Home Blog Page 1329

Shkelën rregullat/ Policia konfiskon 91 patentë shoferë brenda 24 orëve në Kosovë

0

Policia e Kosovës në vazhdimësi përveç aktivitete vetëdijsuese dhe fushatave për parandalim ndaj kundërvajtësve që bëjnë shkelje të rregullave në trafikun rrugor po ndërmerr në vazhdimësi edhe veprime apo masa tjera ligjore në funksion të vendosjes së rregullit në trafik dhe parandalimit të aksidenteve.

Urdhri operativ “Siguria në Trafikun Rrugor” në vazhdimësi po implementohet nga njësitet policore në teren dhe ka për qëllim uljen e aksidenteve rrugore në përgjithësi.

Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara janë realizuar 593 pika kontrolli të automjeteve (PKA) Për të arritur objektivat e përbashkëta për një siguri të qëndrueshme rrugore dhe qarkullim pa pengesa kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht nga drejtuesit (vozitësit) e automjeteve që të shmangin veprimet të cilat ndikojnë në shpërqendrimin e tyre gjatë vozitjes, si;

– në përgjithësi vozitjen e automjetit ta përshtatin me gjendjen dhe kushtet në rrugë.?
– i shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë drejtimit të automjetit,
– të respektojnë shenjat për kufizimin e shpejtësisë,
– të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve gjatë qarkullimit, etj.

Kurti: Sivjet u punësuan mbi 8 mijë e 500 të rinj

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë ka theksuar se sivjet janë punësuar mbi 8mijë e 500 të rinj e të reja përmes platformës “Superpuna”.

Duke i prezantuar sukseset e tij gjatë këtij viti, kryeministri Kurti, tha se fokus ka pasur zhvillimin e vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Gjatë këtij viti, 8500 të rinj dhe të reja janë punësuar përmes platformës ‘Superpuna’. Përmes ligjit të pagave, mjekët kanë pagë të dyfishuar, ndërsa vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje të pagave të tyre. Ushtrinë e forcuam edhe më tej duke u furnizuar me dronët Bayraktar”, ka deklaruar Kurti.

Ndërsa në fushën e politikave të jashtme, Kurti e veçoi si të arritur liberalizimin e vizave.

10 vjet nga aksidenti, Ralf Schumacher: Asgjë nuk është më si më parë

0

Kur kanë kaluar 10 vjet nga aksidenti tragjik me ski, jeta e Michael Schumacher dhe familjes kanë ndryshuar totalisht. “Asgjë nuk është më si më parë”, janë fjalët e vëllait të tij, Ralf Schumacher, gjithashtu një ish-pilot i Formula 1.

“Më mungon Michael i asaj periudhe. Jeta ndonjëherë nuk është e drejtë me njerëzit. Michael në jetën e tij shpesh kishte pasur fat, por më pas erdhi ai aksident dramatik”, shprehet më tej Ralf Schumacher Duke folur për “Bild”, Ralf Schumacher ka shtuar: “Falë Zotit, përmes disa mjekimeve moderne është arritur të bëhet diçka e mirë. Pavarësisht kësaj, asgjë nuk është më si më parë”.

Michael Schumacher u aksidentua teksa bënte ski në Francë. Ai pësoi një goditje të fortë në kokë dhe 7 herë kampioni i botës në Formula 1 kreu dy operacione në kokë.

“Mund të them vetëm se aksidenti i tij përfaqëson një moment të keq dhe drastik edhe për mua. Kjo që ndodhi ndryshoi tërësisht familjen tonë. Ishim të pafat, madje edhe Mick, që asokohe ishte një fëmijë i vogël”, ka deklaruar Ralf Schumacher. Duke folur për marrëdhënien mes tyre, Ralf ka shtuar: “Më dha gjithë përvojën e tij. Kisha mundësinë të mësoja nga më i miri. Kur ishim të vegjël flinim shpesh në të njëjtën dhomë. Michael ka qenë gjithnjë pranë meje, ndaj më mungon shumë”.

Gazetari Fahri Musliu botoi pesë libra për një vit

0

Gazetari i njohur Fahri Musliu,  ka njoftuar se për një vit ka publikuar pesë libra.

Musliu ka bërë të ditur se vitin 2023 e sheh si vitin më të suksesshëm dhë të begatë në karrierën e tij 55 vjeçare në karrierën profesionale publicistike.

