21.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 1332

Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për përfshirje në grabitjen në Suharekë

0

Gjykata Themelore e Prizrenit ka vendosur për një muaj në paraburgim ndaj dy të dyshuarve për dhënien e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale për grabitjen e armatosur në argjendarinë në Suharekë.

Lajmin për caktimin e masës së paraburgimit e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj.

“Caktohet masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, duke llogaritur nga data e arrestimit 25.11.2023”, tha Lekaj.

Por çka thuhet në dosjen e prokurorisë për dy të dyshuarit në këtë rast?

Dy të dyshuarit e arrestuar për grabitjen e armatosur që ka ndodhur në argjendarinë “Diakos” në Suharekë më 22 nëntor kanë dalë para Gjykatës së Prizrenit për t’u deklaruar rreth dyshimeve që rëndojnë ndaj tyre.

Prokuroria e Prizrenit po i ngarkon Fatmir Tahirin dhe Albin Beqirin me veprën – dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes.

Sipas dosjes së Prokurorisë, i pandehuri Albin Beqiri duke prezantuar letërnjoftimin e tij në kompaninë “Ipko” në Mitrovicë blen 10 numra të telefonit për të pandehurin Fatmir Tahiri dhe këta numra ia dorëzon Fatmir Tahirit.

Tutje, sipas dosjes, njëri prej këtyre numrave të telefonit përdoret për të kontaktuar pronarin e automjetit nga i cili grabitësit e blejnë automjetin, i cili përdoret gjatë grabitjes në Suharekë.

Po ashtu, dosja e Prokurorisë thotë se grabitësit nga aparati telefonik që e kanë përdorur këtë numër komunikojnë mes vete me dy numra të telefonisë “Ipko” gjatë dhe menjëherë pas grabitjes më 22 nëntor 2023.

Lidhur me grabitjen është arrestuar edhe një person tjetër, i treti, ndërkohë që sipas pamjeve të publikuara në grabitje drejtpërdrejt kanë marrë pjesë 4 persona të dyshuar./Telegrafi/

Mesazhet e rrezikshme të Ben Blushit

0

LIS BUKUROCA

Me katër janar 1960 po ngiste makinën Michel Gallimard, nip i botuesit të famshëm francez. Një gomë e pasme pëlcet dhe makina përplaset në një pemë djathtas. Albert Camus vdes në vendin e ngjarjes. Mund të ishin përplasur edhe me ndonjë makinë tjetër dhe mund të vdisnin edhe njerëz tjerë. Ose të mbeteshin tërë jetën invalidë.

Nëse një shkrimtar gjerman nget makinën 84 kilometrat në orë më shumë sesa lejohet dhe ajo furi merret vesh, jo vetëm se do t’ishte detyruar të kërkonte falje, por do t’i kishte rënë në mënyrë dramatike edhe numri i lexuesve. Ai do t’ishte kritikuar aq ashpër, sa do të kishte folur vet me vete.

Pse? Një personalitet publik mund të tundojë rininë, të cytë dhe motivojë kopjimin. Zakonisht ka të rinj që sillen, vishen apo veprojnë si idhujt e tyre. Ai personalitet, me atë sjellje, dërgon disa rekomandime se kur, si dhe ku duhet të shkelen ligjet.

Ben Blushi e ka fjalën, citat: “Isha me 144 km në orë. Shpejtësia e lejuar ishte 60 km. Më vunë gjobë. 300 mijë lekë. Të vjetra. (…) I vumë dhe atij. Kujt? Baton Haxhiut. Sa i vutë? 40 mijë. Të vjetra. Pse kaq pak? Na erdhi keq.

(…)

Kalova Prizrenin. Më ndalojnë prapë. Policia e Kosovës. Kishin radar. Isha me 129 km në orë. Lejohej 110. Polici afrohet. Hapa xhamin. Më kërkoi patentën. (…) U kthye te unë. Më tha. Më jep një libër. (…) Mora dy libra. Romanin “KOMPLOTI”. Nënshkrova dy autografe.”

