Home Blog Page 1330

Suharekë: Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, dyshohet për sulm seksual

0
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Suharekë pasi që dyshohet për sulm seksual.

Rasti për të cilin dyshohet kishte ndodhur më 2 dhjetor të këtij viti.

I arrestuari u dërgua në mbajtje pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njofton policia

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Barack Obama liston librat e këtij viti që duhen lexuar

0

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka ndarë me ndjekësit e tij listën e librave të cilat i kanë pëlqyer këtë vit.

“Siç bëj zakonisht gjatë kësaj periudhe të vitit, doja të ndaja librat, filmat dhe muzikën e mi të preferuar të vitit 2023”, ka shkruar Obama në Instagram.

Në listën e tij me 15 tituj të librave ai ka përfshirë këto libra si, The Heaven & Earth Grocery Store nga James McBride, The best minds nga Jonathan Rosen dhe Poverty by America nga Matthew Desmond e të tjera.

“Nëse jeni duke kërkuar për një libër të ri gjatë pushimeve, provoni njërin prej tyre”, ka shtuar Obama.

Shqetësuese: 171 mijë kg mjete piroteknike janë importuar në Kosovë

0

Sa herë afrohet Viti i Ri, krismat me mjetet piroteknike bëhen më të shpeshta. Në rrugë, sheshe, por edhe ballkone, shpërthimi, por edhe lehtësia e fëmijëve që t’i blejnë ato në markete, janë shndërruar në bezdi për qytetarët.

Psikologët e shohin me shqetësim tërë këtë situatë, pasi, bazuar edhe në të dhënat e Doganës, në vend janë importuar 171 mijë kilogram mjete piroteknike.

“Ta gjuajnë vend e pa vend, ka pasoja sidomos për ne që jemi të vjetër, është edhe stresi”, ka deklaruar një banore e Prishtinës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Një qytetar tjetër për RTK-në ka thënë se mjetet piroteknike rrezikojnë shtatzënat dhe të moshuarit. Disa të tjerë thonë se tashmë janë mësuar me këto krisma. E të tjerë, se po mbesin edhe pa gjumë për shkak të tyre.

E sipas psikologëve, meqë fishekzjarrët pëlcasin, atëherë kur nuk pritet, ato japin ndjesinë e rrezikut.

“Duke e pasur parasysh që zakonisht, mjetet piroteknike fishekzjarret, pëlcasin atëherë kur nuk pritet ato i japin ndjesinë e rrezikut që është problematike për personat që nuk i presin ato, posaçërisht është problematike për njerëzit që kanë përjetime traumatike, përjetime të dhunës, stres postraumatik”, ka thënë për RTK-në psikologu Naim Telaku.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rexhaj: Edhe pse ka pasur një sulm terrorist, nuk kemi parë sanksione ndaj Serbisë

0

Arsyeja e publikimit të informatës së një sulmi eventual nga grupet terroriste është komentuar nga deputeti i LVV-së në Komisionin për Siguri, Arbër Rexhaj, si tërheqje e vërejtjes për ndërkombëtarët.

“Meqenëse jemi në fazën e dialogut dhe Kosova ka pasur trysni të pranimit të Asociacionit dhe marrëveshjeve tjera, kryeministri ka folur edhe për qytetarët edhe në gjuhën që duhet ta kuptojnë ndërkombëtarët, e që fatkeqësisht nuk po e kuptojnë. Edhe pse ka pasur një sulm terrorist, nuk kemi parë sanksione ndaj Serbisë, më e pakta nga ana morale, ka qenë heqja e masave ndaj Kosovës”, ka thënë ai.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

32 vjet nga vdekja e shkrimtarit Petro Marko

0

Petro Marko u lind në Dhërmi më 25 nëntor 1913 dhe vdiq në Tiranë më 27 dhjetor 1991, ku edhe është varrosur sipas amanetit pa ceremoni.

Ai ishte arsimtar, publicist, gazetar, interbrigadist e shkrimtar shqiptar. I lindur nga prindërit Marko e Zoica, Petro Marko u rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nëpërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët.

Pasi kreu shkollën filloren në fshatin e lindjes më 1924, shkoi në Shkollën Tregtare në Vlorë të cilën e mbaroi më 1932. Në atë shkollë pati, ndër të tjerë, si drejtor arsimtarin e studiuesin Kolë Kamsi dhe si mësues Ernest Koliqin; shkollë në të cilën jepnin mësim dhe shumë mësues italianë, njëri prej të cilëve i prezantoi me “Manifestin” e Marksit.

Pasi kreu shkollën i takon të sillet gjatë nëpër Tiranën e asaj kohe në kërkim të ndonjë pune, derisa takon një ditë Hilë Mosin, asokohe Ministër Arsimi, i cili e caktoi mësues në Dhërmi. Më pas transferohet për në Dhuvjan të Dropullit. Qëndron në kontakt të vazhdueshëm me shtypin e majtë, nëpërmjet gazetave greke, të cilat ia jepte Asim Vokshi. Nga një ngatërresë që pati, u gjet preteksti se Petrua i jepte nxënësve literaturë komuniste (akuzë e pavërtetë).

U detyrua të largohej për herë të parë në Greqi. Qëndron në Korfuz, ku bie në kontakt me emigrantët politik të atjeshëm me në krye dr. Omer Nishanin. Pastaj niset për n’Athinë, ku kishte të vëllan Dhimitrin (Mimon), që ishte larguar që fëmijë nga Bregu. Atje hyn në fakultetin e letërsisë, ku i takoi të kishte fërkime me rektorin, i cili ia njehte për turp që Petroja si himarjot të ishte mësues i shqipes. Gjë për të cilën Petroja ia ktheu “turp për ju që ende jetoni në kohë të Bizantit!…”, replikë që i shkaktoi përjashtimin. Nëpërmjet punëdhënësit të të vëllait krijohet mundësia të hyjë në një shkollë jo shtetërore, në fakultetin ekonomiko-politik. Shqyrton mundësinë të shkojë në Bashkimin Sovjetik, ku në atë kohë ishte dhe Sejfulla Maleshova, Ali Kelmendi e Tajar Zavalani, por bie poshtë si mundësi.

Kthehet pas vendosjes të qeverisë liberale të Mehdi beut – verë 1935. Planifikohet Kryengritja e Fieri, e cila dështon që në zanafillë e Riza Cerova vritet nga trupat e Hamit Matjanit, dhe ata që ngelën ikën nga Vlora për në Korfuz. Kthehet në nëntor pasi Branko Merxhani e Ismet Toto e thërrasin me rastin e hapjes së një gazete (“Koha e Re”) si organ i qeverisë. Gazeta mbyllet pas një artikulli bombastik mbi punëtorët e Kuçovës; që Ethem Toto, asokohe ministër i brendshëm e pa si reaksionar e komunist. Shëtiti nga një gazetë në tjetrën (“Illyria”, etj.), dhe më 1936 boton revistën “ABC” bashkë me Branko Merxhanin, Dhimitër Godellin, Zavalanin, Migjenin, e cila u mbyll pas numrit të 2-të; e internojnë në Porto Palermo (2 javë) e pastaj në Llogara, lirohet me interesimin te Merxhanit e I. Totos. Bashkëpunon në “Përpjekja shqiptare” e B. Merxhanit, të cilën Brankoja kishte me nijet t’ia vinte për antipod “Hyllit të Dritës”. Por largohet pasi Merxhani shkroi artikullin Pse nuk jam marksist i detyruar nga censura e kohës. Pasi në një gazetë tjetër del haptas me idetë e tij pro proletariatit, i hyn si halë në sy Musa Jukës, i cili për ta pajtuar i propozon postin e zv/prefektit në Himarë. Petro i jep fjalën se do e pranojë pasi të shkojë në Athinë e të japë ca provime, duke parë pas këtij propozimi.

