17.2 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 1366

Operohet Neymar, mungon deri në 10 muaj

0

Neymar do të mungojë për dhjetë muaj pasi iu nënshtrua një operacioni në gju të enjten.

Braziliani, 31 vjeç, pësoi dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe meniskut gjatë ndeshjes kualifikuese të Brazilit për Kupën e Botës kundër Uruguait muajin e kaluar. Kjo erdhi vetëm dy muaj pasi ai nënshkroi një marrëveshje 2.5 milionë paund në javë me skuadrën e Arabisë Saudite Al-Hilal.

Tani ai ka pasur një operacion për dëmtimin dhe “Goal” raporton se ai pritet të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit.

Dhe, nëse ish-ylli i Barcelona-s dhe Paris Saint-Germain humbet 10 muaj, kjo mund ta shohë Neymar-in të marrë 107 milionë paund nga klubi i tij ndërsa është i dëmtuar.

Një video në Instagram u shpërnda nga Neymar nga shtrati i tij në spital, ndërsa mjekët kontrolluan këmbën e tij. Ai gjithashtu ndau një foto të tij të shtrirë në shtrat ndërsa ishte në FaceTime.

Krahas imazhit, ai shtoi mbishkrimin: “Faleminderit Zot! Gjithçka është në rregull… tani, forcë dhe durim në shërim”.

Kirurgjia u përfundua nga doktor Rodrigo Lasmar, doktor i ekipit brazilian dhe Atletico-MG. Dhe ndërsa ai do të humbasë pjesën tjetër të sezonit, Brazili mbetet me shpresë se ai do të jetë gati për Kupën e Amerikës verën e ardhshme.

Por kjo nuk do të jetë ngushëllim për Al-Hilal, i cili do të vazhdojë t’i paguajë ish-yllit të Paris Saint-Germain kontratën e tij fitimprurëse.

Neymar ka luajtur vetëm pesë ndeshje për skuadrën saudite, duke shënuar një gol.

Por Al-Hilal, i cili gjithashtu mburret me lojtarë si Aleksandar Mitrovic, Kalidou Koulibaly dhe Ruben Neves, është në krye të Ligës Saudite Pro, katër pikë më shumë se Al-Nassr.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Komuna e Malishevës njofton se Specialja ka arrestuar ish-kryetarin Isni Kilaj

0

Komuna e Malishevës përmes një njoftimi ka treguar se Gjykata Speciale e ka arrestuar ish-kryetarin e komunës, Isni Kilaj. Kjo komunë i ka bërë thirrje Speciales ta lirojë Kilajn dhe gjithë ish-udhëheqësit e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

“Komuna e Malishevës është e shqetësuar për arrestimin e ish kryetarit të komunës Isni Kilaj

Komuna e Malishevës, me shqetësim të madh ka marrë informacionin se EULEX-i mbrëmë ka arrestuar ish kryetarin e Komunës së Malishevës, z.Isni Kilaj”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.

Sipas njoftimit, paraprakisht, policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë Kilajt, e rrjedhimisht ka shkaktuar edhe panikë dhe shqetësim të të gjithë qytetarëve.

“Ne si komunë, besojmë dhe jemi thellë të bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë luftë e pastër dhe mbi të gjitha ka qenë luftë çlirimtare, madje lufta e popullit të Kosovës, është lufta më e pastër që ka ndodhur ndonjëherë në histori të njerëzimit”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Në këtë njoftim i është bërë thirrje Gjykatës Speciale të merret me ndjekjen, arrestimin dhe dënimin e autorëve të vrasjes së afër 400 civilëve të Komunës së Malishevës gjatë viteve 1998-1999 nga ushtria dhe policia e shtetit të Serbisë.

Një ditë më parë, krytari i OVL-UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu kishte konfirmuar bastisjet e Speciales në shtëpinë e Isni Kilajt. Ai kishte thënë se po targetohen grupi më i afërt i ish-Presidentit Thaçi që ndodhet në Hagë.

Ndërkohë, në fillim të kësaj jave ZPS ka bastisur pronat edhe të tre ish-këshilltarëve të Thaçit që lidhet me veprat kundër administrimit të drejtësisë.

Më 2015, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Gjykatën Speciale, e cila funksionon me ligje të Kosovës, por në territorin e Holandës. Në këtë institucion punojnë prokurorë dhe gjykatës të huaj.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara se janë kryer kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Aktualisht, pranë Dhomave të Specializuara janë duke u zhvilluar disa raste gjyqësore, përfshirë edhe rasti ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./BetimipërDrejtësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Mustafa: M`u konfirmua se intervistimi im nga ZPS-ja është anuluar

0

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, njofton se më 01.11. 2023 ka marrë ftesë nga zyrtarët e Dhomave të Veçanta të Prokurorisë Speciale të Kosovës, për t`u paraqitur për intervistim më 3.11.2023, por, më pas, nga të njëjtit zyrtarë, dje pasdite, përmes një thirrjeje telefonike, i është konfirmuar se intervistimi i tij nga ZPS-ja është anuluar.

Ish-komandanti i UÇK-së e ka konfirmuar në rrjetin social Facebook, se dje, pasdite, përmes një thirrjeje telefonike dhe, pastaj, një sms-je dhe email-i, i është anuluar intervistimi nga ZPS-ja.

“Në mbrëmjen e dt. 1.11. 2023, nga zyrtarët e Dhomave të Veçanta të Prokurorisë Speciale të Kosovës, kam pranuar një ftesë për t’u intervistuar sot, me 3.11.2023, në ora 09:00. Në ndërkohë, po nga të njëjtit zyrtarë, dje pasdite, fillimisht përmes një thirrjeje telefonike dhe pastaj një sms-je dhe email-i, m’u konfirmua se intervistimi im nga ZPS-ja është anuluar”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Mustafa thotë se, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, por edhe nesër e kurdo që është nevoja, ai është i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në favor të drejtësisë.

“Lufta e UÇK-së ka qenë luftë mbrojtëse dhe çlirimtare, ashtu siç thonë edhe miqtë ndërkombëtarë. Luftë më të drejtë dhe më të pastër (për aq sa, pastërtinë e tillë e mundësojnë rrethanat e luftës) nuk njeh historia e njerëzimit. Jam me fat që kam qenë njëri nga protagonistët e kësaj lufte, dhe të vërtetën e saj jam i gatshëm ta mbroj në çfarëdo cilësie. Falë luftës së UÇK-së, jo vetëm Kosovës, por edhe rajonit, i është hapur rruga e integrimit në familjen evropiane, aty ku e kemi vendin ne si komb dhe si shoqëri”,shkruan Mustafa.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kurti raporton në Kuvend në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në Kuvendin e Kosovës, do të raportojë për takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Kurti ishte takuar me udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë me 26 tetor dhe pas takimit kishte deklaruar se ishte i gatshëm për ta nënshkruar propozimin që i ishte dorëzuar më 21 tetor nga pesëshja e madhe.

“Pavarësisht ofertës sime, Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftin e 21 tetorit. Përkundrazi, ajo kërkoi një letër anësore që do të anulonte 3 parime të marrëveshjes dhe propozimin e 21 tetorit. Pranimi do të thotë nënshkrim, dhe nënshkrimi garanton pranimin dhe zbatimin”, kishte deklaruar Kurti.

Ndryshe në seancën e sotme janë edhe pika të tjera në rend të ditës si votimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës, votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Parqet Industriale dhe Teknologjike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për kadastër të pronës së paluajtshme, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore, shqyrtimi i parë i Projektligjit për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022, raporton RTKlive.

Në rend dite është edhe zgjedhja e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave, zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb, miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje dhe shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Dhjetë vjet nga vdekja e Adnan Abrashit

0

Janë bërë dhjetë vjet nga vdekja e publicistit, Adnan Abrashi.

Kolegët, dhjetë  vjet pas ndarjes fizike, e vlerësojnë lartë figurën e Abrashit.

Gazetari Demir Reshiti thotë se Abrashi ishte njeri ndër publicistët më aktiv dhe më në zë kundër dukurive negative në shoqërinë tonë.

“Sot u bënë dhjetë vjet pa mikun tim të respektuar Adnan Abrashi. Adnani iku papritmas në amshim më 3 nëntor 2013 duke na e lënë gjithmonë të freskët kujtimin për të.Ndihem me fat që isha mik, koleg dhe bashkëpunëtor me këtë njeri të veçantë. Ai ishte njeri ndër publicistët më aktiv dhe më në zë kundër dukurive negative në shoqërinë tonë.
E respektonim shumë dhe e takonim sa herë që na nxirrte rruga në Prizren. Puna, vepra, sjelljet dhe kontributi i tij na bëjnë që të mos e harrojmë kurrë!”, shkruan Reshiti.

