20 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 1374

MAShTI ndan 3 milionë euro për studentët, shpallet konkursi për bursa

0

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për 5 skema të bursave të ndryshme për studentët e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës.

Për rimbursimin e studentëve për vitin akademik 2023/2024 janë buxhetuar 3 milionë euro, të cilat do të ndahen sipas këtyre kategorive:

1.-1 mijë bursa për 1 mijë vajza dhe gra që janë regjistruar për herë të parë në programet e studimit STEM dhe studentet të cilat kanë përfunduar vitin e parë dhe të dytë të studimeve.

Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/435

2.-100 bursa nga 1 mijë euro për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të nivelit Bachelor. Linku për aplikim: : https://ekosova.rks-gov.net/434

3.-Nga 1 mijë euro për studentët e nivelit Bachelor dhe Master me notë mesatare 9.

Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/318

4.-Nga 1 mijë euro për studentët me aftësi të kufizuar në nivelin Bachelor dhe Master

Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/318

5.- 20 bursa nga 7 mijë euro për studentët që studiojnë në top universitetet më të mira botërore në nivelin master.

Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/408

Habit Britney Spears, pozon nudo në Instagram!

0

Britney Spears i ka treguar të gjitha në një postim të bërë në profilin e saj të Instagramit, pas publikimit të librit “Woman In Me”.

Britney Spears i ka treguar të gjitha në një postim të bërë në profilin e saj të Instagramit, pas publikimit të librit “Woman In Me”. Këngëtarja e njohur ka pozuar tërësisht e zhveshur në një forografi të postuar në Instagram, teksa ka qënë në plazh.

Fotografia, e postuar ditën e enjte, tregon Britney teksa vendos duart pranë fytyrës, ndërkohë që nuk mban asgjë veshur në trup. Britney nuk ka shkruar asnjë koment bashkangjitur fotografisë së publikuar, e cila ka ardhur menjëherë pas publikimit të librit të saj të shumëpritur, në të cilin zbulon mjerimin e përjetuar nën kontrollin e babait të saj.

Britney Spears ka thënë se përderisa ishte nën kontrollin e babait të saj, Jaime, ajo ishte detyruar të hante pulë të konservuar dhe perime për dy vjet dhe duhej t’i lutej një kuzhinieri për një burger. Pretendimet erdhën në kujtimet e saj, të titulluar “The Woman In Me”, ku këngëtarja “Toxic” pretendonte se ai kontrollonte të gjithë dietën e saj gjatë konservatorit 13-vjeçar që mbajti nga viti 2008, pasi ai ndjeu se ylli dukej e shëndoshë.

“Kështu që për dy vjet, nuk hëngra pothuajse asgjë përveç pulës dhe perimeve të konservuara. Dy vjet është një kohë e gjatë për të mos qenë në gjendje të hani atë që dëshironi, veçanërisht kur trupi juaj, puna dhe shpirti juaj janë duke bërë paratë nga të cilat të gjithë jetojnë. Dy vjet kërkoja patate të skuqura dhe më thanë jo. Më dukej kaq degraduese”.

Përfaqësuesi i Jamie Spears mohoi një kërkesë nga Page Six për të komentuar. Muzikantja 41-vjeçare beson se shkalla e kontrollit lidhej me talentin e saj, që po i krijonte asaj një sasi të madhe pasurie. Në vitin 2023 ajo ka një vlerë neto prej rreth 60 milion dollarë dhe mendoi se po përdorej për të fituar paratë e familjes së saj.

Borrell: Kushtëzimet e palëve e penguan përparimin në dialog

0

Pa ndonjë përparim, Kosova dhe Serbia përmbyllën edhe një maratonë takimesh të enjten në Bruksel.

Sipas udhëheqësve të BE-së, arritjen e pajtimit e penguan kushtëzimet që paraqitën palët.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ndërmjetëson bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, tha se marrëveshja mes tyre nuk ishte e mundur, sepse “parakushtet e njërës palë ishin të papranueshme për tjetrën”.

Ai konfirmoi se temë e diskutimeve në Bruksel ishte propozimi i ri i diplomatëve perëndimorë për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili u prezantua në Prishtinë dhe në Beograd më 21 tetor.

“Palët nuk ishin të gatshme të bien dakord për të pa parakushte, e që janë të papranueshme për palën tjetër. Në fund, ne kërkojmë që palët të angazhohen sinqerisht në procesin e normalizimit”, tha Borrell.

Sipas tij, kjo “mund të bëhet vetëm në kuadër të dialogut, sepse është e vetmja mënyrë për të përparuar në rrugën evropiane”.

“Ne do të vazhdojmë të insistojmë dhe të punojmë për të arritur një marrëveshje. Por sot, për fat të keq, nuk ishte e mundur”, tha kryediplomati evropian.

Dogji Kuranin dhe shkaktoi trazira në Suedi, autoritetet e dëbojnë emigrantin irakian

0

Autoritetet suedeze kanë vendosur që pas skadimit të lejes së punës dhe qëndrimit, të dëbojnë refugjatin nga Iraku, Salwan Momika, i cili ka kryer provokime duke djegur Kuranin në Suedi muajt e fundit,

Zëdhënësi i shtypit i Zyrës së Emigracionit Jesper Tengroth tha në një deklaratë për kanalin “TV4” se Momika ka një leje pune dhe qëndrimi deri më 16 prill 2024. Tengroth deklaroi se pas kësaj date nuk do t’i jepet leje qëndrimi dhe pune dhe Momika do të deportohet.

Duke u shprehur se këtë vendim e morën për shkak të një deklarate të rreme të Momikës, Tengroth tha: “Kemi zbuluar deklaratat e rreme të personit në aplikimin për vizë për leje qëndrimi dhe leje pune dhe për këtë arsye vendosëm ta deportojmë. Personit i ndalohet hyrja në Suedi për 5 vjet”, tha ai.

Momika pritet të apelojë vendimin e dëbimit dhe ta çojë çështjen në Gjykatën e Emigracionit. Nga ana tjetër, Momika këtë vit disa herë ka bërë provokim duke djegur dhe përdhosur Kuranin nën mbrojtjen e policisë.

Vërmicë/ Policia ndalon 15 persona nën dyshimet për kontrabandë me migrantë

0

Policia e Kosovës ka ndaluar në Vërmicë 15 persona, shtatë nga Siria, katër nga Somalia, tre nga Eritrea dhe një nga Egjipti.

Sipas njoftimit, të njëjtit kanë deklaruar se janë futur nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës nga tre persona të dyshuar me një furgon deri afër kufirit, dhe pastaj në këmbë janë futur në Kosovë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 05:00.Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Policia: Gjendet një trup i varrosur në Prizren, dyshohet se i takon kohës së luftës

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e enjte në Prizren ka gjetur një trup të varrosur, i cili dyshohet se i takon kohës së luftës dhe potencialisht ndodhet në listën e personave të zhdukur gjatë luftës.

Reklama

Policia bën të ditur se trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe identifikim.

“Gjatë hetimeve është gjetur i varrosur një trup i pajetë që dyshohet se i takon kohës së luftës dhe potencialisht ndodhet në listën e personave të zhdukur gjatë luftës. Gjetjet e trupit janë dërguar në IML për obduksion si dhe për identifikim në bazë të analizave të ADN-së”, thuhet në njoftim.

Ballkani ka ende shpresë për t’u kualifikuar

0

Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani, ka ende shpresë për t’u kualifikuar në fazën tjetër të UEFA Conference League, edhe pas humbjes kundër Astanas me rezultat 1:2 në Fadil Vokrri.

Golin e vetëm për suharekasit e shënoi kapiteni Edvin Kuç.

Në ndeshjen tjetër të Grupi C, Victoria Plzen ka shënuar fitore 1:0 në udhëtim ndaj Dinamo Zagrebit.

Pas ndeshjeve të javës së tretë, Plzen e kryeson tabelën me nëntë pikë, ndërsa Ballkani dhe Dinamo Zagreb dhe Astana kanë nga tre pikë.

Kampioni i Kosovës ka ende mundësi shumë të mira të dal e dyta në grup, dhe të kaloj në fazën e eliminimit direkt, njofton Klankosova.tv

Ballkani Conference league

Ballkani mposhtet në “Fadil Vokrri”

0

’90 Mposhtet Ballkani

Skuadra e Ballkanit ka pësuar humbje me rezultat 1-2, ndaj skuadrës së Kazakistanit, Astanës.

Dusan Jovancic në minutën e shtatë të ndeshjes shënoi për 1-0, duke e kaluar në epërsi skuadrën e tij. Ndërsa golin e barazimit për skuadrën e Ballkanit e shënoi Edvin Kuç në minutën e tetë të ndeshjes. Golin e dytë për Astanën dhe të fitores e shënoi Islambek Kuat në minutën e 23 të ndeshjes. Aktualisht Ballkani renditet në vendin e tretë me tre pikë, kurse Astana gjendet në poziten e katërt me tre pikë.

’89 Arb Manaj lëshon një rast të mirë.

Futbollisti Arb Manaj tentoi me kokë për të shënuar, por goditja e tij shkoi mbi portë. Rezultati aktual 1-2 në të mirë të Astanës.

’80 – Kalojnë 80 minuta lojë në ndeshjen ndaj Astanës dhe Ballkanit

Skuadra mysafire vazhdon ta mbajë epërsinë prej 1:2.

’60 – Kalon një orë lojë

Ka kaluar një orë lojë në ndeshjen ndaj Ballkanit dhe Astanës. Rezultati i takimit vazhdon të jetë 1-2, në të mirë të Astanës. Posedimi i topit është në anën e kampionit të Kosovës, Ballkanit.

’46 – Ka filluar pjesa e dytë e takimit ndërmjet Ballkanit dhe Astanës

Astana është duke fituar me rezultat 1-2, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.


’45 –
 Përfundon pjesa e parë, Astana në epërsi

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet Ballkanit dhe Astanës, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Posedimi i topit ishte në anën e kampionit të Kosovës, Ballkanit.

’36 – Lëndohet Vesel Limaj

Futbollisti Vesel Limaj është lënduar në minutën e 36 të ndeshjes.

Në vend të tij, Bleart Tolaj hyn në lojë.

Rezultati aktual i ndeshjes është 1-2, në të mirë të Astanës.

’23 – Astana shënon golin e dytë ndaj Ballkanit

Skuadra e Astanës ka realizuar për 2-1, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës. Islambek Kuat shënoi golin në minutën e 23 të ndeshjes. Rezultati aktual i takimit është 2-1, në të mirë të Astanës.

’15 – Kalojnë 15 minuta lojë në takimin ndaj Ballkanit dhe Astanës.

Rezultati aktual i ndeshjes është 1-1. Dusan Jovancic shënoi për 1-1 për Astanën. Por shpejt u kundërpërgjig skuadra e Ballkanit me anë të Edvin Kuç duke barazuar rezultatin. Posedimi i topit është në anën e kampionit të Kosovës.

’08 – Ballkani barazon shpejtë rezultatin ndaj Astanës

Skuadra e Ballkanit ka shënuar për barazimin e rezultatit në 1-1. Edvin Kuç shënoi për 1-1 në minutën e tetë të ndeshjes.

’07 – Astana në epërsi ndaj Ballkanit

Skuadra e Astanës ka shënuar për 1-0 ndaj Ballkanit, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Dusan Jovancic shënoi për 1-0 në minutën e shtatë të ndeshjes.

’01 – Ka filluar ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Astanës

Kampioni i Kosovës, sonte do ta synojnë fitoren e dytë në grup për të mbetur në hap për të kaluar në fazën e dytë të Ligës së Konferencës.

Klubi nga Suhareka vjen i supermotivuar pas fitores prej 2:0 kundër gjigandit kroat, Dinamo Zagreb.

Tërmet i lehtë në Vlorë

0

Një tërmet me magnitudë 3.1 i shkallës Rihter ka ndodhur në qytetin e Vlorës.

Lëkundja është ndjerë të enjten rreth orës 23:50, shkruan Top Channel.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra në juglindje të Vlorës, ndërsa thellësia ishte 15 kilometra.

Rexhaj i VV-së: Qëndrimi i Kurtit dihet, Asociacioni sipas Kushtetutës

0

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ka folur në lidhje me Asociacionin, duke thënë se qëndrimi i kryeministrit Albin Kurti për këtë çështje dihet.

Ai u shpreh se Kurti e ka thënë edhe më parë që Asociacioni duhet të jetë në parim me Kushtetutën, përcjell Klankosova.tv.

“Qëndrimi i Kurtit për Asociacionin dihet, ai ka thënë edhe në një seancë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku ka thënë që Asociacioni duhet të jetë në parim me Kushtetutën, pra të mos e shkelë Kushtetutën e vendit”, është shprehur ai.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren