18.1 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 1356

Gjenden mbetje mortore në Prizren

0

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se në lagjen Tusuz të Prizrenit janë gjetur mbetje mortore të premten e që potencialisht mund të jenë të viktimave të luftës.

Sipas Komisionit, gërmimet në këtë lokacion kishin nisur sot në vazhdën e atyre më herët në tri lokacione në hapësirat e varrezave të qytetit të Prizrenit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Gërmimet e filluar në mëngjes tanimë kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore që mund t’iu përkasin viktimave të luftës që vazhdojnë të jenë në Listën e Personave të Zhdukur. Mbetjet mortore të zhvarrosura do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e nevojshme dhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së”, thuhet në njoftimin e komisionit.

Lokacioni në Tusuz të Prizrenit është lokacioni i trembëdhjetë i adresuar në kuptim të gërmimit vlerësues gjatë këtij viti brenda territorit të Republikës së Kosovës, ndërsa i shtati me gjetje të eshtrave.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Prizren/ Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se në emër të fajdesë përfitoi mbi 78 mijë euro

0

I akuzuari Beqir Hoxha është deklaruar i pafajshëm për akuzën e Prokurorisë se nga i dëmtuari F.S, në emër të fajdesë ka përfituar 78 mijë e 200 euro.

Këtë deklarim, Hoxha e ka dhënë të premten në Gjykatën Themelore në Prizren, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Petrit Kryeziu, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës, të dëmtuarit F.S dhe prindi i tij Sh.S duke qenë në gjendje të rëndë financiare dhe nevoja për investuar në biznesin familjar në vitin 2016, ka bërë që të njëjtit të kërkojnë të holla në shumën prej 6 mijë euro nga i akuzuari Hoxha dhe se në emër të fajdesë i dëmtuari F.S është detyruar t’i paguajë shumën prej 78 mijë euro.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Gjykatësi i rastit, Artan Sejrani ka udhëzuar të akuzuarin Hoxha dhe mbrojtësin e tij, avokatin Valdet Hoxha që në afat prej 30 ditësh t’i paraqesin gjykatës kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Pas kësaj, avokati Hoxha ka kërkuar që ndaj të mbrojturit të tij të ndërpritet masa e paraburgimit dhe i njëjti të mbrohet në liri ose t’i zëvendësohet në masën e arrestit shtëpiak.

Kërkesën e tillë e ka kundërshtuar prokurori Kryeziu me arsyetimin se i njëjti mund të ndikojë në dëshmitarë dhe në procesin gjyqësor, duke kërkuar që të akuzuarit Hoxha t’i vazhdohet masa e paraburgimit.

Gjykatësi Sejrani tha se lidhur me kërkesën e avokatit Hoxha do të vendosë jashtë seancës.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 6 nëntor 2023, e ngarkon të akuzuarin Hoxha se ka kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), pasi të dëmtuarit F.S dhe prindi i tij Sh.S duke qenë në gjendje të rëndë financiare dhe nevoja për investuar në biznesin familjar në vitin 2016, ka bërë që të njëjtit të kërkojnë të holla në shumën prej 6 mijë euro nga i akuzuari Hoxha dhe se në emër të fajdesë i dëmtuari F.S nga viti 2016 deri në vitin 2023 është detyruar t’i paguajë shumën prej 78 mijë euro.

Ndryshe, në aktakuzë Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që e njëjta të urdhërojë të akuzuarin Hoxha që të paguajë shumë të barasvlefshme me dobinë pasurore të fituar me vepër penale dhe atë shumën prej 77 mijë e 500 euro.

Në të kundërtën, Prokuroria ka kërkuar që nëse i pandehuri nuk paguan vullnetarisht shumën e dobisë pasurore të lartcekur gjykata të konfiskojë çdo pasuri tjetër të e pandehurit me vlerë të barasvlefshme.

Prokuroria në aktakuzë si pasuri shtesë e të pandehurit që është në dispozicion për t’u konfiskuar ka paraqitur konfiskimin e pronës së paluajtshme me sipërfaqe prej 3.673m², e cila gjendet ZK Dushanove/Prizren, në emër të të pandehurit, vetura “VW 3C” në emër të të pandehurit, vetura “Mercedes benz 2012 E202 D” në emër të djalit të të pandehurit A. Beqir Hoxha, vetura “Volks?agen – VW Golf”, në emër të djalit të të pandehurit A. Beqir Hoxha, vetura “Volkswagen VW Golf”, në emër të djalit të të pandehurit V. Beqir Hoxha. /BetimipërDrejtësi

Shqipëria publikon listën e lojtarëve për dy ndeshjet e nëntorit

0

Shqipëria ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Kuqezinjtë fillimisht do të ballafaqohen me Moldavinë me datë 17 nëntor duke filluar nga ora 18:00.

Ndërsa ciklin kualifikues e mbyllin ndaj Ishujve Faroe në “Air Albania” tre ditë më vonë, me fillim nga ora 20:45.

Përndryshe, Shqipëria e kryeson grupin E, me 13 pikë të grumbulluara nga gjashtë ndeshje.

Në vendin e dytë në këtë grup është Republika Çeke me dy pikë më pak. Ndërsa në pozitën e tretë është Polonia me 10 pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Në vendin e katërt renditet Moldavia që një pikë më pak, gjersa Ishujt Faroe pozicionohen në pozitën e fundit me një sosh. /Klankosova.tv.

May be an image of 4 people, people playing American football and text that says "PORTIERE ETRIT BERISHA THOMAS STRAKOSHA ELHAN KASTRATI LISTA E EKIPIT FSHF KOMBETAR "A" MBROJTES ELSEID HYSAJ IVAN CAMPENY BERAT GJIMSHITI ARLIND AJETI ISMAJLI FREDERIC VESELI MARIO MITAJ MESFUSHORE YLBER RAMADANI KRISTJAN ASLLANI KEIDI BARE KLAUS GJASULA QAZIM LAÇI NEDIM BAJRAMI 20 SULMUES ERNEST MUÇI MYRTO UZUNI TAULANT SEFERI JASIR ASANI ARBNOR MUJA ARBNOR MUÇOLLI SOKOL CIKALLESHI MIRLIND DAKU MOLDAVI-SHQIPERI 17 NENTOR, 18:00 "ZIMBRU STADIUM" SHQIPERI-ISHUJTFAROE 20 NÊNTOR, 20:45 "AIR ALBANIA" STADIUM"

Numri i shitblerjeve të banesave ka pësuar rënie

0

Instituti GAP ka publikuar një infografike, përmes të cilës tregon shitblerjen e pronave banesore në Kosovë në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, GAP ka ndërtuar një infografikë sqaruese.

Sipas GAP-it, numri i shitblerjeve të banesave ka pësuar rënie.

 

Nëse dëshironi të jeni të dashuruar në ditën e Shën Valentinit, prej tani duhet ta nisni lidhjen me dikë

0

E dimë se është shumë herët të flasim për ditën e Shën Valentinit, por nëse dëshironi të ndiheni e dashuruar me 14 shkurt, atëherë sot duhet të filloni t’i ndërmerrni hapat e duhur.

Hulumtimet e reja thonë se ata që dëshirojnë ta gjejnë dashurinë në kohën e Shën Valentinit, duhet të fillojnë takimet prej tani – pasi që aq gjatë merr kohë për një çift të “kompletohet”.

Ekspertët kanë treguar se ne mesatarisht dalim në 18 takime para se ta takojmë partnerin afatgjatë.

Prandaj, nëse kjo është një takim në javë, ju është dashur ta filloni kërkimin me 7 tetor për ta pasur dikë në ditën e Shën Valentinit.

Ky trend përkrahet edhe nga kompania ‘Hinge’, e cila ka zbuluar se 15% e meshkujve janë më të prirë të kërkojnë lidhje në muajt e ftohtë të vitit, ndërkaq femrat janë 5% më të prira të veprojnë njëjtë.

Kjo ka kuptim sepse vjeshta e dimri janë periudha të përsosura për t’u përqafuar me partnerin në shtrat përderisa i shikoni serialet apo filmat e preferuar

Sot varroset ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari

0

Sot do të mbahet funerali shtetëror për ish-presidentin finlandez Martti Ahtisaari.

Shumë nga të ftuarit e ftuar në funeralin shtetëror të ish-presidentit Martti Ahtisaari pasqyrojnë karrierën ndërkombëtare prej dekadash. Në funeralin shtetëror të premten më 10 nëntor do të marrin pjesë disa personalitete ndërkombëtare.

Mbreti Carl XVI Gustaf i Suedisë do të nderojë kujtimin e ish-presidentit Ahtisaari me praninë e tij.

Ndër të tjera do të jenë të pranishëm edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, presidentja e Namibisë Hage Geingob dhe ish-presidentja e Tanzanisë Jakaya Kikwete.

Përveç kësaj, ish-presidentja e Irlandës dhe kryetarja e The Elders Mary Robinson do të marrë pjesë në funeralin e Ahtisaarit. Rreth 800 të ftuar pritet të marrin pjesë në funeralin, rreth 30 prej të cilëve do të vijnë nga jashtë, raporton RTKlive.