“Ishte ky viti më i suksesshëm dhe më i begatshëm profesional (publicistikë) në karrierën time 55 vjeçare në gazetari”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Njoftimi i plotë i tij:

PESË LIBRA PËR NJË VIT

Të dashur miq dhe dashamir të librit,

po afrohet fundi i këtij viti dhe me Ju dua ta ndaj një gëzim  të veçantë.

 

Ishte ky viti më i suksesshëm dhe më i begatshëm  profesional (publicistikë) në karrierën time 55 vjeçare në gazetari.

Dy libra botimi i dytë i plotësuar: DITARI I GAZETARIT SHQIPTAR NË BEOGRAD (janar -qershor 1999) dhe PROCESET E KURDISURA KUNDËR SHQIPTARËVE (1999-2001);

dy libra të ri: “MË QUAJNË – BEKIM FEHMIU” dhe libri me intervista: “KOSOVA NYJË E (PA) ZGJIDHUR”, në dy vëllime.

Librat janë me vlerë të veçantë dokumentare dhe historike.

Ato mund ti gjeni në libraritë e qyteteve më të mëdha të Kosovës  por edhe të porositën me postë të shpejtë tek personi i marketingut tel 049644844 ose msgg tim.

Zhduket një vajzë në Rahovec

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vajzë të zhdukur në Rahovec.

“Fsh. Dobidol Rahovec 26.12.2023 11:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj”, thuhet në raportin e policisë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Diaspora dorëlirë, dërgoi 1 miliard e 217 milionë euro për 11 muaj

0

Gjatë muajit nëntor mërgimtarët shqiptarë kanë dërguar 101.3 milionë euro remitanca.

Por për 11 muaj dërgesat financiare të diasporës shkojnë në 1 miliard e 217 milionë euro, sipas raporteve preliminare të Bankës Qendrore të Kosovës, përcjell KlanKosova.tv.

Krahasuar me 11 muajt e vitit paraprak, është regjistruar rritje prej 10.2 përqind.

Derisa vetëm për muajin nëntor nga 101.3 milionët – 65 përqind e tyre janë dërguar përmes institucioneve financiare jobankare, 19 përqind kanale të tjera dhe 16 përqind e mjeteve janë trensferuar përmes bankave.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Profesori i historisë nga gjimnazi i Podgoricës kërkon që nxënësit të thonë se Tito ishte kriminel

0

Drejtoria për Çështje të Inspektimit ka paralajmëruar vizitë në gjimnazin “Slobodan Shkeroviq” në Podgoricë, për të shqyrtuar pohimet dhe shkrimin e portalit Antena M, se profesor Radovan Mihailoviq e interpreton historinë në mënyrë jashtëzakonisht subjektive, siç e sheh dhe e projekton vetë.

Duke qenë se Drejtoria për Çështje të Inspektimit pretendon se për “rastin” janë informuar nga mediat, do të ishte e dobishme dhe e leverdishme që ata të shqyrtonin punën e një ligjëruesi tjetër nga ai aset.

Ky është një profesor – emër i njohur për redaksinë – që sipas portalit malazes, ka shkuar disa hapa më tej, duke kërkuar nga nxënësit e klasës përfundimtare të thonë fjalinë: “Josip Broz Tito ishte kriminel” për vlerësimin e ndërmjetëm.

Këtë e kanë konfirmuar nxënës dhe ish-maturantë të asaj shkolle.

“Ishte mësimi i parë dhe gjëja e parë që mësuam nga profesori, na tha ish-maturantja, duke theksuar se donte të mbetej anonime nga frika e hakmarrjes nga profesori dhe drejtuesit e Gjimnazit, të cilët janë mjaft me ndikim në jetën politike të Malit të Zi.

Për Mihailoviqin profesorin e përmendur, referendumi malazez i vitit 2006 ishte vjedhje zgjedhore, sepse fletët e votimit me opsionin JO të rrethuara u hoqën nga kutitë e votimit.  Mihailoviq është aktivist i DNP-së, partisë së Milan Knezheviqit.

Berisha: Po burgosem në mënyrë të padrejtë

0

Sot pritet të arrestohet ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Ai dyshohet për korrupsion pasiv. Berisha në fjalën e tij para mbështetësve të Partisë Demokratike tha se po burgoset në mënyrë të padrejtë.

Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha tha se me masën e sigurisë detyrim paraqitje ndaj tij dhe heqjen e imunitetit është shkelur Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit.

“U shkel Kushtetuta duke u kërkuar heqjen e lirisë për Sali Berishën pa kaluar në kuvend. Gjithashtu u shkel rregullorja e Kuvendit në mënyrën si u votua heqja e imunitetit të tij. Pse u dashka kyçur pa asnjë provë në shtëpi Sali Berisha? Vetëm se i ka kallur bashkë me ju tmerrin monstrës së pluralizimit, Edi Ramës. Pse u dashkan ndaluar komunikimet publike të Sali Berishës? Denoncimet tona i ka si helm se është mëkatar por nuk mund të bëhet fjalë për një grua, për një vajzë të korruptuar në Shqipëri pa cituar thjeshtrën e tij e cila pasurohet ditën dhe natën kur flen dhe kur zbavitet vetëm e vetëm falë njerkut të artë nga i cilin fiton çdo tender dhe asgjëson çdo konkurrent. Nuk mund të mos flitet për një grua të korruptuar kur përmend Linda në një kohë kur fiton me para të donatorëve çdo projekt bashkëpunimi me qeverinë. Të gjitha këto në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën ndaj dhe ata mendojnë se duke më hequr të drejtën e komunikimit do shpëtojnë nga kritikat. Sot duhet të kërkojmë vëmendjen e çdo shqiptari se kur gjykatat nuk garantojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, kjo është diktaturë. Kur logoja e partisë më të madhe opozitare kërkohet t’i jepet një personi që është peng i Edi Ramës çfarë ndodh, kjo është diktaturë”, ka theksuar Berisha.

Ish-kryeministri shqiptar, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të reflektojnë, pasi sipas tij, në Shqipëri po përsëritet skenari i Rusisë.

“Shqiptarë zgjohuni sepse po ndodh ajo që ka ndodhur në Rusinë e Putinit. Jo diktaturë si ato të vjetra me kampe përqëndrimi por diktaturë moderne. Kjo nuk është betejë e Sali Berishës, ndonëse unë po burgosem në mënyrën më të padrejtë. Kjo është betejë për lirinë e shqiptarëve, dinjitetin e tyre apo nënshtrimin e tyre, betejë për vetëekzistencën e Shqipërisë. A do fitojmë ne këtë betejë? Absolutisht po”, ka deklaruar ai.

Kryetari i PD ka theksuar se opozita duhet të bindë qytetarët për të rrëzuar kryeministrin, Edi Rama.

Gratë në lexim, burrat në kafe

0

Nga Artan Fuga

Që kemi një problem të madh ne burrat, meshkujt, a si të doni thuajeni, kjo nuk ka diskutim. E them në raport me gratë, vajzat, femrat, si të doni!

Mua më duket se padija, injoranca, deliri, futjakoti, amatorizmi, mungesa e kulturës, dembelizmi mendor, llogjet, etj., po bëhen gjithnjë e më shumë një dukuri mashkullore, dhe dija, kultura, mençuria, etj., po bëhen gjithnjë e më shumë femërore.

Se përse ndodh hajde ta bisedojmë kur të doni por fakti mbetet.

Kam nja njëzet vjet që e konstaToj si fakt demografik në arsimin e lartë sepse në baNgat e universiteteve shpesh raporti ndodh që është edhe dhjetë vajza dhe një djalë.

Mos ka ardhur koha që të vjelim rezultatet e kësaj pabarazie? Mos femra është bërë më e mençur, e kulturuar sesa burri! Për mua po!

M’u kujtua kjo gjë kur po shihja disa të dhëna anketimi kryer nga një agjenci shumë serioze emrin e së cilës ende nuk jam i autorizuar ta jap, por mund të them që bën pjesë në Universitetin e Tiranës:

Sa rrinë burrat në kafene dhe gratë?

Thonë se rrinë “shumë” dy herë më tepër burrat se gratë!

Rrini rrini nëpër kafene! Yttttt! Merreni me llogje si gratë! Gratë në fakt ju kanë lënë targën!
Sa lexojnë burrat libra dhe sa lexojnë gratë? Nja tre a katër herë më shumë gratë dhe vajzat e interesuara për librin se burrat.

Shihni shihni sport gjithë ditën! Gratë ju shohin si trapa të fiksuar pas golit!

Suharekë: Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, dyshohet për sulm seksual

0
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Suharekë pasi që dyshohet për sulm seksual.

Rasti për të cilin dyshohet kishte ndodhur më 2 dhjetor të këtij viti.

I arrestuari u dërgua në mbajtje pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njofton policia

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren