8.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 1341

Kosova synon të mbyllë me nder kualifikueset e Euro 2024

0

Kosova dhe Bjellorusia do të mbyllin fushatat e tyre përkatëse kualifikuese për Euro 2024 me një ndeshje në Prishtinë të martën mbrëma.

Asnjëra nuk mund të kualifikohet në Kampionatin Evropian të verës së ardhshme përmes këtij grupi ose play-off-it, kështu që krenaria do të jetë më së shumti në rrezik kur të dy skuadrat të përplasen në ndeshjen e tyre të fundit në Grupin I.

Kosova asnjëherë nuk është kualifikuar në finalet e një turneu të madh, së fundmi ka humbur mundësinë për Kupën e Botës 2022 dhe gjithashtu nuk do të jetë e pranishme në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Skuadra e Primoz Glihas ka fituar dy, ka barazuar pesë dhe ka humbur dy nga nëntë ndeshjet e tyre në Grupin I për të mbledhur 11 pikë, që i ka lënë në vendin e katërt, një pikë prapa Izraelit të vendit të tretë dhe gjashtë nga Zvicra e vendit të dytë.

Sikur Kosova të kishte arritur t’i kthente disa nga barazimet e saj në fitore, një pozicion në dy vendet e para mund të kishte qenë një mundësi serioze për të shkuar në ndeshjen e saj të fundit në grup kundër Bjellorusisë.

Skuadra vendase do të hyjë në këtë ndeshje në formë të fortë, pasi mundi Andorrën dhe Izraelin në ndeshjet e radhës përpara se të barazonte 1-1 me Zvicrën të shtunën mbrëma.

Kosova tani do të shikojë përpara fushatës së saj kualifikuese për Kupën e Botës 2026, dhe sigurisht që ka gjëra pozitive që mund të merren nga performanca e tyre në Grupin I.

Ndërkohë, Bjellorusia do të hyjë në këtë ndeshje pas fitores 1-0 ndaj Andorra të shtunën, me Denis Laptez që shënoi golin e vetëm në minutën e 83-të në Budapest.

Fitorja ishte vetëm e dyta e tyre në kualifikuese, me një rekord prej dy fitoresh, tre barazime dhe katër humbje nga nëntë ndeshje që u sollën nëntë pikë, që mjaftojnë vetëm për pozitën e pestë.

Bjellorusia përfundoi në fund të grupit të tyre gjatë kualifikueseve për Kupën e Botës 2022, duke arritur vetëm një fitore dhe kjo ka qenë një tjetër fushatë e vështirë për kombëtaren.

Kosova me siguri mund të marrë shumë gjëra pozitive nga barazimi 1-1 me Zvicrën të shtunën, me Muhamet Hysenin që shënoi golin e barazimit për mysafirët në minutën e 83-të të ndeshjes.

Hyseni tashmë mund të futet në 11-shen, ndërsa Lirim Kastrati dhe Altin Zeqiri po ashtu po kanë mundesi për t’u përfshirë si titullar për garën e së martës.

Elbasan Rashani ka shënuar pesë gola për kombëtaren e tij dhe 30-vjeçari duhet të shfaqet sërish për Kosovën në këtë ndeshje.

Formacionet e mundshme

Kosova: Bekaj; Dellova, Aliti, Krasniqi; Hyseni, Kastrati, Vojvoda, Berisha; Zeqiri, Rashani, Bytyqi.

Bjellorusia: Ignatovich; Karpovich, Pavlovets, Parkhomenko, Volkov, Pechenin; Kilmovich, Kaplenko, Ebong; Antilevskiy, Skavysh.  Albanian Post 

Gardiani sulmohet nga një i burgosur në Prizren

0

Të hënën rreth orës 11:15, punëtori i Shërbimit Korrektues në qendrën e paraburgimit në Prizren, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare për motive ende të panjohura, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari i cili është në këtë qendër në mbajtje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal si pasojë e lëndimeve të marra nga i dyshuari.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Rr. Ibrahim Lutfiu, Prizren 20.11.2023 – 11:15. Viktima mashkull kosovar, punëtor i Shërbimit Korrektues në qendrën e paraburgimit në Prizren, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare për motive ende të panjohura është sulmuar fizikisht nga i dyshuari i cili është ne këtë qendër në mbajtje nga data 17.11.2023. Viktima ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal si pasojë e lëndimeve të marra nga i dyshuari”, thuhet në raportin e policisë.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

120 policë sulmohen për 10 muaj, kërkohen ndëshkime të rrepta dhe sigurim shëndetësor

0

Sulmet ndaj policëve në Kosovë kanë shënuar një rritje të shqetësueshme me 120 raste në 10 muajt e fundit. Ekspertët bëjnë thirrje për masat e rrepta ligjore dhe sigurim shëndetësor për personelin policor

Nga janari deri në tetor të këtij viti, janë kryer gjithsej 120 raste të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë, sipas statistikave të siguruara nga Policia e Kosovës.

