Ka dalë nga shtypi romani i shkrimtarit të njohur francez Anatole France, me titull “Mbi gurin e bardhë”.
Përkthimin në shqip, nga gjuha e origjinalit (frëngjishtja), e ka bërë Verjon Fasho.

Ka dalë nga shtypi romani i shkrimtarit të njohur francez Anatole France, me titull “Mbi gurin e bardhë”.
Përkthimin në shqip, nga gjuha e origjinalit (frëngjishtja), e ka bërë Verjon Fasho.

Edona James është banorja më e komentuar e “Big Brother VIP Kosova”.
Ajo tashmë ka thyer rekorde në ‘TikTok’ për nga shikueshmëria, shkruan lajmi.
Edona ka fituar simpatinë e publikut, për shkak të folurit të saj i cili nuk është i filtruar dhe ajo po shfaqet vetëvetja.
Së fundi në ‘Twitter’ është publikuar një video ku Edona shfaqet në një skenë të sikletshme për banorët e tjerë.
Teksa ajo ishte duke u veshur, pa qëllim gjoksi i saj doli në shesh.
Këtë ajo e tejkaloi me shumë sportivitet, por banorët e tjerë shpërthyen në të qeshura.
Ish-trajneri i Portugalisë, Fernanrdo Santos pretendon se Cristiano Ronaldo ka refuzuar të flasë me të që kur ai e la atë në bankë në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Ai u la në bankë për ndeshjen e fazës së 1/8-tës kundër Zvicrës, me Goncalo Ramos që hyri si titullar dhe shënoi një het-trik në fitoren e thellë 6-1.
Ramos, i cili në atë kohë luante për Benficën, ruajti vendin e tij për ndeshjen e radhës ku Portugalia humbi 1-0 kundër befasisë, Marokut.

Ronaldo hyri si një zëvendësues, por nuk ishte në gjendje të shpëtonte vendin e tij dhe ishte në lot pas eliminimit.
Santos, i cili e kishte udhëhequr Portugalinë drejt fitores së Kampionatit Evropian gjashtë vjet më parë, u shkarkua pas përfundimit të edicionit dhe përfundimisht u zëvendësua nga ish-trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez.
Që atëherë ai ka marrë frenat në ekipin kombëtar të Polonisë, por marrëdhënia e tij me Ronaldon, i cili tani është duke luajtur në Arabinë Saudite, është përkeqësuar keq.
Të dy nuk kanë qenë në kontakt që nga eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Botës, me Ronaldon që ishte i pakënaqur që ai u shpërfill nga trajneri.

Megjithatë, Santos ende e cilëson Ronaldon një “djalë” të tij.
“Ne nuk kemi folur që kur kam ardhur nga Katari. Ditën e lojës, në mëngjes, kur shkova për të shpjeguar se ai nuk do të luante dhe pse nuk luante, ai e kishte keqkuptuar”, ka thënë fillimisht Santos për A Bola.
“Nga ana ime marrëdhënia është e njëjtë dhe ai vazhdon të jetë si një djalë për mua. Ditën që bie telefoni e di që unë jam gjithmonë këtu”.