Takohet me Migjenin para se të niset (1937), dhe me të arritur në Athinë merr anijen për në Marsejë; anija i ra përreth Mesdheut (Izmir, Xhafa, Aleksandri, Tripoli). Mbërrin në Marsejë, dhe gjen në Paris Llazar Fundon e Ali Kelmendin. Merr direktivat nga një “shok” serb që mbante si nofkë “Robert”. Dhe caktohet kryetari i grupit prej 113 vetash që u nis për në Albacete ku ishte qendra e Brigada ve Internacionale. Bashkohet me vullnetarët e brigadës “Garibaldi” në Spanjë, shkon për në Kuintanar de la Republica. Merr pjesë në Mbledhjen e Shkrimtarëve Antifashistë në Valencia, ku ishin dhe Ernest Hemingëay, Pablo Neruda, etj. Lëviz nga Estremadura, Aragona, Gondez e mandej prapë në Francë, ku herë në Paris e herë në Grenoble i financuar nga Ndihma e Kuqe Internacionale i veshur me petkun dhe karizmën e interbrigadistit u ngarkua me agjitacionin në rininë universitare të Grenoble.

Hyn në Itali nga fundi i 1939. Pas 1 mijë e ca ditësh kthehet në atdhe sepse Kominterni kishte porositë t’i çonte legalisht ose jo, të gjithë komunistët në vendet e tyre. Kthehet në Dhërmi dhe mendon pajtimin hasmërive me fshatrat e Dukatit. Në Vlorë nis e harton trakte, shqip e italisht, kundra fashizmit. E burgosin në Vlorë, në Tiranë (maj 1940)… mbas marsit 1942 e nisin për Itali, Palermo e Ustikë. Pas çlirimit të jugut të Italisë nga forcat aleate anglo-amerikane çan burgun së bashku me të burgosur të tjerë dhe kalon në zonat e çliruara Italiane. Më 1944 arrestohet nga gjermanët nga të cilët shpëton në sajë të mësuesit të gjimnazit, Ernest Koliqit dhe po atë vit kthehet në Shqipëri.

Në përfundim të Luftës Antifashiste në vitin 1944 kthehet ne Shqipëri duke organizuar edhe ardhjen e gati 300 shqiptarëve tjerë në kohen kur shqiptarët kishin mbetur pa kurrfarë organizimi. Gjendet në Shkodër në shtëpinë e Nush Topallit, kur Shkodra bastiset nga trupat serbe. Te “Retë dhe gurët” citon N.Spirun që i thoshte se Shqipëria kishte material të mjaftueshëm jo vetëm për të dhe për kushedi sa vjet, bollëk ky që bën të mundur tregtarët shqiptarë nën okupacionin italian e pastaj gjerman, ngaqë pushtuesit kishin nevojë për material. Kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës “Bashkimi” në Tiranë nga 1945-1947, nga një kontroll i befasishëm i gjejnë shkrime jashtë vijës së partisë, (shkruan se Hysni Kapo e shpëton nga pushkatimi) lirohet më 15 maj 1950. 1957 mësues në teknikumin “8 Nëntori”. 1973 i hiqet e drejta për botim. Më 1975 i fusin në burg të birin, Jamarbërin. Romani “Çuka e shtegtarit” – 1980 si direktivë për autokritikë nga Partia; por s’ia pranuan e nuk u botua. Kjo për të vetmin shkak se nuk mund të pajtohej që në ditët e para të pushtetit me fillimin e diktaturës, e sidomos kur provoi t’i rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë asokohe nga jashtë, kryesisht nga Beogradi. 27 dhjetor 1991 vdes dhe varroset sipas amanetit pa ceremoni. Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2003 dekoroi Petro Markon me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Vepra

Filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra qysh në kohët e shkollës në Vlorë. Ministri i Arsimit Mosi do t’i thoshte Të shkruesh vjersha. Vjersha asht shprehja ma njerëzore e mendimit dhe e zemrës. Shkruan “Një natë e dy agime”, poemat “Nase labi”, “Horizonti në kuletë”, “Parada e të uriturve”, romanet “Kodashi”, “Rrugëve të luftës”; “Nisja pa mbarim”, “Bija e kapitenit”… gjatë kohës kur ishte në Itali. Në kulturën dhe letërsinë kombëtare Petro Marko është personalitet i përmasave të mëdha me shpirt e mendje të pa luhatur para çdo stuhie. Ata që kanë njohur nga afër Petro Markon, kanë ndjerë se brenda tij rrezatonte një besim madhor ndaj njeriut dhe mirësisë. Vetëm një lartësi shpirti e tillë mund ta përballonte ndeshjen sy më sy me vdekjen, që ai përjetoi aq shumë herë gjatë jetës së tij. Dhe sa herë ngrihej në këmbë ai do ta niste nga e para luftën ndaj së keqes po me atë forcë besimi, po me atë rrezatim mirësie. Të tillë e ndjen lexuesi Petron në romanet “Hasta la vista” (1959) dhe “Qyteti i fundit” (1960), ku rruga e tij jetësore e asimiluar artistikisht, është aq e pranishme. Në vitet ’70-ta, ai do të shkruajë romanin “Një emër në katër rrugë”, ndërsa periudhën e vështirë të jetës së tij në ishullin e Ustikës do ta përjetësojë në romanin e tij të rëndësishëm “Nata e Ustikës”. Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij të parë “Hasta la vista” dhe “Qyteti i fundit” në vitet ’60 është një kthesë e vërtetë në historikun e shkurtër të romanit shqiptar. Dhe nuk është fjala për rrumbullakimin e një përvoje krijuese por përkundrazi, për ndërprerje dhe dalje nga një përvojë e shartuar jo natyrshëm në rrjedhat e letrare shqiptare, ishte një synim që rrëfimi romanor, pjesërisht në vitet ’40, ’50-ta, do të çlirohej dhe të hapej si vizion, univers krijues dhe si spektër tematik.

Krahas kësaj prirjeje të brendshme që kanë të dy romanet e përmendur përballë veprave të të njëjtit zhanër të deriatëhershëm, këto vepra qëndronin superiore edhe si artikulim artistik. Dhe pikërisht për natyrën e risive, për natyrën që pretendon ndryshime të vërteta të vlerave letrare. Të gjitha veprat e Petro Markos u pëlqyen dhe u kërkuan nga lexuesi.

Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos reflektojnë triumfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor. Pas tërë atij ferri nëpër të cilin kalon njeriu në rrëfimin e Petro Markos, ai arrin të mbetet i pamposhtur nga mizoritë e botës. Këtë bërthamë të brendshme e rrezatojnë personazhet nga romanet e tij, këtë shkëlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar në tërë veprat e tij. Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi – Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri në personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare që sollën risi të vërteta në traditën letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur për dashurinë dhe humanizmin njerëzor, ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të persekutuar dhe më të munduara. Në vitin 2000, e shoqja Safo me të bijën Amantia, botojnë “Retë dhe gurët – Intervistë me vetveten”, autobiografik ku Petro Marko plak merr në pyetje një version më të ri të vetvetes; libër ky që i kishte mbetur dorëshkrim dhe e kishte dëshirë ta botonte.

Tituj të veprave:

Hasta la vista (1958) [2]

Qyteti i fundit (1960) [2]

Një emër në katër rrugë

“Ara në mal” – roman [2][3]

Nata e Ustikës (1989) [2]

Shpella e piratëve- roman [2][4]

Vepra autobiografike

“Horizont” – roman [5]

Fantazma dhe plani 3+4

Çuka e shtegtarit

Një natë dhe dy agime

“Stina e armëve” – roman [6]

“Halimi” – roman [7]

Shpella e pirateve

“Tregime” – tregime [8]

“Gazetari, mbreti e uria” – – roman [9]

“Retë dhe gurët” – 2000

Ultimatumi – 2002

Tregime të zgjedhura – 2003

Mirënjohje

Mjeshtër i Madh i Punës – 1998

Penda e Artë – 2000

“Qytetar Nderi” i Vlorës – 2002

Urdhri “Nderi i Kombit” – 2003

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

0

Moti për sot parashihet të jetë me vranësira dhe intervale me diell.

Në mëngjes do të ketë ngrica të dobëta dhe mjegull, ndërsa në fushat termike nuk parashihen ndryshime.

Minimalet e temperaturës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet parashihen ndërmjet 8-11 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës,

Ronaldo konfirmohet si golashënuesi më i mirë për këtë vit

0

Cristiano Ronaldo do ta mbyllë vitin 2023 si futbollisti me më së shumti gola.

