17.2 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 1367

Prizren / Gjykata speciale ka bastisur shtëpinë e Bislim Zyrapit, i konfiskohet telefoni

0

Në kuadër të bastisjeve që po bënë Gjykata Speciale mbrem rreth orës 17.00 është bastisur shtëpia e ish Shefit të UÇK së Bislim Zyrapi raporton Rtv Besa.

Me këtë rast i është konfiskuar edhe telefoni celular i tij.

Me këtë rast AVP në Prizren dhe shoqatat e dala nga lufta reagojnë ashpër për këto veprime.

Bislim Zyrapi ka qenë këshilltar për siguri i ish Presidentit Hashim Thaçi.

“Po targetohet grupi i afërt me Thaçin”, OVL konfirmon bastisjen në shtëpinë e Isni Kilajt

0

Dhomat e Specializuara në Hagë janë duke kryer bastisje sot tek shtëpia e zyrtarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Isni Kilaj në Malishevë, shkruan Gazeta Express.

Kjo është konfirmuar nga krytari i OVL-UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu.

“Te indinjuar me aktet e tilla qyqare . Në vazhdën e këtyre bastisjeve, pjesëtarë të EULEXIT ne mëngjësin e sotum vazhduan me bastisjen e shtepis te Komandantit Isni Kilaj .Çka po ndodhë . pse po targetohet një grup i njerëzve dhe ai grup i cili është i afërt me Thaçin. Tash më kjo gjykat ne munges te faktëve po benë spektakel. Turp!”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku tha për Express se ka informacione për këtë bastisje por se nuk di më shumë detaje për arsyet e bastisjes.

Kilaj ishte pjesëtarë i UÇK-së në luftën e fundit në Kosovë.

Edhe ditëve të fundit ka pasur bastisje nga Specialja.

Të hënën u bastis shtëpia e ish-këshilltarëve të presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj dhe Blerim Shala.

Të martën u bastis banesa dhe shtëpia e prindërve të Artan Behramit, poashtu ish-këshilltar.

Ndërkaq dje u bastis shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla. /Express/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Dëshmitari i Speciales përmend një qendër të zjarrëfikësve në Rahovec, pretendon se mbaheshin serbë të rrëmbyer

0

 

Është duke vazhduar seanca gjyqësore në Hagë, ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Dëshmitari Predrag Dediq, aty tha se qendra e zjarrfikësve në Rahovec përdorej që aty të mbaheshin personat e rrëmbyer, duke iu referuar si serbë.

”Disa persona më thanë se të gjithë personat [serbë] që i dërgonin te stacioni i policisë, më pas i dërgonin te qendra e zjarrëfikësve”, deklaroi Dediq.

Ndërsa kur prokurori e pyeti se kush ishin këta persona, ai u përgjigj se nuk mund të thotë asgjë për këtë, sepse përndryshe do të shpikte.

Gjithashtu dëshmitari i cili është i moshuar shtoi se edhe djali i tij ishte rrëmbyer, raporton Klankosova.tv.

Dediq është dëshmitari i 32-të, ndërsa ka kodin W0208 në këtë proces.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Balotelli: Interi është favorit për ‘Scudetto’

0

Sulmuesi i Adane Demirspor, Mario Balotelli, ka folur në lidhje me garën për titullin në Serinë A. “Mes Juves, Napolit e Milanit është një sfidë e bukur për të arritur i dyti.

Për mua këto skuadra nuk e arrijnë dot Interin”, ka deklaruar Balotelli. “Nëse do ta kapnin e parakalonin skuadrën e Inzaghit do të ishte bukur, por për momentin skuadra e Interit më duket më superiore se të tjerat. Gjithsesi, të flasësh për titullin kampion që në nëntor është paksa e ndërlikuar”, u shpreh Balotelli.

 

Ai ka folur edhe për Marcus Thuram, sulmuesin e ri të Interit, që vendosi ndeshjen e fundit ndaj Romës, lojtarin që zuri vendin e Lukakut.

“Nuk është e vërtetë që sulmi i Juventusit është më i mirë se ai i Interit. Kam luajtur me Thuram kur ishte më i ri dhe nuk ishte kaq i fortë sa është sot. Është përmirësuar ndjeshëm. Nëse do të bëja një krahasim mes Lukakut dhe Thuramit do t’i zgjidhja këtë të fundit për sa i përket talentit dhe aftësisë në fushë”, ka shtuar Balotelli.

