Në video shihet që njëra nga automjetet e aksidentuara është dëmtuar derisa janë shpërndarë pjesët e saj në rrugë.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjen mirëpo nuk dihet ende nëse ka të lënduar.
Në video shihet që njëra nga automjetet e aksidentuara është dëmtuar derisa janë shpërndarë pjesët e saj në rrugë.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjen mirëpo nuk dihet ende nëse ka të lënduar.
Kampioni në fuqi i Kosovës dhe gjilanasit u përballen sot në Suharekë, në sfidën kryesore të kësaj mesjavë, ndeshje kjo që prodhoi duel interesant, edhe pse u shënua vetëm një gol.
Ishte Lumbardh Dellova, i cili në minutën e 36-të shënoi një supergol për fitoren e skuadrës së Ilir Dajës.
Nikoqirët përmes sulmuesit Hamidi shënuan edhe golin e dytë, por që u anulua nga VAR.
Pas kësaj fitore, Ballkani forcon kreun e tabelës me 29 pikë, shtatë më shumë së Drita e cila renditet e dyta në tabelën e Superligës.
Me rezultat minimal ka fituar edhe Malisheva ndaj Prishtinës, ndeshje kjo e luajtur në “Liman Gegaj” të Malishevës. Golin e fitores për skuadrën vendase e realizoi Ilir Mustafa nga penalltia në minutën 85-të.
Malisheva pas kësaj fitore, ka 16 pikë aq sa ka edhe Prishtina në mesin e tabelës.
Pikët e plota këtë mësjavë i ka arkëtuar edhe Gjilani që para tifozëve të tyre mundi Feronikeli ’74, me rezultat 2-0. Redon Ismaili (44’) dhe Nasko Milev (63’), shënuan nga një gol për fitoren tejet të rëndësishme të gjilanasve, të cilët tani kanë 14 pikë në vendin e gjashtë, kurse, Nikli është në pozitën e tetë më tri pikë me pak.rtklive
“Masi po bjen pare në shtëpi”, i dashuri i Dafinës mban në krah këngëtaren.
Dafina Zeqiri po shijon romancën me biznesmenin Kreshnik Gjergji.
Këngëtarja publikon shpesh herë momente me të dashurin e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një video në InstaStory. Kreshniki shihet teksa e mban mbi shpinë këngëtaren, duke ecur në trotuar gjatë natës.
“Pasi po sjell para në shtëpi”, shkroi biznesmeni në mbishkrimin e videos.

Ndryshe, burimet çiftit kanë konfirmuar se së shpejti dyshja pritet të martohen
Më 1 nëntor 1878, krerët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mbajtën Kuvendin e Dibrës.
Së pari, parashtrohej që Vilajeti i Shqipërisë të formohej nga katër vilajetet e atëhershme: Shkodra, Kosova, Manastiri e Janina. Në Shqipëri, të shërbenin si nëpunës vetë shqiptarët, duke i dhënë kështu fund diskriminimit dhe kolonizimit. Në shkollat që do të hapte vilajeti, kërkohej të mësohej shqip.
Sipas rezolutës, viset e vilajetit do të zgjidhnin një kuvend, i cili do të ngarkohej me: caktimin e buxhetit, emërimin e qeverisë dhe të gjykatave të vilajetit, si edhe me ndërmarrjen e “reformave të dobishme për shtetin dhe për kombin”. Në shkurt 1879, një delegacion shqiptar ia paraqiti këto kërkesa Perandorisë, e cila i shpërfilli dhe u kundërpërgjigj me forcë. / atsh / KultPlus.com

Qindra zjarrfikës, të mbështetur nga avionët që hidhnin ujë, u përballën të martën me zjarret që shkatërruan të paktën nëntë ndërtesa në zonat rurale të Kalifornisë Jugore. Erërat sezonale nga Santa Ana e shtuan intensitetin e zjarreve duke bërë që autoritetet të urdhërojnë evakuimin e 4000 banorëve.
Erërat e forta nga Santa Ana përhapën zjarrin në një sipërfaqe prej mbi 9 kilometra katrorë pranë qarkut Riverside, pas shpërthimit të zjarrit të hënën pasdite.
Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve në Riverside, Jeff LaRusso, njoftoi se tre struktura ishin shkatërruar dhe gjashtë të tjera ishin dëmtuar.
Luis Quinonez nuk ishte aty kur shtëpia e tij u dogj nga flakët. “Tashmë nuk është për shitje”, tha me shaka zoti Quinonez i mbuluar nga bloza e tymit. Ai tha se kishte humbur gjithashtu 13 automjete që do t’i shiste.
