21.1 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 1314

Vëllai i Haxhi Shalës: Po dyshohet për pengim të drejtësisë

0

Është duke vazhduar intervistimi i ish-deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shalës.

Avni Shala, vëllai i Haxhi Shalës ka thënë për KOHËN se prej Zyrës së Prokurorit të Specializuar rreth orës 8 të mëngjesit kanë shkuar në shtëpinë e Shalës edhe e kanë njoftuar që është i ftuar për intervistim.

Sipas Shalës, vëllai i tij është i dyshuar për pengim të drejtësisë. Ka thënë që nuk kanë më shumë informacione dhe janë duke pritur që të përfundojë intervistimi.

=====

Dhomat e Specializuara e kanë nisur sot një operacion të bastisjeve në Kosovë.

Siç raporton gazeta Sinali, në këtë operacion është arrestuar ish-deputeti Haxhi Shala, i njohur edhe si komandant “TOPI”.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të matematikës

Specialja së fundmi ka pasur edhe disa bastisje në shtëpitë e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Artan Behramit si dhe Ismail Sylës.

Kjo gjykatë, më 3 nëntor e ka arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn, i cili dyshohet për pengim të drejtësisë.

Lidhur me rastin e arrestimit të Haxhi Shalës, Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kanë kthyer përgjigje.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Suharekë: 71-vjeçari vdiq, dyshohet se ra nga një pemë

0

 

Një 71 vjeçar ka vdekur aksidentalisht sot në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Dyshohet se viktima, R.B, e ka humbur jetën aksidentalisht, pasi ka rënë nga një pemë, prej një lartësie 2-3 metra.

Kështu tha Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

“Lidhur me rastin është hapur rast “Vdekje aksidentale” . Me urdhër të prokurorit përgjegjës trupi I pajetë i është dorëzuar familjarëve”, tha Bytyqi./Klankosova.tv

 

Flori Çoçaj sapo ka lansuar këngën “Pse o bir”

0

Këngëtari Flori Çoçaj  është rikthyer më fuqishëm se kurrë më parë.

Ai, në këtë fundvit, vjen me këngën më të re “Pse o bir”.

Kënga i kushtohet mërgimtarëve.

Tekstin e ka shkruar Elida Rusta, kurse muzikën dhe orkestrimin, Ardian Kastrati.

Mysafire e këngës është Shqipe Kastrati.

Videoklipi  është bërë nga Meriton Xhekaj, ku pjesë e saj janë edhe aktorët Nexhmije Selca dhe Adem Zhitopotoku./PrizrenPress.com/

Suarez: Kam folur me Messin, Inter Miami është një mundësi

0

Luis Suarez e ka pranuar se ka diskutuar të ardhmen e tij me Lionel Messin dhe e ka konfirmuar se Inter Miami është “një nga mundësitë” në tryezë.

Sulmuesi veteran është një lojtarë i lirë, pasi ka ndërprerë kontratën me skuadrën braziliane, Gremio.

Suarez i ka thënë Teledoce kur u pyet nëse do t’i bashkohet Messit në Shtetet e Bashkuara:

“Mund të thuhen shumë gjëra, shumë ekipe u emëruan dhe ne duhet të jetojmë me këtë. Do të flas me avokatin tim për të parë se cilat janë mundësitë. Nuk doja të dija asgjë derisa të mbaronte Brasileirao. Inter Miami mund të jetë një mundësi. Unë kam lojtarin më të mirë në botë dhe një mik të madh me të cilin kemi folur gjithmonë për gjërat në të ardhmen, por unë ende duhet të pushoj dhe më pas të marr një vendim”, tha ai.

Suarez shënoi 29 gola për Gremio në 54 paraqitje.

‘Vatra’ i kërkon Parlamentit riatdhesimin e eshtrave të Fan Nolit: Ç’e pengon të prehet në mëmëdhe! 

0

 

58 vjet pasi mbylli sytë në Florida, shqiptarët që duan të vendosin një tufë lule në banesën e fundit ku prehet imzot Fan Noli, u duhet të shkojnë në varrezat e Forrest Hill Cemetery, të Bostonit. Por, Noli, si personalitet shumëdimensional, i përket gjithë shqiptarëve, ndaj, sipas Degës së Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra” në Queens në Neë York, me president Skënder Murtezanin, ai duhet të jetë pranë tyre, edhe si figurë frymëzuese. Debatin për riatdhesimin e eshtrave të tij kësaj here “Vatra”, në  10-vjetorin e krijimit të saj , e konkretizon me këtë kërkesë drejtuar Parlamentit Shqiptar këtë 7 dhjetor.

“E nderuar kryetare e Kuvendit znj. Lindita Nikolla, vatranët e degës së Queens-it, mbas të gjitha bisedave, sondazheve, mbledhjeve që kemi patur nëpër forume, këto dhjetë vitet e fundit, na rezulton se ka ardhur koha që Theofan Stilian Noli të prehet përfundimisht në tokën mëmë”, shkruhet në kërkesë.

Riatdhesimi i eshtrave të Nolit, sipas “Vatrës” do të ndikonte edhe për të rregulluar disbalancën në komunitetet fetare.

“Ne kujtojmë Fan Nolin si një arkitekt të madh të përpunimit të fjalës shqipe dhe inkubator i zhvillimit të mendimit dhe shkrimit publicistik. Noli ishte shkrimtar, historian, diplomat, poitikan, orator Arqipeshkop, “Metropolit i Kishës së Durrësit”, krijues i Kishës Autoqefale Shqiptare në atdhe dhe Amerikë. Ai ka shërbyer si Kryeministër i Shqipërisë, ishte kryediplomati që përfaqësoi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve. Fan Noli duhet të jetë në Shqipëri. Atëherë ç’e pengon Nolin të prehet në mëmëdhe?! Për ne vatrarët Noli është si gur që peshon rëndë në vendin e tiuj. Imzot Noli peshon në kulturën e kombit dhe atdheut të tij”, thuhet më tej.

“Vatra”, cek më tej kontributin e Nolit në shtetformimin shqiptar, por edhe përkrahjen ndaj Kosovës, duke theksuar, se riatdhesimi do të ishte dëshira e tij.

“E tërë kjo veprimtari kolosale , atdhetare e Fan Nolit na reflekton si një respekt i munguar që shteti duhet t’i bëjë atij kolosi. Nga respekti për Konicën, At Noli bëri ç’mos të riatdhesohet Faik Bej Konica. Pse mos ta dëshironte të njëjtën për vete?! Po fundja-fundit, a ka nevojë për një testament një atdhetar gjigand si At Fan Noli”?”, shkruhet në kërkesë.

Mirëpo përkundrejt drejtuesve të kësaj dege, ka edhe anëtarë të “Vatrës”, siç është Valentin Lumaj, që ndonëse nuk janë kundër kthimit të eshtrave të Nolit në Shqipëri, mendojnë se vendimi, nëse shteti shqiptar nuk jep garanci të plotë që të mos cënohet figura e tij, mund të jetë i nxituar. Si precedentë përmend dhunimin e varreve të Faik Konicës dhe Mithat Frashërit.

“Unë nuk e shikoj shumë të arsyeshme për momentin për të riatdhesuar eshtrat e Fan Nolit, kjo duke parë eksperiencën me Faik Konicën dhe Mithat Frashërin që të dyve iu dhunuan varret në Shqipëri. Në këtë kohë të paqartë politike të ngarkuar me ngarkesa të forta politike të së kaluarës por edhe të reja. Dhe ndoshta njerëzit e shikojnë edhe negativisht dhe jo me pëlqim. Shumica mund ta pëlqejnë por është një pjesë që është pak ekstravagante . Unë personalisht ngaqë e adhuroj Nolin Konicën Mithat Frashërin këto emblema të Vatrës nuk kisha pasur qejf që të cenohej sadopak figura e tyre sepse janë të shenjtë për kombin. Nga ana tjetër po ta shohim kishën Autoqefale të Nolit, në Boston këto janë dy trashëgimi të Nolit, dhe sikur Noli të largohet prej këtu sikur Vatra dhe Kisha ngelen pa rrënjë”, thotë Lumaj.