E para që kuptohet nga ai ‘deponim’ publik është se ligjet nuk vlejnë për të të gjithë!

Domethënë, nëse ke lekë, kundërvajtja e qëllimshme nuk perceptohet si krim në shoqëri, por si pushtet heroik mbi ligjet dhe shtetin, me të cilin njeriu mund edhe duhet të mburret publikisht.

E dyta, nëse ke shumë lekë, pranohet shkelja e ligjit!

Meqenëse je bërë i njohur ose i pasur, ke investuar shumë kohë për të qëndruar mbi ligjin, jo nën ligjin. E dëshmojnë dhjetëra milionerë në Kosovë, që e kanë vjedhur shtetin e Kosovës, por që nuk guxon njeri t’i burgosë.

Mesazhi i tretë që i dërgohet lexuesit është ky: Ligji ekziston për të varfrit, sepse prej tyre policët presin zbatimin dhe nuk ndiejnë për ta empati, siç ndodhi me Baton Haxhiun për shembull.

I katërti: Nëse je i pasur ose i famshëm, para teje polici zvogëlohet, përulet dhe e zhbën shtetin e vet dhe vendos sipas inteligjencës së vetjake. Në Kosovë policët nuk e gjobisin shkrimtarin që pagoi 300.000 lekë të vjetra në Shqipëri dhe i cili nuk u bindet rregullave të komunikacionit, por ata pranojnë dy libra me autografë si shpërblim, si motivim, për ta zhbërë vetveten, detyrën e vet dhe shtetin e Kosovës.

Në një anë ai qëndrim duket simpatik, sepse policët e Kosovës qenkan lexues, edhe atë në një vend ku as arsimtarët nuk lexojnë romane, apo tepër pak. Por në anën tjetër, kjo sjellje dëshmon edhe për moskokëçarjen në mosrespektimin e ligjit nga vetë policia.

Ben Blushi paguan 300.000 lekë, Baton Haxhiu paska paguar vetëm 40.000, i thonë policët shkrimtarit. Në fakt policët kanë konsumuar edhe një vepër penale duke cenuar privatësinë e Haxhiut. Sidoqoftë, gjobën e zvogëluar ndaj tij e përligjin policët me keqardhjen që kishin ndier për të. Pra, empati për njeriun për të cilin patën curruar lajme se fiton 15.000 euro në muaj, ndoshta aq sa fitojnë nga librat e tyre për një vit të gjithë shkrimtarët e Shqipërisë dhe të Kosovës së bashku. Këtë empati do ta përjetojë shkrimtari edhe në Kosovë. Do t’ia kthejë si karmë policia e Kosovës.

Aty ata i falin kundërvajtjen. Mund të pritej kjo. Kosova nuk ka as policë, as prokurorë, as gjykatës, të cilët mund të ndëshkojnë njerëzit e pasur apo personalitete publike. Para tyre shteti shpërbëhet deri në grimca të padukshme.

Çfarë ka bërë shkrimtari?

Ai ka shpërfillur rregullat e komunikacionit rrugor dhe në këtë mënyrë ka rrezikuar sigurinë dhe jetën udhëtarëve tjerë.

Ai ka injoruar pasojat e mundshme të sjelljes së tij dhe duke e përsëritur veprën, dëshmon se nuk mëson nga gabimet.

Ai mund të shërbejë si shembull, edhe negativ.

Ai tallet me gjobën! Kjo dëshmon mungesë përgjegjësie.

Në fakt, ai do të duhej të kërkonte falje publike. Ose të shkruante një artikull për rreziqet dhe pasoja nga tejkalimi i shpejtësisë; për të vdekurit në aksidente komunikacioni ose për invalidët; për dëmet apo tragjeditë që mund t’u shkaktohen njerëzve të pafajshëm.

Nëse shkrimtari do të ndërmerrte një hap të tillë, ai mund të mbetej tutje një model i mirë i njeriut, i cili mëson nga gabimet: është vetëdijesuar vetë dhe ndërgjegjëson edhe të tjerët. Nuk mund të kërkohet, as të pritet shtet ligjor, gjersa personalitetet publike apo njerëzit e pasur, tallen me të dhe raportojnë për mënyrat se si sfidojnë ata shtetin.

Njerëzit nuk emigrojnë vetëm kur u mungojnë vendet e punës, por më shumë ikin nga vendet e veta kur u mungon shteti i së drejtës. As që mund të imagjinohej se shkrimtari me aq lehtësi refuzon rregullat e komunikacionit dhe rrezikimin e jetës së udhëtarëve tjerë e përmbyll me tallje:

“U ktheva. (…) Nuk kishte polici. Eca shpejt. Asnjë gjobë. Arrita në Tiranë. Qesha shumë.”

Shoferi mund të jetë shumë i mirë, por makina ka pjesë që mund t’i thyhen, edhe rrota, që mund t’i dalin apo t’i pëlcasin. Shpejtësia kufizohen për të vështirësuar aksidentet.

Nëse në Gjermani tejkalohet për më shumë se 70 km në orë jashtë zonave urbane, gjoba është 738,50, dy pika në Flensburg dhe tërheqja e patentës për tre muaj. Pas tetë pikave në patentë humbet e drejta e vozitjes dhe gjashtë muaj më vonë, mund të rifitohet, por nëse kalohet provimi i të ashtuquajturit “Test i idiotëve!”

Ps.:

Disa herë mendova të mos shkruaj fare, por disa herë iu përgjigja vetes se kur heshtim të gjithë, atëherë do të sillemi të gjithë si policët, që dorëzohen para autoriteteve. Heshtëm kur Edi Rama shpalli diasporë shqiptarët e Luginës, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, dhe shqiptarët e Kosovës. Aty disa liderë të atyre krahinave shqiptare, morën pjesë si mërgimtarë nga Mal i Zi, nga Serbia, nga Maqedonia V. dhe nga Kosova. Me një fjalë si diaspora arbëreshe apo si ajo në Perëndim.

Në rastin e mësipërm policët e Shqipërisë dorëzohen pjesërisht, por policët e Kosovës tërësisht! Në të dy rastet shquhet e drejta zakonore, Kanuni: sjellja ndaj “mikut” në Shqipëri dhe sjellja ndaj mikut në Kosovë. Në vendet tona që synojnë të bëhen shtete ligjore policia zbaton ende parimet e veta fisnore, jo të shtetit që i paguan.

Bandat kriminale vrasin ish-ushtari i UÇK-së në Francë

0

Është vrarë në moshën 55 vjeçare ish-ushtari i UÇK-së, Veli Sadiku nga fshati Rashan.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur mbrëmë (e shtunë), familjarë të tij të cilët thanë për “Jepi Zë” se i ndjeri është vrarë nga bandat kriminale në Dijon të Francës

 

 

Familjarët kanë treguar, se Veli Sadiku që ishte ushtar i Ramush Haradinajt në Koshare dhe Pashtrik, u qëllua derisa ishte duke fjetur.

Postimi i plotë:

Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai është kthimi ynë!

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe farefisin tonë se në moshën 55-vjeçare, ka ndërruar jetë Agji ynë, Veli ( Sadik ) Sadiku , duke na lënë të pikëlluar dhe me zemër të thyer.

Dhimbjen nuk mund ta shprehin dot fjalët, por kujtimi për ty Agji do të jetë i përjetshëm.

Lusim Allahun Fuqiplotë ta mbulojë me mëshirën e tij dhe ta gradojë në Xhennetul-Firdeus!

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Përfundon seanca ndaj dy të arrestuarve, kështu dyshohet se i ndihmuan grabitësit e argjendarisë në Suharekë

0

Ka përfunduar senca gjyqësore ndaj Albin Beqirit dhe Fatmir Tahirit, dy prej tre të arrestusrve për grabitjen e armatosur në Suharekë.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Albin Beqiri akuzohet sa ka blerë 10 numra te telefonit për të kontaktuar me pronarin e automjetit “Chevrolet” me të cilin të dyshuarit u arratisën pas grabitjes.

Ai gjithashtu dyshohet se me letërnjoftim të të dyshuarit tjetër, Fatmir Tahiri e ka blerë njërin nga numrat e telefonit.

Avokatët mbrojtës Nuhi Berisha dhe Naim Kurtishi tjane se nuk ka asnjë baze ligjore per caktimin e masës së paraburgimit ndaj klientëve të tyre.

Vendimi per maën e paraburgimit u tha se do të merret sipas afatit të percaktuar ligjor.

Argjendaria në qendër të Suharekës u grabit të mërkurën pasdite nga persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët qëlluan drejt policëve, duke e plagosur njërin e duke e lënduar një tjetër.

Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 200 mijë euro./express


Po mbahet seanca gjyqësore ndaj dy të dyshuarve që kanë dhënë ndihmë në grabitjen e argjendarisë në Suharekë.

Në këtë seancë pritet të caktohet masa e paraburgimit ndaj tyre.

Dy të dyshuarit janë nga Mitrovica, me inicialet A.B dhe F.T.

Cilat janë dyshimet fillestare?

A. B i ka blerë 10 numra IPKO, të cilët më pas ia ka dhënë F.T.

Njëri nga këta numra, është përdorur për ta kontaktuar pronarine automjeteti Chevrolette, i cili është përdorur për grabitjen në Suharekë.

Më pas, të njëjtit numra janë përdorur për komunikim mes grabitësve, pas aksionit të armatosur në argjendarinë Diakos në Suharekëm njofton Klan Kosova.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme, policia ka njoftuar se është arrestuar edhe personi i tretë i dyshuar në këtë rast.

 

Mërgimtari nga Malisheva humb jetën në një aksident tragjik në Gjermani

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar për familjen Buzhala nga fshati Llazicë e Malishevës, pasi djali i tyre Durim Buzhala është ndarë nga jeta në moshën 20-vjeçare.

I ndjeri dyshohet se humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti në Gjermani atje ku edhe jetonte.

 

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, teksa për ceremoninë e varrimit nuk është dhënë ndonjë detaj deri më tani.

 

 

Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen në Suharekë

0

I dyshuari i tretë është arrestuar për rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë ku i plagosur mbeti një polic, e një tjetër u lëndua.

KALLXO.com ka kontaktuar me prokuroren e rastit Ervehe Gashi e cila ka konfirmuar se ka ndodhur edhe arrestimi i personit të tretë të dyshuar.

“Po është arrestu edhe i treti, nuk e di se kur do të mbahet seanca” – tha prokurorja.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Shqiptarët në Ballkan

0

Zafir Berisha

Sot, Ballkani ose si njihet ndryshe në histori “Gadishulli Ilirik”, është shëndrruar në Berlinin e pas luftës dytë botërore, ku janë kryqëzuar interesat e fuqive të botës, e që historia e njeh si “lufta e ftohtë”!

Duke e ditur logjikën politike të Serbisë e cila mbështetet nga Rusia që nga ardhja e sllavëve në Ballkan në mesjetën e hershme, “logjika” e tyre lidhet me luftën për territore, nga ku Serbia do të vazhdoi te mbetet problem edhe për dekada në të ardhmen.

Situata e sigurisë është më e rënd se sa paraqitet në opinion, sepse tashmë nuk kemi punë me destruksonet serbe ndaj Kosovës por edhe të Rusisë si aleate tradicionale e Serbisë, ku kohëve të fundit e inspiron Serbinë për ta destabilizuar Kosovën, Malin e Zi, BeH dhe rajonin, pretendime për dominim në Ballkan dhe dalje në Adriatik për të cilat ka punuar vazhdimisht dhe nuk i ka fshehur që nga koha e Rusis cariste.

Ballë për ballë në betejën politike, ekonomike e të spiunazhit janë perendimi dhe lindja si dikur në Berlin, e në mesë të k’saj beteje janë shqiptar?t të cilët po akëtrojn si faktor, e që në faktë nga mosdija, egoizmi, inatet e mentaliteti provincial i të bërit politik, jan figura shahu në mesin e shahistëve më të fuqishëm të kohës!

Shqiptarët në Ballkan në vend se të janë faktori kyq në zgjidhjene problemeve që ka rajoni, ata për fatin e keq janë bër “mallë kusuritje” apo top pingponi në duart e të tjerve, një pjesë e të cilve vazhdojn të mbesin ata që kanë qenë edhe gjatë historisë.

Rreshtimi me perendimi vetëm përmes deklaratave, nuk është e mjaftueshëm nga klasa poltike shqiptare në Ballkan!

Ky rreshtim do unifikim të t? gjitha forcave politike shqiptare dhe grupeve të interesin me një platform të qartë për integrim, zhvillim ekonomik e siguri.

Perendimi, në veqanti SHBA si gardian i paqes në botë, sot përballen me shumë probleme edhe më të m?dha se tonat nëpër rajone të ndryshme të globit, prandaj komoditeti që po tregojm si shqiptarë në këto rrethana dramatike mund të ketë pasoja të pariparushme për ne dhe rajonin.

Besoi se është momenti që ta bindim veten se ne nuk jemi “Pika Arkimedit”, prandaj duhet t’i kthehemi realitetit e ta flakim egon e bajraktarizmat sa më larg që mundemi, sa nuk është bërë vonë.

Liria që fitohet duhet të mbrohet, në të kundërtën na përsëritet historia!

Superliga e basketbollit vjen sot me dy duele interesante

0

Superliga e Kosovës në basketboll, vjen sot me dy ndeshje e fundit të javës së 10-të.Kryendeshja luhet në Suharekë mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës. Therandasit kanë pesë fitore e katër humbje, ndërsa prishtinasit pesë fitore e tri humbje.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të ditës së sotëm përballen Proton Cable Prizren dhe Vëllaznimit.

Prizrenasit numërojnë dy fitore e gjashtë humbje, kurse kuqezinjtë janë në një formë të lartë, ku kanë pesë fitore radhazi pas katër humbjeve radhazi.

Superliga / Java e 10-të

Sot takohen:

17:00 Proton Cable Prizreni-Vëllaznimi

19:00 Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina

OJQ “ Profesionistët e Lirë për Kosovën” dhe Oda Afrikë -Ballkan, me marrëveshje bashkëpunimi

0

Organizata Joqeveritare “ Profesionistët e Lirë për Kosovën” kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Odën Tregtare Afrikë – Ballkan.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kryetari i OJQ-së “ Profesionistët e Lirë për Kosovën”, Sherif Krasniqi, tha se arritja e këtij bashkëpunimi është një ngjaje historike.

“Ky memorandum përfaqëson angazhimin tonë për të përparuar në fushat e interesit të përbashkët dhe të ndikimit pozitiv në nivel ndërkombëtar,” tha Krasniqi.

“Përpjekjet tona do të jenë të fokusuara në forcimin e bashkëpunimit dhe në përmirësimin e zhvillimit të projekteve të përbashkëta që do të kontribuojnë në rritjen e potencialit tonë të ndikimit në këto fusha të rëndësishme”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nga ana tjetër Emanuel Assako, kryetar i Odës Tregtare Afrikë- Ballkan, tha se nënshkrimi i këtij memorandumi të mirëkuptimit është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të partneriteteve më të forta dhe më të qëndrueshme ndërkombëtare.

“Ne jemi të përkushtuar për të siguruar një bashkëpunim të suksesshëm dhe inovativ, duke promovuar zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të ndërlidhura të partnerëve tanë”, tha ai.

“Nënshkrimi i këtij memorandumi të bashkëpunimit shënon fillimin e një kapitulli të ri ndërmjet këtyre dy organizatave të rëndësishme, duke krijuar mundësi të reja për inovacion, zhvillim dhe promovim të veprimtarive të përbashkëta në të ardhmen”, u shpreh ai. /PrizrenPress.com/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

79 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

892 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 24 aksidente me të lënduar dhe 55 me dëme materiale.

Ndryshe, policia bën të ditur se në 24 orët e fundit janë arrestuar gjashtë persona dhe pesë janë dërguar në mbajtje