Home Blog Page 1331

Ekuzekutohen shtesat prej 100 euro për mbi 300 mijë fëmijë

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar për ekzekutimin e shtesave prej 100 euro për 388,015 fëmijë.

“Ekzekutohet edhe shtesa e njëhershme për të gjithë fëmijët që janë në sistem të shtesave për fëmijë. Mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë”, ka shkruar Murati në Facebook.

Shtesat e njëhershme prej 100 euro janë dhuruar për fëmijët nën moshën 16 vjeç. Vendimi është marrë nga Qeveria në të njëjtën kohë edhe për pensionistët.

Superliga nuk ndalet, mesjava sjell ndeshje interesante

0

Në mesjavë, përkatësisht të mërkurën dhe të enjten zhvillohet xhiroja e 15-të në Prince Caffe Superligë, që është e fundit për vitin 2023.

Sfida e parë zhvillohet ndërmjet vendit të fundit, Istogut dhe lideres Trepçës. Istogasit kanë një fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit kryesojnë me 12 fitore e dy humbje.

Takimi i dytë i së mërkurës zhvillohet mes Sigal Prishtinës dhe Proton Cable Prizrenit. Bardhekaltrit janë në formë të lartë me nëntë fitore e pesë humbje, ndërsa prizrenasit renditen në vendin e gjashtë me pesë fitore e nëntë humbje.

Të enjten do të përballen Golden Eagle Ylli me Bashkimin. Therandasit kanë tetë fitore e gjashtë humbje, ndërsa prizrenasit kanë katër fitore e dhjetë humbje, andaj të dy skuadrat synojnë fitoren, që të kenë plasman sa më të mirë në garat e rregullta.

Peja-Vëllaznimi është sfida e fundit, që njëkohësisht pritet të jetë më interesantja e kësaj xhiro. Kampionët e Kosovës janë në vendin e dytë me dhjetë fitore e katër humbje, ndërsa kuqezinjtë kanë shtatë fitore e shtatë humbje, duke u renditur në vendin e pestë.

Prince Caffe Superliga-Java 15

E mërkurë

17:00 Istogu-Trepça

19:30 Sigal Prishtina-Proton Cable Prizreni

E enjte

19:00 Golden Eagle Ylli-Bashkimi

19:00 Peja-Vëllaznimi

 

Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionmarrësit

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat e njëhershme prej 100 euro për 287 mijë e 684 pensionmarrësit.

Murati, këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e e tij, duke thënë detaje.

“Pas të gjitha përgatitjeve teknike nga stafi i MFPT, sot kemi arritur të ekzekutojmë shtesat e njëhershme për të gjithë pensionmarrësit si në vijim:

– Pensionistët e moshës

– Kategoritë e luftës

– Pensionet për aftësi të kufizuara

– Pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë, dhe

– Pensionet e parakohshme, për ata që marrin më pak se 500 euro”, thuhet në njoftim.

KESCO: Faturat janë rritur ngase është rritur konsumi i energjisë elektrike dhe që tash s’ka subvencionim nga qeveria

0

Kompania për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KESCO, është deklaruar pas reagimeve që ka pasur për faturat e lëshuara ditët e fundit.

Sipas tyre, vlera është më e lartë me arsyetimin se është rritur edhe konsumi.

“Rritja e vlerës se faturave në ketë muaj dimri është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht te konsumatorët që e përdorin energjinë elektrike për ngrohje. Konsumimi i energjisë elektrike në vlerë më shumë se 800 kWh në muaj faturohet me tarifë më të lartë, ashtu siç paraqiten në çdo faturë te konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

“Efekti tjetër i rritjes së vlerës së faturës është që vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, Qeveria e Kosovës ka subvencionuar konsumatorët që kanë kursyer energji elektrike”.

Nga Zyra për Media e KESCO, thonë se disa konsumatorë po marrin fatura më të larta sepse po përdorin masivisht energjinë elektrike për ngrohje.

Ata gjithashtu e kanë publikuar edhe vendimin e fundit të Zyrës së Rregullatorit të energjisë për ndryshimin e tarifave

Ankesat për faturat e larta të KEDS, KMDLNJ kërkon hetim nga prokuroria

0

Shumë qytetarë janë ankuar lidhur me faturat larta të energjisë elektrike, që iu kanë ardhur këtë muaj.

Me këtë rast, ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Siç e quan KMDLNJ, këto fatura janë jonormale.

Kjo organizatë ka kërkuar hetime nga prokuroria.

“Faturat për rrymë të muajit dhjetor për shumicën e qytetarëve dallojnë shumë nga ato të muajit të kaluar, janë 100 % e më shumë më të larta. Në ndërkohë askush nuk ka njoftuar për rritje eventuale të çmimit të energjisë elektrike sikur që edhe temperaturat nuk kanë qenë të larta për të shpenzuar energji shtesë. Po në të njëjtën kohë serbët dhe banorët tjerë të veriut të Kosovës vazhdojnë të mos i paguajnë faturat për rrymën e shpenzuar sikur që rrymën e shpenzojnë pa asnjë kufizim. Qeveria e Kosovës në rastin konkret po zbaton standarde të dyfishta duke favorizuar serbët e veriut pasi ua paguan rrymën dhe duke i ndëshkuar konsumatorët e rregulltë me një rritje aq të madhe dhe për këtë as që ka reaguar”, thuhet në reagimin e Këshillit

Qelaj: Mbi 1 mijë ankesa pranuam nga qytetarët në vitin 2023, prej tyre 608 janë duke u hetuar

0

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në konferencën e fundvitit ka bërë me dije se mbi 1 mijë raste është numri i ankesave që ka pranuar institucioni që drejton.

Qelaj, në fjalimin e tij e ka përshkruar këtë vit si jo të lehtë dhe mjaft sfidues.

“Numri i ankesave që ka pranuar Avokati i Popullit këtë vit është 1 mijë e 571 nga qytetarët, rastet e hapura për hetim janë 608, numri i rasteve të hapura sipas versionit zyrtar është 38”, ka thënë Qelaj.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Policia në Prizren fillon fushatën “Festo me zemër, jo me armë”

0

Policia në Prizren ka filluar fushatën e vetëdijesimit “Festo me zemër, jo me armë”.”

“Gjatë këtyre aktiviteteve përpos shpërndarjes së fletëpalosjeve me këshilla për vetësiguri, në disa lokacione të cilat janë më të frekuentuara kanë vendosur edhe postier të cilët bëjnë thirrje vetëdijesimi tek qytetarët me moton “Festo me zemër, jo me armë”, njofton Policia e Kosovës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sipas policisë, sa më pak armë , do të ketë më pak tragjedi.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë ligjin duke iu përmbajtur rregullave dhe duke u sjellë me kujdes ndaj njëri tjetrit në mënyrë që të ndikojmë në zvogëlimin e numrit të lëndimeve dhe pasojave nga përdorimi i armëve dhe mjeteve tjera piroteknike”.PrizrenPress.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

FIFA po kërcënon Brazilin me përjashtim nga të gjitha garat

0

Ndërhyrja e qeverisë në zgjedhjet e Federatës Braziliane të Futbollit (CBF) rrezikon të jetë e kushtueshme. FIFA po kërcënon me përjashtim nga të gjitha garat e saj.

Brazili jashtë Kupës së Botës dhe klubet braziliane do të ndalohen të marrin pjesë në garat ndërkombëtare. Ky është skenari që kërcënon FIFA nëse nuk respektohen rregullat për zgjedhjen e presidentit të CBF-së.

Brazili po kalon një javë të trazuar pasi FIFA dhe CONMEBOL, qeveria e futbollit në Amerikën e Jugut, simotra e UEFA, bënë të ditur se nuk do të tolerojnë ndërhyrjet e qeverisë në zgjedhjet e federatës. Sipas dy organeve të rëndësishme të futbollit, Brazili dhe klubet braziliane do të përjashtohen nga turnetë ndërkombëtarë nëse, Ednaldo Rodriguez nuk rikthehet si president i CBF-së.

Në fakt, më 7 dhjetor, Gjykata e Drejtësisë së Rio de Zhaneiros hoqi Rodrigues nga presidenca e CBF-së dhe emëroi Jose Perdiz de Jesus përkohësisht deri në organizimin e zgjedhjeve të reja.

