21.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 1315

Át Donat Kurti simbas Át Zef Pllumit

0

Nga: Sabri Hamiti

Nyja e parë: Cilësimi“Át Donat Kurti âsht vjollca e letrave shqipe”. Ky është cilësim i krijuesit dhe i karakterit të tij, i mbështetur në figurën e vjollcës. “Lulja e përvûjtë me nji aromë aq të kandshme që rrin e mshefun prej shkurreve e ferrave”.

Vjollca, që nuk bie në sy si zambaku, drandofilja e karanfili, por figuron krijuesin Át Donat Kurti që nuk punon për lavdí, por për të nxjerrë në dritë mendimin estetik, etik e filozofik të shqiptarëve nëpërmjet këngëve dhe përrallave shqiptare. Në këtë vështrim Kurti është krijues letrar dhe kulturor duke shfaqur talentin dhe dijen e vet për të kaluar artin letrar nga gjuha e folur në gjuhën e shkruar.

Nyja e dytë: Gjykimi

 

Át Zef Pllumi, që “rrnon vetëm për me tregue”, paraqet dramën e Át Donat Kurtit, kur më 15 janar 1948, në zyrat e “Hyllit të Dritës” në Kuvendin Françeskan që ishte kthyer në një burg të tmerrshëm torturash dhe vdekjesh, ku zhvillohej gjyqi ushtarak kundër dhjetë klerikëve të akuzuar. Mbas kërkesës së prokurorit që do të kërkonte vdekjen e tij, ÁtDonat Kurti flet: “Mue nuk më bën përshtypje as vdekja as burgu, por më vjen keq se mbeti puna përgjysë. Të gjithë jetën time, të gjithë talentin tim e kam shkrî vetëm për t’i shërbye popullit shqiptar, pa marrë parasysh sakrificat e privacjonet”.

 

Trupi gjykues shtanget, kryetari e ndërpret: “Kur ke luftue ti, çka ke bâ për popullin që po i mburr ato vepra të cilat na nuk i dijmë?”. ÁtDonat Kurti: “Âsht e kjartë që ju nuk dini kurrgjâ. Arma ime âsht penda me të cilën kam mbledhë kangët mâ të bukura të kombit dhe përrallat mâ të bukura kombëtare. Po të më jepni vdekjen të gjitha punët mbeten përgjysë”. Át Zef Pllumi dëshmon që trupi gjykues u duk si fëmijët para mësuesit. Për të dëftuar se dënimi ishte me burgim të përjetshëm, që më vonë u shndërrua në 25 vjet.

Nyja e tretë: Dorëshkrimi

Át Zef Pllumi dëshmon se në fondin e dorëshkrimeve që ka lënë Át Donat Kurti figurojnë 37 vepra: fetare, edukative, letrare, gjuhësore, folklorike. Këto dorëshkrime janë ruajtur besnikërisht nga fshatari Mark Hiluku, duke ua ndërruar vendin në fshehtësi për t’i shpëtuar nga syri i spiunëve. Jemi këtu te çështja dramatike e dorëshkrimeve të letërsisë shqipe që për shekuj e vite nuk e kanë parë dritën e botimit dhe çështja po vijonte të ishte fatale edhe për brezat aktualë.

Át Zef Pllumi tregon që nuk ka arritur t’i kalojë nëpër duar gjithë ato vepra, porse vlerëson se tri janë veprat më kryesore të Kurtit: 1. Visaret e kombit, 2. Përralla kombëtare, 3.Testamenti i Rí (dorëshkrim i pabotuar). Visaret e kombit për kangët e kreshnikëve si dhe legjendat; Përrallat kombëtare, të mbledhura nga populli, mirëpo stili është i Át Donat Kurtit dhe proza shqipe mund të krenohet me to.

Të dyja të vlerësuara si vepra madhore të letërsisë shqipe, por edhe të mënjanuara nga diktatura: “Mjerisht nga inati sektar për gegnishten si edhe lufta e vazhdueshme që u bahej virtyteve të lashta të Besës e Burrnís”. Ende Át Zef Pllumi ka parasysh stilin, veprën krijuese të mjeshtrit të krijimtarisë letrare shqipe, kur vepra kanonike popullore merr domosdo ngjyrën e autorit në aktin e kulturës me shkrim.

Nyja e katërt: Testamenti i Ri

Këtë vepër kanonike të krishterimit Át Donat Kurti e ka përkthyer nga latinishtja në shqip, në burgun e Burrelit gjatë katërmbëdhjetë vjetëve të qëndrimit aty, tekst i cili në plot kultura është bërë themel i gjuhës së tyre të shkruar. Át Zef Pllumi për këtë situatë saktëson: “Âsht nji histori po si ajo e katakombeve”.

