19.5 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 1389

Pse fiton Kombëtarja e Shqipërisë

0

Shqiptarët luajnë futboll prej gati 100 vitesh, por asnjëherë ata nuk kanë fituar kaq shpesh dhe kaq lehtësisht, si kohët e fundit.

Lojtarë të mëdhenj, ndoshta edhe më të mëdhenj se këta që luajnë sot, Shqipëria ka pasur disa, por ekip të madh, nuk ka pasur asnjëherë.

Futbolli i ditëve tona nuk është vetëm sport. Historia nuk njeh asnjë ekip të madh që ka fituar, kur vendi që përfaqëson është i izoluar, është i pushtuar apo vuan nga krizat.

Nëse 11 lojtarët e Shqipërisë do kishin luajtur për Afganistanin që është një vend anormal, nuk do kishin fituar dot kaq shumë.

Nëse të njëjtët lojtarë do kishin veshur bluzat e Ukrainës, ndërkohë që baballarët dhe vëllezërit gjakosen në luftë, nuk do kishin shkuar dot në Kampionatin Evropian.

Zakonisht Kombëtaret vrapojnë me hapin e kombit.

Historia e futbollit provon se ajo që ndodh jashtë fushës ndikon shumë në fushë.

Arsyet josportive janë po aq të rëndësishme sa arsyet sportive për të fituar.

Po kush janë këto arsye në rastin e Kombëtares së Shqipërisë?

Në vitet 50’ deri në vitet 90’, kur Shqipëria ishte një vend i mbyllur, sportistët, si të gjithë shqiptarët kishin kompleks ndaj të huajve.

Kufizimet në ushqim, veshje, teknologji, art, në lëvizje si dhe ndalimet e pronës private dhe fjalës së lirë i detyronin shqiptarët të ishin inferiorë në përgjithësi.

Çdo shqiptar besonte se çdo i huaj ishte më i lirë, më i ushqyer, më i fortë, më i shpejtë, më inteligjent dhe më i pasur se ai.

Me këtë mentalitet hynin në fushë edhe futbollistët e atyre viteve.

Ata luanin të bindur se do mundeshin. Ata ishin të burgosur brenda fanellës që mbronin. Ajo fanellë nuk u kujtonte kombin që donin, por shtetin që nuk donin.

Ai shtet u kishte ndaluar çdo gjë të cilën kundërshtarët e tyre e kishin.

Kur ata dilnin jashtë, hutoheshin, sepse vendi i tyre ishte një ferr në krahasim me vendet ku shkonin për të luajtur.

Dalja jashtë këtij ferri ishte traumatike dhe u bënte më keq, se mirë.

Nëse në fushë ishin të barabartë me futbollistët e huaj, jashtë fushës ishin fatalisht të pabarabartë.

Sot natyrisht është ndryshe.

Shqiptarët i kanë kapërcyer komplekset e izolimit.

Më shumë se 1 milion jetojnë jashtë dhe pavarësisht nga punët që bëjnë, janë të barabartë me ata të huaj që bëjnë të njëjtën punë.

Në Shqipëri vijnë të paktën 5 milion të huaj që ushqehen, vishen dhe jetojnë si ne.

Nëpër lokale janë të barabartë, në hotele janë të barabartë, në konsum janë të barabartë, në gjuhë janë të barabartë, në mëkate dhe inate janë të barabartë.

Barazia jashtë stadiumit ndihmon stadiumin.

Shqipëria sot është në përgjithësi një vend normal.

Ajo është shumë më e hapur se Shqipëria e viteve 80, më e kamur se Shqipëria e viteve 90 dhe më e qetë se Shqipëria e viteve 2000.

Duke u pasuruar shqiptarët kanë mësuar si ti bëjnë më pak dëm vetes.

Në mes të viteve 90’ ne kishim një Kombëtare të mirë e cila fatkeqësisht mundej gjithmonë në minutën e fundit.

Aq e shpeshtë u bë kjo rastësi, saqë u kthye në rregull.

Dhe meqë u kthye në rregull përsëritej.

Ne mundeshim gjithmonë edhe kur shënonim të parët. Lojtarët nuk besonin se mund të fitonin edhe kur ishin në avantazh, prandaj e lëshonin lojën në fund sikur iu humbte durimi.

Por jashtë stadiumit edhe Shqipërisë së atyre viteve i kishte sosur durimi.

Megjithëse e hapur ndaj botës, Shqipëria që doli nga komunizmi ishte shumë e varfër dhe shumë e egër.

Kombëtarja ishte një mix futbollistësh që kishin ikur si emigrantë dhe kur ktheheshin këtu, gjenin një vend të tmerrshëm, të ashpër dhe të ndarë në copa nga viti 1997.

Kush mund tu kërkonte atyre të qëndronin në fushë kur gjithë vendi po binte siç edhe ra? Prandaj Kombëtarja vetëm mundej edhe kur fitonte.

Si rregull, kur vendet vuajnë, Kombëtaret munden sepse humori i vendit ndikon tek lojtarët dhe gjithë ambienti sportiv.

Kombëtarja e Spanjës doli kampione e Botës atëherë kur Spanja arriti zhvillimin më të madh ekonomik në Evropë, në vitin 2010.

Suksesi i saj nuk ishte vetëm sportiv.

Gjermania doli kampione e Botës në 2014, kur udhëhiqte gjithë botën me eksportet e saj dhe teknologji.

Më parë kishte dalë kampione në vitin 1974 dhe 1990 kur e kishte marrë veten nga rrënimi i luftës dhe ishte kthyer në një superfuqi.

Sot Gjermania e ngathët dhe e futur në recesion nuk do dilte dot kurrë Kampione e Botës edhe nëse do kishte marrë borxh 11 lojtarë luftarakë shqiptarë.

Njëlloj ka ndodhur edhe me Francën, Italinë, Kroacinë, Greqinë apo Kombëtare të tjera më të vogla.

Kur vendet janë mirë, me shëndet ekonomik dhe optimizëm, kombëtaret shkëlqejnë.

Por në rastin e Kombëtares sonë ka edhe një arsye tjetër, të ndryshme nga rregullat që ndikojnë te Kombëtaret e tjera.

Në historinë e Botës nuk ka asnjë Kombëtare që furnizohet nga tre shtete fqinje si kjo Kombëtare që furnizohet njëkohësisht nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Kjo që nuk ndodh askund, ndodh në Shqipëri.

Prandaj kjo është një kombëtare e çuditshme si përbërje, e panjohur si rast dhe unike si eksperiment.

Kombëtaret e mëdha të botës kanë futbollistë nga ish kolonitë e tyre apo nga emigrantët që janë natyralizuar.

Por ama një belg që flet frëngjisht nuk luan për Francën sepse ai nuk kërkon që Belgjika të bashkohet me Francën, një austriak nuk luan për Gjermaninë sepse asnjë nga këto dy vende nuk do që Austria të jetë Gjermani dhe asnjë argjentinas nuk luan për Spanjën sepse këto janë dy vende të ndryshme që flasin të njëjtën gjuhë.

Ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë është unike në planet sepse luan për një shpagim historik.

Tifozët kërkojnë nga ajo të bëjë drejtësi historike duke i mundur armiqtë në fushë.

Kombëtarja është një ushtri e vogël shqiptarësh të bashkuar në një qëllim : të korrigjojë historinë duke vrapuar pas një topi.

Ajo bashkon në fushë copat e një vendi të ndarë para 100 vitesh. Prandaj mbledh kaq shumë pasion, nerv, djersë, gjak, lot, energji, demografi, skenografi, koreografi, arkitekturë patriotike dhe epsh për revansh kombëtar.

Ajo është e vetmja kombëtare që ka për himn, këngë për njerëz që janë vrarë 30 vjet më parë duke luftuar me armë për ndryshimin e historisë. Këto këngë që vijnë nga lufta dhe ndoshta shkojë drejt luftës, njihen më mirë, këndohen më shumë dhe eksitojnë më fort se vetë himni i Shqipërisë.

Sepse Kombëtarja nuk është vetëm e Shqipërisë.

Kjo është arsyeja që mijëra tifozë kosovarë e braktisin kombëtaren e tyre që përfaqëson një shtet dhe ndjekin kombëtaren e Shqipërisë që përfaqëson një komb.

Kombëtarja e Shqipërisë është në fakt Kombëtarja e tre shteteve, ose më saktë kombëtarja që mund të shkatërrojë dy shtetet ku shqiptarët nuk do donin të ishin. Kosovën dhe Maqedoninë. Patriotizmi, pra nevoja për një shtet të përbashkët, është trajneri kryesor i Kombëtares.

Ai e drejton, e zbut, e ngut, e ngre, e bashkon, e ndërsen, e zmadhon, e harbon, e tërbon, e shkul, e ul, e ngul, e sul dhe e vërsul.

Kombëtarja luan dhe fiton në një fushë jeshile që shqiptarëve u duket gjithmonë e kuqe. Bashkimi është fusha e saj.

Kundërshtarët janë armiqtë e saj.

Topi është arma e saj. Përbërja është shpirti i saj.

Nëse Kombëtarja do kishte vetëm futbollistë nga Shqipëria ajo nuk do kishte pasur kurrë këtë sukses dhe këtë përkrahje.

Shqipëria do kishte një ekip por jo një Kombëtare, por historia kërkon që shqiptarët të kenë dhe ekip dhe Kombëtare.

Kjo është arsyeja që Kombëtarja fiton dhe do fitojë. Edhe nëse ndonjëherë humb. Prapë fiton.Nga Ben Blushi, albanianpost

Gjendet një mjet shpërthyes në Brezovicë

0

Një mjet shpërthyes është gjetur të dielën në Brezovicë të Ferizajt.

Sipas raportit të Policisë njësitet relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësitet për deminim të KFOR-it dhe FSK-së kanë bërë shpërthimin e mjetit.

“Brezovicë, Ferizaj /15.10.2023-12:25. Një mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësit relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësitet për deminim të KFOR-it dhe FSK-së kanë bërë shpërthimin e mjetit pa incidente”, thuhet në raportin e policisë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Vdes Maarti Ahtisaari

0

Ish-ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, ka vdekur sot.Lajmin e ka bërë të ditur presidenti aktual i Finlandës, Sauli Niinistö.“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e presidentit Martti Ahtisaari. Marti Ahtisaari besonte në njerëzit, qytetërimin dhe mirësinë, dhe ai jetoi një jetë të mrekullueshme, të jashtëzakonshme.

Ai ishte presidenti i kohërave të ndryshimit, i cili e çoi Finlandën në epokën globale të BE-së” – ka shkruar Niinistö në pltaformën “X”.Ahtisaari ka qenë presidenti i dhjetë i Finlandës, duke shërbyer nga marsi i vitit 1994 deri në shkurt të 2000-tës. Gjatë kësaj kohe Finlanda u bashkua me Bashkimin Evropian dhe kapërceu një recesion të rëndë ekonomik.Pas largimit nga detyra si President i Republikës së Finlandës, Ahtisaari vazhdoi karrierën e tij në ndërmjetësimin ndërkombëtar të paqes dhe zgjidhjen e konflikteve dhe t’ua linte trashëgiminë dhe njohuritë e tij ndërmjetësuesve të ardhshëm të paqes.Në nëntor të vitit 2005, ish-presidenti finlandez mori pozitën e të dërguarit special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për procesin e statusit të ardhshëm të Kosovës.

Në atë vit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, duke vepruar në bazë të konkluzioneve të Këshillit të Sigurimit se situata në Kosovë nuk ishte më e qëndrueshme, i kërkoi Marti Ahtisaarit të udhëheqë procesin politik për përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës.

Pas 16 muaj përpjekjesh për të gjetur një zgjidhje të negociuar, Ahtisaari dhe ekipi i tij i UNOSEK-ut i dërguan Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në fund të marsit 2007 një propozim zgjidhjeje, të ashtuquajturin Plani i Ahtisaarit.86-vjeçari u nderua me Çmimin Nobel për Paqe, për kontributin e tij të gjatë në ndërmjetësimin e paqes në vitin 2008.Në 2021-tën, Ahtisaari hoqi dorë nga të gjitha aktivitetet publike për shkak të sëmundjes së Alzheimer.kallxo.com

Deputetet Mimoza Kusari dhe Duda Balje festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, publikojnë fotografi atraktive për rastin

0

Sot (e hënë) është një ditë e veçantë për dy prej deputeteve të Kuvendit të Kosovës.

