21.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 1316

Shyhrete Behluli: Me pëlqejnë shumë reperët, krejt i dëgjoj

0

Këngëtarja e njohur e cila është një ndër artistet që mbanë skenën muzikore shqiptare tash e sa vite, Shyhrete Behluli së fundmi ka folur rreth preferencave të saja muzikore.

Ajo u shpreh se pavarësisht se i takon dhe përfaqëson një zhanër tjetër të muzikës, pëlqen shumë edhe zhanrin rep, e sidomos ashtu siç e krijojnë reperët kosovarë për të cilët tha se i dëgjon të gjithë.

“Qëta të rinjtë krejt më pëlqejnë, krejt i dëgjoj, pa marrë parasysh a më pëlqen naj këngë e tyre a jo, por në përgjithësi reperat tonë më pëlqejnë se janë shumë të mirë, kanë kongë të mira. Pa marrë parasysh çka unë jam, çka unë transmetoj te publiku, unë çdo gjë e dëgjoj, se m’pëlqen. M’pëlqen me dëgju edhe zhanre tjera, sidomos kongë të reperave kosovarë që janë”, u shpreh ajo.

 

Marrëveshja Kalvin Phillips – Juventus në rrezik për shkak të pagës

0

Juventus thuhet se nuk është i përgatitur të financojë pjesën më të madhe të pagës së Kalvin Phillips, nëse mesfushori vjen në huazim nga Manchester City në janar.

28-vjeçari ka luftuar për minutat e rregullta të ekipit të parë që kur u transferua te “Qytetarët” nga Leeds United në verën e vitit 2022.

Phillips u paraqit në vetëm 12 ndeshje në Premier League për skuadrën e Pep Guardiola-s, teksa ata përfundimisht arritën trofeun në sezonin 2022-23, duke luajtur vetëm 291 minuta në kompeticion.

Ndërkombëtari anglez nuk ka ecur më mirë për sa i përket kohës së lojës gjatë muajve të parë të këtij sezoni, me mesfushorin që nuk arriti të zbresë nga pankina pavarësisht mungesës së Rodri-t për humbjen në Aston Villa të mërkurën mbrëma.

Sipas “The Sun”, një pengesë e mundshme është shfaqur në lidhje me kalimin e propozuar të Phillips te Juventus, i cili mund ta vërë lëvizjen në rrezik serioz.

“Zonja e Vjetër” thuhet se është shumë e prirur për të rekrutuar 31 herë ndërkombëtarin anglez pasi synojnë të sfidojnë për titullin e Serie A këtë sezon, me ekipin e Massimiliano Allegri-t aktualisht të dytin në renditje, vetëm dy pikë prapa Inter-it.

Megjithatë, Juve thuhet se nuk është i gatshëm të paguajë pjesën më të madhe të pagës së konsiderueshme të Phillips, dhe klubi me bazë në Torino shpreson që Man City të jetë bujar për sa i përket strukturës së pagave brenda marrëveshjes së huazimit.

Ish-lojtari i Leeds thuhet se fiton 150,000 paund në javë në skuadrën blu të Mançesterit, pasi siguroi një kalim 45 milionë paundësh te kampionët e Premier League 18 muaj më parë.

Juventus-i nuk është e vetmja skuadër që ka një dashuri për anglezin, me kampionin e Bundesliga-s, Bayern Munich, gjithashtu të lidhur me mesfushorin në të kaluarën.

Gjigantët bavarez nuk janë të panjohur për të marrë pjesë në disa biznese të Vitit të Ri me “Qytetarët” pas transferimit të përkohshëm të Joao Cancelo në “Allianz Arena” për gjysmën e dytë të sezonit 2022-23.

Besohet gjithashtu se Newcastle United është në kërkim të shërbimeve të Phillips. Eddie Howe duket të forcojë një skuadër e cila është shkatërruar nga dëmtimet dhe pezullimet muajt e fundit, duke përfshirë Sean Longstaff, Elliot Anderson, Sandro Tonali (pezullim për baste) dhe Joe Willock.

Me afrimin e shpejtë të Euro 2024, kuptohet se Phillips është shumë i etur për një huazim për pjesën e mbetur të sezonit, në mënyrë që të fitojë minuta të rregullta dhe t’i japë vetes një shans për të qenë në skuadrën e Gareth Southgate për një verë në Gjermani. https://albanianpost.com/

Gjuajti me armë në aheng, policia arreston të dyshuarin në fshatin Leshan të Suharekës

0

Një person është arrestuar në orët e pasdites dje në fshatin Leshan të Komunës së Suharekës.

I dyshuari sipas policisë, kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Me të marrë informacionin ekipet policore kanë shkuar edhe në vendin e ngjarjes dhe tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë dhe tri gëzhoja.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të matematikës

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria e shtetit.

 

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti është iniciuar si përdorim i armës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kurti viziton Gjermaninë, merr pjesë në Kongresin e SPD-së

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të premten për në Berlin të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të matematikës

Në njoftimin për media të Qeverisë së Kosovës, thuhet se atje kryeministri Kurti, do të jetë i shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ku do të marrin pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

“Në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane. Ndërkaq të dielën, do të takojë pjesëtarë të mërgatës sonë në Gjermani”, thuhet në njoftim.

Moti sot i vranët dhe me intervale kohore me diell

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbizotërojë mot i vranët por me intervale kohore me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

Ndërkohë erë e lehtë do të fryjë në drejtime të ndryshme.

Prizren/ Tejkaloji shpejtësinë i hiqen 3 pikë dhe 300 euro dënim

0

Policia e Kosovës i ka shqiptuar në personi gjobë në vlerë prej treqind euro, tri pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muajsh, një personi i cili në zonën e kufizimit prej 50 km/h, ishte duke vozitur me 119 km/h.

“Me datën 08.12.2023 njësiti policor nga Stacioni Policor Prizren  VERI, në pikë kontrolli të automjeteve në rrugën ‘Transiti i Ri’’ në Prizren, ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar me shenjë të trafikut është pesëdhjete (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e nëntëmbëdhjetë  (119) km/h”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tuje thuhet në njoftim se ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind euro, tri pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej  tre muajsh.

Para një muaj edhe vëllau i vdiq/ Smajl Latifi i tronditur nga vdekja e 22 vjeçarit në një aksident

0

Një 22 vjeçar nga Rahoveci ka vdekur në një aksident në Itali.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se është i  tronditur nga vdekja tragjike në aksident e të riut 22 vjeçar, Altin Hamëz Hoti nga Ratkoci.

Ai ka thënë se edhe më tragjik e bën fakti që muaj më parë, poashtu në aksident komunikacioni, vdiq edhe vëllai i tij 18 vjeçar, Admiri!

“Viktima të aksidentit kanë qenë edhe dy të rinj tjerë, njëri shqiptar dhe tjetra italiane. Ngushëllimet më të sinqerta Hamzës dhe familjes Hoti! Ngushëlime familjes Gjeci nga Shqipëria dhe Di Tillio nga Italia! Altini, Egli dhe Giulia pushofshin në paqe”, ka shkruar Latifit në Facebook.

 

Parlamentit të Shqipërisë i shkon kërkesë zyrtare për riatdhesimin e eshtrave të Fan Nolit

0

Një shoqatë shqiptare-amerikane e quajtur Vatra, që daton që prej vitit 1912, i ka dërguar një kërkesë formale Kuvendit shqiptar për riatdhesimin e trupit të Fan Nolit, shkrimtarit të famshëm, shkencëtarit dhe themeluesit të Kishës Ortodokse shqiptare.

Euronews Albania u bë media e parë vendase që raportoi për fushatën e kësaj organizate për të sjellë në atdhe trupin e Nolit, i cili vdiq në Shtetet e Bashkuara në vitin 1965.

Parlamentit të Shqipërisë i shkon kërkesë zyrtare për riatdhesimin e eshtrave të Fan Nolit

Noli është i njohur për kontributin e tij në letërsi, histori, teologji, diplomaci, gazetari, muzikë dhe bashkim kombëtar, dhe ka luajtur një rol kyç në konsolidimin e shqipes si gjuhë kombëtare dhe ka përkthyer shumë vepra të njohura të letërsisë botërore.

