11.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 1309

Ismet Temaj e fiton rastin në gjykatë: Shkarkimi nga pozita e rektorit të UPZ-së u bë kundërligjshëm!

0

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesëpadinë e Ismet Temaj, ku Këshilli Drejtues i Universitetit Publik ”Ukshin Hoti” në Prizren e kishte shkarkuar nga detyra si rektor në vitin 2021.

Sipas dokumentit të siguruar nga GazetaBlic, përveç Temajt, kërkesëpadia i është aprovuar edhe Shemsi Morinës e Soner Yildierim, të gjithë nga Prizreni.

Në këtë dokument thuhet tutje se, Këshilli Drejtuesi dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë detyrohet të ua kompensojë ndyrshimin e shtesave për periudhën e mbetur të mandatit.

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

Kujtojmë se, para dy vitesh Këshilli Drejtues kishte shkarkuar nga detyra rektorin, Ismet Temaj.

“Në mbledhjen e mbajtur më 6.7.2021, Këshillit Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me votim të fshehtë, me 5 vota pro, një kundër dhe një abstenim, shkarkoi nga detyra Rektorin e Universitetit Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj”, thuhej në njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Temaj atë kohë kishte thënë se nuk ka qenë në mbledhje, por ka marrë informacione për shkarkimin e tij.

Atëherë kur u shkarkua, Temaj ka qenë në gjysmë të mandatit të tij katërvjeçar në krye të UPZ-së.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2024

0

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për buxhetin, gjegjësisht për shpërndarjet buxhetore për Republikën e Kosovës për vitin 2024.

Për këtë projektbuxhet votuan 64 deputetë, prej tyre 63 ishin pro, asnjë votë kundër dhe një abstenim.

Me këtë votim u mbyllën punimet e kësaj seance, për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme të paralajmërur me gjithsej 11 pika të rendit të ditës.

Dështon amendamenti për pensionimin e parakohshëm dhe sigurimin e policëve

0

Kuvendi i Kosovës nuk i ka dhënë votat e mjaftueshme amendamentit i cili parashihte pensionimin e parakohshëm dhe sigurimin shëndetësor të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Pro këtij amendamenti votuan 17 deputetë, kundër ishin 43, derisa kishte 5 abstenime.

Në këtë amendament propozohej që 5 milionë euro të ndahen për pagesën e sigurimit shëndetësor të Policisë së Kosovës, ndërkaq afro 10 milionë euro ishin paraparë të ndahen për pensionimin e parakohshëm të pjesëtarëve të policisë, me kushtin e arritjes së moshës 55 vjeçare.

Mosmiratimi i këtij amendamenti ka sjellë pakënaqësi te partitë opozitare.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë. Pjesa e dytë e seancës së thirrur për projektbuxhetin e vitit 2024 do të nisë në orën 16:00.

Deputetët kanë votuar disa nga 64 amandamentet e këtij dokumenti, ndërkaq pjesa tjetër e votimeve do të vazhdojë në pjesën e dytë/Rtklive.com

Siguria vlerësohet e mirë në Prizren

0

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot, mbajti mbledhjen e radhës në sallën e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë.

Fillimisht, Totaj i falënderoi qytetarët  për qytetari aktive dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë në Prizren.

Gjatë këtij takimi u bë shqyrtimi dhe miratimi i Draft Planit të punës së KKSB-së për vitin 2024; vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Prizrenit, raport nga Policia e Kosovës për periudhën gusht – nëntor 2023; rekomandimet dhe sugjerimet nga anëtarët e KKSB-së për organet gjegjëse, për vitin 2024.

Joshua, Wilder dhe Parker shfaqen si zombi në trailerin e ‘Day of Reckoning’ (VIDEO)

0

Anthony Joshua, Deontay Wilder, Joseph Parker dhe madje edhe Eddie Hearn u shfaqën si zombi në trajlerin e ri të stilit të Hollivudit për mega eventin e boksit “Day of Reckoning” në Arabinë Saudite të shtunën e ardhshme.

Joshua do të jetë në ring më 23 dhjetor kundër boksierit suedez Otto Wallin, së bashku me duelet Wilder – Parker, Daniel Dubois – Jarrell Miller dhe Dmitri Bivol – Lyndon Arthur luftimet e tjera të mëdha që tifozët mund të presin me padurim.

Dhe në përgatitjen e ngjarjes, organizatorët kanë prodhuar një trailer që duket drejtpërdrejt si nga një film horror me buxhet të madh që tregon emrat e mëdhenj të boksit që ecin nëpër rrugë si zombi.

 

Sipas “ESPN”, Wilder dhe Joshua kanë rënë dakord të kthehen në Arabinë Saudite tre muaj pas “Day of Reckoning”, më 9 mars 2024, nëse të dy janë të suksesshëm.

Dueli do të vinte vetëm një muaj pasi Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të organizojnë përballjen e tyre të padiskutueshme më 17 shkurt, përpara atij që pritet të jetë një vit i madh për boksin.

Përpara një takimi të mundshëm mes Joshua-s dhe Wilder-it, lufta e zjarrtë e fjalëve mes dy boksierëve është intensifikuar. Wilder ka bërë pretendimin e çuditshëm se ekipi i ish-kampionit të botës ka manipuluar pjesëmarrjen gjatë viteve për ta bërë luftëtarin e tyre të duket më popullor sesa ai është.

“E kam thënë shumë herë më parë dhe do ta them përsëri, është dallimi mes kampionëve që lindin dhe bëhen”, tha Wilder. “Joshua u bë, ai ishte një luftëtar i bërë. Ata blenë gjëra, i dhanë gjëra”.

“Unë e di se si funksionon e gjithë loja. Unë jam në prapaskenë. Unë e di se si funksionojnë gjërat”, theksoi ai.

Wilder më parë ndau informacionin se ai i kishte ofruar kampit të Anthony Joshua-s 40 milionë paund dhe akuzoi përfaqësuesit e tij se e “frenuan atë”.

Promotori i Joshua-s, Eddie Hearn, hodhi poshtë pretendimet, duke pranuar se kampi i Wilder kishte bërë ofertën në një përpjekje për të bërë luftën, por nuk kishte arritur të dërgonte një kontratë, prandaj lufta nuk u realizua kurrë.

https://albanianpost.com/joshua-wilder-dhe-parker-shfaqen-si-zombi-ne-trailerin-e-day-of-reckoning-video/

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e urës në Rogovë të Hasit

0

Sot është nënshkruar kontrata për ndërtimin e urës në Rogovë të Hasit, njofton zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmish

Kontrata për ndërtimin e urës në Rogovë të Hasit është nënshkruar këtë të enjte.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të matematikës

Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Sapo e dëgjova deputetin Avdullah Hoti duke propozuar amandament për ndërtimin e urës në Rogovë të Hasit. Lajmi i mirë është se sot është nënshkruar kontrata për ndërtimin e urës në Rogovë të Hasit”, shkroi ai.

Ndërtimi i kësaj ure është paraparë të nisë vitin e ardhshëm dhe të përfundojë në vitin 2025.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Lirohet Nasim Haradinaj

0

Gjykata Speciale ka liruar nga burgu ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-nënkryetarin e OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj. Lirimi i tij është bërë me vendim të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, njoftojnë Dhomat e Specializuara.

“Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi të modifikojë dënimin e Nasim Haradinaj për lirimin e tij më 14 dhjetor 2023, ose rreth kësaj date, sipas kushteve të përcaktuara në vendim. Këto kushte do të jenë në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit të dhënë nga Paneli i Gjykatës së Apelit, konkretisht për pjesën e mbetur të dënimit me katër vjet e tre muaj”, thuhet në njoftim.

Për lirimin e tij ka shkruar edhe nënkryetari i veteranëve Faton Kliniku.

“Pas një hidhërimi në rastin e Calit, vjen një lajm gëzimi. Sapo mbërriu në Gjakovë shoku Nasim Haradinaj”, ka shkruar Klnikau.

Policia gjobit me nga 200 euro dy lëmoshëkërkues në Prizren, dy të tjerë i deporton në Shqipëri

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur me nga 200 euro dy lëmoshëkërkues në Prizren, ndërkohë që dy të tjerë që kanë qenë shtetas të Shqipërisë i ka deportuar.

Sipas njoftimit Policia në Prizren ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Prizrenit.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të matematikës

“Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar katër perona, ku dy persona janë nga Republika e Shqipërisë dhe dy të tjerët janë shtetas të Republikës se Kosovës me banim ne Ferizaj dhe tjetri ne fshatin Banje te Malishevës e të cilët janë: S. R. e lindur me 1951 f/r/sh e njëjta është hasur duke kërkuar lëmoshë në rr. “Remz Ademaj” në Prizren, A. K. e lindur me 1963 m/r/sh, i njëjti është hasur duke kërkuar lëmoshë në “Zara” në Prizren, H. A. lindur me 1984 m/sh/k, i njëjti është hasur duke kërkuar lëmoshë në rr. “Edit Durham” në Prizren, T. K. i lindur me 1952 m/sh/k, i njëjti është hasur duke kërkuar lëmoshë në “Remzi Ademaj” në Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personat thuhet se janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku janë ndërmarrë të gjitha veprime ligjore. “Me vendimin e lëshuar nga Drejtoria për migrim, shtetasit e Shqipërisë janë deportuar, ndërsa dy të tjerëve iu është shqiptuar gjoba prej 200 eurosh”, thuhet në njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sonte Ballkani përballet me Dinamo Zagrebin, i duhet fitorja

0

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, sonte do ta luajë ndeshjen vendimtare në UEFA Conference League.

Në “Maksimir”, skuadra nga Suhareka do të jetë mysafire e gjigandit kroat, Dinamo Zagreb.

Kjo lojë do ta vendosë fatin nëse kampioni i Kosovës do të vazhdojë tutje në fazën e eliminimit direkt në UECL.

Ekipit të drejtuar nga Ilir Daja i nevojitet patjetër fitorja për t’i mbajtur shpresat për kualifikim.

Po ashtu, duhet patjetër që lideri i grupit C ta mposhtë Astanan.

Loja nis nga ora 21:00 dhe transmetohet në Klan Kosova.

 

Gazeta e parë në tokat shqiptare, ‘Iskodra’ e vitit 1868, asnjë fjalë në shqip

0

Nga: Ilirjan Agolli

Historianët dhe bibliografët e shtypit shqiptar[1] deri pak kohë më parë nuk ishin në dijeni të faktit që gazeta ‘Iskodra” ishte botuar herën e parë qysh nga viti 1868. Në botimet e deritanishme të bëra në Tiranë përmendet[2] se botimi i gazetës ‘Iskodra” u bë për herë të parë në vitin 1879. Por, zbulimi i studiuesve turq, siç do ta shohim më poshtë, shënon një lajm me rëndësi tejet të veçantë edhe për historinë e shtypit e gazetarisë shqiptare. Kjo e bën gazetën ‘Iskodra’ gazetën e parë të botuar në Shqipëri dhe vet Shkodrën qytetin e parë me gazetë dhe me shtypshkronjë.

Gazeta e parë[3] që pa dritën e botimit në Perandorinë Osmane ishte Takvim-i Vekâyi (Kalendar i Ngjarjeve). Numri i parë doli në vitin 1831 kur ende nuk kishte asnjë rregull[4] për botimet, të cilat vlerësoheshin si veprime individuale. Në kuadër të Reformave të Tanzimatit u pa e nevojshme edhe hartimi i ligjeve e rregullave, që kishin të bënin me botimet. Për herë të parë Porta e Lartë vendosi “të rregullojë” ose, më mirë, të disiplinojë bazuar në ligj, botimet e çfarëdo lloji, përfshirë këtu edhe gazetat. Administrata osmane nisi[5] nga mesi i shekullit XIX botimin e gazetave në gjithë qendrat e vilajeteve të perandorisë, përfshi edhe ato në krahinat shqiptare.

Rregullat e para dolën me miratimin e Ligjit të Botimeve dhe me Ligjin e të Drejtave të Autorit më 1857, i cili u pasua nga Ligji Penal më 1858, Ligjet e Publikimeve më 1864 dhe Dekreti Sublim i 1867. Mbi këtë truall ligjor dolën një numër i madh botimesh në kryeqytet dhe në qendrat e vilajeteve, të cilat mbuluan pothuaj hapësirën e krejt Perandorisë.

Porta e Lartë po në kuadër të Reformave të Tanzimatit riorganizoi vilajetet ekzistuese[6] bazuar në “Rregulloret e Vilajeteve” të viteve 1864-1867. Kështu edhe vilajetet ekzistuese shqiptare pësuan ndryshime si parashikohej në këto Rregullore perandorake.

Vilajeti i Shkodrës iu nënshtrua në vitet 1867/68 Rregulloreve të Vilajeteve dhe pësoi disa ndryshime të kufijve, pra të shtrirjes gjeografike, si edhe në nëndarjet administrative brenda vetë vilajetit (sanxhak, kaza e nahije). Po atë vit në Shkodër pa dritën e botimit, si në shumicën e vilajeteve të tjera të Perandorisë, për herë të parë gazeta ‘Iskodra’.

Mes dyzinave me gazeta që u publikuan në kryeqendrat e vilajeteve në mbarë Perandorinë, studiuesi turk Atilla Girgin[7] renditi ndër të parat e çelura ato që dolën në vilajetet shqiptare në vitin 1868, gazetën ‘Iskodra” (Shkodër, osmanisht), dhe gazetën ‘Yanya’ (Janinë, osmanisht – greqisht). Sipas tij, gazetat e vilajeteve përmbanin lajme rreth sulltanit, qeverisë dhe emërimet e zyrtarëve publikë, mbi institucionet publike të krahinës, mbi ndërtim rrugësh, hekurudhash, linjash telegrafike, mbi çështjet e shëndetit, arsimit, ekonomisë dhe policisë. Shkrimet e botuara në këto organe shtypi nuk mbanin emrat e autorëve apo gazetarëve. Një tjetër tipar i shumicës së këtyre gazetave është emri i gazetës i njëjtë me atë të vilajetit dhe gjuha e dytë e rajonit, krahas osmanishtes, që zinte një pjesë të gazetës.

Sipas[8] studiuesit tjetër turk, Hifzi Topuz, ato ishin shumica buletine njoftimesh apo gazeta zyrtare të shtetit osman. Ai shton më shumë se Girgin në renditjen e tij të botimeve edhe gazetën ‘Selanik’ (Selanik, osmanisht – greqisht, 1869) dhe gazetën ‘Aydin’ (Izmir, osmanisht, 1874). Gazetat e vilajeteve shqiptare në Shkodër, Janinë, Prizren e Manastir a Selanik, as në fillim e as më vonë nuk kishin fletë në gjuhën shqipe, siç ishin dygjuhëshe shumë nga gazetat e tjera e megjithatë ato shkruanin për jetën e shqiptarëve.

Gazeta ‘Yanya’ (Janina) jep me detaje[9] ceremonitë e diplomimit të nxënësve në gjimnazin “Zosimea”, duke botuar me këtë rast edhe deklaratat e drejtuesve të shkollës dhe të autoriteteve ushtarake të vilajetit.

“Disa nacionalistë grekë dhe shqiptarë dihet që kanë dalë nga kjo shkollë”, vëren studiuesi Orhan Koloðlu.

“Gjimnazi i Janinës ‘Zosimea’ u bë gjatë Lëvizjes së Tanzimatit përherë e më i pëlqyer”, shkroi[10] Eqrem Vlora, dhe deri në vitin 1860, ai ishte një institucion mësimor i kënaqshëm sipas kritereve të Evropës së përparuar, ku mësuan shumë shqiptarë ortodoksë dhe muslimanë. “Nxënësit e saj vërtet sillnin me vete në shtëpi një simpati për Greqinë, por ata dilnin prej saj si shqiptarë me ndërgjegje të lartë kombëtare. Të tillë ishin Naim, Sami dhe Abdyl Frashëri, Ismail, Qemali Vlora, Abedin Dino, Gjergj Çako, Turhan pasha etj. Disa nga këta shqiptarë patriotë themeluan në Athinë qendrën e parë të gjuhësisë shqiptare 1874-1880”, shkrua ai.

Por, gjithsesi gjuhën shqipe nuk ia dolën ta përdornin në shtypin e kohës në një faqe të veçantë si gjuhë e dytë rajonale, gjë që ia arritën ta bënin grekët, serbët dhe kombësitë e tjera.

Lajmin mbi përpjekjet për ribotimin[11] e gazetës ‘Iskodra” e dha gazeta ‘Sabah’ dhe disa gazeta të tjera në mars 1876. Sipas njoftimeve, njërën faqe ajo do ta kishte në gjuhën osmane dhe tjetrën në italisht. Autori i këtij artikulli, që mendohet të ketë qenë vetë Sami Frashëri, shkruante[12] se “… gjuha amtare e gjithë popullsisë së Shkodrës dhe rretheve të saj dhe e shumicës së popullsisë muslimane ishte shqipja, të cilën ata e shkruanin dhe e lexonin me shkronja latine, madje edhe letërkëmbimin midis tyre ata e mbanin në shqip”.

“Mendojmë se do t’i sillte më tepër dobi qëllimit të një gazete zyrtare, nëse njëra faqe e saj, në vend që të botohej në një gjuhë të huaj, të shkruhej në gjuhën amtare të popullsisë. Kështu do të kishte më shumë ndikim në popullsinë e atyre viseve”, theksonte artikullshkruesi.

Por, gazeta në fakt doli në dritë vetëm pas dy vjetësh e gjysmë.

Vilajeti i Shkodrës ribotoi nga 24 qershori 1879 gazetën e vet[13] zyrtare ‘Iskodra”. Ajo doli për dy vjet një herë në javë, çdo të enjte, në osmanisht e shqip me alfabet arab, e drejtuar nga Hysen pasha.

Më 27 qershor 1879, në valën e lëvizjes shqiptare të udhëhequr nga Lidhja e Prizrenit, konsulli i Austro-Hungarisë në Shkodër, Friedrich Lippich von Lindburg, e njoftoi[14] Ministrinë e Jashtme në Vjenë se më 24 qershor 1879 kishte dalë gazeta ‘Iskodra” në shqip dhe turqisht. Sipas tij, lëndën e gazetës e përgatitnin nëpunësit qeveritarë të qytetit dhe lajmet për pjesën shqipe i nxirrnin nga gazetat evropiane. Sipas tij, gazeta ndodhet nën ndikimin e valiut të Shkodrës Hysen pasha. Qysh në numrin e parë, njoftonte konsulli, ajo shkroi për Bosnjën e pushtuar nga monarkia dualiste (Austro-Hungaria) një vit më parë dhe bënte kritika kundër Austro-Hungarisë. Ky lajm i shkurtër u botua[15] edhe në revistën Leka të Shkodrës.

Po ashtu, Zef Skiroi shkroi[16] në veprën e tij “Shqiptarët dhe çështja ballkanike” mbi ngjarjet e Shkodrës prill-maj 1880: “Ditën e 7 majit 1880 në gazetën zyrtare ‘Iskodra’, e cila shihte dritën për të parën herë në shqip dhe osmanisht, u botua një thirrje e nënshkruar nga Ali Pashë (Gucia), Hodo Beg (Sokoli), Preng Bib Doda, Myftiu Hafiz Efendi (Hafiz Daut Boriçi), Arqipeshkvi Karlo Poten dhe Kol Çoba në emër të parisë e të popullit, në të cilën thuhej se “… meqenëse Shqipëria pushoi së qeni nën sundimin e sulltanit, të gjithë nëpunësit joshqiptarë do të pushoheshin nga puna dhe do të detyroheshin të linin vendin dhe se tani e tutje populli nuk do t’i bindej më askujt, përveçse urdhrave të Lidhjes dhe këshillave të pleqësisë së fiseve, të cilat do të vazhdonin të ishin ashtu si deri atëherë, të vetmit ligjvënës të shtetit të ri’”.