Është i vetmi libër që kishte hyrë disi, tinëz, në burgun e Burrelit. Përkthyesi nuk e dorëzoi kurrë librin, por me të tjerë e fshehu edhe nën kapakët e librave të Leninit. Fletët e përkthimit janë ruajtur për shumë vite dhe janë nxjerrë fshehtas nga burgu. Pas lirimit nga burgu, përkthyesi ende nuk ishte i kënaqur me përkthimin e vet të bërë në rrethana të jashtëzakonshme dhe vijoi punën për përmirësimin e tij, për të cilin ÁtZef Pllumi shton: “Pa dyshim mund të thom se ky âsht përkthimi mâ i miri në gjuhën shqipe deri tash”.

Nyja e pestë: Proza gege

Át Zef Pllumi ngulmon që kur të botohet ky përkthim, “do të konsiderohet si proza mâ e bukur letrare e gegnishtes gjatë këtyne vjetëve”, po ashtu vonesën e botimit të përkthimit e lidhë edhe me pengesat e klerit katolik kosovar, që nëpërmjet autoriteteve të Vatikanit e kanë penguar që të përdorej gjuha shqipe gege ndër libra fetarë. Shkurt dhe këput, Át Zefi don të shprishë mjegullnajat politiko-fetare, që prekin çështje të idiomës letrare qoftë dhe në libra kanonikë.

Në anën tjetër, ai shtron dhe çështjen e drejtë të domosdosë së përdorimit të idiomës, veçanërisht në tekstet në prozë. Këtu ai në mënyrë fine thekson se çështja e statusit të idiomës letrare provohet para së gjithash në prozë. Venerimet e tij shohin edhe më larg, prandaj kanë në brendësi dhe vlerësimet e kësaj gjinie në sistemin e letërsisë së shkruar, e cila po ashtu duket krejt e një niveli tjetër po të kihen parasysh shkrimet në prozë të rrethit kulturor të françeskanëve shqiptarë.

Nyja e gjashtë: Françeskani i madh

Duke ndjekur logjikën e tillë të vlerësimit, ÁtZef Pllumi, Át Donat Kurtin që lindi në Shkodër, në vjetin 1903 e bën pjesë të dymbëdhjetëshes të qendrës më të rëndësishme të intelektualëve në historinë e kulturës shqiptare, nën drejtimin e Át Gjergj Fishtës, ku i vë në rend Át Pashk Bardhin, Át Shtjefën Gjeçovin, Át Pal Dodajn, Át Vinçenc Prenushin, Át Marin Sirdanin, Át Anton Harapin, Át Justin Rrota, Át Bernardin Palajn, Át Benedikt Demën, Át Athanas Gegajn deri tek Át Gjon Shllaku.

Është e natyrshme që dijetari Át Zef Pllumi në panteonin kulturor shqiptar sheh edhe françeskanë të tjerë, më të hershëm apo më të vonshëm, mirëpo është korrekt me vetveten sepse këtu flet me kujtesë dhe dëshmi, në radhë të parë për njerëzit që i ka njohur vetë. Prandaj, në panteonin e tij të kulturës shqipe hyjnë si bashkëpunëtorë njerëz shembullorë shqiptarë dhe tëhuaj si: Norbert Jokl, Eqrem Çabej, Lazër Shantoja, Krist Maloki, Filip Fishta, etj..

Nyja e shtatë: Rrno vetëm për me tregue

Át Zef Pllumi shkrimin e vet për Át Donat Kurtin, të vitit 1993, e përfundon: “Kishem me pasë shumë e shumë për të shkrue mbi Át Donatin. Sot na mbetet detyrë të bâjmë përpjekje me nxjerrë edhe nji herë prej podrumesh, ku i kanë përplasë këta autorë, me i shpluhnosë me ia dhânë në dorë rinisë që të vazhdojnë veprën e tyne të madhe për dobí të popullit shqiptár”.

Një pjesë e testamentit kulturor të Át Zef Pllumit tani realizohet me botimin e veprave (edhe në dorëshkrim) të Át Donat Kurtit në kolanën e botimeve françeskane, të cilën ÁtZefi e kishte rinisur për të gjallë të vetë. Edhe ai vetë ishte përjetësisht i pushtuar nga malli për të shkruar dhe për të dëshmuar. Këtë arriti ta bënte me shkrime humaniste, autobiografike, dëshmuese, prohistorike dhe letrare. Dëshmia më e mirë është vepra e tij kapitale “Rrno vetëm për me tregue”, që lidhë dy shekuj të letërsisë shqipe. Vepër tashmë e kurorëzuar si një nga kryeveprat letrare në prozë gegnishte.