Lumaj thotë se kthimi i eshtrave të Nolit, duhet bërë në kushte më të qeta politike dhe etnike.

“Këto janë të pakëndshme se është një bumerang që kemi ne atje me figurat tona që i kemi dhe nuk i vlerësojmë por nuk jam kundra, edhe sikur të jetë një qasje e Parlamentit që ta mbrojmë,. Por ende është e ngarkuar edhe me kishën greke, sepse ende e lufton, ka tendenca është koha e regjistrimit të popullsisë, ka ngarkesa politike dhe etnike”, vijon ai.

Ndërsa vatranët drejtues të degës së Quuens-it theksojnë se ‘Trupi i Nolit, askund veç tokës amtare nuk do të gjente qetësinë dhe prehjen e përhershme’.

Tahiri: Nuk ka investime, paratë e subvencioneve janë para elektorale

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleasncës për Ardhmëirnë e KosovësK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për medie, ka folur për situatën në vend, qoftë në sferën politike e të sigurisë, qoftë në sferën ekonomike e sociale.

 

Tahiri, lidhur me gjendjen sociale të qytetarëve tha se është e rëndë, ku, në një analizë të bërë nga AAK, del që  80% janë në kredi dhje ajo që u ka mbetur për buxhet është  e pamundur për të jetuar, derisa ka cekur edhe rritjen e vazhdueshme të çmimeve të artikujve ushqimorë.

Tahiri,  më tej, tha se nga kjo qeveri mungojnë investimet, ndërsa vuri në dukje se paratë e subvencioneve janë para elektorale.

“Nuk asnjë lehtësim, paratë e subvencioneve janë para elektorale, nuk kjanë investim e as shpenzime, veç një adresim i caktuar i problemit”, deklaroi Tahiri në konferencën për gazetarë.

Tutje, Tahiri përmendi të dhënat nga Instituti GAP, sipas të cilit 83% janë vazhim i projekteve të mëhershme, 17 % janë planifikim për projekte të reja kapitale, derisa shtoi se në investime ka[pitale është më e ulëta në historinë e shtetit të Kosovës, ku nuk janë shpenzuar asnjëherë 100% të projekteve.

Si problem më tjetër, shefi i GP të AAK-së përmendi edhe PISA-n, ku sipas tij, kjo qeveri nuk ka bërë asnjë planifikim për arsim, as zona urbane e as në zona rurale.

“Kjo qeveri flet për 20 vjeçarin, e kjo qeveri ka udhëheq më shumë se ne si Aelancë,  në qeverisje”, ka thënë Tahiri, derisa theksoi se “adresimi ynë është që të fillojë infastruktuar miqesore për fëmijët, angazhim praktik”.

Më tej, Tahiri bëri thirrje që ministrja e Arsimit dhe Ministria që e udhëheq ajo duhet të japin llogari.

Si problem tjetër, sipas Tahirit është arrogancën e kësaj qeverie ndaj organizatave joqeveritare, sindikatave, etj., ku, për shkak të sjelljeve të tilla, vlerëson ai, një shtresë e shoqërisë sonë kanë protestuar, duke vënë theksin te njësitë elitare të Policisë së Kosovës. “Ata arritën që ta qesin në rrugë edhe kategorinë më e nderuar, njëkohësosht më e rrezikuar”.

Shefi i GP parlanmetar të AAK-së, Besnik Tahiri, bëri thirrje qeverisë që me urgjencë që në këtë buxhet të adresohen dy amendamentet e AAK-së, që kanë të bëjnë me rrijtejn e koeficientit dhe sigurimit shëndetësor.

Ndërsa snë Politikën e Jashtme, Tahiri tha se për 3 vjet Kosova nuk ka arritur të marrë asnjë njohje ndërkimbëtare. A kritikoi puën e kësaj ministrie, ngase, në vend të njohjeve Koasovën e futnë nën sanksione ndërkombëtare.rtklive.com

 

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të fillojë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Sipas këtij instituti, ndryshimet e motit pritet të fillojnë nga dita e enjte, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se në fundjavë parashihet rënie e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

E hënë – Mot  kryesisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

E martë – Mot kryesisht i vranët por me rritje të lehta të temperaturave maksimale . Mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta.Nëpër lugina dhe  në vende me lartesi parashihet mjegull.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9gradë Celsius.

