20 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 1373

Nesër akrepat lëvizin një orë pas, fillon matja dimërore e kohës

0

Nesër do të bëhet ndërrimi i orës kur akrepat do të kthehen 60 minuta prapa.

Ndonëse pyetjes se “a do të flemë një orë më shumë apo më pak” nuk mund t’i japim përgjigje, sepse është individuale se sa mund të fle njeriu, megjithatë kalimi në matjen dimërore të kohës nënkupton se dita shkurtohet për një orë – që do thotë se do të errësohet një orë më shpejt se më parë.

Ndryshimi i orës do të bëhet në mëngjesin mes të shtunës dhe të dielës së fundit të muajit tetor – nga ora 3:00 do të bëhet 2:00.

Matja dimërore e kohës do të qëndrojë në fuqi deri fundjavën e fundit të muajit mars, e diel 31 mars.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Abdixhiku: Obligimet ndërkombëtare s`mund të shmangeshin, u humbë kohë

0

 

Kreu i LDK-së, ka bërë thirrje që institucionet ta publikojnë draftin e pranuar dhe kryeministri Albin Kurti ta prezantojë në Kuvend. Abdixhiku është shprehur se obligimet ndërkombëtare nuk mund të shmangeshin, vetëm se u humb kohë.

“Tani, yjet politike janë përplot ironi. Ato, arkitektit të mashtrimit, dhunës e përplasjeve një dekadëshe ndërshqiptare i përcaktojnë fatin e bërjes së Statutit të Asociacionit për serbët dhe kështu zhbërjes së kauzës jetësore të tij. Çfarë fati i trishtë politik. Fati i tillë megjithatë nuk ka fare rëndësi. Rëndësi ka të kuptojmë atë që duhej ta kuptonim një dekadë më parë. Se obligimet ndërkombëtare nuk kanë alternativë. Se dalldisjet populliste janë veçse përkeqësim. Se Asociacioni nuk mund të shmangej si detyrim. Vetëm se humbëm kohë, humbëm mundësi, përfunduam aty ku ishim në fillim. Këtë herë pa njohje, pa marrëveshje finale, e përplot dialog në vazhdimësi. Dhe mbi të gjitha, pa ndonjë shpjegim për një popull të tërë se çfarë ka pranuar Kosova në relacion me Serbinë”, ka shkruar Abdixhiku në Facbook.RTKlive

Moti nesër me vranësira, temperatura deri në 11 gradë Celsius

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot me vranësira dhe me intervale kohore me diell.

Në njoftimin e këtij instituti bëhet e ditur se temperaturat do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Të shtunën do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Majmuni nihere”, “Hajde jashtë”, eskalojnë asambleistët e Suharekës

0

Gjendja në Kuvendin Komunal të Suharekës sot ka eskaluar.

Dy asmableistë gati janë përleshur fizikisht.

“Majmuni njëherë”, “Hajde jashtë”, janë shprehjet që janë përdorur nga të njëjtit.

Për më shumë ndiqeni videon:

 

 

Gazetari gjerman Erich Rathfelder shpallet “Qytetar nderi” i Rahovecit

0

Komuna e Rahovecit ka ndarë çmimin “Qytetar nderi” për gazetarin gjerman Erich Rathfelder. Me këtë titull ai nderohet për raportimin e drejtë dhe profesional të tij gjatë vitit 1998 në kohën e luftës për situatën e ndodhur në Kosovë dhe Rahovec.

Kryetari i Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi tha se gazetari gjerman Rathfelder e meriton çmimin “Qytetarë nderi” i Rahovecit për kontributin që ka dhënë në luftën e Kosovës duke raportuar gjendjen e shqiptarëve në gazetën gjermane.

Ndwrkaq,  gazetari gjerman Erith Rathfelder tha se historia e Rahovecit është shumë e prekshme dhe se raportimet e tij kanë ndikuar në ndikimin e politikës të Serbisë.

Ai tha se sot përkrahë lirinë e Kosovës dhe liria sot për popullin shqiptarë është një mesazh i njerëzve që kanë vdekur në luftë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ambasada Gjermane në Prishtinë, ka uruar gazetarin gjerman Erich Rathfelder për shpalljen qytetar nderi i Rahovecit.