E përkthyer në gjuhët e mëdha europiane, vepra është çmuar si ligjërim fundamental i letërsisë së burgut e llogorit, e dëshmuar në botën shqiptare. Át Zef Pllumi, le të na lejohet të themi sot e këtu, për ne, është Françeskan i Madh. Prandaj veprat e tij, që janë ende në dorëshkrim duhet të botohen në mënyrë integrale, pa asfarë shkurtimi.

 

 

 

Sulmohet fizikisht një grua në Prizren

0

Një grua është sulmuar fizikisht në Prizren.

Viktima është shtetese e Shqipërisë.

Prizren / 09.12.2023 – 17:00. Ankuesja femër shtetase e Shqipërisë, ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Nëna nga Malisheva sulmon fizikisht vajzën e mitur

0

Një grua është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vajzën e vet të mitur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është liruar.

“DHUNË NË FAMILJE- Malishevë / 09.12.2023 – 16:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte sulmuar fizikisht vajzën e saj viktimën femër kosovare (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Moti sot i vranët, kohëpaskohe me reshje shiu dhe bore

0

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu të përziera me borë. Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri në 4 gradë Celsius.

Sipas ecurive sinoptike deri në dekadën e tretë të muajit parashihet që të kemi temperatura të ndryshueshme me vlera nganjëherë të rritura në dyshifrore, por pas dekadës së dytë kur dhe fillon stina e dimrit astronomik, ka tendenca të ndryshimit të kushteve meteorologjike në kuptim të rënies së temperaturave dhe kushteve  për reshje bore, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të matematikës

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune:

Një mësimdhënës ose mësimdhënëse për lëndën e matematikës.

Kandidati duhet të fillojë punën më 09.01.2024 deri më 30.06.2024, me mundësi vazhdimi.

Kushtet që duhet të plotësohen:

-Diploma e fakultetit përkatës (është e preferueshme grada master);

-Letër motivuese;

-CV;

-Të jetë banor i Kosovës (kopje e letërnjoftimit);

-Vërtetimin se nuk është nën hetime.

Kandidatët që kanë diplomuar në universitetet jashtë Kosovës duhet të kenë diplomë të nostrifikuar nga MASHTI.

Dokumentet shtesë:

Certifikata të trajnimeve;

Referenca etj.

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në zyrën e administratës, prej sot, datë 08.12.2023 deri më 14.12.2023, drejtpërdrejt ose përmes postës elektronike, në:          [email protected].

Për çdo informacion, ju lutemi shkruani në [email protected] ose telefononi në nr. +383-44-434-087.

Këtu mund ta gjeni formularin e aplikimit për punësim: https://bit.ly/3OYQsla

Sigal Prishtina triumfon ndaj Bashkimit në derbin e fundjavës

0

Sigal Prishtina ka triumfuar në Prizren në derbin ndaj rivalit të vjetër, Bashkimit me rezultat 82:97 (27:30, 10:20, 17:27, 28:21), në javën e 12-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë u karakterizua me lojë të baraspeshuar, ku herë njëra skuadër e herë tjetra kalonte në epërsi, ndërsa përfundon 27:30.

Por, bardhekaltrit ishin bindshëm më të mirë në periudhën e dytë, që e fituan 10:20, duke shkuar në pushim me rezultat 37:50.

Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e tretë për të thelluar edhe më shumë epërsinë, ndërsa në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh, ku kryeqytetasit triumfuan 82:97.

Te Bashkimi u dalluan Erik Copes me 18 pikë e pesë kërcime dhe Grant Lozoya me 16 pikë, tetë kërcimë dhe gjashtë asistime, ndërsa te Sigal Prishtina u dalluan dyshja vendore Dardan Berisha me 22 pikë e gjashtë asistime dhe Fisnik Rugova me 18 pikë e 11 kërcime.

Prizrenasit kanë katër fitore e tetë humbje, derisa prishtinasit shtatë fitore e pesë humbje.

Ylli mposht Vëllaznimin në një sfidë dramatike

0

Në një ndeshje interesante në Therandë, Golden Eagle Ylli ka mundur Vëllaznimin 83:75 (26:21, 18:17, 18:25, 21:12). Sfida u zhvillua në kuadër të javës së 12-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë dhe që në fillim krijuan epërsi prej nëntë pikësh, 15:6, derisa çerekun e parë e fituan 26:21. Ylli ngriti edhe më shumë epërsinë në periudhën e dytë, që shkoi në 12 pikë, 37:25, por mysafirët me gjashtë pikë radhazi në fund të pjesës së parë ngushtuan epërsinë në 44:38, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Kuqezinjtë vazhduan me lojë të mirë dhe arritën të përmbysin shifrat në 46:52, me një seri të jashtëzakonshme, por më pas zhvillohet lojë më e barabartë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 62:63. Lojë e baraspeshuar u zhvillua deri në dy minutat e fundit, kur therandasit ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan 83:75.