FIFA dhe CONMEBOL kanë njoftuar dërgimin e një misioni në Rio de Zhaneiro për të kuptuar krizën duke filluar nga 8 janari, datë e rifillimit të aktiviteteve administrative të organit drejtues të futbollit në Amerikën e Jugut pas pushimeve të fundvitit. Misioni do të synojë të studiojë situatën dhe të kërkojë një zgjidhje bazuar në rregulloret e CBF, CONMEBOL dhe FIFA.

“FIFA dhe CONMEBOL dëshirojnë të insistojnë fuqishëm që, përpara këtij misioni, të mos merret asnjë vendim që prek CBF-në, përfshirë zgjedhjet dhe kandidaturat elektorale. Nëse kjo nuk respektohet, FIFA nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse t’ia referojë çështjen organit të saj kompetent, e cila gjithashtu mund të rezultojë në pezullim”, shkruan organi në një letër dërguar CBF-së.

“Në këtë aspekt, dëshirojmë të theksojmë gjithashtu se nëse CBF-ja do të pezullohej nga organi kompetent i FIFA-s, do të humbiste të gjitha të drejtat e anëtarësimit me efekt të menjëhershëm derisa FIFA të heqë pezullimin. Kjo do të nënkuptojë gjithashtu se ekipet dhe klubet përfaqësuese (braziliane) nuk do të mund të marrin pjesë në asnjë garë ndërkombëtare përderisa pezullimi është në fuqi”, theksohej në letër.

Në një rast të ngjashëm, FIFA pezulloi Federatën Maliane të Futbollit (FMF), pasi mori parasysh faktin se Ministria e Sportit e vendit kishte shpërbërë komitetin ekzekutiv të FMF-së dhe kishte emëruar një “komitet të përkohshëm”. Dhe, si “ndërhyrje e padrejtë” e qeverisë për ta menaxhuar federatën, FIFA e pezulloi.

Brazili aktualisht po garon në kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026 dhe ka në agjendën e tij Kupën e Amerikës 2024, nga 20 qershori deri më 14 korrik, në Shtetet e Bashkuara. Për më tepër, klubet braziliane përfaqësojnë vendin në Copa Libertadores dhe Copa Sudamericano, të cilat fillojnë në shkurt.https://albanianpost.com

Në Kukës inaurugohet busti i Hasan Prishtinës

0

Në Kukës, sot do të bëhet inaugurimi i bustit të heroit, Hasan Prishtina.

Ky aktivitet nis nga ora 14:00 dhe realizohet nga Bashkia e Kukësit, në bashkëpunim me Fondacionin “Hasan Prishtina”.

Ngjarja zhvillohet pranë Pallatit të Kulturës, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

Historiku i Hasan Prishtinës:

Hasan Prishtina lindi më 1873 në Vuçiternë në një familje me tradita të larta patriotike. Shkollën fillore dhe disa klasë të gjimnazit i mbaroi në vendlindje. Në qytetin e tij të lindjes dhe në shkollë njihej me emrin Hasan Vuçiterni, dhe meqë rridhte prej një familjeje e cila kishte arritur autoritet dhe pushtet, ai shkoi së pari në Selanik ku përfundoi liceun freng, ndërsa, studimet e larta ato të shkencave politiko-juridike i kreu në Stamboll.

Në vitet 1908-1912, u zgjodh deputet i Prishtinës në Parlamentin osman dhe prej këtu edhe mbajti dhe u nënshkrua me mbiemrin Prishtina. Në Parlamentin turk, ai u angazhua hapur së bashku me deputetët tjerë shqiptarë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Idetë revolucionare demokratike Hasan Prishtina i mori në Selanik gjatë shkollimit të tij, ku u përgatit me njohuritë mbi modernizmin evropian të kombeve, dhe atë në frymën e Revolucionit Demokratik Borgjez Francez. Meqenëse rridhte nga një familje e cila ishte në pozita të larta dhe me shumë ndikim në Vilajetin e Kosovës së atëhershme, për një kohë të shkurtër arriti edhe në pozitën e kryekonsullllit të shtetit të Turqisë. Kështu, ai mjaft herët u njoh me mekanizmin dhe nevojat e shtetit si organizëm kombëtar.