E mërkurë – Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

E enjte -Mot kryesisht i  vranët dhe me reshje shiu, ndersa në viset e larta reshje bore.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 6gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12gradë Celsius.

E premtë – Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta fjolla bore. Në orët e para parashihet të ketë mjegull të lehtë deri të dendur.Temperaturat minimale do të ulën  deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Vikendi parashihet me rënje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe veriperendimit me shpejtësi 1-9m/s.

Kurti vazhdon vizitën në Gjermani, sot takohet me mërgatën tonë atje

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon edhe sot vizitën e tij dyditore në Gjermani, ku të shtunën është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin, ku ka marrë pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate. Kurti  do të vijojë sot takimet me mërgatën tonë në Gjermani.

 

Kryeministri Kurti, në margjina të Kongresit të SPD-së, pati takime edhe me Sekretaren e Përgjithshme të Internacionales Socialiste, Benedicta Lasi, si dhe me kryetarin e SPD-së, njëkohësisht deputet i Bundestagut gjerman, Lars Klingbeil.

Bëhet e ditur se me sekretaren Lasi, u diskutua mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit brenda familjes politike të spektrit të majtë socialdemokrat dhe promovimit të vlerave të përbashkëta të demokracisë, drejtësisë e barazisë për të gjithë.

Kryeministri Kurti, dje në takim me kryetarin e SPD-së Klingbeil, ka thënë se rajoni përket brenda Bashkimit Evropian, e Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e aspiratës së saj për anëtarësim në BE, ku dhe e ka bërë hapin e parë duke aplikuar për anëtarësim. Në lidhje me dialogun, ai theksoi se Kosova vijon të mbetet konstruktive e aktive në proces, drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe njohjen reciproke, thuhet tutje në njoftim.

Të shtunën kryeministri Kurti kishte takime edhe me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Ai tha se me kancelarin e bëjnë bashkë marrëdhëniet e forta bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, angazhimi i përbashkët në Procesin e Berlinit dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe bindjet tona socialdemokrate.rtklive

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

1 mijë e 589 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 13 aksidente më të lënduar dhe 39 me dëme materiale, përcjell Klankosova.tv.

Në 24 orët e fundit kanë arrestuar edhe 11 persona dhe shtatë janë dërguar në mbajtje.

statistika

Át Donat Kurti simbas Át Zef Pllumit

0

Nga: Sabri Hamiti

Nyja e parë: Cilësimi“Át Donat Kurti âsht vjollca e letrave shqipe”. Ky është cilësim i krijuesit dhe i karakterit të tij, i mbështetur në figurën e vjollcës. “Lulja e përvûjtë me nji aromë aq të kandshme që rrin e mshefun prej shkurreve e ferrave”.

Vjollca, që nuk bie në sy si zambaku, drandofilja e karanfili, por figuron krijuesin Át Donat Kurti që nuk punon për lavdí, por për të nxjerrë në dritë mendimin estetik, etik e filozofik të shqiptarëve nëpërmjet këngëve dhe përrallave shqiptare. Në këtë vështrim Kurti është krijues letrar dhe kulturor duke shfaqur talentin dhe dijen e vet për të kaluar artin letrar nga gjuha e folur në gjuhën e shkruar.

Nyja e dytë: Gjykimi

 

Át Zef Pllumi, që “rrnon vetëm për me tregue”, paraqet dramën e Át Donat Kurtit, kur më 15 janar 1948, në zyrat e “Hyllit të Dritës” në Kuvendin Françeskan që ishte kthyer në një burg të tmerrshëm torturash dhe vdekjesh, ku zhvillohej gjyqi ushtarak kundër dhjetë klerikëve të akuzuar. Mbas kërkesës së prokurorit që do të kërkonte vdekjen e tij, ÁtDonat Kurti flet: “Mue nuk më bën përshtypje as vdekja as burgu, por më vjen keq se mbeti puna përgjysë. Të gjithë jetën time, të gjithë talentin tim e kam shkrî vetëm për t’i shërbye popullit shqiptar, pa marrë parasysh sakrificat e privacjonet”.

