari kosovar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të matematikës

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kuvendi sot do të shqyrtojë buxhetin e vitit 2024

0

Kuvendi i Kosovës sot do të bëj shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës javë më parë ka miratuar në parim Projektligjin për buxhetin e vitit 2024, me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Deputetët e opozitës kishin lëshuar sallën, për të mos marrë pjesë në këtë votim.

Buxheti i vitit 2024 është paraparë të jetë mbi 3.3 miliardë euro.

Projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2024 është përcjellë me kritika e akuza të shumta. Opozita nuk i ka mbështetur ndarjet e parapara buxhetore nga ekzekutivi, raporton RTKlive.

Mirëpo, kryeministri Albin Kurti, kishte thënë se me buxhetin 3.3 miliardë euro do të përforcohet mbrojtja, siguria e mirëqenia e qytetarëve.

Projektbuxheti parasheh që mbi 1 miliard euro të shkojë për subvencione dhe transfere, mbi 850 milionë euro për shpenzime kapitale, mbi 800 milionë euro për paga e shtesa dhe afro 500 milionë euro për mallra dhe shërbime

Mot sot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

0

Sot mban mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset e larta reshje bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 6gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12gradë Celsius”, njofton IHMK.

Ballkani udhëton drejt Zagrebit, nesër luan ndeshjen vendimtare kundër Dinamos

0

Kampioni i Kosovës Ballkani, ka udhëtuar drejt kryeqendren kroate.

Nesër me fillim nga ora 21:00, do ta luajë ndeshjen vendimtare për kalim në fazen tjetër të Conference League.

Përballë do ta ketë Dinamon e Zagrebit.

Skuadra e Ilir Dajas, do të kërkojë me ngulm fitoren për të patur gjasa për t’u kualifikuar tutje.

Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, kampioni i Kosovës në futboll duhet të shpresojë edhe në fitoren e Viktoria Plzenit ndaj Astanas.

Mbetet të shihet nëse Ballkani do të arrijë të kalojë tutje.

Totaj: Dr. Nexhip Berisha ishte atdhetar, humanist dhe profesionist shëndetësor

0

Në tre vjetorin e vdekjes, sot  u përkujtua Dr. Nexhip Berisha.

Kryetari  i Prizrenit,Shaqir Totaj, tha se Dr. Nexhip Berisha ishte një mjek atdhetar.

“Po  e përkujtojmë një atdhetar të devotshëm, profesionist shëndetësor dhe humanist, siç ishte dr. Nexhipi, emrin e të cilit tash e tutje do ta bartë institucioni ku ai ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm”, tha Totaj.

Dr.Nexhip Berisha, ndërroi jetë në moshën 54 vjeçare më 13 dhjetor 2020.

Zbulohet pllaka e QKMF-së me emrin “Dr.Nexhip Berisha”

0

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare(QKMF) në Prizren nga sot do të mbajë emrin “Dr. Nexhip Berisha”.

Kryetari I Komunës, Shaqir Totaj, zbuloi  pllakën e  re  të QKMF-së.

Vendimi për emërtimin e ri është marrë  nga Asambleja Komunale e Prizrenit.

Dr. Nexhip Berisha pati vdekur nga COVID -19.

 

Donjetë Maloku: Në UPZ, e pamundur të realizohet mësimi, temperaturat e ulëta e objekti pa ngrohje

0

Analistja Donjetë Maloku përmes një statusi në “Facebook” ka shkruar se në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” është e pamundur të realizohet mësimi për shkak se objekti është pa ngrohje.

Sipas saj, ende nuk është hapur tenderi për dru, e klimat nuk po mund të kryejnë punë në këto temperatura të ulëta.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të matematikës

“Sot ishte e pamundur me realizu mësimin në UPZ, vetëm ato obligativet qëndruam disi, për shkak të temperaturave të ulëta dhe objekti është pa ngrohje, sipas kolegëve ende nuk është hapur tenderi për dru, e klimat nuk kryejnë punë, sepse sallat janë të mëdha. Seriozisht a? Dimri na zuri në befasi a qysh?!!”, ka shkruar ajo.