Përkundër rrezikshmërisë në punë ata nuk e gëzojnë as sigurimin shëndetësor.

Eksperti i sigurisë Arben Dashevci, ka kërkuar që ndëshkimet për ata që i sulmojn policët të jenë më të rrepta.

“Masat ndaj atyre që sulmojnë policët duhet të jenë më të rrepta”, ka deklaruar ai për Portalin Dukagjini.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sipas tij masat e rrepta ligjore e mbrojnë personelin policor.

Dashevci tha se përpos sulmeve ndaj policëve janë shtuar edhe krimet e tjera siç janë vjedhjet e rënda apo grabitjet.

Sipas tij kjo ka mundur të ndodh për shkak edhe të situatës në veri të vendit dhe koncentrimit të Policisë më shumë në atë pjesë të vendit.

“Në periudhën Janar -Tetor 2023 përpos që janë shpeshtuar rastet e sulmeve ndaj zyrtarëve të policisë së Kosovës janë shpeshtuar edhe rastet e vjedhjeve të rënda dhe grabitjeve gjithashtu. Kjo është dukuri shqetësuese, duke pasur parasysh që policia e Kosovës është e koncentruar në veriun e vendin për shtrirjen e plotë të sovranitetit në atë pjesë. Andaj masat ligjore ndëshkimore ndaj atyre që i sulmojnë policët e Kosovës pa dyshim se duhet të jenë më të rrepta, duke u bazuar në ligjet në fuqi. Të sulmosh zyrtaret policorë do të thotë sulm ndaj ligjit në këtë rast zbatuesit te ligjit. Masat më të rrepta ligjore janë të domosdoshme”, ka deklaruar ai për Dukagjinin.

Dashevci ka ngritur shqetësime të forta edhe për kushtet e punës dhe sigurinë e personelit policor.

Ai e ka kritikuar nivelin e pagave, duke potencuar se Policia e Kosovës, e cila buron nga populli dhe i shërben popullit, meriton një pagë dinjitoze për punën e tyre të vështirë dhe të rrezikshme.

Duke theksuar punën njëzet e katër orë në ditë të Policisë dhe nevojën për përmirësime të menjëhershme, ai ka apeluar për fuqizim në aspektin e burimeve njerëzore, logjistikës dhe teknologjisë.

Sipas tij dorëheqjet e zyrtarëve policorë janë shqetësuese.

“Dorëheqjet janë tepër shqetësuese sipas mendimit tim, nevojitet fuqizimi i institucionit policor si ne aspektin e burimeve njerëzore po ashtu edhe ne ato logjistike, e teknologjike, krahas zhvillimit dhe avancimit të teknologjisë. Krijimi i kushteve me të mira për punë, mirëqenia me sigurt dhe më e lartë janë nevojë po ballafaqohemi me inflacion të lartë, me çmime të larta në çdo artikull ushqimorë, policia është e popullit dhe buron nga populli meriton pagë dinjitoze sepse puna e tyre është specifike, gjithashtu përfshirë avancimin profesional këto janë të domosdoshme”, ka thënë ai.

Sipas tij, fuqizimi dhe rregullimi i mirëqenies së zyrtarëve policorë, si dhe rregullimi i sigurimit shëndetësor dhe jetësor janë nevojë dhe jo luks.

Ai ka vlerësuar punën e njësive speciale dhe ka thënë se shtesat e miratuara nga Qeveria e Kosovës për policët duhet të jenë më të larta, duke theksuar se ata ballafaqohen me rrezikshmëri të lartë dhe se kanë dëshmuar profesionalizmin e tyre në situata të vështira.

“Fakti që njësitë tona speciale ballafaqohen me rrezikshmëri të lartë, ku e dëshmuan profesionalitetin e tyre të pa parë deri më sot shtesat sipas mendimit tim duhet të jenë më të larta, sepse puna e tyre është meritore, profesionale, dhe e pa shembullt”, ka deklaruar Dashevci.

“Sigurimi shëndetësor dhe jetësor janë prioritetet kryesore të zyrtarëve policorë”
Kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka theksuar se, megjithëse policia është e pajisur me pajisje të nevojshme për sigurinë, shtesat për rrezikshmëri janë ende në nivele jo të kënaqshme për zyrtarët.

“Shtesat për rrezikshmëri janë shumë më pak se sa kishim para implementimit të Ligjit të Pagave. Zyrtarët policorë janë të rrezikuar, dhe është e rëndësishme që ata të kenë kushte të sigurta dhe efektive për t’u mbrojtur në detyrën e tyre,” ka thënë Zeqiri për Dukagjinin.

Ai ka thënë se sigurimi shëndetësor dhe jetësor janë prioritetet kryesore të zyrtarëve policorë.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij për faktin që shumë nga shtesat për rrezikshmëri janë ende në nivelin e ligjit të mëparshëm të pagave, ndërsa kushtet shëndetësore nuk janë në nivelin e duhur.

Nga numri i lartë i dorëheqjeve vullnetare të policëve, me mbi 2 mijë e 300 raste, kryesindikalisti Zeqiri, ka bërë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme për përmirësimin e kushteve në policinë e vendit.

“Duke u bazuar në numrin e lartë të dorëheqjeve vullnetare, mbi 2 mijë e 300 raste, është e qartë se duhet të ndërmerren masa për përmirësimin e kushteve në policinë tonë. Përmirësimi i kushteve do të ndikonte drejtpërdrejt në parandalimin e dorëheqjeve”, është shprehur Zeqiri.

Kujtojmë se më 27 tetor, Qeveria e Kosovës i ka prezantuar shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Shtesat janë ndarë në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve policorë.

Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë prej 150 euro mbi pagën bazë.

Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria ka thënë se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh.

Këto ndryshime në strukturën e pagave dhe shtesave, sipas burimeve zyrtare, do të hyjnë në fuqi nga muaji nëntor.

Pagat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, variojnë nga 210 euro për kadetët policorë deri në mbi 1.500 euro për drejtorin e përgjithshëm.

Moti sot, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

0

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset e larta malore me lartësi mbidetare mbi 1000m do të ketë kushte për reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 deri në 9 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë. Edhe kjo javë që po e lëmë ishte e begatshme sa i përket reshjeve thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Shqipëria e para në grupin E

0

Shqipëria e ka përfunduar kampanjën kualifikuese për në “EURO 2024”.

Kombëtarja “Kuq e Zi”, përveç që është kualifikuar, është edhe kryesuese e grupit E.

Skuadra e Sylvinhos, ndeshjen e fundit e pati në “Air Albania” kundër Ishujve Faroe, duke barazuar pa gola, 0:0.

Shqipëria në vendin e parë arriti që t’i grumbullojë 15 pikë.

Ajo e la prapa Çekinë me po aq pikë, por me golaverazh më të dobët.

Nga grupi E, shkojnë Shqipëria dhe Çekia.

Grupi E

Blendi Fevziu për Hashim Thaçin: Braktisi kafenetë, shkoi në luftë për t’u kthyer e për të shpallur pavarësinë

0

Në këtë libër, ndër të tjera, Fevziu tregon për njohjet e tij me Hashim Thaçin, ku e vlerëson lart kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Nuk e di nëse fati e ka sjellë gjithnjë në momentin dhe vendin e duhur apo Hashim Thaçi e ka kërkuar vetë fatin e tij“, kështu nis përshkrimi i gazetarit shqiptar për Thaçin.

Sipas Blendi Fevziut, Hashim Thaçit i kishte dhënë të drejtë historia, shkruan Demokracia.com.

“Në shkurt 2008, ndërsa nga foltorja e parlamentit lexonte shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ideja e parë që më erdhi ndër mend ishte se historia i kishte dhënë të drejtë. Të drejtë në atë sens që po i rezervonte atij dhe jo dikujt tjetër, të drejtën për të formësuar togfjalëshin historik: “E shpall Kosovën, vend të pavarur dhe demokratik“, tregon në përshkrimin e tij, Blendi Fevziu.

Ai vazhdon më tutje rrëfimin e tij.

“A mund të ndodhte ndryshe? pyeta veten dhe sinqerisht nuk dija se cila ishte përgjigjja më e saktë për këtë. Ende adoleshent e kishte kuptuar se lufta dhe vetëm lufta do të ishte shpëtimi për vendin e tij. Kishte jetuar për vite me radhë në ilegalitet si një donkishot modern, kishte besuar të pabesueshmen, fitoren e një lufte kundër Serbisë dhe Kosovën e lirë. Pa mbushur të tridhjetat ishte bërë shef politik i UÇK-së dhe partneri më i rëndësishëm në terren në luftën më të madhe të Perëndimit të bashkuar kundër Millosheviçit; kishte zënë faqet e para të gazetave dhe ekranet e televizioneve; 29 vjeç ishte bërë kryeministër i Qeverisë së Përkohshme dhe një ditë kishte hyrë fitimtar së bashku me aleatët amerikanë në Prishtinën e lirë“.

Fevziu, duke treguar disa momente që ai i quan historike, ka përshkruar edhe shpalljen e pavarësisë nga Hashim Thaçi.

“Jeta është shpesh tekanjoze, fati vërtitet shpesh i verbër, por nuk ka asnjë dyshim se asgjë e madhe dhe e rëndësishme nuk ndodh rastësisht. Sa herë mendoj për Thaçin, kam bindjen se kjo është e vërtetë. Se pavarësisht komenteve, fjalëve, historive, ai e kishte shenjuar të ardhmen e tij atë moment të largët të vitit 1991 apo 1992, kur ende 20-vjeçar, një student i pasionuar dhe anonim, kishte braktisur forumet e kafeneve ku bëhej politika e Prishtinës, kishte lënë pas baballarët e kombit që diskutonin për Kosovën“, shkruan Fevziu.

Në fund të librit, ai ka treguar sesi Thaçi i kishte thënë Dukagjin Goranit frazën profetike: “Unë po iki. Liria nuk vjen pa luftë, ju qëndroni në Prishtinë, po këtu ka vetëm fjalë“. Dhe kishte ikur, qe zhdukur për shumë vite, ndoshta pa e besuar edhe ai vetë se një ditë do të kthehej me atë që Kosova e kishte ëndërruar plot 100 vjet, PAVARËSINË!

Stoltenberg për sulmin e 24 shtatorit: Autorët duhet të mbahen përgjegjës

0

 

“Në shtator pamë ndezje të dhunës në veriun e Kosovës, që ngriti shqetësime se si një konflikt më i gjerë mund të kthehet në Ballkanin Perëndimor. Në maj trupat e KFOR-it u sulmuan, duke lënë 93 ushtarë të NATO-s të lënduar rëndë dhe disa janë lënduar për tërë jetën. Sulmet e tilla të dhunshme janë të papranueshme, autorët e sulmit duhet të mbahen përgjegjës”, ka theksuar sekretari i NATO-s.

Stoltenberg ka thënë se për përgjegjësit e sulmit nga grupet terroriste në veri të vendit gjatë shtatorit, duhet të ketë pasoja.

“Dhuna që kemi parë në maj dhe në shtator në Banjskë është e papranueshme. Kjo është arsyeja pse kemi rritur praninë e NATO-s dhe kemi dërguar një mijë trupa të tjerë, e që është vendosja më e madhe të paktën për një dekadë. Pres që ata që janë përgjegjës për këtë dhunë, do të mbahen përgjegjës. Ky ka qenë mesazhi im që nga maji. Është e rëndësishme të ketë pasoja, sepse duhet të bëjmë çfarëdo që mundemi për t’u siguruar që dhuna nuk do të përsëritet”, ka deklaruar ai.

Stoltengerg: Çdo vendosje e Policisë së Kosovës në veri, të marrë konfirmimin e NATO-s

Tutje Stoltengerg ka thënë se çdo vendosje e trupave të Policisë së Kosovës në veri duhet të marrë konfirmimin e NATO-s dhe paqja e siguria nuk duhet të rrezikohen.

“NATO e mbështet edhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës, të dyja anët duhet të angazhohen në mirëbesim. Mirëpres propozimet e fundit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ky do të ishte hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe drejt paqes afatgjate dhe të qëndrueshme në rajon”, ka theksuar sekretari i NATO-s.

Ndërkaq , presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme ta ruaj stabilitetin jo veç për vete, por për gjithë rajonin.