Te Ylli u dalluan Jalen Nesbitt me 23 pikë e tetë kërcime dhe Jan Palokaj me 25 pikë e pesë kërcime, kurse te Vëllaznimi më i miri ishte Samuel Sessoms me 24 pikë.

Ylli ka shtatë fitore e pesë humbje, derisa Vëllaznimi gjashtë fitore e gjashtë humbje.

Një lagje e fshatit Gjonaj nuk ka rrymë që një muaj

0

Një lagje e fshatit Gjonaj ka një muaj që nuk ka rrymë.

Banori i fshatit Gani Lushaj, tregon  se mungesa e rrymës ka shkaktuar probleme të shumta.

“Nuk kemi furnizim të rregullt me energji elektrike, dhe kjo   na shkaktuar probleme të mëdha në amvisëri”, shprehet ai për TV Prizrenin.

Ndërkaq,  KEDS-i ka bërë sot  sanimin e defekti në trafonë në afërsi të shkollës, duke mundësuar që kjo lagje të furnizohet normalisht me energji elektrike.

Banorët nuk kanë qenë të kënaqur me këtë intervenim të KEDS-it.

Ata  thonë se trafoja është e mbingarkuar me mbi 150 famlije.

BBC: Kukësi, qyteti i parë i nominuar për çmimin “Nobel”

0

Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qytetit veri-lindor të Shqipërisë një artikull, ku e cilëson si qytetin e parë të nominuar për çmimin “Nobel”.

Richard Collett, në artikullin e tij, flet edhe për jetën me plot sfida të banorëve vendës, por të cilët bëjnë të pamundurën që kultura, tradita e Kukësit të mbete edhe më tutje gjallë, ndonëse,  konfliktet e reja janë vetëm një shkëndijë larg, veçanërisht duke pasur parasysh se pavarësia e Kosovës nuk është njohur kurrë nga Serbia, që përbën një shqetësim në Ballkan.

Autori i tekstit citon mendimin e një  gazetareje kosovare, lidhur me njerëzit që kanë përjetuar luftën.

“Ata kanë kujtime të tmerrshme,” tha Remzije Sherifi, një gazetare kosovare e cila u largua nga shtëpia e saj gjatë konfliktit të vitit 1999. “Njerëzit kanë humbur familje të tëra, të tjerë kanë të dashur ende në burg ose jetojnë me shpresën e kthimeve që mund të mos ndodhin kurrë.”

Duke hapur dyert për rreth 400 mijë njerëz, Kukësi i tregoi botës se edhe në momentet më të errëta mbizotëron njerëzimi. Tani, banorët shpresojnë të ndajnë historitë e tyre të komunizmit dhe konfliktit duke përhapur gjithashtu idealet e tyre të mikpritjes dhe paqes.

Llapi ndal Ballkanin, fitojnë edhe Prishtina dhe Malisheva

0

Tashmë kanë përfunduar tri ndeshjet e para të javës së 17-të në elitën e futbollit kosovar.

Llapi e ka mposhtur Ballkanin në derbin e kësaj xhiro, me rezultat të thellë prej 5-3, ndeshje kjo e luajtur në “Zahir Pajaziti”.

Hamdi Namani hapi serinë e golave në minutën e gjashtë, derisa 10 minuta më vonë Muhamet Hyseni dyfishoi epërsinë.

Për mysafirët Gripshi nga penalltia ngushtoi epërsinë, duke e rikthyer në lojë Ballkanin, ndërsa Ballkani në minutën e 40-të barazoi rezultatin me anë të Berishës.

Megjithatë, Llapi nuk u dorëzua dhe rifitoi epërsinë me anë të Namanit.

Llapi vazhdojë me lojën e mirë edhe në fraksionin e dytë duke shënuar edhe dy gola.

Muhamet Hyseni nga penalltia dhe Ahmed Januzi ia siguruan fitoren skuadrës së Batatinës. Golin e fundit për Ballkanin e shënoi Albin Berishës.

Ballkani mbetet në krye të tabelës me 38 pikë, shtatë më shumë së Llapi që zë vendin e dytë.

Ndërkohë, Prishtina i është kthyer fitoreve duke mundur Fushë Kosovën, me rezultat 1-0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Mërgim Pefqeli.

Pas kësaj fitore, Prishtina ngjitet në pozitën e pestë me 25 pikë, ndërsa Fushë Kosova zë vendin e fundit me vetme 10 pikë.

Pikët e plota i ka arkëtuar edhe Malisheva që para tifozëve të tyre mundi Lirinë, me rezultat 1-0, falë golit ë Hazrolljat, i cili shënoi në sekondat e fundit të kësaj sfidë interesante.

Me këtë fitore Malisheva blindon pozitën e katërt në tabelë me 26 pikë, derisa Liria mbetet e fundit me vetëm nëntë sosh.