 

Ai u lind në Prizren në vitin 1957, ndërsa me profesion ishte jurist. Ishte bashkëpunëtor i shumë mediave në Kosovë dhe Shqipëri. /PrizrenPress.com/

(Fotografi e bërë në muajin gusht 2013 në Prizren me miqtë e respektuar Blerim Çoçaj, Besnik Kryeziu, Sheradin Berisha, të paharruarin Adnan Abrashi dhe Berat Bahtiu)

Publicisti Adnan Abrashi, nëntë vjet më parë ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare.

Mund të jetë një imazh i 8 persona

Mot i vranët dhe me intervale me diell

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10m/s”, njofton IHMK.

Në Gjonaj të Hasit të shtunën organizohet “Darka e Lamës”

0

Shoqëria Kulturore -Artistike “Malësori”, të shtunën në Kodrën e Pajtimit në Gjonaj, për herë të parë do të organizojë “Darka e Lamës”.

Kryetari Haziz Hodaj, tregon se gjatë organizimit të “Darkës së Lamës”, do të prezantohen gatime tradicionale hasjane.

Në këtë organizim, do të ketë gatime  tradicionale,që do të begatojnë   sa më shumë sofrën hasjane.

Darka e Lamës në Gjonaj do të jetë ditën e shtunë nga ora 12:00, ndërsa ky aktivitet në të ardhmen do të jetë i përvitshëm./tv prizreni /

Ngjarje e rëndë në Malishevë, një person gjendet i vdekur në objektin e biznesit familjar

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Fshatin Mleqan Malishevë. 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Toger Sheremet Elezaj, ka thënë për Telegrafin se një person i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, ka deklaruar Elezaj.

“Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, shtoi tutje Elezaj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore./Telegrafi/

Spektakël golash në Prizren

0

Dueli mes Lirisë dhe Dukagjinit është mbyllur baras 2-2, sfidë kjo e zhvilluar në “Përparim Thaqi”.

Dueli mes Lirisë dhe Dukagjinit, ka dhuruar një sfidë dramatike sidomos në pjesën e dytë.

Blendi Morina (72’), kalojë skuadrën klinase në avantazh prej 0-1, derisa Liria me një gol të Prins Tjiueza (85’) dhe Andri Stafa (90+2), përmbysi avantazhin e Dukagjinit, megjithatë, skuadra e Armend Dallkut me anë të Granit Elezajt (90+8’), ia doli të sigurojë një pikë nga ky udhëtim aspak i lehtë.

Liria pas kësaj fitore, ka tetë pikë në vendin e parafundit në renditjen tabelore, kurse, Dukagjini ka 14 pikë  në pozitën e shtatë.

Vendoset gurthemeli i Qendrës Rinore dhe Kulturore në Rahovec

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të Qendrës Rinore dhe Kulturore në këtë komunë.

Sipas kryetarit Latifi, ky objekt modern do të gjallërojë jetën kulturore dhe aktivitetet e rinisë në komunën e Rahovecit.

Objekti ka një sipërfaqe totale prej 6,203.24 m2, salla universale/auditorium, me rreth 400 ulëse, zhveshtore dhe salla për prova etj.

“Shkolla e Muzikës me sipërfaqe prej 780.0 m2 për shumë qëllime, studio për kërcim, klasa amë, klasa për balet, salla për instrumente dhe administratë; Qendra për Inovacion dhe Teknologji me sipërfaqe prej 415.0 m2, me përmbajtje, si: laborator, punëtori, sallë për takime dhe trajnime, zyrë të hapura dhe të ndara; Biblioteka me sipërfaqe prej 420.0 m2, ku përfshihen sallat për lexim grupor dhe individual, skedarët, ekspozimi i librit, fototeka, sallë për kompjuterë; Galeri të arteve; Kafetari me kuzhinë dhe tarracë të jashtme; Administrata e objektit 145.0 m2; Parking nëntokësor dhe të jashtëm, gjithsej 54 vende. Vlera e kontratës është: 2,982,584.55 euro”, ka njoftuar Komuna e Rahovecit.