Në vitin e dytë të jetës së saj, më 1880 botuesit e saj deklaruan haptazi se gazeta ishte “organ i degës së Lidhjes së Prizrenit në Shkodër”. Ky pohim do të shënonte edhe mbylljen e këtij organi fill pas shtypjes dhe shpërndarjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në vitet që pasuan pasi Lidhja Shqiptare e Prizrenit pushoi së ekzistuari gazeta vazhdoi të botohej jorregullisht vetëm në osmanisht. Gazeta u prodhua në shtypshkronjën e Shkodrës përballë pallatit qeveritar të qytetit.

Studiuesit pohojnë se pas mbylljes më 1880, gazeta ‘Iskodra” ridoli në dritë edhe në 1897 deri në 1903, por këtë botim të tretë të saj, ende ka pak të dhëna. /Revista kulturore “Univers”, nr.19/

____________

[1] Kastrati, Jup. Bibliografi shqipe e dramatikë – narrativës dhe shtypit (1750-1946). Kapitulli i fundit është “Bibliografia e shtypit (1848-1946)”. Gjendet edhe në Baliu, Begzad. Vepra bibliografike e prof. Jup Kastratit, Prishtinë, 2001, f. 47. Vepra e hartuar në vitet 1942-1946 ruhet në dorëshkrim origjinal në Arkivin e Institutit të Historisë në Tiranë. Edhe pse e gatshme dekada më parë, ajo nuk u botua nga regjimi komunist për arsye politike, siç dëshmon dr. Hamit Boriçi. Ky dorëshkrim u shfrytëzua nga pothuaj të gjithë studiuesit e kësaj fushe për 25 vjet, deri në 1971, kur Palok Daka nisi të botojë Bibliografi retrospektive e shtypit periodik shqiptar e mbi Shqipërinë e viteve 1848-1944, Revista Studime historike, Tiranë 1971-74, në 10 numra. “Bazat e një bibliografie shkencore për historinë e shtypit shqiptar, për herë të parë, i gjejmë në dorëshkrimin e dr. Jup Kastratit. – shkroi dr. Boriçi – Por punimi më i plotë në këtë fushë mbetet Bibliografia e Palok Dakës”. (Shih: H. Boriçi. Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare 1848-1997), Tiranë 1997, f. 25. Një bibliografi më të plotë me qindra tituj të rinj e ka gati bibliografi tjetër Maksim Gjinaj. Të treja këto bibliografi të shtypit shqiptar, Kastrati, Daka dhe Gjinaj janë ende të pabotuara.

[2] Daka, Palok. Bibliografi retrospektive e shtypit shqiptar dhe mbi Shqipërinë e viteve 1848-1944. Botuar në revistën Studime Historike, viti 1971- nr.3, f.139-170, nr.4, f.185-226, viti 1972- nr.1, f.195-212, nr.2, 205-224, nr.4, f.239-254, viti 1973- nr.1, f.185-202, nr.2, f.191-204, nr.3, 225-238, nr.4, f.209-222, viti 1974- nr. 1, f.209-224. Mbledhur në një vëllim nga Biblioteka Kombëtare. Faqe 8.

[3] Taniº, Cihat. ªarkî Rumeli Türklerinin sesi Emniyet Gazetesi (1896-1897). The voice of East Rumelian Turks the neëspaper of Emniyet (1896-1897). Konya 2011. Faqe IX.

[4] Ceylan, Ayhan. Tanzimat Dönemi Osmanlý Basým ve Yayýmýnda Hukukî Düzen (1839-1876). Türk Hukuk Tarihi Araþtýrmalarý, S. 1. Istanbul 2006, faqe 139-155.

[5] Tartari, Alban. Mediat turkofone në Ballkan. Tiranë, 2015, faqe 38-39.

