21.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 1333

Vrasje e fëmijës së posalindur/ Policia del me raport për rastin në Prizren

0

Policia e Kosovës ka dhënë detaje përmes raportit 24 orësh për foshnjën që u gjet e vdekur dje në Prizren.

Në raport thuhet se një burrë në parkun e qytetit ka vërejtur një foshnjë të posalidur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor.

Nga ekipi mjekësor është konstatuar se foshnja është pa shenja jete.

Rasti është cilësuar si “vrasje e fëmijës së posalindur”.

“VRASJE E FËMIJËS SË POSALINDUR- Prizren 25.11.2023-16:10.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në parkun e qytetit ka vërejtur një trup të një foshnje të posa lindur. Njësitë policore bashkë me ekipin mjekësorë kanë dal në vendin e ngjarjes. Nga ana e ekipit mjekësorë është konstatuar se foshnja është pa shenja jete. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.”

Temperaturat në minus, parashikimi i motit për sot

0

Reshjet e borës parashikohet të mbesin të pranishme lokalisht edhe gjatë orëve të para të 24-orëshit të ditës së diel.

Dita do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje kalimtare bore, kryesisht në sasi të pakta. Do të jetë mjaft ftohtë.

Në orët e mbrëmjes priten kthjellime të pjesshme, duke iu mundësuar masave të ftohta me origjinë polare të depërtojnë më lehtë mbi vendin tonë.

 

 

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-70 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 0 deri në 3°C. Përgjatë orëve të mbrëmjes pritet ulje e mëtejshme e temperaturave, deri në -8°C lokalisht, varësisht nga kthjellimet./MK/

Fitore bindëse e Bashkimit

0

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Istogut me rezultat 93:53 (23:14, 22:18, 20:17, 28:4), në xhiron e dhjetë të Prince Caffe Superligës.

Prizrenasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 23:14, ndërsa lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë e të tretë, sidoqoftë, që u kontrollua nga vendasit. Portokallezinjtë e thelluan epërsinë më shumë në dhjetë minutat e fundit, duke fituar bindshëm në fund, me 40 pikë dallim, 93:53.

Te Bashkimi më i miri ishte Grant Lozoya me 20 pikë, 13 kërcime e nëntë asistime, duke u ndihmuar nga Isiah Umipig me 17 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Samir Zekiqi dhe Erik Copes shtuan nga 12 pikë, kurse te mysafirët më i miri ishte Tyres Prince me 16 pikë e gjashtë kërcime.

Tani prizrenasit kanë katër fitore e gjashtë humbje, kurse istogasit një fitore e nëntë humbje. Pikërisht fitoren e vetme e kanë ndaj Bashkimit.

Erdh dimri, shkollat e Suharekës pa dru e pelet

0

32 shkolla të komunës së Suharekës nuk janë furnizuar këtë vit me lëndë djegëse për ngrohje. Kjo për arsye se, lënda e kompanisë fituese të tenderit furnizues ka përfunduar në OSHP. Kryetari i kësaj komune shpreson që ky organ shqyrtues do ta përfundojë shpejt këtë proces dhe të bëhet furnizimi i shkollave me dru e pelet.

Ngrohjet në shkollat e komunës së Suharekës janë duke shfrytëzuar tepricat e lëndës djegëse të mbetura nga viti i kaluar. Mësimi deri më tani po zhvillohet normalisht

Në Shkollën “7 Marsi” në Suharekë, ku gravitojnë 611 nxënës, për këtë vit ende nuk është bërë furnizimi me dru. Sipas drejtorit të kësaj shkolle, Ibrahim Elshani, dru për ngrohje kjo shkollë ka vetëm deri në përfundim të këtij gjysmë vjetori.

“Për momentin mund të konstatoj se gjendja nuk është aq e keqe në shkollën tonë. Ngrohëset i kemi lëshuar me kohë, edhe pse shkolla punon me dy ndërrime, nxehëset lëshohen në orën gjashtë të mëngjesit, deri në orën gjashtë të mbrëmjes. Për shkak të kohës, nuk ka qenë shumë ftoftë e kemi aktivizuar vetëm një kaldajë, kështu që ka qenë e mjaftueshme për këtë periudhë kohore”, deklaroi Ibrahim Elshani, drejtor i shkollës ” 7 Marsi” në Suharekë.

Sipas kryetarit të Komunës së Suharekës, kjo gjendje ka ardhur për shkak se lënda ka përfunduar në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

“Ne kemi zbatuar ligjin që është në fuqi, kemi shpall fituesin, ka pas ankesë një kontraktues tjetër kështu që, lënda ka përfunduar në OSHP. Presim OSHP në me vendos për tenderin. Si e keni bërë zgjidhjen? Zgjidhjen e kemi bërë, kemi pas furnizim prej vitit të kaluar ngapak, deri tash, e sipas informatave që kam nga drejtori i DKA-së janë duke u munduar të furnizohen pjesë – pjesë”, tha Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës.

Opozita e Suharekës mendon se kjo është papërgjegjshmëri e pushtetit lokal.

“Drutë për shkollat janë krejtësisht lehtë të planifikueshme, sepse mundsh që në fillim të vitit se sa ka me bërë shpenzime për secilën  shkollë, dhe mundesh procedurat me i hap që në fillim dhe mos me pas kësisoj vonesa me u rreziku shëndeti i fëmijëve”, tha Urim Suka, asambleist nga radhët e LDK-së.

Komuna e Suharekës ka gjithsej 32 shkolla dhe QKMF të pa furnizuara këtë vit me lëndë djegëse.

Sidoqoftë mësimi po zhvillohet deri më tani normalisht, ndërkaq, Muharremaj shpreson se këto procedura do të përfundojnë shpejt dhe menjëherë të nisë furnizimi i tyre më dru dhe pelet.rtk

Grabitja në Suharekë, ndalohen dy persona

0

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës si të dyshuar në lidhje me rastin e grabitjes së argjendarisë në Suharekë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Prokurorja e Shtetit, Ervehe Gashi, e cila theksoi për momentin ata janë duke u intervistuar në cilësinë që kanë ndihmuar të armatosurit në grabitje.

“Dy personat janë ndaluar gjatë ditës së sotme, njëri në orën 14:00, tjetri një orë më vonë. Ata dyshohen se kanë ndihmuar në kryerjen e rastit, nuk janë të dyshuarit kryesorë, ata dyshohet se kanë ndihmuar të dyshuarit të kryejnë grabitjen e armatosur”, ka thënë Gashi për Klankosova.tv.

I jepet lamtumira e fundit mjeshtrit të humorit Zef Deda

0

Është përcjellë mesditën e sotme për në banesën e fundit mjeshtri i madh i humorit, aktori shkodran Zef Deda, i cili u nda nga jeta një ditë më parë pas një sëmundje të rëndë.

Zef Deda ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare në qytetin e tij të lindjes, atje ku zhvilloi karrierën artistike që në fëmijëri. Qindra qytetarë, aktorë të skenës dhe filmit si dhe autoritete mbajtën homazhe në nderim të tij në një ceremoni të lamtumirës, zhvilluar në hollin e Teatrit “Migjeni”, që ishte edhe “shtëpia e dytë” për artistin Deda.

Zef Deda ishte një nga humoristët më të njohur në Shqipëri, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950, ndërsa u shkollua në qytetin e tij të lindjes dhe në Politeknikumin e Ndërtimit në Tiranë.

Deda filloi shkollën e lartë për Gjuhë-Letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Aktori ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikati që në moshë të vogël, pasi me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arrinte të realizonte qindra figura artistike.

Përveç qindra roleve të spikatura në skeçet humiristike, Zef Deda ka interpretuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj./Zëri i Amerikës/

LDK në Prizren: Rrugët në gjendje të rëndë, bora e zë në gjumë komunën (foto)

0

Dega e Lidhjes Demokratike në Prizren, në faqen e Facebookut ka publikuar disa pamje të qytetit, duke thënë se rrugët janë në gjendje të rëndë.

Tutje, në shkrimin e tyre thuhet se bora e ka zënë në gjumë komunën e Prizrenit, përcjell Klankosova.tv.

“Rrugët e qytetit në gjendje të rëndë. Bora e zë në gjumë Komunën e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Gjendet e vdekur një foshnje e porsalindur afër Parkut të Qytetit në Prizren

0

Një foshnjë e porsalindur është gjetur pa shenja jete sot në afërsi të Parkut të Qytetit.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi tha se trupi i pajetë është gjetur në afërsi të Parkut të Qytetit.

“Policia në Prizren ka pranuar një informatë se në afërsi të Parkut të Qytetit, nga një dëshmitar okular, gjendet një trup i pajetë që bëhet fjalë një foshnjë. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës ku mjeku ka konstatuar vdekjen e foshnjës. Me këtë rast po merren hetimet rajonale dhe po trajtohet si ‘Vrasje e foshnjës së porsalindur’, në konsultim me Prokurorin e Shtetit kështu do të fillojnë hetimet dhe po trajtohet si rast i kësaj natyre”, tha Gashi.

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani-Viktoria Plzen

0

Ballkani ka njoftuar se i ka hedhur në shitje biletat për ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania”, me datë 30 nëntor, duke filluar nga ora 18:45.

Tashmë mund t’i siguroni biletat tuaja online, përmes këtij linku: KËTU

“Ballkani i shqiptarëve është gati për një tjetër ndeshje të madhe”, thuhet në njoftim.

Çmimet për biletat prapa portave janë 5 euro.

E/Lindja, 10 euro.

Bileta VIP Platinum (W104) ku përfshihet kateringu i plotë, 100 euro.

50 euro bileta VIP në tribunat W103 dhe W105, të përfshira pijet freskuese.

Kurse zonat VIP 101,102 e 107, 40 euro (Open Bar).

Kjo është gjendja në Brezovicë, bora ka zbardhur pothuajse gjithçka

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës gjatë kësaj jave njoftoi se të shtunën dhe të dielën në vend do të ketë reshje shiu e bore.

Pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës sot u mbuluan nga bora, e cila zbardhi gati çdo gjë.

Pamje mahnitëse janë publikuar edhe nga Brezovica, kjo zonë malore e frekuentuar tejet shumë në këtë stinë.

Deri tani gjendja e rrugëve është e kalueshme, teksa të njëjtat edhe janë pastruar.