Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu. Në viset e larta malore me lartësi mbidetare mbi 1000m do të ketë kushte për reshje bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në 7 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga i verilindjes, veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë. Edhe kjo javë që po e lëmë ishte e begatshme sa i përket reshjeve thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Banka e Shqipërisë përmes monedhës përkujtimore 50-lekëshe pa kurs ligjor, emetim i vitit 2003 përkujton një nga poliedrikët e kulturës shqiptare, në përvjetorin e lindjes, Jeronim De Radën.
Jeronim De Rada (Girolamo de Rada), poet, gjuhëtar, gazetar, studiues, veprimtar i palodhur, rilindësi i madh, i njohur jo vetëm si shkrimtari më i madh arbëresh, ndër të tjera përfaqëson një prej personaliteteve më të spikatura të lëvizjes nacionaliste shqiptare të shek. XIX në Itali.
Jeronim de Rada ishte mësues, botues, folklorist, filolog, poet dhe shkrimtar italo–arbëresh, themelues i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Aktivitetet e tij publicistike, letrare dhe politike, ishin thelbësore jo vetëm për ndërgjegjësimin rreth minoritetit Arbëresh në Itali, por edhe për vendosjen e themeleve të një letërsie kombëtare shqiptare. Veprat e tij, në të cilat mbizotëron dashuria e zjarrtë për prejardhjen, janë një dëshmi e mbijetesës së identitetit shqiptar, i vënë përballë sfidave të shumta gjatë historisë. Më 1836, nxori botimin e parë të poemës së tij më të njohur në shqip “Këngët e Milosaos”, me titullin “Poezi shqiptare të shekullit XV”.
De Rada mbetet një figurë e lartë në historinë e letërsisë shqiptare të shekullit XIX. Ai luajti një rol të dukshëm në zgjimin e arbëreshëve nga errësira kulturore dhe krahinorizmi letrar dhe veproi si katalizator, jehona e të cilit u ndie fort përtej detit në Shqipëri që ende vuante nën zgjedhën osmane.
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar pjesëmarrjen e saj në Euro 2024 i cili zhvillohet në verën e vitit të ardhshëm.
Shorti i EURO 2024 do të hidhet më datë 2 dhjetor.
UEFA organizon ceremoninë në atë datë në orën 18:00 në Hamburg, ku do të mësohet rrugëtimi i secilës skuadrës që është kualifikuar në këtë turne, por edhe atyre që nuk kanë siguruar ende pjesëmarrjen pasi në mars luajnë në play-off. Shorti do të hidhet me 3 vende të lëna bosh për skuadrat e play-off, të cilat do t’i bashkohen turneut zyrtarisht vetëm pasi të kenë luajtur ndeshjet në mars.
E vetmja skuadër që ka grupin e caktuar është Gjermania, e cila pa short do të shkojë në grupin A në pozicionin e parë, në mënyrë që të luajë ndeshjen hapëse të turneut më 14 qershor 2024.
Ministri i Financave Hekuran Murati, ka bërë të ditur se janë proceduar pagesat në kuadër të mbështetjes për rimëkëmbje nga dëmet e vërshimeve në 2022 dhe 2023.
Murati, mes tjerash theksoi se janë mbështetur në total 1905 familje, transmeton Klankosova.tv.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e komunave dhe komisionit përkatës për vlerësimin dhe verifikimin e dëmeve, tashmë janë procesuar pagesat në kuadër të mbështetjes për rimëkëmbje nga dëmet e vërshimeve në ekonomitë familjare, për vërshimet në 2022 dhe 2023”, shkroi Murati.
“Sipas vendimit të qeverisë, dhe vlerësimit të komisioneve përkatëse, gjithsej janë mbështetur 1,905 familje, ku nga to për vërshimet e shtatorit 2022 janë 620 familje të mbështetura, kurse për vërshimet e janarit 2023 janë 1,285 familje të mbështetura”.
Elvir Azizi, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, dhe Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të martën, kanë përuruar hapësirat e rinovuara të Lavatores së Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, ka falënderuar drejtorin e SHSKUK-së për mbështetjen në realizimin e këtij projekti, si dhe menaxhmentin dhe të gjithë akterëve që kanë punuar në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm.
”Falënderoj drejtorin e SHSKUK-së për mbështetjen e realizimit të këtij projekti, por edhe projekteve tjera në spital. Renovimi i Lavatores ishte një nga projektet e identifikuara në fillim të marrjes së mandatit, sepse kur e kam vizituar për herë të parë, pashë se kushtet e punës ishin jo të mira dhe pajisjet ishin shumë të vjetra dhe me defekte të shpeshta. Jam shumë e lumtur që sot bashkarisht po përurojmë Lavatoren e spitalit me ambient, pajisje dhe kushte shumë më të mira të punës dhe që do të ndikon në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore”, tha drejtoresha e spitalit.
Elvir Azizi, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, ka përgëzuar drejtoreshën dhe menaxhmentin e spitalit të Prizrenit në realizimin e këtij projekti, i mbështetur edhe nga SHSKUK-së, por edhe punën që është duke u bërë në spitalin e Prizrenit, duke premtuar përkrahje edhe të projekteve tjera, që do të jenë në të mirë të qytetarëve në marrjen e shërbimeve shëndetësore.
“Jemi të përkushtuar dhe do të përkrahim projektet dhe investimet në SHSKUK me të gjitha njësitë përbërëse, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për punë, ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe besueshmërinë e qytetarëve për marrjen e shërbimeve shëndetësore. Ne si SHSKUK e kemi përkrahur edhe këtë projekt, që do të jetë në shërbim dhe ngritjen e cilësisë në spitalin e Prizrenit”, tha drejtori Azizi.
Projekti ka kushtuar mbi 250 mijë euro, ku përfshihen renovimi i tërësishëm i objektit, furnizimi me makina të larjes, makina terëse, hekurosje dhe inventar përcjellës./PrizrenPress.com/
Presidenti amerikan John Fitzgerald Kennedy u vra gjashtë dekada më parë, më 22 nëntor 1963.
Në fund të vitit 1963, Kennedy filloi përgatitjen e një fushate të re për zgjedhjet presidenciale të vitit 1964. Kjo nënkuptonte një angazhim të veçantë ndaj Jugut, duke pasur parasysh se në atë pjesë të SHBA-së ai kishte një vlerësim dukshëm më të ulët se në pjesët e tjera të SHBA-ve.
Ai mbërriti në Dallas, Teksas të premten, më 22 nëntor. Ndërsa lëvizte me makinë nëpër rrugët e qytetit, ai mbeti viktimë e një atentati. Në makinën e hapur, përveç presidentit Kennedy, ishte edhe John Connelly, guvernatori i Teksasit, si dhe gratë e tyre, Jackie dhe Nellie./FrontOnline/
Gjykata Themelore në Prizren ka marrë vendim që ta dënojw të akuzuarin A.K me një mijë euro gjobë, pasi i njëjti me dashje përdori forcën ndaj gazetarit të gazetës Nacionale Vullnet Krasniqi dhe kameramanit.
Një njoftim thuhet se i akuzuari obligohet që gjobën ta paguaj në afatin prej 15 ditëve.
“Në shumë prej njëmijë (1000) euro gjobë, në të cilin dënim të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim në kohëzgjatje prej tetëmbëdhjetë (18) ditëve, nga data 11.08.2023 deri më datë 28.08.2023, ndërsa pjesën e mbetur të dënimit me gjobë në shumë prej gjashtëqind e katërdhjetë (640) euro, obligohet i akuzuari që ta paguaj brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) dite, nga data e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftim.
Rasti kishte ndodhur me datë 11.08.2023 në sheshin “Shadërvan”, në protestën e cila ishte organizuar kundër festivalti “Doku Fest”.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka organizuar fushatën “Mësimi dual: Mundësi për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve”, raporton Ekonomia Online. Kryeministri Albin Kurti, tha se vitin 2023 mund të përmbyllet me 3.8 për qind rritje ekonomike. Ai shtoi se në muajin tetor inflacioni në vend ka arritur në 3.3 për qind që është vlera më e ultë në Ballkan, kjo sipas tij, fal punës së Qeverisë.
Ai tha se arsimi dual mundësohet në 12 profile të ndryshme dhe është duke u zhvilluar në 21 shkolla ne 14 komuna të vendit, duke shtuar se sistemi dual është i dobishëm ekonomikisht për individin edhe shtetin.
“Popullsi jonë e re është një nga pasurit tona më të mëdha. Po jetojmë një kohë të ndryshimeve të pa precedent. Këto zhvillime kërkojnë një fuqi punëtorë të aftë, pikërisht këtu në këtë ndryshim aftësimi dhe aftësimi profesional bëhen thelbësor për mirëqenie sociale. Është thelbësore të referojmë mbi zhvillimet ekonomikë në Kosovë”.
“Të hyrat nga taksat u rritën më 47 për qind. Investimet e huaja direkte janë dyfishuar. Rritja jonë ekonomi në vitin 2022 ka qenë 5.2 për qind, këtë vit mund ta përmbyllim me një rritje 3,8 për qind. Në tetor inflacioni ka qenë 3.3 për qind që është më i ultë në gadishullin Ballkanik. Kjo fushatë është një thirrje për të njohur arsimin dual, sistemi dual do të thitë edhe karriera jo vetëm aftësim. Po angazhohemi që rinia jonë të aftësohet. Sistemi dual është i dobishëm ekonomikisht për individin edhe shtetin, sistemin dual duhet ta bëjmë si vlerë shoqërore”, tha ai.
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, tha se shteti i tij që nga viti 2017 është duke subvencionuar në Kosovë që sektori i arsimit dual të përmirësohet dhe të u mundësohet sa më shumë të rijnë të jenë të përfshirë në këtë sektor.
“Gjermania dhe Kosova ndajnë një histori të gjatë në sektorin e arsimit. Prioritet ka qenë që të rinjtë t’i bëjmë të përshtatëm për tregun e punës. Duhet të mburreni dhe duhet që të kenë një pagë të dinjitetshme. Arsimi cilësor do të sigurojë prosperitet dhe të ardhme. Iu sigurojë se Gjermani do të mbështes reformën e mësimit dual në Kosovë”, tha ai.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se arsimi dual ka qenë agjendë prioritare për MAShTI, sipas saj, deri më tani mbi 900 nxënës janë duke ndjekur arsimin dual në 12 profile të ndryshme, raporton EO.
“Arsimi dhe aftësimi profesional u jep zgjidhje dhe drejtim shumë ekonomive në botë, për këtë edhe Kosova po ec në hap me vendet e zhvilluara. Arsimi dual përshtate më së mirë më kohën dhe zhvillimet aktuale duke zhvilluar nxënësit tanë në shumë drejtime. Arsimi dual është mundësuar në 12 profile duale, ku janë 920 nxënës në 21 shkolla profesionale, në 14 komuna”, tha ajo.