22 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 1334

Rruga Zhur-Sharr e bllokuar nga bora, vozitësit në vështirësi të mëdha

0

Në fund të nëntorit, bora ka zë në befasi institucionet gjegjëse, pasi disa rrugë thuajse janë bërë të pakalueshme.

Një rrugë që është e mbuluar plotësisht nga bora është edhe ajo Zhur-Sharr.

Është biznesmeni Burim Piraj, i cili ka publikuar video ku shihet se gjendja në këtë rrugë është thuajse e pakalueshme.

Aty shihet rruga është e papastruar, ndërsa vozitësit kanë vështirësi të qarkullojnë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

KEDS del me njoftim se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Prizren – shkak reshjet e borës

0

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka dalur me një njoftim pas reshjeve të borës në vend.

KEDS ka njoftur se për shkak të borës që filloi të bie sot herët në mëngjes, e shoqëruar me erëra, janë shkaktuar disa dëme në asetet tona, kryesisht në shtylla dhe në përçues elektrikë.

Ndërsa ka bërë të ditur se vendet e prekura janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Prizreni

“Ekipet e KEDS-it gjenden në terren dhe po punojnë pandërprerë në mënyrë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Njoftim!

Për shkak të borës që filloi të bie sot herët në mëngjes, e shoqëruar me erëra, janë shkaktuar disa dëme në asetet tona, kryesisht në shtylla dhe në përçues elektrikë.

Distriktet më të prekura janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Prizreni.

Ekipet e KEDS-it gjenden në terren dhe po punojnë pandërprerë në mënyrë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim me energji elektrike.

KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët dhe i siguron që në një afat sa më optimal do të rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Këngëtarja rumune këndon këngën për Adem Jasharin: Zemra ime qan për vuajtjet që keni kaluar

0

Këngëtarja nga Rumania, Andreea Vilcani ka mahnitur audiencën shqiptare me zërin e saj teksa i këndoi heroit legjendar të Kosovës, Adem Jasharit, kryesisht me vargjet e një prej këngëve më të popullarizuara shqiptare “Mora fjalë.

Në fillim të këtij ‘coveri’, Andreea ka zgjedhur t’i thotë edhe disa fjalë në shqip duke rrëfyer dashurinë për Kosovën.

“Çka ndodhi në Kosovë uroj të mos ndodhë askund në botë. Kjo këngë flet për historinë e legjendarit Adem Jashari që sakrifikoi tërë familjen për liri. Sot ndërsa po këndoj këtë këngë, zemra ime qan për ngjarjet dhe vuajtjet që Kosova ka kaluar. Ju dua Kosova”, tha ajo.

Në këtë cover, e reja rumune shqipton jashtëzakonisht mirë pothuajse çdo fjalë shqipe, teksa bukurisë së saj ia ka shtuar edhe një kostum që ka detaje tradicionale të Kosovës.

 

Kukësi përfshihet nga reshjet e borës, rrugët lehtësisht të kalueshme, disa fshatra pa energji elektike

0

Ulja e temperaturave ka sjellë reshje dëbore në qarkun e Kukësit, ku në zonat e thella malore trashësia shkon mbi 20 cm.

Si pasojë disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Pa energji kanë mbetur Nj.Ad Shishtavec, Topojan dhe Zapod bashkia Kukës,  Nj.Ad Golaj dhe Gjinaj bashkia Has dhe Nj.Ad Tropojë e vjetër dhe disa fshatra Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë.

Subjektet kontraktore po punojnë gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve duke bërë që rrugët nacionale të jenë të qarkullueshme normalisht.

Edhe nga bashkitë Kukës Has dhe Tropojë nuk raportohet për ndonjë problematikë emergjente.

Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës. Po ashtu furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

Reshjet e borës në Prizren, Lamaj: Jemi të përgatitur për pastrimin e rrugëve

0

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj, kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes në komunikacion, pas reshjeve të borës.

Ai tregon se Ndërmarrja Publike “ Ekoregjioni” është e përgatitur për pastrimin e rrugëve.

“Lusim qytetarët që të kenë kujdes gjatë lëvizjes me makina në mënyrë që të evitohen aksidentet. Presim që të na informojnë aty ku e shohin se është e nevojshme pastrimi i rrugëve”, shprehet Lamaj./PrizrenPress.com/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Superliga e Kosovës/ Liria-Feronikeli

0

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë gjatë ditës së sotme me dy ndeshje interesante në kuadër të javës së 15-të.

Në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Fushë Kosova do të përballet me Dukagjinin.

Aktualisht, Fushë Kosova gjendet në vendin e parafundit me vetëm 10 pikë të grumbulluara, kurse në anën tjetër, Dukagjini është në pozitën e gjashtë me 17 pikë.

Ndeshja tjetër që luhet sot është ajo mes Feronikelit 74 dhe Lirisë në “Rexhep Rexhepi”.

Feronikeli 74 që nuk di për fitore tash e pesë xhiro pozicionohet në vendin e tetë me vetëm 12 pikë.

E më keq se ta është Liria e Prizrenit që momentalisht mban pozitën e fundit me nëntë pikë gjithsej.

Të dyja këto ndeshje nisin me fillim nga ora 13:00. /Gazeta Express/

Sot në Teatrin ‘Migjeni’ në Shkodër, do zhvillohen homazhe në nder të ‘Mjeshtrit të Madh’, aktorit Zef Deda

0

Teatri “Migjeni” i Shkodrës njoftoi se sot, më datë 25.11.2023 , ora 9:00 -13:00 do të zhvillohen homazhe në hollin e teatrit “Migjeni” në nder të aktorit të shquar Zef Deda, i cili ndërroi jetë dje.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Teatri “Migjeni” shkruan:

Lamtumirë Zef Deda!  I përjetshëm qoftë kujtimi yt!  I pashuar do mbetet ylli që ndezë në artin tonë komik!

Në teatrin “ Migjeni “ , aty ku ai nisi rrugëtimin e tij të ëndrrës për t’u bërë ai që vërtetë u bë, një nga komedianët më të mirë të traditës sonë të artit komik, i cilësuar edhe si “Charlie Chaplini” i Shqipërisë.

Ai u lindi në Shkodër më 27 korrik 1950 dhe u shua po në qytetin e tij të lindjes, në qytetin që e pati sinonim të jetës dhe veprimtarisë së tij si artist.

Mori rrugën e amshimit, sot më 24 nëntor 2023, duke lënë pas jo vetëm trishtim dhe dhimbje, jo vetëm pikëllim dhe lot, por edhe kujtime të bukura dhe një galeri të pasur rolesh dhe karakteresh, tipash dhe personazhesh, të cilëve për 40 vite të jetës në skenë ai u mëkoi shpirtin.

Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike, ai arrin të realizojë qindra figura artistike me një vërtetësi dhe sinqeritet, sikur ata dilnin nga shpirti i tij.

Kjo marrëdhënie që ai pati me skenën bëri që Zef Deda të ishte edhe “Kunati i shokut Xhemal”, “Kola i dritave”, Kushrini nga Amerika” po aq sa Charlie Chaplini.

Zef Deda nuk mund të ikte pa lënë në thesaret e tij interpretuese edhe monumentet e tij të fundit, komeditë, “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, role të cilat ai i dha atë më të çmuarën që kishte, talentin dhe pasionin e tij për skenën, kontributin dhe vlerësimin që ai kishte si obligim për Shkodrën, për Teatrin Migjeni dhe artin komik.

Ai, me një virtuozitet të pashembullt interpretues, dhe një thellësi depërtuese përjetimi dhe përçimi të karakterit dhe personalitetit të personazhit, e ngriti lart lojën aktoriale, e përsosi komunikimin artistik, i trajtoi me përgjegjësi profesionale dhe i mëkoi ndjesi të thella të gjitha rolet që i besuan, ishte dhe mbeti deri në fund një mik i pashoq dhe një koleg që solli risi në marrëdhënie dhe dashuri në komunikim.

Kjo e bëri të madhin Zef Deda, Zefin e zemrave të të gjithëve, zërin e dashur të çdo kumimi shpirti, sepse ai para se të ishte një aktor i madh, ai ishte një njeri i mirë, mik i të gjithëve, buzëqeshja që shkrepi hare dhe gjallëri në çdo kontakt dhe komunikim.

Rrugëtimi i tij i gjatë në skenë u shkëput për një periudhë 6-vjeçare, për shkak të emigrimit jashtë atdheut. Por ai do të ishte sërish aty, te buka e vjetër, te kafja e këndshme, te zyra e debateve artistike, te salla e provave.

Rikthehet në vitin 1996 për të rifilluar sërish aty ku e kishte lënë dhe për të vazhduar deri në të fikur të frymës, sot më 24 nëntor 2023, për të tronditur gjithkënd që mori vesh për lajmin e ndarjes nga jeta, për të gjithë ata që e njohën, punuan me të, atyre që e adhuruan.

Zef Deda mori udhën e përjetësisë në këtë ditë fundnëntori, për të mos mundur të marrë me vete veç trupit, trupit që do të prehet në Shkodrën e tij të dashur, në dheun ku prehen prej vitesh miqtë dhe kolegët e tij të Teatrit Migjeni.

Ai nuk do të jetë më në përditshmërinë e thjeshtë shkodrane, ai Zefi i amëlt te kafja e lagjes, as edhe te takimet me kolegët e Migjenit. Do t’i mungojë familjes, siç do të jetë një ikje e trisht për skenën, për gjithçka që ai ishte dhe mbeti.

Ngushëllime familjes dhe më të shtrenjtëve, ngushëllime miqve dhe kolegëve. Paçi paqe në shpirtin tuaj të bardhë, siç pati ai dritë e mirësi në të gjallët që sot la, në frymën që sot dorëzoi.

U shpërbleftë me dritën e Parajsës, shkodrani i vlerave të epërme të qytetarisë dhe kontributit, artisti i madh i Teatrit Migjeni, prindi i përkushtuar dhe gjyshi i mrekullueshëm, njeriu i mirë dhe miku që do të na mungojë!

Tri raste të dhunës në rajonin e Prizrenit, arrestohen dy persona pasi rrahën prindërit e tyre

0

Një person është arrestuar në Dragash, pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse, një person tjetër është arrestuar në Suharekë, pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht nënën e tij dhe i ka kanosur anëtarët e tjerë të familjes.

“I dyshuari pasi ka marrë terapi mjekësor për shkak se vuan nga probleme psikike me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, një person në Prizren ka njoftuar policinë se djali i tij 15-vjeç vazhdimisht u shkakton dhunë psikike dhe i kanosë anëtarët e tjerë të familjes.

Sipas policisë, i dyshuari gjendet në arrati, kurse rasti vazhdon të jetë nën hetime.

Gjermania në krizë buxhetore: Çfarë është në rrezik

0

Gjykata Kushtetuese Gjermane detyroi qeverinë të heqë 60 miliardë euro nga buxheti.

A do të paguhen dot tani rrogat e nëpunësve dhe pensionet? Kjo pyetje u shfaq në medie pas vendimit të qeverisë së kancelarit Olaf Scholz për të bllokuar gjerësisht buxhetin e vendit. Pyetja e ka burimin në paralelizmin me bllokimet e buxhetit në SHBA, ku kundërshtarët politikë bëjnë presion ndaj tjetrit duke mosfirmosur lëvrimin e fondeve. Në Gjermani pagat e nëpunësve dhe pensionet do të vazhdojnë të paguhen, ato nuk janë në rrezik. Situata e pazakontë është krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe pasi qeveria e kancelarit Scholz e respektoi brenda javës vendimin e Gjykatës prestigjoze gjermane.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Gjykata Kushtetuese tha se qeveria e kancelarit Scholz kishte shkelur rregullin kushtetues për borxhet. Sepse kishte transferuar kreditë e caktuara për rikuperimin nga pandemia (2021) në fondin për mbrojtjen e klimës dhe transformimin e ekonomisë, pa argumentim bindës. Bëhet fjalë për një shumë gjigande prej 60 miliardë eurosh.

Gjykatësit thanë edhe se kreditë emergjente, të pakonsumuara, nuk lejohet të ruhen si rezervë e të shfrytëzohen më vonë, siç bëri qeveria. Vendimi i gjykatësve kushtetues ka shkaktuar një krizë buxhetore, me pasoja të mundshme politike. Ai ka tronditur fort barazpeshën e brishtë në radhët e koalicionit të qendrës së majtë ndërmjet socialdemokratëve, të gjelbërve,liberalëvenë Berlin. Të enjten në mbrëmje ministri i Financave, Christian Lindner, tha se do ta shpallte vitin 2023 një vit emergjence. Me këtë pezullohet rregulli i borxhit dhe shpenzimet fitojnë “bazë të fortë kushtetuese”.

Zgjidhje pragmatike – por e përkohshme

Me këtë hap qeveria mund t’i plotësojë premtimet kryesore të bëra për vitin 2023-2024. Presioni i krijuar, ndër të tjera, nga industria e çelikut, nga Banka Gjermane për Rindërtimin, nga Forcat e Armatosura, të prekura nga shkurtimet e pritshme, është i madh. Ndaj liberali Lindner vendosi të enjten goditjen e shpejtë çliruese: të mërkurën e ardhshme, pra, më 29.11.2023, qeveria do të paraqesë në Bundestag kërkesën për të pezulluar për të katërtin vit radhaz rregullin e borxheve.

Ky rregull i fiksuar në kushtetutë ndalon që deficiti publik të kalojë 0,35% të Produktit të Brendshëm Bruto – me përjashtim të situatave të jashtëzakonshme. Qeveria pritet të argumentojë se ishte situatë e jashtëzakonshme në fillim të vitit 2023, pasi pasojat e krizës energjetike ishin të dukshme. Me një rezolutë emergjente, do të miratohet një buxhet shtesë për vitin 2023.

Me këtë jo vetëm do të justifikohen juridikisht shpenzimet tashmë të bëra. Por do të paguhen edhe subvencionet e premtuara për ngrohjen, në shumën 18 miliardë euro; industria e çelikut do të marrë 4 miliardë euro, për të prodhuar çelik me teknologji të gjelbër; kompania e gjysëmpërçuesve Intel në Magdeburg do të marrë 10 miliardë eurot e premtuara e kështu me radhë.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

CDU/CSU: koalicioni qeveritar tripartiak nuk di të qeverisë

Marcel Fratzscher, Presidenti i Institutit Gjerman për Kërkimet Ekonomike flet për një gabim “të ndershëm” të qeverisë me rialokimin e fondeve. Me paratë e rialokuara u subvencionua edhe çmimi i ngrohjes së familjeve gjermane, pra njerëzit vuajtën më pak.

Por për grupin parlamentar të opozitës CDU/CSU gabimi formal është dëshmi e re që koalicioni qeveritar tripartiak në pushtet, thjesht nuk di të qeverisë.

Kriza buxhetore ka pasoja të rënda ekonomike

Pasiguria për atë që mund të shpenzohet apo jo është shumë e dëmshme për ekonominë gjermane. Po të thellohet recesioni i lehtë i ekonomisë gjermane, sepse tani mungon besimi i investorëve, problemet i ndjen i gjithë Bashkimi Evropian.

Për vitin 2024, do të jetë në fuqi vetëm një buxhet provizor, nëse qeveria nuk arrin ta miratojë atë në minutën e fundit, këtë vit. Si në kohë ndërrimi të qeverive, pas zgjedhjeve parlamentare. Janë bllokuar gjerësisht shumë projekte të reja, me shpenzime, që shtrihen në disa vjet.

Pikëpyetje e madhe për fondet speciale

Situata është e ndërlikuar. Pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese u vë pikëpyetje të gjitha fondeve të jashtëzakonshme të qeverisë, të planifikuara në krizat e fundit. Sipas disa mediave, janë 30 fonde të tilla.

Me fondet e jashtëzakonshme qeveria ka anashkaluar rregullin e borxhit, në krizat e njëpasnjëshme, të Covid-19, në krizën energjitike, në krizën e inflacionit.

Frena e borxhit në kushtetutë shkakton probleme

Idetë fillestare për të disiplinuar shpenzimet e qeverisë u shprehën në fillim të viteve 2000. Shpenzimet e ribashkimit, papunësia e lartë i kishin rënduar financat e shtetit. Por në kushtetutë, frena e borxhit u fut në vitin 2009, në qeverinë Merkel.

Ky instrument ndihmoi në stabilitetin financiar të Gjermaninë. Deri në vitin 2019, borxhi ra nën 60% të PBB, nga 81% që ishte një dekadë më parë. Gjermania u kthye në referencë fiskale për Eurozonën, me një dekadë rritje ekonomike të pandërprerë e punësim gati të plotë.

Por situata gjeopolitike atëherë ishte e ndryshme. Gjermania blinte gaz të lirë nga Rusia. Kina nuk shihej si konkurente, por si blerëse e zellshme e Gjermanisë.

Frena kushtetuese e borxhit solli disiplinë në shpenzimet e shtetit. Por sot shumë ekspertë e shohin atë si instrument jointeligjent, pasi ajo nuk bën dallime në llojin e shpenzimeve që frenon. Frenimi i investimit në arsim sot p.sh. sjell probleme punësimi për të nesërmen.

Problematik ky rrjet sigurie ka rezultuar edhe për landet federale. Detyrimin për t’ju përmbajtur rregullit kushtetues për borxhet e kanë edhe ato. Por edhe landet me kryeministra konservatorë (CDU/CSU) janë përpjekur ta anashkalojnë.

Thirrjet për ta reformuar këtë mekanizëm kushtetues deri tani nuk mbështeten nga CDU. Dhe kushtetuta e Gjermanisë mund të ndryshohet vetëm me një shumicë prej dy të tretash, pra edhe me opozitën.

Pasoja politike të bllokimit të buxhetit?

Probleme politike do të krijohen sapo të diskutohet konkretisht se cilave projekte do t’u hiqet vizë, sepse tani mungojnë 60 miliardë euro. Liberalët kërkojnë të bëhen shkurtime sociale. Por kjo do të prekte fillimisht pensionet, pastaj subvencionet për arsimin, pra do të godiste kohezionin social. Ndaj këtë e kundërshtojnë socialdemokratët e Të Gjelbrit. Nga ana tjetër, Të Gjelbrit kërkojnë taksat më të larta për më të pasurit, por këtë e kundërshtojnë liberalët.

Ka thirrje për bashkëpunim edhe me CDU-në. Por CDU duket se synon ta shtyjë Gjermaninë drejt zgjedhjeve të reja. Ajo thotë se mund ta hedhë në gjyq tani edhe Fondin për Stabilizimin e Ekonomisë. Prandaj ministri i Financave Lindner e akuzoi opozitën se kërkon ta hedhë në kaos Gjermaninë.

Pas dyerve, njëkohësisht ekspertët po punojnë me vrull për të gjetur zgjidhje./DW