[6] Gençoðlu, Mustafa. Ýshkodra Vilayeti’nin Ýdari Taksimatý ve Yapýsý (1867/1868-1908). (Ndarja administrative dhe territori i Vilajetit të Shkodrës). CBÜ Sosial Bilimler Dergisi – CBÜ University of Social & Journal Sciences. Volume: 13, Issue: 3, September 2015). Faqe 259-290.

[7] Girgin, Atilla. Türk Basýn Tarih’inde Yerel Gazetecilik. Ýstanbul, 2001. Faqe 86-87. Sipas tij, dolën nga viti 1860 në Beyrut gazeta Hadikâtü I-Ahbar (turqisht-arabisht), 1865 në Tuna – gazeta Tuna (turqisht-bullgarisht), 1865 në ªam / Suriye (turqisht – arabisht), 1866 në Trablusgarb / Trablusgarb (turqisht-arabisht), 1867 në Halep / Gadire’l Firat (turqisht-arabisht), 1867 në Cebeli Lübnan / Lübnan (arabisht-frëngjisht), 1867 në Kreta / Girit (turqisht-greqisht), 1868 në Edirne / Edirne (turqisht-greqisht), 1868 në Shkodër gazeta ‘Iskodra” (turqisht), 1868 në Janinë / Yanya (turqisht-greqisht), 1869 në Bursa / Hüdâvendigâr (turke-ermenice), 1869 në Halep / Firat (turqisht-arabisht), 1869 në Konya / Konya (turqisht-greqisht), 1869 në Trabzon / Trabzon (turqisht-greqisht), 1869 në Bagdat / Zevra (turqisht-arabisht), 1871 në Prizren gazeta Prizren (turqisht-serbisht), 1872 në Kastamonu / Kastamonu (turqisht), 1872 në Adana / Seyhan (turqisht-greqisht), 1872 në Yemen / Yemen (turqisht-arabisht), 1873 në Manastir / Rumeli (turqisht), 1874 në Ankara / Ankara (turqisht), 1876 në Herzegovinë / Neretva (turqisht-serbisht), 1877 në Prishtinë gazeta Kosova (turqisht-serbisht), 1877 në San’a / San’a (turqisht-arabisht), 1878 në Sivas / Sivas (turqisht), 1884 në Manastir / Manastir (turqisht), 1884 në Musul / Musul (turqisht), 1903 në Kudüs / Kudüs (turqisht-arabisht).

[8] Topuz, Hýfzý. II Mahmut’tan Holdinglere Türk Basýn Tarihi. (Nga Mahmuti i Dytë deri te Holding-ët, Historia e Shtypit Turk). Stamboll, 2003. Faqe 33-34.

[9] Koloðlu, Orhan. Osmanlý’dan 21. Yüzyýla Basýn Tarihi. (Historia e Shtypit nga Osmanllinjtë deri në shekullin e 21-të). Stamboll, 2006. Faqe 35.

[10] Vlora, Eqrem bej. Kujtime. Vëllimi i parë 1885 – 1912. Tiranë 2001, Faqe 160-161.

[11] Lajmet nga vilajetet. Sabah. nr.17, 14 (26) mars 1876, faqe 2. (Prifti, Kristaq. Buharaja, Vehxhi. Zëdhënësi i Lindjes. Sami Frashëri. Vepra 14, Prishtinë & Shkup, 2004, faqe 165.

[12] Studiuesit shqiptarë mendojnë se ky autor është Sami Frashëri.

[13] Daka, Palok. Bibliografia retrospektive…, faqe 8. Marrë nga Leka. Shkodër 1939, nr.6-12, faqe 236.

[14] Frashëri, Kristo. Në gjurmë të dy gazetave të vjetra shqipe. Zëri i Popullit, 22 nëntor 1962, faqe 3 dhe në Tribuna e Gazetarit, nr. 3 – 4, 1967, faqe 13-14.

[15] Leka. Shkodër. Nr. 6 – 12, 1939, faqe 236.

[16] Schiro, Giuseppe. Gli Albanesi e la questione balcanica Napoli 1904, faqe 64.