Shtëpia tjetër në pronësinë e tij, përkarshi rrugës, u shpëtoi flakëve. Ai tha se askush nuk ishte lënduar, përfshirë bagëtitë dhe kafshët shtëpiake.
Zjarri që shpërtheu u intensifikua si rezultat i erërave të forta sezonale që vijnë nga Santa Ana
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat pas tensioneve të krijuara para mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve – e cila u shty për në orën 13:00 si shkak i bllokimit nga deputetët e Rithemelimit – tha se kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama po shkatërrojnë Parlamentin.
“Krizën e thellë kushtetuese të parlamentit e urdhëroj dhe e krijoi Edi Rama me një kryetare parlamenti të cilës mund t’i vihet edhe çdo epitet por unë rezervoj gojën dhe nuk lëshoj epitete fytëse ndaj një zonje”.
Kjo, sipas Berishës “duke shkelmuar Kushtetutën dhe këtë institucion”.
Pas një durimi të zgjatur dhe stërzgjatur dhe përpjekjes së tyre për të rivendosur të drejtat, erdhi një moment kur qenia e tyre në Kuvend ishte fiktive”.
Ish-kryeministri theksoi se ka zero përfaqësim në Kuvend për 600 mijë votuesit.
Kjo, pasi “përfaqësuesve të tyre iu mohohej e drejta de-facto legjislative…pasi opozita nuk kishte vota, por trajtimi i tyre në komisione, është detyrim kushtetues”.
Berisha deklaroi se do të jetë i pranishëm sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila u shty për në orën 13:00
“Asgjë tjetër, ia dërgoi një organizate tjetër kriminale, siç është SPAK. I cili funksionon si i tëri nën këmbët e Edi Ramës, me fabrikime dhe falsifikime. Me lidhje me bandat dhe krimin. Dhe në këtë aspekt nuk ka habi se pse këta i drejtohen tani SKAP-it të partisë. I bindur të jesh ti, që demokratët janë të vendosur shumë kësaj here”.
Ai iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë se “ky është vetëm fillimi”.
“Deputetët do të jetë aty ku i thërret detyra. Do të jemi të gjithë. Në krah. Deputetët do të jenë aty ku e kanë vendin. Beteja, betejë!”, tha ai.
Manchester City mund të kërkojë një tarifë më të madhe se 50 milionë paund për Kevin De Bruyne verën e ardhshme mes interesimit nga klubet e Arabisë Saudite, sipas një raporti.
32-vjeçari është lojtari më jetëgjatë i “Qytetarëve” në skuadrën aktuale të Pep Guardiola-s, pasi ka kaluar tetë vitet e fundit në “Etihad Stadium”, ku ai është vendosur si një nga lojtarët më të mëdhenj të klubit.
De Bruyne ka shënuar 96 gola dhe ka regjistruar 153 asistime në 358 paraqitje për Man City, dhe gjithashtu ka fituar gjithsej 14 trofe, duke përfshirë pesë tituj të Premier League dhe Champions League.
Ndërkombëtari belg, i cili aktualisht është jashtë fushës me një dëmtim, pritet që kontrata e tij në “Etihad” të skadojë në qershor 2025 dhe dyshohet se nuk ka garanci që City do të zgjedhë të zgjasë marrëveshjen e tij.
Thashetheme të tilla kanë ndezur spekulime për një largim të mundshëm të De Bruyne nga fituesit e tripletës, me një numër klubesh në Arabinë Saudite që besohet se kanë një interes të fortë për lojtarin.
Sipas “Football Insider”, De Bruyne konsiderohet si një “objektiv serioz” për klubet e Ligës Pro Saudite në verën e vitit 2024 dhe ata synojnë të rrisin ndjekjen e tyre në të ardhmen e afërt.
Raporti shton se De Bruyne është i lumtur te City, por mund të bindet të largohet nga klubi nëse financat e ofruara nga klubet saudite konsiderohen shumë të mira për t’u refuzuar.
City nuk ka ndërmend të ndahet me De Bruyne në janar, kur mesfushori mund të kthehet nga dëmtimi, por ata mund të ofrojnë oferta mbi 50 milionë paund për belgun verën e ardhshme.
De Bruyne është një nga lojtarët më të fundit të elitës që është lidhur me një lëvizje në Lindjen e Mesme së bashku me sulmuesin e Liverpool, Mohamed Salah, i cili dyshohet se ishte subjekt i një oferte të refuzuar prej 150 milionë paundësh nga të kuqtë në verë.
Që kur Cristiano Ronaldo u bashkua me Al-Nassr në janar, një mori emrash të profilit të lartë kanë shkëmbyer futbollin evropian me Ligën Saudite Pro dhe liga synon të joshë më shumë lojtarë në Lindjen e Mesme në vitet e ardhshme.
Një shumë e madhe prej 784 milionë paundësh u shpenzuan nga klubet Saudite të Pro League gjatë afatit kalimtar të verës, me 87% të shpenzuar nga kuarteti Al-Ittihad, Al-Ahli, Al-Hilal dhe Al-Nassr, të cilët të gjithë kontrollohen nga Fondi i Investimeve Publike të vendit (PIF).
Neymar ishte transferimi më i shtrenjtë i bërë nga një klub saudit, me Al-Hilal që shpenzoi rreth 86 milionë paund për brazilianin nga Paris Saint-Germain, ndërsa lojtarë si Karim Benzema, N’Golo Kante, Riyad Mahrez, Aymeric Laporte, Jordan Henderson, Roberto Firmino, Sadio Mane, Fabinho, Sergej Milinkovic-Savic, Ruben Neves dhe Edouard Mendy gjithashtu bënë lëvizjen në Lindjen e Mesme.
Mbetet për t’u parë nëse Guardiola do të ishte i gatshëm të ndahej me De Bruyne verën e ardhshme, pasi kishte humbur një numër yjesh në vitet e fundit, me Mahrez dhe Ilkay Gundogan dy që u larguan nga klubi verën e kaluar.
Lidhjet në lidhje me një largim të mundshëm të De Bruyne vijnë në një kohë kur Man City dyshohet se ka një interes për mesfushorin e Bayern Munich-ut, Jamal Musiala, me Guardiola që thuhet se po shtynte për të nënshkruar me gjermanin.Albanian Post
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë vit, kanë ndarë për herë të parë një Fond të veçantë për komunitete jo shumicë, në vlerën prej 3 milionë eurove, me të cilat financuam 259 grante për fermerë, start-ups dhe OJQ me qëllim nxitjen e punësimit te këto komunitete.
Kurti ka shkruar në Facebook se gjatë vitit 2022, qeveria ka mbështetur 123 projekte për biznese të vogla dhe start-ups nga radhët e të gjitha komuniteteve.
Sipas tij, ndër 15 vite, bazuar në të dhënat vjetore të buxhetit 2008-2022, 10 komunat me shumicë serbe kanë pasur 62% më shumë buxhet për kokë banori se 28 komunat tjera të Republikës.
Kurti thekoi sivjet kanë qenë të planifikuara gjithsej 149 projekte kapitale në komunat me shumicë serbe që kapin vlerën e përgjithshme prej 12.3 milionë euro.
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra”, i dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, V.C., në Prizren.
Lajmi është bërë i ditur për “Betimi për Drejtësi” nga zyra për informim e kësaj gjykate.
“Pas kërkesës së PSRK-së për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit D.H, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të pandehurit D.H, i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, thuhet në përgjigjen zyrtare të gjykatës.
Ndërsa, ndaj të dyshuarit Roland Susuri, Gjykata Supreme më 16 gusht 2023, ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes për mbrojtje të ligjshmërisë, duke ia zëvendësuar kështu masën e paraburgimit me atë të lajmërimit në stacion policor.
Kurse, për të dyshuarit Arben Vezaj dhe Jesmir Badalli si masë të fundit Gjykata ua kishte caktuar masën e arrestit shtëpiak, por ndaj të njëjtëve, sipas Themelores, Prokuroria nuk ka paraqitur kërkesë për vazhdim ose ndryshim të kësaj mase.
Gjithashtu, gjykata edhe ndaj të dyshuarit Burim Mazreku si vendim të fundit kishte caktuar masën e paraqitjes në stacion policor dhe po ashtu për të njëjtin, nga Gjykata u bë e ditur se Prokuroria nuk ka paraqitur kërkesë për vazhdim ose ndryshim të masës.
Kurse, ndaj të dyshuarit Enver Amrllahu, me vendimin e 19 prillit 2023 i ishte zëvendësuar masa e paraburgimit me atë të dorëzanisë, si dhe të dyshuarit Kujtim Gashi i ishte zëvendësuar masa e paraburgimit me atë të lajmërimit në stacion policor. Për Amrllahun dhe Gashin, po ashtu u tha se nuk është paraqitur kërkesë për ndonjë masë.
Lidhur me masat e sigurisë ndaj të dyshuarve: Arben Vezaj, Jesmir Badalli, Burim Mazreku, Kujtim Gashi dhe Enver Amrllahu, prokurorja e çështjes Merita Bina-Rugova, në një përgjigje dhënë për “Betimi për Drejtësi”, kishte thënë se të njëjtëve, masa e fundit iu është zëvendësuar me paraqitje në stacion policor.
“Këta të pandehurit kanë qenë në paraburgim, e pastaj me masën e arrestit shtëpiak dhe në fund paraqitje në stacion policor”, thuhet në përgjigjen e prokurores.
Lidhur me këtë rast, prokurorja speciale e ngarkuar me këtë çështje penale, Merita Bina-Rugova tha për “Betimi për Drejtësi” se ende nuk është ngritur akuzë ndaj të dyshuarve për vrasjen e të riut nga Kukësi.
Sipas Prokurorisë, Dibran Hoxha po dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, armëmbajtje pa leje dhe manipulimi me prova, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, po dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.
Ndërsa, i dyshuari i shtatë Roland Susurit, dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Manipulimi me prova”.
Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se më 3 janar 2023, rreth orës 04:00, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren- Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C, duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh, të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.B, që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë.
“Për shkak të një mosmarrëveshje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, fillon përleshja në mes punëtorëve në lokalin “Kobra City”, me të dëmtuarit ku pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën “Mercedes” FA 19-PFX, me targa angleze, për tu larguar në parkingun e lokalit, paraqitet i dyshuari Dibran Hoxha, i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin V.C, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe R.Sh, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e përparme, dhe si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri V.C ndërron jetë rrugës për në Spitalin e Kukësit, derisa R.Sh nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.
Me këtë, Hoxha dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, nënpar, 1.5 të Kodit Penal.
Sidoqoftë, dy ditë pas vrasjes së V.C, më 5 janar 2023, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) kishte publikuar analizën me titull “Dështimi i shtetit ndaj “Kobrës”. Edhe në analizën e IKD-së, të publikuar në shkurt të vitit 2022, ishte theksuar se Dibran Hoxhaj ka 16 aktgjykime dënuese të formës së prerë. Ky recidivist në medie proklamohej se ka kryer 198 vepra penale, derisa bënte të ditur se e gjithë kjo e kaluar e tij kriminale filloi me rastin e hapjes së lokalit të lartcekur. Sipas IKD-së, në të gjitha këto raste, është paraparë mundësia e aplikimit të dënimeve më të ashpra ndaj tij, por se në asnjë prej tyre, i njëjti nuk është dënuar me burgim efektiv, as pasi i njëjti kishte përsëritur këto vepra penale dhe ishte recidivist. Për veprat penale për të cilat është dënuar Hoxhaj, dënueshmëria sipas ligjit ka shkuar deri në 10 vite burgim. /BetimipërDrejtësi
Në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës janë raportuar gjithsej 63 raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve e mediave që nga janari e deri në fund të muajit tetor të këtij viti.
Në këto 63 raste të raportuara, 30 raste janë shënuar përgjatë raportimit të gazetarëve dhe medieve në veriun e vendit, teksa pjesa tjetër e rasteve është raportuar nga terrene e raportime të tjera të ndryshme, ka njoftuar AGK-ja.
“Sipas të dhënave që posedon AGK-ja, vetëm për katër, prej rasteve të raportuar në organizatë dhe Policinë e Kosovës, ka filluar procedurë gjyqësore, ku sulmuesit/ve u është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji. Komunat që prijnë me më së shumti raste të sulmeve dhe kërcënimeve të raportuara janë Prishtina me 22 raste, Zveçani dhe Leposaviqi me nga 13 raste. Teksa, komunat e tjera që janë raportuar rastet janë: Gjakova – 2 raste, Prizreni – 4 raste, Mitrovicë e Veriut – 1 rast, Fushë Kosova – 1 rast, Shtime – 3 raste, Kamenica -1 rast dhe Zubin Potoku – 2 raste”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Për të rritur ndërgjegjësimin e rëndësisë së ndëshkimit të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve e mediave, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, nesër më 2 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve, do ta shënojë nëpërmjet një kampanje online duke publikuar qëndrimet e ambasadorëve, partnerëve, kolegëve gazetarë, si dhe juristëve të medias.
Njëherësh, në kuadër të platformës rajonale ‘Safe Journalists’, AGK-ja së bashku me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, do të kërkojë nga kolegët që të raportojnë rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre në institucionet kompetente.
Po ashtu, nesër me fillim në orën 17:00, në Kino Armata, në bashkëpunim me British Embassy Pristina – do të shfaqet dokumentari “Lyra”, për jetën, veprën dhe vrasjen e gazetares, Lyra McKee.