Ylli portugez shënoi dy gola sonte nga penalltia, në fitoren e Al-Nassr ndaj Al-Ittihad, për të shkuar në kuotën e 53 golave të shënuar gjatë këtij viti

Kështu, 38-vjeçari u konfirmua si golashënuesi më i mirë për këtë vit kalendarik.

Ronaldo la prapa Harry Kane (52 gola) e Kylian Mbappe (52 gola), si dhe Erling Haaland (50 gola).

Kane e Mbappe nuk do të kenë më paraqitje për këtë vit, pasi në Gjermani dhe Francë ka përfunduar gjysma e parë e sezonit.

Në Angli ka ende ndeshje për t’u zhvilluar për këtë vit, por Haaland nuk do të paraqitet shkaku i lëndimit.

Ndërkaq, Cristiano Ronaldo ka mundësinë që të shënojë edhe gola tjerë për vitin 2023, pasi që Al-Nassr do të luajë ndeshjen e radhës më 30 dhjetor, ndaj Al-Taewon.

Bojaxhi: Familja e Adem Jasharit me prejardhje tipike dardane

0

Bashkëdrejtuesi i projektit “Rrënjet”, Gjergj Bojaxhi, ka folur për prejardhjen e familjes Jashari.

Bojaxhi ka treguar se familja Jashari është tipike me prejardhje dardane.

“Është linjë tipike autoktone e Dardanisë, haplogrupe 13, dega Ph 2180. Është një nga këto degët për shkak se nuk është bërë kampion më i madh, nuk e themi që ka qenë në mënyrë të vazhdueshme edhe gjatë pushtimit feudal serb apo është postu në Malësi dhe janë rikthyu dot. Që janë linjë dardane e them të sigurt”, ka thënë ai në T7.

Po renovohet objekti i zjarrfikësve në Prizren

0

Drejtori i Administratës së Prizrenit, Edin Shehu, vizitoi sot zjarrfikësit për t’i parë nga afër punimet që po zhvillohen në renovimin e objektit.

“Po vazhdojnë punimet për renovimin e objektit të zjarrfikësve që do të ofroj kushte optimale për personelin që kryen një punë fisnike për komunitetin”, tha Shehu.

Sipas tij,me këtë ndërhyrje të Komunës së Prizrenit, objekti i zjarrfikësve jo vetëm që do ta forcojë kapacitetin e reagimit në raste emergjencash, por, do të ndikojë pozitivisht në sigurinë e qytetarëve./PrizrenPress.com

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kushtetuesja aprovon ankesën e Avokatit të Popullit, rrëzon pjesërisht Ligjin e pagave

0

Gjykata Kushtetuese ka aprovuar kërkesën e Avokatit të Popullit bazuar në përcaktimet e nënparagrafit (1) të paragrafit 2 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik.

Kështu, Gjykata ka rrëzuar pjesërisht këtë Ligj, duke kërkuar ndryshimin e tij.

Në kontekst të efekteve të Aktgjykimit që ndërlidhen me konstatimet e Gjykatës përkitazi me mospërputhshmërinë me Kushtetutën të dispozitave të lartcekura të Ligjit të kontestuar, duke u bazuar në parimet që burojnë nga Opinionet relevante të Komisionit të Venecias, praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së dhe të Gjykatës, me theks në balancimin në mes të parimit të sigurisë juridike dhe të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë, Aktgjykimi sqaron katër (4) kategoritë kryesore të efekteve të tij, si në vijim:

“Së pari, konstatimet e Aktgjykimit, nuk afektojnë në asnjë mënyrë kategorinë e funksionarëve/zyrtarëve/nëpunësve të cilëve u është ngritur niveli i pagës përmes Ligjit të kontestuar”.