I lindur në qarkun e Korçës, ai jetoi në Shtetet e Bashkuara, frekuentoi Harvardin, Konsevatorin e Muzikës në Nju Ingland dhe Universitetin e Bostonit. Ai u shugurua prift, themeloi Kishën Ortodokse shqiptare dhe ishte ndër të parët që përdori gjuhën shqipe në predikime kishtare.

Ai gjithashtu udhëhoqi përpjekjet diplomatike pas Luftës Botërore I për ribashkimin e Shqipërisë dhe shërbeu shkurtimisht si kryeministër deri sa u rrëzua nga Ahmet Zogu, më vonë Mbreti Zog.

Gazetarja Alice Taylor intervistoi për Inside Albania doktorin shqiptar Skënder Murtezani, drejtues i degës së Vatrës në Kuins, i cili ka jetuar në SHBA për 33 vjet. Ai foli për një fushatë për riatdhesimin e trupit të Nolit, pas një fushate të ngjashme dhe të suksesshme për të sjellë trupin e Mid’hat Frashërit në vitin 2013.

Tani, hapi i ardhshëm i procesit është në zhvillim, pasi një kërkesë formale për të trajtuar temën në Kuvendin shqiptar është dorëzuar më 7 dhjetor 2023.

Kërkesa drejtuar Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, lexuar nga Euronews Albania, thotë: “Është koha që Theofan Stilian Noli të pushojë përfundimisht në vatan.”

“Ne besojmë fort se riatdhesimi i eshtrave të imzot Nolit në Shqipëri do të përmirësonte disbalancën në komunitetet tona fetare, dhe përfundimisht do ta rregullonte atë,” duke theksuar se vetë Noli ka thënë: “Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare nuk i përket vetëm besimtarëve ortodoksë, por të gjithë shqiptarëve.”

Kërkesa vijon, “Ne, si anëtarë dhe drejtues të Vatrës, urojmë shumë që ky Parlament i nderuar do ta marrë në konsideratë kërkesën tonë, duke theksuar fort se kjo kërkesë është për forcimin e unitetit tonë kombëtar dhe vlerësimin e figurave tona historike.” /Euronews

Totaj pret në takim ambasadorin e Luksemburgut, diskutojnë për kulturën, arsimin dhe ekonominë

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, me të cilin ka diskutuar për fuqizimin e marrëdhënieve në të gjitha sferat, që do të ndikonin në zhvillimin e jetës kulturore, sportive, arsimore dhe biznesore në këtë komunë.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Me theks të veçantë biseduam për zhvillimin ekonomik duke u fokusuar në trajnimin e të rinjve për tregun aktual të punës dhe ecjen në hap me teknologjinë informative. Gjithashtu, shtjelluam mundësinë e shkëmbimit të artistëve në festivale të të dyja shteteve që do ta ngrinin nivelin artistik në nivele të larta”, ka shkruar Totaj në “Facebook”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

 

Suharekë, 22 vjeçarit i gjenden dy armë zjarri e mbi 130 fishekë

0

Policia e Kosovws ka arrestuar tw dyshuarin F.B. i datëlindjes 2001 të enjten në Suharekë.

I dyshuari në një video incizim kishte shtënë me armë zjarri në një lokacion të panjohur.

Pas shoqërimit në stacionin e policisë i dyshuari ka pranuar se posedon dy armë.

“Një pushke gjysmë automatike e llojit Rifle, model VSKA prodhim Centry Arms me numër serik SV7111380 kal.7.62 X39, e cila sipas rregullave është armë sportive që përdorët vetëm ne poligone të gjuajtjes” – thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Një pistoletë model AREX ALPHA me numër serik A26010 për te cilat ka pëlqimin sipas ligjeve ne fuqi por ende është në proces te pajisjes për leje. Po ashtu janë sekuestrua njëqind e tetëmbëdhjete (118) copë fishek kal.7.62×39 mm dhe njëzet e pesë (25) copë fishek te kal.9×19 mm për hetime të mëtejme”, thuhet tutje në komunikatë.

I dyshuari më datë 27 nëntor 2023 rreth orës 13:30 kishte shtënë me armë zjarri në bjeshkët e fshatit Delloc të Suharekës.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri