11.9 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 1357

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, raporton Klan Kosova.

“E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Burimet: Sulme me dronë dhe mjete shpërthyese ndaj forcave amerikane në Irak

0

Forcat amerikane në Irak ishin objektiv i tre sulmeve të enjten, por pa pësuar dëmtime, sipas disa burimeve të sigurisë. Sulmet e sotme kundër interesave amerikane janë ndër më të përhapurat gjeografikisht në një ditë të vetme që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Ambasada amerikane në Bagdat dhe forcat e koalicionit në Irak nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Një patrullë e përbashkët, e forcave amerikane dhe shërbimit irakian kundër terrorizmit, u vu në shënjestër nga një mjet shpërthyes pranë qytetit verior të Mosulit të enjten, duke shkaktuar dëme në një automjet, por jo viktima, thanë dy burime të sigurisë.

Dronë të armatosur vunë në shënjestër bazën ajrore al-Harir në Erbil dhe bazën ajrore Ain al-Asad në perëndim të Bagdadit, ku strehohen forcat amerikane dhe ndërkombëtare. Dronët u eliminuan nga mbrojtja ajrore dhe nuk pati viktima, thanë burimet e sigurisë.

Një deklaratë nga shërbimi kundër terrorizmit i Kurdistanit të Irakut tha se sulmet me dronë ndaj bazës ajrore al-Harir shkaktuan një zjarr në një nga depot e karburantit, duke shtuar se forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara ishin evakuuar nga baza më 20 tetor.

Trupat amerikane dhe të koalicionit në Irak dhe Siri janë sulmuar të paktën 40 herë që nga fillimi i tetorit, pas rrethimit të Gazës nga Izraeli si hakmarrje për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Dyzet e pesë ushtarë amerikanë kanë pësuar lëndime.

Shtetet e Bashkuara fajësojnë për sulmet grupet e mbështetura nga Irani duke thënë se përfundimisht Teherani është përgjegjës, pretendim që Teherani e mohon, duke thënë se grupet e përfshira në sulme po vepronin me vullnetin e tyre.

Grupe të armatosura në Irak që mbështeten nga Irani kanë deklaruar publikisht se interesat amerikane do të vazhdojnë të jenë në shënjestër për sa kohë që Uashingtoni mbështet Izraelin në luftën në Gazë

Aktakuzë kundër Safet Gjicit

0

Është ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Kukësit, Safet Gjicit dhe Alma Kaçit.

Prokuroria e Posaçme i ka përfunduar hetimet dhe ua ka bërë të ditur akuzën, Gjicit dhe Kaçit.

Ish-kryetari i Kukësit u arrestua në qershor pas publikimit të një videoje erotike me 40-vjeçaren, në zyrën e këtij të fundit.

Kjo e fundit i kërkonte ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve.

Nga ajo kohë, Gjici ndodhet në burg, derisa Kaçi në arrest shtëpiak.

Safet Gjici, akuzohet për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendor”, ndërsa ajo akuzohet për “korrupsion aktiv”, shkruajnë mediet shqiptare

Ish-kreu i Kukësit kishte deklaruar në gjykatë se nuk ka pasur korrupsion, anise ky i fundit e kishte pranuar marrëdhënien intime me gruan.

Ndërsa Alma Kaçi, kishte thënë se ajo e kishte bërë filmimin pasi ishte ngacmuar në takimin e parë.

Themelorja dhe Apeli ia refuzojnë për herë të dytë “Burdushit” lutjen për shtyrje të dënimit me burgim

0

Hysri Peqanit i njohur si “Burdushi” edhe për herë të dytë i është refuzuar kërkesë për shtyrje e ekzekutimit të vuajtjes së dënimit me burgim. Fillimisht refuzimi i ka ardhur nga Gjykata Themelore dhe më pastaj edhe nga Gjykata e Apelit.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se “Burdushi” përmes mbrojtësit, avokatit Durim Osman me 25 tetor 2023 ka paraqitur sërish kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burgim me arsyetimin se gjendja shëndetësore e tij është e përkeqësuar.

Mirëpo kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë përmes aktvendimit të 27 tetorit 2023 ka refuzuar kërkesën e “Burdushit” duke e obliguar të njëjtin që të paraqitet të nesërmen në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për të filluar me mbajtjen e dënimit me burgim.

Ndaj këtij vendimi të Themelores përmes avokatit Osman, “Burdushi” më 31 tetor 2023 ka parashtruar ankesë për në Gjykatën e Apelit me kërkesën që të prishet vendimi i Themelores dhe çështja të kthehet në rivendosje.

Mirëpo këtë ankesë, nënkryetarja e Apelit Kadrije Goga-Lubishtani e ka refuzuar si të pabazuar dhe e ka vërtetuar vendimin e Themelores me arsyetimin se nga raportet mjekësore nuk është vërtetuar se “Burdushi vuan nga ndonjë sëmundje e rëndë dhe se në rast komplikimi mund të marrë kujdesin e duhur edhe gjatë qëndrimit në burg.

Ndaj “Burdushit” ishte refuzuar edhe kërkesa e parë për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burgim edhe nga Themelorja por edhe nga ajo e Apelit duke kërkuar që i njëjti të paraqitet për vuajte të dënimit me burgim prej 4 vite e 6 muaj.

Mirëpo “Burdushi” përkundër këtyre vendimeve përmes mbrojtësve kishte paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë për në Gjykatës Supreme me kërkesë për shtyrje të vuajtjes së dënimit me burgim.

Ndërkohë, Supremja kishte konstatuar raportimet e “Betimi për Drejtësi” se nuk ka mjete të jashtëzakonshëm juridik ndaj vendimi të Apelit për shtyrje të vuajte të dënimit me burgim. “Burdushi” më 10 janar 2023 ishte dënuar nga Themelorja me 4 vite e 6 muaj burgim dhe me 42 mijë euro gjobë për shkak të ushtrimit të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, mashtrim, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje.

Ky vendim ishte vërtetuar edhe nga Apeli por edhe nga Supremja.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Hoti pretendon se 5 persona të zhdukur mund të gjenden nga gërmimet

0

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka folur për gërmimet e fundit që janë duke u bërë për të gjetur personat e zhdukur në luftë.

 

Ai tha se ky është lokacioni i 12-të që brenda këtij viti në bazë të planifikimeve si komision kanë realizuar.

“Lokacioni para tij ka qenë Arbana në Prizren dhe para sajë ka qenë Bishtazhini dhe të tria këto përfshirë edhe Prekazin janë me gjetje të personave të zhdukur”, tha ai në INFO Plus në RTK.

Sipas tij, numri i saktë nuk mund të thuhet deri sa të bëhet verifikimi përmes rezultateve të ADN-së.

“Ne ashtu kështu do të  vazhdojmë punimet edhe në këtë lokacion pra në Prekaz edhe në ditët në vijim  pretendojmë si komision në bazë të informatave që  i kemi duke falënderuat këtu edhe Komitetit Ndërkombëtar të Personave të Zhdukur për raportin e analitikës që na kanë dorëzuar”, th ai.

Duke shtuar se Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur pretendon t’i gjen së paku 5 persona që i përkasin listës së personave të zhdukur që kanë qenë të masakruar në atë kohë dhe pastaj të varrosur në vende të ndryshme në Kosovë dhe në këtë rast në fshatin Prekaz të Skenderajt.

Ndryshe pas 2 vitesh kërkesash e takimesh në mes të nëngrupeve punuese të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, gërmimet e nisura në Maj të vitit 2021, me datë 08.11.2023, përkundër disa paqartësive që ekzistojnë, kanë rifilluar në lokacionin e quajtur Shtavalj, Sienicë, në teritorin e Serbisë. KQPZH njofton se të pranishëm në këto gërmime, janë ekipet nga KQPZH dhe IML.

“Lokacioni Shtavalj, është vetëm njëri nga lokacionet e shumta që Kosova prezantuar si varreza të mundshme masive në Serbi, dhe që në vazhdimësi ka bërë kërkesë për të marrë informacione kredibile dhe për të vazhduar me gërmimet”, njofton KQPZH.

 

E dhimbshme: Vdes futbollisti 14-vjeçar i Malishevës

0

Klubi i Malishevës ka njoftuar për vdekjen e futbollisti 14-vjeçar të klubit.

Klubi i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarje nga jeta të Drinor Fitim Berishës, futbollist i grupmoshave të Shkollës sonë të Futbollit. Lajmi për vdekjen tragjike të Drinorit na ka trishtuar e pikëlluar të gjithëve. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen, por edhe për bashkëlojtarët e tij dhe të gjithë neve në klub. Në këto momente të vështira për familjen, lusim Zotin që të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni Drinorin përherë me krenari. U prehsh në parajsën e paskaj ti shpirt i ëmbël”, thuhet në njoftim.

Përfundon restaurimi i shtëpisë së familjes Dorambari në Prizren

0

Ka përfunduar restaurimi i shtëpisë së familjes Dorambari.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, teksa ka njoftuar se është një  prej shtëpive tradicionale më të veçanta të Prizrenit.

“Punët në mbrojtje dhe funksionalizim të aseteve të trashëgimisë kulturore po vazhdojnë me përkushtim të lartë në gjithë vendin”, njofton MKRS.

 

Malisheva e kampionëve!

0

Vikendin që po vjen në Malishevë do të zhvillohet një nga ngjarjet më të mëdha sportive, event ky që do të mbahet nën patronatin e kësaj komunë.

Të shtunën pasdite në Malishevë do të zhvillohet meçi mes Luan Rudaj dhe iranianit Masoud Raeisi, duel ky i vlefshëm për titullin e botës në sportin “Muay Thai”.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se ngjarja më e madh sportive po afrohet.

“Ngjarja më e madhe sportive e organizuar ndonjëherë nga Komuna e Malishevës po afrohet. Kampioni ynë, bashkëvendësi, Luan Rudaj, do ta mbrojë titullin e botës në sportin “Muay Thai, kundër iranianit Masoud Raeisi”, ka shkruar Kastrati.

Sipas tij, kjo ngjarje e madhe sportive do të shoqërohet edhe me disa duele tjera, dhe me një program të pasur artistik.

Ky event i madh sportiv fillon në orën 16:00.

Dosja e Prokurorisë ndaj të akuzuarit për përfitimin 78 mijë eurove në emër të fajdesë

0

-Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 6 nëntor 2023 pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj Beqir Hoxhës, i cili po ngarkohet për veprën penale të fajdesë.

Sipas aktakuzës, të dëmtuarit F.S dhe prindi i tij Sh.S duke qenë në gjendje të rëndë financiare dhe nevoja për investuar në biznesin familjar në vitin 2016, ka bërë që të njëjtit të kërkojnë të holla në shumën prej 6 mijë euro nga i akuzuari Hoxha dhe se në emër të fajdesë i dëmtuari F.S është detyruar t’i paguajë shumën prej 78 mijë euro.

Shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarit Hoxha do të mbahet më 10 nëntor 2023

I akuzuari Hoxha, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarve S., kontrakton shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), ku me rastin e dhënies së të hollave i pandehuri 600 euro i ndal në emër të kamatës mujore dhe e paralajmëron se për çdo vonesë duhet të paguaj nga 600 euro kamata mujore.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Aktakuza thotë që në emër të kamatës, i dëmtuari F.S nga muaji qershor 2016 deri në muajin prill 2023 ka paguar shumën prej 49 mijë e 200 euro.

Tutje, i dëmtuari F.S. më 18 shkurt 2018 duke mos arritur t’i paguaj shumat e kamatave nga i  akuzuari Hoxha merr 3 mijë euro, ndërsa në muajin mars merr shumën e të hollave prej 2,000 euro, për të cilat paralajmërohet nga i pandehuri se për çdo vonesë duhet të paguaj nga 500 euro kamata mujore.

E për këtë, i dëmtuari nga muaji mars 2018 deri në muajin janar 2023, në emër të shumës së marrë prej 5 mijë euro vazhdon të paguaj nga 500 euro kamata mujore, duke i dhënë të pandehurit shumën prej 29 mijë euro.

Sipas aktit akuzues, në total i dëmtuari paguan në emër të kamatave për të pandehurin shumën prej 78 mijë e 200 euro dhe kur i dëmtuari nuk arrin t’i paguaj kamatat, i akuzuari Hoxha e paralajmëron se duhet të paguaj nga 200 euro kamata ditore, me ç’rast nga i dëmtuari më datë 22 gusht 2023, i pandehuri merr 12 mijë e 800 euro dhe arrestohet në flagrancë.

Me këto veprime, Hoxha po akuzohet se ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së, nr. 06/L-074.

Ndryshe, më 23 gusht 2023, Gjykata Themelore në Prizren ia kishte caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit Hoxha.

Të njëjtit, Gjykata Themelore në Prizren i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj. /BetimipërDrejtësi

Nuk kalon rezoluta për ngritjen e koeficientit të pagave në 129 euro

0

Rezoluta për ngritjen e koeficientit të pagave nga 110 sa pritet të jetë vitin e ardhshëm në 129 euro, nuk ka kaluar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë rezolutë kanë votuar 29 deputetë, 52 votuan kundër, ndërsa dy abstenuan.
Kjo rezolutë është propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka prezantuar rezolutën në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave nga 105 në 129 euro.

Ai ka thënë se debati parlamentar bazohet në gjendjen e përgjithshme sociale në vend e cila sipas tij është duke u përkeqësuar.

“Qeveria nuk ka arritur që as përmes politika sociale, as financiare ta adresoj rritjen e inflacionit. Duke ditur që jemi në një situatë ekonomike në vend, duke vlerësuar edhe raportet e fundit të Bankës Botërore që të shmangët një kolaps ekonomik, është tepër me rëndësi që ky kuvend të votoj rezolutë, të ngrit koeficientin. Grupi ynë parlamentar ka bërë vlerësim dhe ka kërkuar të rritet koeficienti nga 105 ne 129”- ka thënë ai