Në fillim të vitit 1912, së bashku me Ismail Qemalin, ishte ndër nismëtarët për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të Armatosur në Shqipëri ku u shqua si udhëheqësi kryesor. Me themelimin e komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” u zgjodh anëtar i tij, ndërsa në dhjetor të vitit 1919, Komiteti e ngarkoi si kryetar të delegacionit të tij në Konferencën e Paqes në Paris, ku do të kërkonte bashkimin me shtetin kombëtar shqiptar si të Kosovës por edhe të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi.

Mori pjesë aktive në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës më 1920, ndërsa, në prill të vitit 1921, u zgjodh deputet i Dibrës në Parlamentin shqiptar. Në dhjetor të vitit 1921 kryesoi një ndër qeveritë më demokratike të vendit. Hasan Prishtina ishte një nga drejtuesit e organizatorët kryesorë të lëvizjes antizogiste të shkurt-marsit të vitit1922.

Gjatë viteve 1922 dhe 1923 u shqua si kundërshtar i vendosur i reaksionit të brendshëm.

Shquhet si luftëtar për mbrojtjen e “Zonës neutrale” të Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhëheqës i lëvizjes nacionalçlirimtare dhe i çetave kryengritëse në Kosovë kundër sundimit serb.

Hasan Prishtina mori pjesë aktive në përgatitjen e Revolucionit Demokratik-borgjez të qershorit të vitit 1924, ku luftoi për vënien në jetë të programit të qeverisë demokratike të dalë nga ky revolucion.

Në shtator të vitit 1924 në krye të një delegacioni në emër të komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” shkoi në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë ku protestoi kundër barbarizmave mbi popullsinë shqiptare të qarqeve shoviniste serbe në Kosovë. Pas dështimit të revolucionit të vitit 1924 u largua jashtë atdheut. Gjatë tërë kohës në mërgim (1925-1933) qëndroi në krahun më të përparuar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. E vazhdoi luftën kundër regjimeve diktatoriale e monarkofashiste, kundër tiranisë zogiste në Shqipëri dhe zgjedhës shoviniste serbomadhe në Kosovë.

Nën drejtimin e tij, u themelua “Komiteti i Çlirimit të Kosovës” i cili veproi jashtë vendit krahas Komitetit të Çlirimit Nacional. Hasan Prishtina luftën çlirimtare në Kosovë u përpoq ta lidhë e ta bashkërendojë me luftën e popujve të shtypur ballkanikë. Disa herë u bë nismëtar i bashkëpunimit me përfaqësuesit dhe organizatat nacionalçlirimtare të Maqedonisë, të Bosnjës, të Kroacisë e të tjerë që vuanin nën zgjedhën e regjimeve shoviniste të huaja.

Hasan Prishtina kërkonte respektimin e të drejtave kombëtare të të gjithë popujve ballkanikë, gjë që do të arrihej sipas tij, me krijimin e shteteve kombëtare në bazë të parimit të vetëvendosjes, duke përjashtuar çdo formë të hegjemonisë së njërit ndaj tjetrit. Katër herë armiqtë organizuan kundër tij atentate me armë. Dy herë e burgosën pushtuesit serbë e bullgarë. Gjashtë herë e dënuan me vdekje xhonturqit, feudali e vegla e Serbisë Esat Toptani, si dhe qarqet shoviniste serbe dhe tri herë qeveria e Ahmet Zogut.

Më 13 gusht të vitit 1933, u vra në Selanik nga një atentator i regjimit të Ahmet Zogut në bashkëpunim me qeverinë jugosllave.

Hasan Prishtina ka lënë një varg artikujsh si edhe kujtimet e tij për kryengritjen antiosmane të 1912 që kanë vlerë për historinë e lëvizjes sonë kombëtare e demokratike.

Në vitin 1977 eshtrat e Hasan Prishtinës u sollën nga Selaniku në Shqipëri, ku u bë rivarrimi i tij në Varrezat e Dëshmorëve në Kukës që të prehej sa më afër Kosovës.

 

Moti në Kosovë me diell dhe vranësira të pjesshme

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar  për sot mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas IHMK-së, në orët e hershme të ditës parashihen ngrica dhe mjegull, nëpër ultësira dhe vise të larta.

Minimalet  do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.