“Puna e tij gazetareske është e lidhur, në të vërtetë e ndërthurur me këtë komunë dhe ka ndikuar edhe tek ai. Larg nga të qenit një vizitor sipërfaqësor i rajonit, ai i ka kushtuar shumë vite të jetës së tij Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe shumë udhëtime në Kosovë. Dhe kurioziteti i tij për të mësuar më shumë për këtë vend dhe njerëzit e tij është ende i gjallë! Një çmim vërtet i merituar për një mik të komunitetit dhe të Kosovës në tërësi”, shkruan në ‘Facebook”, Ambasada Gjermane në Prishtinë.

Kurti: Takimin në Bruksel e konsideruam si mundësi të mirë për Kosovën

0

Kryeministri Albin Kurti njoftoi të premten kabinetin qeveritar në mbledhjen e rregullt, për takimin e të enjtes në Bruksel me krerët e Bashkimit Evropian, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe emisarin e tij, Miroslav Lajcak.

 

Ai tha se ftesa për këtë takim erdhi pas vizitës në Prishtinë të 5 emisarëve nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 21 tetor.

“Iu përgjigjem pozitivisht sepse e konsideruam atë si mundësi të mirë për të kërkuar nga krerët e Bashkimit Evropian më shumë siguri në kufirin e Kosovës me Serbinë, i cili është 381 kilometra i gjatë, më i gjatë se sa kufiri me tri shtete tjera marrë së bashku, pra Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi, por edhe për të diskutuar më tej mbi propozimin e tyre për një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike, pjesës integrale të kësaj marrëveshje që është Aneksi i Zbatimit dhe bashkërisht edhe me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7 Marrëveshjes Bazike”, tha Kurti.

Kurti nuk foli më shumë për takimet e djeshme, duke thënë se përgjigjet i ka në një komunikatë lëshuar pas mbledhjes.

Kurti nëpërmjet një komunikate për media, ka thënë se është shprehur i gatshëm për ta nënshkruar në Bruksel Marrëveshjes Bazike, përfshirë edhe draftin e ofruar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes, por këtë e ka kundërshtuar pala serbe.

Kryeministri Kurti rikujtoi se “ishte i gatshëm të nënshkruaj edhe në Bruksel më 27 shkurt 2023 edhe në Ohër më 18 mars 2023, edhe sonte, më 26 tetor 2023, duke theksuar se Samiti i Këshillit Evropian në Bruksel është ngjarja e duhur, në vendin e duhur për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike, përfshirë edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-të për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike”.

Përkundër kësaj oferte gjeneroze të kryeministrit Kurti, presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023, njofton Kryeministra e Kosovës.

“Republika e Kosovës e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023. Këto dokumente të dakorduara janë një sukses i përbashkët me Bashkimin Evropian. Marrëveshja duhet zbatuar në tërësi, pa kushte, pa vonesa”, ka thënë ai.

Kur të shkoj

0

Skender Berisha

Kur të shkoj një ditë prej ditëve
Më besoni a jo
Do t’ju tregoj të gjithëve
Pa përjashtim

Nuk do ta përshëndes asnjërin
As nuk do t’ju them lamtumirë
Atje te rrapi do ta var
Shaminë e përshëndetjeve

Dhe mos m’u përloshni aspak
Ecni sheshit në të cilin mungoj
Një frymë e lehtë do të fërgëllojë
Dhe ju e kuptoni se fjala s’është lojë

Nën hije bliri rrini si pleq të mirë të mirë
Pijen mos e ndalni kurrë
Kur t’ju teket një ditë të vini
Ejani se atje më gjeni
Te Drin-Drini
25 tetor 2023

Nga të gjitha këngët e tij, kjo është e preferuara e Ylli Limanit

0

Ylli Limani është një nga këngëtarët më në zë të momentit e këtë e vërteton karriera disa vjeçare e suksesshme e tij. Në çdo kohë të vitit, artisti mundohet të sjellë tek fansat dhe adhuruesit e tij projekte të reja muzikore të cilat menjëherë kthehen në hit.

Qofshin këto balada po këngë ritmike tashmë me kohë, Ylli e ka treguar se gjëja më e mirë që di të bëjë është muzika.

Së fundmi artisti, ka zbuluar pak nga kënga e tij e re, e cila është një bashkëpunim me artistët e njohur ndërkombëtar, Sidarta dhe Ramoon.

Gjithashtu artisti ka treguar se mes shumë projekteve muzikore që ka publikuar në gjithë karrierën e tij, të cilat kanë rrëmbyer zemrën e publikut, ky bashkëpunim është i preferuari i tij.

 

Rama: Kosova pranoi me mençuri, tani Serbia të veprojë njësoj

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në median sociale X, thekson se nuk mund ta fshehë kënaqësinë që lidershipi i Kosovës më në fund bëri gjënë e duhur në takimin e djeshëm në Bruksel.

“Kosova është në një pozitë shumë më të mirë sot duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor – një hap shumë domethënës përpara”.

Sipas tij, është koha që edhe Serbia të bëjë të njëjtën gjë.

“Çdo gjë e pranuar dhe dakordësuar deri tani duhet të zbatohet pa vonesë. U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të mbajnë këtë momentum dhe të shtyjnë palët drejt zgjidhjes përfundimtare”.

Për numrin një të Qeverisë duhet t’i thuhet mjaft muhabeteve të vjetra dhe të rrezikshme.

“Mjaft më me shmangien e paqes dhe ushqimin e fantazma të së kaluarës për hir të vogëlsisë së politikës së brendshme. Shikoni jo shumë larg nga këtu se çfarë u ndodh atyre që i shmangen paqes dhe angazhohen në lojëra ‘o të gjitha o asgjë’. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në këtë lagje të Evropës”.

Ai këmbëngul se ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në fqinjësinë tonë.

“Bëni paqe paj Zotin dhe shikoni përpara”, është thirrja e fundit e Ramës.

Kryeministri nuk humbi aspak kohë duke e përgëzuar publikisht homologun e tij kosovar, Albin Kurti, lidhur me pranimin e një plan-propozimi të ri evropian, sa i takon dialogut mes Kosovës dhe Serbisë – një ditë më parë

Rama shkroi se zgjidhja debllokuese e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe përmes instrumenteve të vetë-menaxhimit si kornizë për negociatat e ardhshme.

“Ky është me të vërtetë një moment historik i rëndësishëm”, shkruan kryeministri. “Liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të demonstrojnë lidership dhe të punojnë ngushtë me partnerët tanë perëndimorë për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Themelore për normalizimin e marrëdhënieve, pa vonesa të mëtejshme”.

Më tej, ai cek edhe për rajonin, ku nuk ngurron të thotë se Ballkani Perëndimor meriton paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin për një të ardhme të përbashkët, më të mirë, në vend të konflikteve, lojërave të fajësimit dhe pengesave që na dëmtojnë të gjithëve.

“20 minuta secili” – Kurti e Vuçiç përfundojnë takimet me Macron, Scholz e Meloni
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiç, në Bruksel ditën e djeshme i kanë takuar ndarazi, udhëheqësit evropianë, në margjinat e samitit të krerëve të 27 vendeve anëtare të BE-së të enjten në kryeqendrën evropiane në Bruksel.

I pari i cili takoi kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni, ishte kryeministri Kurti.

Takimi zgjati rreth 20 minuta.

Pas largimit të Kurtit, në sallën brenda hotelit ku u mbajt takimi, hyri presidenti Vuçiç.

Vuçiç, njëjtë si Kurti, takoi Scholz, Macron e Meloni.

Edhe takimi mes tyre zgjati rreth 20 minuta.Albanian Post

Haradinaj: Kurti e vendosi Kosovën në pozicion të duhur, bëri hap të madh përpara

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka përshëndetur hapat e ndërmarrë nga kryeministri Albin Kurti të enjten në Bruksel, pasi u shpreh i gatshëm ta nënshkruajë edhe Marrëveshjen Bazë, edhe draftin e ofruar për Asociacionin.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Haradinaj tha se të enjten Kosova ka bërë një hap të madh në rrugën e saj përpara.

“Dje Kosova ka bërë një hap të madh përpara. Kryeministri Kurti e ka vendos Kosovën në pozicion të duhur pas shumë gabimeve dhe pas një kohe të gjatë të humbur në dialog”, ka thënë Haradinaj.

“Besoj që edhe presidenti Macron ndihet mirë. Kosova i ka mbajtur fjalët. I ka mbajtur fjalët kryeministri Kurti. Udhërrëfyesi i Ohrit është konfirmuar dje me gatishmërinë për zbatim. Lus BE-në që të vazhdojë me liberalizimin e vizave sepse qytetarët e kanë merituar këtë me kohë”, ka thënë kreu i AAK-së.

Qëndrime të kundërta nga AAK-ja lidhur me zhvillimet në procesin dialogues kanë mbajtur partitë e tjera opozitare.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu tha se kryeministri Kurti dje i ka bërë “dëm të pariparueshëm funksionimit të shtetit të Kosovës”.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e kritikoi Kurtin për pranimin e Asociacionit për të cilin tha se “u vranë njerëz në këtë vend”.