Mysafirët janë ftuar në funeralin shtetëror në përputhje me protokollin shtetëror dhe dëshirat e familjes së Ahtisaarit. Krerët më të lartë shtetërorë të Finlandës do të nderojnë kujtimin e ish-presidentit Ahtisaari të premten me praninë e tyre.

Varrimi shtetëror i ish-presidentit Ahtisaari do të fillojë me ceremoninë mortore në Katedralen e Helsinkit në orën 13.00. Gjeneralët dhe admiralët në shërbim do të veprojnë si bartës të çmimeve në Katedrale.

Pas shërbimit, kortezhi funeral do të largohet nga Katedralja e Helsinkit rreth orës 14.45. Kortezhi do të udhëhiqet nga policia e montuar dhe do të vazhdojë si një autokolonë nga Katedralja e Helsinkit në Varrezat Hietaniemi, duke ndaluar jashtë Pallatit Presidencial për një minutë.

Anëtarët e publikut janë ngrohtësisht të mirëpritur të shikojnë kortezhin ndërsa vazhdon përgjatë rrugës vijuese: Unioninkatu, Aleksanterinkatu (drejt Meritullintori, rreth ndërtesës së Gardës kryesore), Pohjoisesplanadi, Unioninkatu (rreth Pallatit Presidencial), Aleksanterinkatu, Mannerheimintie, Arkadianinenkatu, Poh Rautatiekatu, Mechelininkatu dhe nëpër Varrezat Hietaniemi nga porta në Kapelën e Re përgjatë shëtitores kryesore.

Presidenti Ahtisaari do të varroset në varrezat e Hietaniemi në të njëjtën zonë me presidentët Mauno Koivisto, Urho Kekkonen dhe Risto Ryti. Bartësit në varrezat e Hietaniemit do të jenë djali i ish-presidentit Ahtisaari, Marko Ahtisaari dhe ish-ndihmësit e Ahtisarit.

Varrimi do të fillojë rreth orës 15.45 dhe do të zgjasë gjysmë ore. Në varrim do të marrin pjesë të afërmit e ish-presidentit Ahtisaari dhe lidershipi më i lartë shtetëror.

“Pas varrimit, në sallën e banketeve të Qeverisë do të mbahet një ceremoni përkujtimore për ish-presidentin Ahtisaari për rreth 300 të ftuar. Në ceremoninë e cila do të fillojë në orën 16.30, do të mbajë fjalë homazhe kryeministri Petri Orpo”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Finalandës.

Ish-presidenti Martti Ahtisaari ndërroi jetë më 16 tetor në Helsinki. Ai ishte 86 vjeç. Ahtisaari ishte President i Republikës së Finlandës nga viti 1994 deri në vitin 2000.

Kujtojmë  se Martti Ahtisaari,  ish-ndërmjetësuesi kryesor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për zgjidhjen e statusit të Republikës së Kosovës, njëherësh ish-president i Finlandës, ka vdekur më 16.10. 2023, në moshën 86-vjeçare.

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Malishevë, vdes një person

0

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në komunikacion.

Sipas Policisë aksidenti ndërmjet një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur të enjten rreth orës 14:10 në fshatin Joviq të Malishevës

“Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete me ngasës një mashkull dhe një femër kosovare. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i motoçikletës viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Trupi i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për Obduksion.

Ndërsa, rasti është nën hetime.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Debati mund të vazhdonte dy ditë”: Ben Blushi flet për promovimin e “Komplotit” në Prishtinë

0

Ben Blushi, shkrimtar e dikur edhe politikan, ka publikuar një shkrim në të cilin ka treguar për prezantimin e romanit të tij më të fundit të titulluar “Komploti”, që u mbajtë në librarinë “Dukagjini”.

Në shkrimin e tij, Blushi ka treguar për debatin që ndodhi gjatë promovimit të librit, i cili debat, sipas Blushit, mund të vazhdonte dy ditë.

“Romani Komploti që u prezantua dje në Librarinë Dukagjini krijoi shumë debat. Pyetjet për identitetin, bashkimin kombëtar, islamin, Evropën dhe gjendjen në të cilën ndodhet Kosova sot ishin të shumta. Ky debat që zgjati 2 orë mund të vazhdonte dhe dy ditë por kjo është një arsye më shumë për të ardhur më shpesh në Prishtinë.” – shkroi ai.

Tutje, Blushi ka falënderuar moderatorët dhe kritikët që udhëhoqën prezantimin e romanit.