Prizren/ Aktakuzë për vrasje në tentativë

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.Xh., i cili gjendet në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Vrasja” e ngelur në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.Xh., me datë 07.09.2023 rreth orës 01:15min në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren, me dashje fillon kryerjen e veprës penale të vrasjes ndaj të dëmtuarit M.B., të cilën nuk e përfundon, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke lëvizur me veturën e tij, i shoqëruar me shokët e tij – dëshmitarët R.K., E.Xh., A.F., dhe V.S., për një moment i pandehuri R.Xh., i del në rrugë dhe i afrohet veturës nga ana e djathtë nga pasagjeri dhe pasi ndërron disa fjalë me dëshmitarin V.S., me të cilin kishte një huadhënie, më pas kalon në pjesën e majtë dhe afrohet tek i dëmtuari i cili ishte drejtues i veturës dhe derisa ky i fundit ndodhej brenda veturës dhe në pozicion të pa mbrojtur, i pandehuri R.Xh., e nxjerr thikën dhe me të njëjtën e godet dy herë në pjesën e gjoksit dhe kraharorit, në ato momente del nga vetura i dëmtuari të cilin i pandehuri vazhdon ta godet me thikë në pjesë të ndryshme vitale të trupit derisa ndërhyjnë dëshmitarët duke u munduar që ta ndalojnë sulmin e të njëjtit dhe më pas i pandehuri largohet, përderisa i dëmtuari përfundon në repartin kirurgjik në Spitalin Rajonal të Prizrenit, për të vazhduar më pas trajtimin mjekësor në QKUK – Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore dhe të rrezikshme për jetën.

Me këto veprime, i pandehuri R.Xh., ka kryer veprën penale “Vrasja” e ngelur në tentativë sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Si do ta bënte europiane Turqinë, z. Atatürk?

0

Nga: Aurel Plasari

Nuk më duket të ketë rëndësi parësore nëse themeluesi i Turqisë moderne, Mustafa Kemâl Atatürk, ishte apo jo me prejardhje shqiptare (“de pure race albanaise”), siç e dëshmon për shembull albanologu Richard Busch-Zantner në “Albanien” (1939). Rëndësi paraqet vizioni i tij prej reformatori, i cili ka vlerë modeli edhe për shqiptarët për të marrë vesh se ç’kuptim ka nocioni “reformë” dhe ç’do të thotë “reformim” i një shteti. Nga vepra e biografit të tij autoritar, August Ritter von Kral (“Das Land Kemâl Atatürks”), po përmbledh një listë të reformave në fjalë:

3 mars 1924: Shpallet mbarimi i institucioneve muslimane të Halifatit, të Sheriatit dhe të Vakëfeve brenda kufijve të Republikës Turke;

12 gusht 1925: Ndalohet mbajtja e fesit dhe rekomandohet kapelja europiane;

31 dhjetor 1925: Pranohet dhe hyn në fuqi Kalendari europian;

17 shkurt 1926: Hyn në fuqi Kodi Civil duke u përjashtuar “E Drejta Muslimane” edhe për çështjet familjare e trashëgimore;

24 maj 1928: Zëvendësohen shifrat arabe me shifra europiane;

3 nëntor 1928: Zëvendësohet alfabeti arab me alfabetin latin;

9 nëntor 1928: Miratohet Ligji i laicizimit të shtetit;

31 dhjetor 1928: Hiqet mësimi i arabishtes e i persishtes nga shkollat e mesme;

1931-1935: Organizohet lëvizja kombëtare për pastrimin e gjuhës dhe rishikimin e historisë kombëtare;

21 prill 1934: Reformohet institucioni i “Gjendjes civile” duke i detyruar qytetarët të marrin secili një emër dhe mbiemër për veten dhe për pjesëtarët e familjes;

3 dhjetor 1934: U ndalohet klerikëve – muslimanë, të krishterë dhe hebrej – mbajtja e petkave fetare jashtë vendeve ose veprimtarive fetare;

27 maj 1935: Caktohet e diela ditë pushimi e përjavshme.

 

Biden bën thirrje për “pauzë” humanitare në luftën Izrael-Hamas

0

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se duhet të ketë një “pauzë” humanitare në luftën Izrael-Hamas, pasi fjalimi i tij gjatë një tubimi zgjedhor u ndërpre të mërkurën mbrëma nga një protestuese që bëri thirrje për armëpushim.

“Mendoj se na duhet një pauzë”, tha Biden.

Kjo deklaratë paraqet ndryshim në qëndrim, pasi Biden dhe ndihmësit e tij, gjatë gjithë krizës në Lindjen e Mesme kanë qenë të palëkundur në deklarimet e tyre se nuk do të diktojnë se si izraelitët do të kryejnë operacionet e tyre ushtarake në përgjigje të sulmit të 7 tetorit të militantëve palestinezë të Hamasit.

Por, presidenti amerikan është përballur me presion në rritje nga grupet për të drejtat e njeriut, nga liderët botërorë, por edhe nga anëtarët më liberalë të partisë së tij, të cilët kanë thënë se bombardimet e Izraelit në Gazë janë ndëshkim kolektiv dhe se është koha për një armëpushim, raporton REL.