“Ai është më i miri në botë. Por, ai pati një moment në karrierën e tij që ishte shumë i vështirë. Në gjysmën e dytë të vitit 2022 ai ka gjashtë muaj që janë të tmerrshëm”.
“Ai moment e preku vërtet atë. Ai nuk kishte ritëm. Ishte një çështje strategjike”, përfundoi trajneri i njohur. /Telegrafi/
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër katër (4) të pandehurve, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, në tri raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për kryerjen e veprës penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
Këtë deklarim ai e ka bërë të enjten në një adresim para mediave, ku ka folur lidhur me draft-statutin e Asociacionit, të prezantuar ditë më parë nga Bashkimi Evropian, ku prezentë ishin edhe SHBA-të.
Hovenier tutje ka thënë se fjalën e fundit për këtë draft duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
“Draft-statuti është prezantuar nga Bashkimi Evropian me prezencë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është konsideruar që është në respektim të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Nuk duhet të kërkohen ndryshime kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk duhet të ketë nivel shtesë të pushtetit. Ne besojmë se ky draft-statut që i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës, i përmbush të gjitha këto kritere dhe besojmë se është shkruar në një mënyrë që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.
“Siç ka thënë edhe kryeministri Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, kjo duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese para se të hyjë në fuqi”, ka deklaruar ambasadori amerikan.
I pyetur pse drafti nuk është bërë publik, ai ka thënë se nuk ka asgjë sekrete, mirëpo këto janë vetëm çështje diplomatike në të mirë të procesit. /Telegrafi/
“Do të jemi në Rahovec tek Parku i qytetit nga ora 11:00-15:00. Vizitoni dhe merrni pjesë në kuiz për të fituar një udhëtim në Vjenë dhe mësoni më shumë për të drejtat tuaja të udhëtimit nga 1 janari 2024, paViza”, thuhet në njoftim
Ndryshe nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtra. Udhëtimi pa viza nënkupton se mund të udhëtoni lirshëm në shtetet e zonës Shengen, por nuk do të mund të punoni.
Nga janari qytetarëve të Kosovës u mundësohet të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen, për shembull, si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet të ngjashëm.
Parlamenti Evropian miratoi në prill të këtij viti vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, me çka edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje u përmbyllën. Miratimi në Parlamentin Evropian ishte bërë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.
Ja shtetet që do të mund të udhëtohet pa viza deri në 90 ditë:
Komisioni Evropian në vendimin për liberalizim kishte sqaruar se edhe pas liberalizimit të vizave, bartësit e pasaportave të Kosovës nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, vend që nuk e njeh as pavarësinë e Kosovës, as pasaportat e saj, raporton RTKlive.
Shtetet që përfshihen në vendimin për liberalizimin e vizave për kosovarët janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Norvegjia, Lihtensteini dhe Islanda, raporton RTKlive.Republika e Kosovës, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilës nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Kosova ishte vendim i vetëm në Ballkan që kishte më së shumti kritere për fituar liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.
Komisioni Evropian, në vitin 2018, kishte konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.
Etapat deri te liberalizimi i vizave për Kosovën
Kosova ka kaluar disa etapa për të arritur liberalizmin e vizave.
Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën.
Komiteti LIBE voton pro rekomandimit të KE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Parlamenti Evropian konfirmon mandatin për negociata me Këshillin e BE-së për liberalizimin e vizave.
Komiteti LIBE voton sërish për fillimin e negociatave me Këshillin e BE-së, për të vazhduar me hapat e mbetur për liberalizimin e vizave.
Ndërkaq hapat që ende nuk ka arritur procesi për heqjen e vizave e që duhet të arrihen janë:
Ambasadorët e BE-së votojnë për liberalizimin e vizave.
Mbajtja e takimit trepalësh ndërmjet Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian.
Ambasadorët e BE-së miratojnë marrëveshjen e arritur nga tri institucionet.
Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave.
Ambasadorët e BE-së votojnë me shumicë të thjeshtë për liberalizimin e vizave.
Këshilli i Ministrave të BE-së miraton me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave.
Akti ligjor nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian.
Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian.
Vendimi publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi.
Liberalizimi hyn në fuqi.
Lagjja “Dardania” në Prizren do të bëhet me çerdhe për fëmijë.
Ndërtimi i saj pritet të nis brenda pak ditësh.
Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj ka njoftuar se kërkesa për ndërtimin e çerdhes është miratuar nga MASHT-I.
“Komuna e Prizrenit ka rikualifikuar disa ambiente të pashfrytëzuara më parë, duke i shndërruar në hapësira për ndërtimin e çerdheve për fëmijët”, shkruan në Facebook, Veselaj-Gutaj.
“Pas kërkesave të vazhdueshme nga DKA për ndërtimin e çerdheve, MASHTI ka njoftuar se është miratuar kërkesa jonë për ndërtimin e çerdhes në lagjen “Dardania” në Prizren vlera e të cilës është 743,246.84 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe 1900.00 m²”./PrizrenPress.com/
—
Reklamë

Ismet Munishi ka reaguar në lidhje me lajmet që e lidhnin atë me marrjen e drejtimit të skuadrës së Lirisë.
Ekipi prizrenas doli me deklaratë, duke thënë se nuk kanë marrëveshje me asnjë trajner, por janë në bisedime me 3-4 të tillë.
Ai tha se do të vazhdojë si analist në emisionin sportiv në “Favorit” në T7.
“Njoftoj opinionin publik se unë Ismet Munishi vlej fiks sa 4 trajnerë. Respekte per klubin e madh Fc Liria dhe tifozet Arpagjikët. Por unë nuk jam trajner i konkurseve. Do të vazhdoj si analist në T7 Favorit edhe për një kohë shumë të mirë. Respekte”, shkroi Munishi.
Portieri i Lirisë së Prizrenit, Drilon Hodaj, është operuar sot.
Ai, ka patur intervenim kirurgjikal në meniskusin dhe kërcin e gjurit të majtë.
Dr.Agron Mahmuti, ka kryer këtë intervenim me sukses.
Sipas tij, Driloni do të kthehet në fushë pas tre muajve.
Intervenimi është bërë në Spitalin Royal Medical.
Klubi i dëshiron Drilonit, kthim të shpejtë në fushën e blertë.
Liria pas largimit të Nedim Yigit, po vazhdon bisedimet me trajnerë për të gjetur pasardhësin e turkut.
Prizrenasit janë në vendin e fundit në renditje me vetëm tetë pikë nga 13 ndeshje dhe po kërkojnë një trajner që do t’i mbante në elitë.
Sot klubi ka reaguar përmes faqes zyrtare, duke thënë se janë në bisedime me disa trajnerë.
“Nuk ka asgjë zyrtare për trajnerin e ri. Lidhur me lajmet e publikuara në portale e medie të ndryshme FC Liria, del me këtë njoftim. Të gjithë emrat dhe përfoljet, janë spekulime”.
“Liria , s’ka vendos për asnjë emër deri tani. Bisedimet po zhvillohen me 3-4 trajnerë, kryesisht vendorë. Por, marrëveshje s’ka me asnjërin. FC Liria, në momentin që arrin dakordim me ndonjë emër, zyrtarisht do të njoftoj opinionin”, thuhet në njoftimin e klubit.