Arrestohet një person në Vërmicë, dyshohet për mashtrim

0

Një person është arrestuar në Vërmicë të Prizrenit.

Ai dyshohet për mashtrim.

Vermicë-Prizren 09.11.2023-15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Usyk fillon stërvitjen për duelin e mundshëm me Fury

0

Oleksandr Usyk shpreson se lufta e tij e padiskutueshme për titullin e botës në peshën e rëndë me Tyson Fury mund të zhvillohet në Arabinë Saudite në shkurt pasi britaniku të jetë rikuperuar nga dëmimet që mori nga dueli me 10 raunde me Francis Ngannou.

Kontratat u nënshkruan në shtator, por data e propozuar e 23 dhjetorit në Riad duket se nuk do të jetë e duhura pasi kampioni i WBC Fury pothuajse humbi ndaj ish-kampionit të UFC Ngannou në një ndeshje më 28 tetor.

Ukrainasi Usyk mban titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO. Ai dhe Fury janë të pamposhtur.

Duke folur për “Reuters” nga kampi i tij stërvitor në Valencia, Spanjë, Usyk tha se data duhet të vendoset javën e ardhshme.

“Mund të jetë në shkurt dhe do të doja shumë të ishte në shkurt”, tha ai.

“Isha gati të luftoja në datën 23, por meqenëse Fury mori disa lëndime në ndeshjen e fundit, një nokdown, atëherë me siguri do të shtyhet për vitin e ardhshëm”, vijoi ukrainasi.

Lufta e shumëpritur do të kurorëzonte kampionin e parë të padiskutueshëm që nga Lennox Lewis në vitin 1999 dhe i pari i epokës me katër rripa.

“Unë thjesht do të bëj më shumë punë teknike. Teknikisht, asgjë nuk ndryshon. Kam pak më shumë kohë për disa detyra shtesë, dhe kaq”, tha ai.

“Unë nuk mendoj fare për Tyson Fury… Unë mendoj për veten time, për ekipin tim, për familjen time. Nuk kam nevojë të mendoj për kundërshtarin tim. Unë vetëm duhet të jem me të, të luftoj dhe kaq…”, theksoi Usyk.

Usyk foli për miqtë që luftonin në vijën e parë të luftës me Rusinë, besimin dhe frymëzimin e babait të tij të ndjerë dhe paralajmëroi Fury se do t’i merrte të gjitha këto në ring me vete.

“Gjithçka që bëj sot, arritjet e mia, fitoret e mia, përpjekjet e mia janë të përqendruara për të nderuar vendin tim dhe familjen time”, u shpreh ai.

Usyk luftoi me Anthony Joshua-n në Xhedah në gusht të vitit të kaluar, duke ruajtur titujt e tij në një revansh “Rage on the Red Sea” të ndeshjes në Londër në shtator 2021, ku ai mori rripat e britanikut dhe mbajti me vete edhe shpresat e një kombi atë natë.

“Personi i parë që ishte shembull për mua dhe që doja të ngjaj dhe kopjoja sjelljen e tij, ishte babai im i ndjerë që më tha se mund ta bëja”, tha ai.

“Kur qëndrova në rrethin e yjeve të mëdhenj në Arabinë Saudite, pash qiellin dhe mendova ‘E di që ju më shihni aty ku qëndroj, e di që ju shihni se ku jam dhe çfarë bëj, dhe unë jam falenderues ndaj Zotit dhe juve që më motivuat dhe më sollët këtu’”.

Shembulli i Muhamed Aliu, një hero i fëmijërisë, jep frymëzim të mëtejshëm ndërsa ai kërkon të ndjekë gjurmët e të mëdhenjve.

“Një njeri që luftoi për atë që besonte, luftoi për të drejtat e tij, për të dashurit e tij, për të drejtat e popullit të tij, për besimin e tij. Dhe gjithçka e bëri për njerëzit, për botën”, tha Usyk.

Ukrainasi shpresonte gjithashtu të luante një rol më të madh në zhvillimin e sportit.

Usyk ka bashkëthemeluar “Ready to Fight”, një platformë sociale digjitale për të lidhur boksierët me trajnerët, menaxherët, agjentët, partnerët e sportit, profesionistët e mjekësisë sportive, promovuesit, sponsorët dhe fansat.

Ai tha se ideja erdhi shumë kohë më parë, kur ai kishte probleme për të gjetur partnerë të besueshëm.

“Kjo platformë i jep shumë më tepër mundësi sportistëve dhe shumë më pak mundësi për ata që duan ta mashtrojnë”, tha Usyk.Albanian Post