 

Trupi gjykues shtanget, kryetari e ndërpret: “Kur ke luftue ti, çka ke bâ për popullin që po i mburr ato vepra të cilat na nuk i dijmë?”. ÁtDonat Kurti: “Âsht e kjartë që ju nuk dini kurrgjâ. Arma ime âsht penda me të cilën kam mbledhë kangët mâ të bukura të kombit dhe përrallat mâ të bukura kombëtare. Po të më jepni vdekjen të gjitha punët mbeten përgjysë”. Át Zef Pllumi dëshmon që trupi gjykues u duk si fëmijët para mësuesit. Për të dëftuar se dënimi ishte me burgim të përjetshëm, që më vonë u shndërrua në 25 vjet.

Nyja e tretë: Dorëshkrimi

Át Zef Pllumi dëshmon se në fondin e dorëshkrimeve që ka lënë Át Donat Kurti figurojnë 37 vepra: fetare, edukative, letrare, gjuhësore, folklorike. Këto dorëshkrime janë ruajtur besnikërisht nga fshatari Mark Hiluku, duke ua ndërruar vendin në fshehtësi për t’i shpëtuar nga syri i spiunëve. Jemi këtu te çështja dramatike e dorëshkrimeve të letërsisë shqipe që për shekuj e vite nuk e kanë parë dritën e botimit dhe çështja po vijonte të ishte fatale edhe për brezat aktualë.

Át Zef Pllumi tregon që nuk ka arritur t’i kalojë nëpër duar gjithë ato vepra, porse vlerëson se tri janë veprat më kryesore të Kurtit: 1. Visaret e kombit, 2. Përralla kombëtare, 3.Testamenti i Rí (dorëshkrim i pabotuar). Visaret e kombit për kangët e kreshnikëve si dhe legjendat; Përrallat kombëtare, të mbledhura nga populli, mirëpo stili është i Át Donat Kurtit dhe proza shqipe mund të krenohet me to.

Të dyja të vlerësuara si vepra madhore të letërsisë shqipe, por edhe të mënjanuara nga diktatura: “Mjerisht nga inati sektar për gegnishten si edhe lufta e vazhdueshme që u bahej virtyteve të lashta të Besës e Burrnís”. Ende Át Zef Pllumi ka parasysh stilin, veprën krijuese të mjeshtrit të krijimtarisë letrare shqipe, kur vepra kanonike popullore merr domosdo ngjyrën e autorit në aktin e kulturës me shkrim.

Nyja e katërt: Testamenti i Ri

Këtë vepër kanonike të krishterimit Át Donat Kurti e ka përkthyer nga latinishtja në shqip, në burgun e Burrelit gjatë katërmbëdhjetë vjetëve të qëndrimit aty, tekst i cili në plot kultura është bërë themel i gjuhës së tyre të shkruar. Át Zef Pllumi për këtë situatë saktëson: “Âsht nji histori po si ajo e katakombeve”.

Është i vetmi libër që kishte hyrë disi, tinëz, në burgun e Burrelit. Përkthyesi nuk e dorëzoi kurrë librin, por me të tjerë e fshehu edhe nën kapakët e librave të Leninit. Fletët e përkthimit janë ruajtur për shumë vite dhe janë nxjerrë fshehtas nga burgu. Pas lirimit nga burgu, përkthyesi ende nuk ishte i kënaqur me përkthimin e vet të bërë në rrethana të jashtëzakonshme dhe vijoi punën për përmirësimin e tij, për të cilin ÁtZef Pllumi shton: “Pa dyshim mund të thom se ky âsht përkthimi mâ i miri në gjuhën shqipe deri tash”.

Nyja e pestë: Proza gege

Át Zef Pllumi ngulmon që kur të botohet ky përkthim, “do të konsiderohet si proza mâ e bukur letrare e gegnishtes gjatë këtyne vjetëve”, po ashtu vonesën e botimit të përkthimit e lidhë edhe me pengesat e klerit katolik kosovar, që nëpërmjet autoriteteve të Vatikanit e kanë penguar që të përdorej gjuha shqipe gege ndër libra fetarë. Shkurt dhe këput, Át Zefi don të shprishë mjegullnajat politiko-fetare, që prekin çështje të idiomës letrare qoftë dhe në libra kanonikë.

Në anën tjetër, ai shtron dhe çështjen e drejtë të domosdosë së përdorimit të idiomës, veçanërisht në tekstet në prozë. Këtu ai në mënyrë fine thekson se çështja e statusit të idiomës letrare provohet para së gjithash në prozë. Venerimet e tij shohin edhe më larg, prandaj kanë në brendësi dhe vlerësimet e kësaj gjinie në sistemin e letërsisë së shkruar, e cila po ashtu duket krejt e një niveli tjetër po të kihen parasysh shkrimet në prozë të rrethit kulturor të françeskanëve shqiptarë.

Nyja e gjashtë: Françeskani i madh

Duke ndjekur logjikën e tillë të vlerësimit, ÁtZef Pllumi, Át Donat Kurtin që lindi në Shkodër, në vjetin 1903 e bën pjesë të dymbëdhjetëshes të qendrës më të rëndësishme të intelektualëve në historinë e kulturës shqiptare, nën drejtimin e Át Gjergj Fishtës, ku i vë në rend Át Pashk Bardhin, Át Shtjefën Gjeçovin, Át Pal Dodajn, Át Vinçenc Prenushin, Át Marin Sirdanin, Át Anton Harapin, Át Justin Rrota, Át Bernardin Palajn, Át Benedikt Demën, Át Athanas Gegajn deri tek Át Gjon Shllaku.

Është e natyrshme që dijetari Át Zef Pllumi në panteonin kulturor shqiptar sheh edhe françeskanë të tjerë, më të hershëm apo më të vonshëm, mirëpo është korrekt me vetveten sepse këtu flet me kujtesë dhe dëshmi, në radhë të parë për njerëzit që i ka njohur vetë. Prandaj, në panteonin e tij të kulturës shqipe hyjnë si bashkëpunëtorë njerëz shembullorë shqiptarë dhe tëhuaj si: Norbert Jokl, Eqrem Çabej, Lazër Shantoja, Krist Maloki, Filip Fishta, etj..

Nyja e shtatë: Rrno vetëm për me tregue

Át Zef Pllumi shkrimin e vet për Át Donat Kurtin, të vitit 1993, e përfundon: “Kishem me pasë shumë e shumë për të shkrue mbi Át Donatin. Sot na mbetet detyrë të bâjmë përpjekje me nxjerrë edhe nji herë prej podrumesh, ku i kanë përplasë këta autorë, me i shpluhnosë me ia dhânë në dorë rinisë që të vazhdojnë veprën e tyne të madhe për dobí të popullit shqiptár”.

Një pjesë e testamentit kulturor të Át Zef Pllumit tani realizohet me botimin e veprave (edhe në dorëshkrim) të Át Donat Kurtit në kolanën e botimeve françeskane, të cilën ÁtZefi e kishte rinisur për të gjallë të vetë. Edhe ai vetë ishte përjetësisht i pushtuar nga malli për të shkruar dhe për të dëshmuar. Këtë arriti ta bënte me shkrime humaniste, autobiografike, dëshmuese, prohistorike dhe letrare. Dëshmia më e mirë është vepra e tij kapitale “Rrno vetëm për me tregue”, që lidhë dy shekuj të letërsisë shqipe. Vepër tashmë e kurorëzuar si një nga kryeveprat letrare në prozë gegnishte.

E përkthyer në gjuhët e mëdha europiane, vepra është çmuar si ligjërim fundamental i letërsisë së burgut e llogorit, e dëshmuar në botën shqiptare. Át Zef Pllumi, le të na lejohet të themi sot e këtu, për ne, është Françeskan i Madh. Prandaj veprat e tij, që janë ende në dorëshkrim duhet të botohen në mënyrë integrale, pa asfarë shkurtimi.