Së dyti, shpallja në kundërshtim me Kushtetutën dhe për pasojë shfuqizimi i paragrafëve 2 dhe 3 të nenit 41 (Shtesat tranzitore) të Ligjit të kontestuar, ka pasojën e ruajtjes së nivelit ekzistues të pagave në sektorin publik derisa paga e re, përkatësisht ajo e përcaktuar përmes Ligjit të kontestuar, të bëhet e barasvlershme me pagën ekzistuese. Një përcaktim i tillë buron nga paragrafi 1 i nenit 41 (Shtesat tranzitore) të Ligjit të kontestuar, sipas të cilit, nëse një zyrtar publik apo funksionar publik, para hyrjes në fuqi të këtij ligji përfitonte pagë që është më e madhe se paga e plotë e parashikuar me këtë ligj, ajo/ai do të përfitojë pagën e re sipas dispozitave të këtij ligji dhe shtesën tranzitore të barabartë me diferencën ndërmjet pagës aktuale dhe pagës së re bazë. Rritja e vlerës së koeficientit për çdo vit fiskal në raport me zvogëlimin proporcional të shtesës tranzitore, duke e ruajtur nivelin e pagës ekzistuese për kategoritë që kanë pësuar zbritje pagash, gradualisht rezulton në “harmonizimin/nivelizimin” e plotë me nivelin e  pagës së re, të cilën e saktëson Ligji i kontestuar përmes Shtojcave përkatëse. Për më tepër, shpallja në kundërshtim me Kushtetutën dhe shfuqizimi i paragrafit 3 të nenit 41 (Shtesat tranzitore) të Ligjit të kontestuar, në kontekst të kategorisë së shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës, nga hyrja në fuqi e Aktgjykimit, ngërthen detyrimin e trajtimit të kësaj kategorie sipas përcaktimeve të paragrafit 1 të nenit 41 (Shtesat tranzitore) të Ligjit të kontestuar”.

Së treti, shpallja në kundërshtim me Kushtetutën dhe për pasojë, shfuqizimi i paragrafit 4 të nenit 41 (Shtesat tranzitore) të Ligjit të kontestuar, ngërthen detyrimin e nivelizimit të pagave, nga hyrja në fuqi e Aktgjykimit, të kategorisë të të punësuarve pas hyrjes në fuqi të ligjit të lartcekur, bazuar në vet nenin 4 (Parimet e sistemit të pagave) të tij, sipas të cilit, ndër tjerash, ‘secili, pa kurrfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të barabartë të marrë pagë të barabartë’.

Së katërti, përkundër faktit që (i) paragrafi 6 i nenit 6 (Paga bazë) të Ligjit të kontestuar e që ndërlidhet me lartësinë e shtesës për përvojë të punës; dhe (ii) paragrafi 2 i nenit 2 (Fushëveprimi) i Ligjit të kontestuar ndërlidhur me dispozitat e saktësuara në dispozitivin e Aktgjykimit, janë vlerësuar në kundërshtim me Kushtetutën, Gjykata nuk ka shfuqizuar të njëjtat, sepse (i) shfuqizimi i të parës ndërlidhur me faktin që Ligji i kontestuar gjithashtu shfuqizon Ligjin nr.03/L-147 për Pagat e Nëpunësve Civil, do të rezultonte në zbrazëti ligjore përkitazi me të drejtën për shtesa mbi pagën për përvojën e punës; ndërsa (ii) shfuqizimi i të dytës, do të afektonte zbatimin e Ligjit të kontestuar në tërësinë e tij. Për pasojë, bazuar në nenin 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, Gjykata ka urdhëruar Kuvendin që në periudhën prej gjashtë (6) muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi, të ndryshojë dhe/ose plotësojë nenet e lartcekura në pajtim me Kushtetutën dhe Aktgjykimin e Gjykatës, me sqarimin që në kontekst të (i) paragrafit 6 të nenit 6 (Paga bazë) të Ligjit të kontestuar, të drejtat që ndërlidhen me shtesën në përvojën e punës duhet të saktësohen përmes ndryshimit/plotësimit të Ligjit të kontestuar nga Kuvendi, por me efekt nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi; ndërsa (ii) paragrafit 2 të nenit 2 (Fushëveprimi) të Ligjit të kontestuar, pavarësia funksionale, organizative dhe buxhetore e institucioneve të pavarura kushtetuese, interpretohet dhe zbatohet në përputhje me Kushtetutën dhe Aktgjykimin e Gjykatës. Kjo e fundit, marrë parasysh përgatitjet e nevojshme për zbatimin e këtij Aktgjykimi, ka përcaktuar që Aktgjykimi hyn në fuqi më 1 shkurt 2024”, thotë Gjykata Kushtetuese.