“Po marrim pjesë në operacione paqe ruajtëse nëpër botë bazuar në marrëveshje bilaterale. Besoj fuqishëm se përpjekjet tona të përbashkëta do ta krijojnë mundësinë për ta ruajtur mundësinë për paqen dhe stabilitetin jo veç për Kosovën, por edhe për rajonin”, ka theksuar Osmani.

Osmani ka thënë se një nga mjetet që Rusia e përdor si destabilizim të Ballkanit Perëndimor është propaganda. Ka listuar edhe disa nga mjetet e tjera.

“E dyta armët që vazhdimisht Rusia ia shet Serbisë, të cilat pastaj shfrytëzohen për sulm ndaj Kosovës dhe vendeve tjera. E treta ka të bëjë me mbështetjen politike që Rusia vazhdimisht ia jep Serbisë. Kur bëhen të tria bashkë është e qartë që është interes i Rusisë të hap edhe një front kundër perëndimit, natyrisht dëshiron ta hap në pjesë të Evropës që ende s’janë pjesë e NATO-s. Kjo e bën edhe më imperative anëtarësimin tonë në NATO, në mënyrë që të ndalohen influenca të tilla e Rusisë në rajonin tonë”, ka deklaruar Osmani.

Osmani: Serbia po ia ofron infrastrukturën Radoiçiqit për sulme të reja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në konferencë për media me të parin e NATO-s, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili një ditë më parë ka njoftuar, se në Rashkë të Serbisë po përgatiten sulme të reja ndaj veriut të Kosovës nën udhëheqjen e terroristit, Millan Radoiçiq.

Osmani ka thënë se do të bashkëpunon me institucionet vendore në mënyrë që sulme të njëjta sikurse ai i 24 shtatorit, të parandalohen.

“Këto janë informata që institucionet e sigurisë i ndajnë edhe me mua edhe me kryeministrin e vendit. Për fat të keq Serbia jo vetëm që nuk e ka ekstraduar udhëheqësin e atij sulmit terrorist në aspektin praktik, sepse në aspektin politik udhëheqës ka qenë Vuçiq. Në vend se ta ekstradoj Radoiçiqin, po vazhdon t’ia ofrojë gjithë infrastrukturën e mundshme që ai të planifikojë sulme të reja ndaj Kosovës”, ka theksuar Osmani.

Presidentja ka thënë se pa zbatim të plotë të marrëveshjeve ndërkombëtare nuk mund të ketë dialog të suksesshëm dhe trajtim të barabartë ndaj Kosovës e Serbisë.

“Besoj duhet të jetë qartë se adresa e presionit duhet të jetë Beogradi, sepse arsyeja pse nuk zbatohen marrëveshjet është në Serbi. Kosova ka insistuar që zbatimi të jetë i plotë dhe jo të zgjidhen pika të caktuara, të cilat na përshtaten, për t’u zbatuar”, ka theksuar Osmani.

 

Sekretari i NATO-s sot viziton Kosovën, takohet me Osmanin e Kurtin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot do të vizitojë Kosovën.

Sipas njoftimit të publikuar nga NATO, Stoltenberg do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti.

Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR-it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR-it dhe do t’ju adresohet trupave.

Stoltenberg do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.

Para se të vijë në Kosovë, po sot sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën, Christian Schmidt. Ai do të takohet edhe me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krishto.

Stoltenberg do të vizitojë selinë e NATO-s në Sarajevë dhe do të ketë takime me udhëheqës ushtarakë dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Të martën, sekretari i Përgjithshëm do të jetë në Beograd. Ai do të ketë takime me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren, Ana Brnabiq. Stoltenberg do të angazhohet gjithashtu me shkencëtarë serbë të cilët do të prezantojnë teknologjinë e zhvilluar në kontekstin e projekteve të NATO-s Shkenca për Paqe dhe Siguri.

Më vonë atë ditë, Stoltenberg do të udhëtojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për t’u takuar me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin, Dimitar Kovaçevski. Sekretari i Përgjithshëm do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.

Kurse të mërkurën, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një takim me liderët aleatë nga rajoni. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç; Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq; dhe Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, janë ftuar të marrin pjesë./rtklive

 

Përurohet objekti i dytë i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit

0

Të hënën është përuruar objekti i ri i shkollës “ Zenun Çoçaj” në Gjonaj, përmes një ceremonie festive. Pjesë e kësaj ceremonie ishin nxënës, prindër dhe stafi i shkollës, si dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj me bashkëpunëtorë.

Ai në një fjalim rasti, tha se është kënaqësi që në lokalitetin e tij të origjinës, po përurohet ky objekt i cili do të ofrojë kushte sa më të volitshme në ngritjen e cilësisë në arsim. Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj- Gutaj, tha se objekti është ndërtuar sipas standartëve më bashkëkohore, për të ofruar kushte optimale për proces të mirëfilltë edukativo-arsimor.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Drejtori i shkollës, Qazim Çoçaj, tha se ndërtimi i objektit të ri shkollor në Gjonaj, ka qenë kërkesë e prindërve, që nxënësit të cilët udhëtonin për në shkollën tjetër, të kenë më afër një objekt të tillë, ndërsa pati një kërkesë ndaj autoriteteve komunale për objekte tjera përcjellëse.

Aktivisti i fshatit dhe anëtari i Kuvendit të Prizrenit, Haziz Hodaj, ishte i lumtur që nga dita e sotme, nxënësit do të ndjekin mësimet në një objekt shumë më afër shtëpive të tyre dhe në kushte shumë të favorshme, për dallim nga objekti i vjetër i cili nuk i plotësonte kushtet elementare për punë cilësore.

Punimet në ndërtimin e këtij objekti të ri shkollor kanë filluar në vitin 2019. Kostoja e përgjithshme e projektit kap vlerën e 601 mijë eurove dhe do të ketë 9 dhoma mësimi, tre kabinete dhe hapësirë për bibliotekë. Në objektin e ri përveç atij ekzistues në Kodrën e Pajtimit, mësimet i ndjekin rreth 400 nxënës. Për të gjithë të pranishmit u shfaq edhe një program artistik nga nxënësit./tv prizreni

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Haxhiu për rastin Dehari: Po t’i kisha emrat, nuk ta prisja ftesën e prokurorit

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka zhivulluar sot një konferencë për media pasi dëshmoi para Prokurorisë Speciale, në lidhje me rastin Dehari.

Haxhiu theksoi se po ta kishte emrin e kryerësve të veprës penale, s’do ta priste ftesën e prokurorit.

Haxhiu u shpreh se prokurori është ai që duhet të bëjë hetime.

“Po ta kisha emrin e kryesit apo kryersve të veprës penale, unë nuk do ta prisja ftesën e prokurorit për ta thënë emrin e personit që dyshohet, e kjo është puna e tij, për këtë paguhet nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për këtë ai është prokuror, që të bëjë hetime, punën e tij unë nuk mund ta bëjë”, u shpreh ajo.

Ministrja Haxhiu dëshmoi sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të Prokurorit, pas një shkrimi të bërë në rrjete sociale në përvjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Kurti: Për herë të parë qeveria jonë mundëson që OJQ-të dhe bizneset mund të regjistrohen si ndërmarrje sociale

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e sotëm me OJQ-të dhe bizneset, ka njoftuar se nga tani këto dy të fundit do të mund të marrin statusin e ndërmarrjeve sociale

Sipas Kurtit, ky vendim mundëson punësimin dhe sigurimin e mirëqenies për grupet e cënueshme.

“Për herë të parë në Kosovë, qeveria jonë mundëson që organizatat jo-qeveritare dhe bizneset të regjistrohen e të marrin statusin e ndërmarrjeve sociale”, ka thënë Kurti.

Përtej statusit si ndërmarrje publike ose private, ai ka theksuar se nëpërmjet këtij vendimi nevojat e cënueshme të shoqërisë do të marrin adresë.

“Lehtësirat të cilat do t’iu ofrojnë ndërmarrjeve sociale e inkurajojnë aktivizimin në tregun e punës të personave nga grupet e cënueshme, ndërkaq në anën tjetër sigurojnë rishpërndarjen e të hyrave për t’i shërbyer pikërisht këtyre grupeve. Edhe të rritet punësimi, por edhe mirëqenia”, ka deklaruar kryeministri.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se kompanitë ku 30% e punëtorëve janë nga grupet e cënueshme, mund të aplikojnë si ndërmarrje sociale. Përfitimet janë që kompanitë ose OJQ-të lirohen nga tatimi në fitim.

“Ndryshe nga bizneset tradicionale të cilat kanë për qëllim maksimizimin e fitimit, ndërmarrjet sociale përdorin fondet e tyre për të avancuar misionin shoqëror, e në përkrahje të këtij misioni, ato pranojnë edhe lehtësira përgjatë operimit”, ka theksuar Murati.