Në deklarimin e tij, Biden i bëri presion kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që t’u ofrojë palestinezëve të paktën një pushim të shkurtër nga operacioni i vazhdueshëm ushtarak që ka lënë mijëra të vdekur dhe e ka zhytur Rripin e Gazës në një katastrofë humanitare.

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar që të bëjë thirrje për armëpushim, por ka sinjalizuar se izraelitët duhet ta shqyrtojnë mundësinë e një pauze humanitare për të lejuar civilët që të marrin ndihmë dhe që shtetasit e huaj në Gazë, të largohen nga ky territor.

Trupat tokësore izraelite kanë përparuar afër qytetit të Gazës, përderisa janë përfshirë në luftime të ashpra me militantët, tha ushtria një ditë më parë. Ndërkaq, qindra shtetas të huaj dhe dhjetëra palestinezë të plagosur rëndë u lejuan që të largohen nga Gaza për në Egjipt pas më shumë se tre javësh nën rrethim.

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha të mërkurën se ambasadori i sapoemëruar amerikan në Izrael, Jack Lew, shumë shpejt do të shkojë në Lindjen e Mesme për të “mbështetur përpjekjet e SHBA-së për të krijuar kushte për pauzë humanitare me qëllim që të adresohen kushtet e përkeqësuara humanitare me të cilat po përballen civilët palestinezë”.

Të mërkurën mbrëma, Biden ishte duke folur në një tubim në Mineapolis, kur një grua bërtiti: “Zoti President, nëse ta ndien për popullin hebre, unë po iu kërkoj që të bëni thirrje për armëpushim”.

Pjesëmarrja e presidentit në këtë tubim zgjedhor shtyu mbi 1.000 persona që të organizonin një protestë në këtë qytet të cilët bën thirrje për armëpushim në Gazë.

Biden tha se kupton emocionet që kanë nxitur qytetarët të protestojnë. Ai tha se pauza “nënkupton që të jepet kohë që të burgosurit të dalin jashtë”. Më pas, Shtëpia e Bardhë sqaroi se Biden e kishte fjalën për pengjet dhe ndihmën humanitare.

Që nga 7 tetori, në Izrael janë vrarë mbi 1.400 persona – shumica civilë – nga sulmet e Hamasit, ndërkaq nga sulmet hakmarrëse izraelite në Gazë janë vrarë mbi 8.500 persona.

QKUK: 172 gra u operuan nga kanceri i gjirit

0

Është rritur numri i operacioneve të karcinomës së gjirit, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Torakale, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Bazuar në statistikat e kësaj klinike, vetëm këtë vit, deri më tani, janë kryer 172 operacione të karcinomës së gjirit, kurse tërë vitin 2022, ishin kryer 149 raste.

Pacientet që kanë nevojë për operacion pas karcinomës së gjirit, nuk kanë nevojë të shkojnë për trajtim jashtë vendit, ngase klinika ka numër të mjaftueshëm dhe profesional të mjekëve dhe stafit që kryejnë të gjitha llojet e operacioneve të gjirit.

Për operacion, pas karcinomës së gjirit, nuk ka listë të pritjes dhe të gjitha gratë që kanë nevojë për operacion trajtohen me prioritet nga mjekët e klinikës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Shtigje për biçikleta në fshatin Vlashnje

0

Ka nisur sot realizimi i projektit për ndërtimin e shtigjeve për biçikleta në fshatin Vlashnje, ku po hapet tereni dhe traseja e nevojshme për rrugën e çiklistëve dhe këmbësorëve.

Ky projekt i Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ka për qëllim promovimin e shëndetit dhe çiklizmit malor si dhe të krijoj mjedis më të përshtatshëm për ata që e përdorin biçikletën si mjet transporti dhe rekreacioni.

“Përveç në ruajtjen e mjedisit nga ndotja, shtigjet e reja për biçikleta, të ndara nga trafiku i makinave, do të ndikojnë në joshjen e turistëve për vizitë në këtë pjesë të Komunës së Prizrenit dhe do ta rrisin sigurinë e komoditetin e çiklistëve gjatë shëtitjeve në natyrën e mrekullueshme të kësaj zone”, njofton Komuna e Prizrenit.

 

Rast i rëndë për familjen Spahiu në Rahovec: Ky është 33-vjeçari që u gjet i vdekur në bunar

0
Sot është raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Opterushë të Rahovecit, ku një person është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se personi që humbi jetën është Mersel Spahiu, 33-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në një bunar.

Posa rasti u raportua, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar të gjitha njësitë përkatëse dhe më pas trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

 

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë dhe kanë njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.