Bëhet fjalë për deputeten nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, dhe atë të komunitetit boshnjak, Duda Balje.

 

Kjo pasi që të dyja koleget e festojnë ditëlindjen e tyre në të njëjtën ditë.

Me këtë rast, secila prej tyre zgjodhën që të ndajnë me ndjekësit në rrjetet sociale fotografi atraktive, për të shënuar datën e tyre të rëndësishme.

Deputetja nga Gjakova publikoi një fotografi në Instagram, ku shfaqe mjaft vitale me duar të ngritura lart në një shesh.

Foto: Mimoza Kusari – Lila/Instagram

“Duke pritur 48-vjetorin me krahë hapur”, shkroi ajo në përshkrimin e imazhit.

Ndërkohë, deputetja nga Prizreni zgjodhi që me rastin e 46-vjetorit të lindjes, të realizonte një fotosesion në malet e bukura të Prevallës.

Foto: Duda Balje/InstaStory

Ajo dukej mjaft atraktive dhe tërheqëse në këto fotografi, të cilat e bëjnë të duket shumë më e re se vitet që ka mbi supe. /Telegrafi/

Foto: Duda Balje/InstaStory

Mbi 1 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

1 mijë e 406 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 22 aksidente me të lënduar dhe 23 me dëme materiale.

Në 24 orët e fundit janë arrestuar edhe shtatë persona dhe shtatë janë dërguar në mbajtje.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Telekomi synon ta përmirësojë cilësinë e rrjetit 4 dhe 5G

0

Me 15 milionë euro hua të marra nga Qeveria, Telekomi i Kosovës synon që deri në fillim të vitit 2024 ta përmirësojë cilësinë e rrjeti 4 dhe 5G. Kështu tha për Radio Kosovën kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, i cili shtoi se këto mjete do të kthehen me dividendë.

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Telekomit për huamarrje prej 15 milionë eurosh për projekte investive në këtë ndërmarrje. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, i tha Radio Kosovës se këto mjete do të jenë ndihmesë e madhe për Telekomin. Ai tha se qind për qind do të rregullohet rrjeti me 4 dhe 5G.

“Këto 15 milionë do të jenë ndihmesë e madhe për Telekomin e Kosovës, për shkak se do të jenë për investime të cilat nuk janë kryer për rreth 10 vite kur rrjeti ka qenë totalisht i dëmtuar. Këto mjete të cilat janë dedikuar për Telekomin e Kosovës si borxh, do të investohen në komplet centralen e “Valës” e gjithashtu do të jenë edhe 200 antena të “Valës” të cilat do të jenë me 4G, një pjesë e madhe edhe me 5G. Këto investime që do të bëhen do ta rrisin cilësinë 100%. Besoj se nuk do të ketë më probleme me rrjetin”, tha Balaj.

Tutje, ai theksoi se problemi me rrjet do të marrë fund në fillimin e vitit 2024, teksa shtoi se tashmë veç kanë filluar në disa qytete të bëjnë rregullime.

“Pas këtyre investimeve, të cilat do të përfundojnë deri ka muaji i tretë ose katër i vitit 2024, unë besoj se “Vala” do të jetë 100% ashtu siç e kemi kërkuar ne dhe konsumatorët. Ajo çka është më rëndësi është që sivjet një pjesë e madhe e Gjilanit dhe Ferizajt tashmë janë rregulluar. Tani fillon pjesa e Prishtinës dhe qyteteve të tjera dhe besoj që deri në vitin e ri do të shihen ndryshime drastike në valë”, tha, mes tjerash, Balaj.

Për mjetet që i kanë huazuar nga qeveria, Balaj tha se do t’ia kthejnë qeverisë më dividendë. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kredia prej 15 milionë eurosh do të shërbejë për investime në pajisje dhe sisteme telekomunikuese dhe përmirësimin e shërbimeve nga Telekomi./Radio Kosova

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot, vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Ndryshe, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dje (më 11 tetor), të enjten më 12 tetor, ka vazhduar dëshminë dëshmitari 30-të. Sipas përmbledhjes së lexuar në gjykatë, dëshmitari është ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca, të enjten, ka përfunduar duke qenë e mbyllur, pyetjeve të avokatit mbrojtës të Veselit, Ben Emmerson iu është përgjigjur dëshmitari i 30-të.

Kryetari i trupit gjykues Charles Smith III, njoftoi se seanca e radhës në këtë rast do të mbahet të hënën më 16 tetor (sot).

Ndryshe në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen katër seanca.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët

0

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 deri në 16 gradë Celsius.

Gjatë ditëve që vijnë parashihen edhe reshje të shiut të cilat do të shoqërohen me rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Në viset malore me lartësi mbi 1800m mund të bien edhe fjollat e para të borës., thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Peja mposht Golden Eagle Yllin

0

Peja është treguar më e fortë sa sa Golden Eagle Ylli në përballjen e të dielës. Skuadra nga qyteti perëndimor i Kosovës ka mposhtur skuadrën suharekase.

Ndeshja është mbyllur me rezultat 90:95 (20:29, 23:28, 25:15, 22:23).

Fillimi i vendasve ka qenë mirë, por pa qenë në gjendje për të vazhduar ashtu, dhe duke lejuar kundërshtarin që ta marrë drejtimin e ndeshjes dhe të fitojë në fund.

Te Peja u dalluan Justin Davis me 27 pikë e dhjetë kërcime, Malcolm Armstead me dhjetë pikë, tetë kërcime e tetë asistime, Jacob Calloway me 17 pikë e shtatë kërcime dhe John Chandler me 20 pikë, kurse te Ylli u dallua Jalen Nesbitt me 18 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime.

Së shpejti në Spitalin e Prizrenit do të merret kimioterapia intravenoze

0

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin, anekënd vendit po mbahen fushata të cilat në fokus kanë diagnostikimin e hershëm si shpëtim i jetës. Nga Komuna e Prizrenit është bërë e ditur se së shpejti pacientët mund ta marrin kimioterapinë venoze, pasi ajo tabletare ka filluar tashmë.

Fitore Zenelaj ka dalë fitimtare në luftë me kancerin e gjirit. Ajo e kuptoi se ka kalcinomë në vitin 2019 në kulmin e pandemisë. Udhëtimet për ekzaminim e pastaj edhe mjekim i bëri në kohë të vështirë, kur nuk lejohej të qarkulloje lirshëm në rrugët e vendit..

Thotë se e pati të vështirë fillimin, por mblodhi forcat për ta mundur këtë sëmundje.

Burbuqe Gashi u prek nga kjo sëmundje që në vitin 2005. Atëkohë trajtimi në Kosovë ishte shumë i vështirë.

Institucionet shëndetësore thonë se po bëjnë shumë që këtyre pacienteve t’ua lehtësojnë sadopak mjekimin.

“Ministria e shëndetësisë edhe për vitin 2023 e ka rritur buxhetin në 300 milion. Ka bërë përmirësime të shërbimeve onkologjike dhe ka siguruar pajisjet e teknologjisë së fundit për radio – terapi”, tha Arsim Berisha – zv. ministër i shëndetësisë

Sipas drejtoreshës së Spitalit Rajonal  Narqize Arënliu,  edhe në Prizren, së shpejti pacientët mund të marrin kimioterapinë venoze, pasi ajo tabletare ka filluar tashmë.

“Jemi në bisedime me ministrinë e shëndetësisë dhe SSHKUK-në, për vazhdimin e dhënies së kemioterapisë intravenoze në Prizren pasi që spitali i Prizrenit mbulon një regjion mjaft të madh të Kosovës”, tha Narqize Arënliu – Drejtoreshë e Spitalit Rajonal – Prizren

Numri i grave të prekura nga kanceri është në rritje, thonë njohësit e kësaj sëmundje.rtk

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren