19.4 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 1388

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju sot

0

Dashi

Mos harroni ti bëni here pas here komplimente partnerit tuaj sot sepse jo vetëm ai, por edhe ju do ndiheni me se miri. Ne përgjithësi dita do jete e këndshme. Beqaret qe ëndërrojnë te krijojnë një lidhje serioze do jene mjaft te privilegjuar. Edhe te ardhurat do fillojnë te përmirësohen dalëngadalë. Do jeni me te qete dhe do shpenzoni pa frike për gjerat me te nevojshme.

Demi

Do jeni me te gatshëm te bëni disa lëshime ndaj partnerit tuaj sot dhe marrëdhënia ne çift do filloje te përmirësohet. Edhe ai do kujdeset qe ju te ndiheni me se miri. Beqaret do kenë takime interesante, por zemra e tyre nuk do rrahe aq fort sa për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar nuk do keni as problemin me te vogël. Numri juaj i fatit do jete 822.

Binjaket

Me mirëkuptim dhe tolerance do i kaloni te gjitha vështirësitë qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift. Do tregoheni me largpamës dhe do dini te falni. Beqaret edhe pse do kenë shume mundësi për takime, do i refuzojnë ato me arsyen se nuk duan asnjë lloj angazhimi. Ne planin financiar mos u tregoni te pamatur sepse do keni probleme shume te mëdha.

Gaforrja

Saturni do ketë ndikim te drejtpërdrejte sot ne jetën tuaj sentimentale dhe duhet thënë se ai nuk është planeti ideal për te influencuar dashurinë. Kujdes me kritikat dhe shmangni sa te mundni kokëfortësinë. Beqaret do takohen me një person mjaft simpatik dhe pasionant. Mos e humbni këtë mundësi. Financat do jene delikate. Shpenzoni me maturi qe te mos keni me tepër vështirësi.

Luani

Ata qe janë ne një lidhje do kenë surpriza te njëpasnjëshme gjate kësaj dite. Gjithçka do shkoje ashtu si ata e kishin ëndërruar dhe entuziazmi do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret do kalojnë një dite normale dhe pa asgjë te veçante. Merkuri nga ana tjetër do iu ndihmoje te keni disa hyrje parash, por ju do i shpenzoni menjëherë ato. Kujdes sepse mund te keni probleme po vazhduat kështu.

Virgjeresha

Dite mjaft e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni për gjithçka me partnerin dhe nuk do mbani mëri për te kaluarën. Beqaret do kenë një takim vendimtar i cili mund t’ua ndryshoje jetën qe kane bere deri me sot. Sektori i financave do jete mjaft i privilegjuar kështu qe ne këtë plan nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

Peshorja

Dite përgjithësisht harmonike dhe e këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do i zgjidhni me shume qetësi mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do bëni plane për te ardhmen. Beqaret nuk duhet te hezitojnë t’ua shprehin pëlqimin disa personave. Sektori i financave do jete i paqëndrueshëm. Kujdes sepse me gabimin me te vogël mund te krijoni probleme shume serioze.

Akrepi

Klima yjore do jete mjaft e mire për jetën sentimentale te çifteve. Pasioni do rindizet fuqishëm dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret do kenë takime romantike te cilat do i shtyjnë te marrin vendime me rëndësi. Financat nga ana tjetër nuk do jene aspak te privilegjuara. Kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni sepse me vone nuk do dini çfarë te bëni.

Shigjetari

Ka shume mundësi qe sot te qëndroni me zor pranë partnerit tuaj. Nuk do jeni aspak ne humor sepse diçka qe ai ka bere kohet e fundit ju ka mërzitur tej mase. Do bënit mire te flisnit hapur me te. Beqaret nuk do tregohen te hapur dhe për këtë arsye mundësitë për takime do mundojnë. Financat do jene përgjithësisht te mira. Vazhdoni ta ruani këtë ekuilibër.

Bricjapi

Do bëni gjithçka sot qe ta përmirësoni jetën tuaj ne çift dhe do ia dilni mbanë. Si ju ashtu edhe partneri do kujdeseni për njeri tjetrin dhe nuk do i kurseni komplimentet. Beqaret do joshen mjaft nga disa persona, por do kenë druajtje t’i shprehin ndjenjat. Ne planin financiar mund te kryeni edhe investime meqë situata duket te jete goxha e qëndrueshme.

Ujori

Priten disa ndryshime te rëndësishme gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do varet nga sjellja juaj kohet e fundit dhe me mire se kushdo ju e dini vete këtë. Beqaret do marrin propozime por thjesht për lidhje kalimtare, asgjë me tepër. Financat do jene me te mira se kohet e fundit. Mundohuni ta ruani sa me gjate ekuilibrin dhe te siguroni edhe te ardhmen.
Peshqit

Edhe vazhdimësia e kësaj dite do varet nga ju. Nëse nuk tregoheni tolerante dhe kërkoni te jeni ju shefi ne lidhjen qe keni do përballeni me debate te zjarrta. Beqaret do tërhiqen shume nga pamja e jashtme e disa personave, te cilët ne fakt nuk vlejnë aspak. Nëse keni probleme ne planin financiar, bëni çmos qe t’i zgjidhni ato sa me pare. Ju mundeni!

Ronaldo, më së shumti gola deri më tani në 2023

0

Cristiano Ronaldo po vazhdon të jetë ujk edhe në moshën 38-vjeçare.

Kjo pasi Ronaldo ka më së shumti gola deri më tani për vitin 2023, pas dygolëshit të sotëm me Portugalinë ndaj Bosnje e Hercegovinës.

Sulmuesi i Al Nassrist ka realizuar deri më tani 40 gola, me klubin dhe kombëtaren.

Pas tij, është Erling Haaland, i cili ka shënuar 39 gola me Manchester Cityn dhe Norvegjinë.

Në pozitën e pestë është Kylian Mbappe me 35 gola, teksa Harry Kane me dy gola më pak në vendin e pestë.

Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë

0

Sipas Kombeve të Bashkuara, 17 tetori i çdo viti shënon Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë.

Që prej vitit 1993, ndërgjegjëson njerëzit për nevojën e zhdukjes së varfërisë në mbarë botën dhe veçanërisht në vendet në zhvillim. Organizata të ndryshme jo qeveritare dhe komunitetet e bamirësisë mbështesin këtë Ditë duke u bërë thirrje drejtuesve dhe qeveritarëve që në agjendën e tyre lufta kundër varfërisë të ketë prioritet.

Në 17 tetor të vitit 1987, më shumë se 100 mijë persona u mblodhën në Paris për të nderuar viktimat e varfërisë ekstreme , dhunës dhe urisë. Që prej atij momenti individë dhe organizatat në mbarë botën e shikonin 17 tetorin si një ditë ku mund të rikujtonin përkushtimin e tyre për t’i dhënë fund varfërisë.

Dhe pse 17 tetori u njoh si ditë zyrtare në vitin 1993, në shumë vende të tjera rreth botës kjo ditë përkujtohet që nga viti 1987.

Moti sot, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

0

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 deri në 12 gradë Celsius.

Gjatë ditëve në vijim parashihet të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s , thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Tregon Kurti: Me këtë shtet do të ketë viza edhe pas 1 janarit

0

Pas Procesit të Berlinit, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se qytetarët do të duhet të pajisen me viza për në Bosnjë e Hercegovinë dhe anasjelltas, edhe pas datës 1 janar 2024.

Kurti tha se një marrëveshje nuk është ratifikuar nga Bosnja dhe Hercegovina dhe prandaj do të duhen vizat për atje, edhe pas datës 1 janar 2024, kur pritet të liberalizohen vizat.

“Me këtë rast në adresimin tim unë theksova se është për të ardhur keq që ka edhe vende që nuk i kanë ratifikuar këto marrëveshje të cilat i kemi bërë në të kaluarën dhe në veçanti duhet theksuar faktin se nga ato 3 marrëveshje që i patëm bërë aso kohe njëra prej tyre nuk është ratifikuar nga Bosnja dhe Hercegovina, dhe për pasojë me datën 1 janar 2024 të gjithë qytetarët do të mund të udhëtojnë pa viza në BE, mirëpo do të nevojiten viza për të qarkulluar nga Kosova për në Bosnje dhe Hercegovinë dhe anasjelltas për shkak se atje nuk është ratifikuar edhe marrëveshja që ka të bëjë me qarkullimin e lirë me ID karta”, tha ai, transmeton Express.

Ishte një kohë

0

Enver Sulaj

Ishte një kohë
kur Zotin
njerëzit e bënë “shok”.

Ishte një kohë
kur gjenet hanin veten
e kurrë s’ngopeshin.

Ishte një kohë
kur harta gjeografike
kufijtë i kishte
tela me gjemba

Ishte një kohë
dhe një popull i vogël
që lundronte drejt katastrofës.

Ishte një kohë
që s’meriton as epitaf.

Nga libri “Nyjë në ujë”,
botoi NB “Rilindja”, Prishtinë, 1997

AUV vazhdon aksionet, mbyll 5 lokale të ushqimit në Prizren e Malishevë

0

Pas disa rasteve të helmimeve në qytete të ndryshme, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vazhduar aksionet, të cilat kanë rezultuar me mbylljen e 5 lokaleve ushqimore në Prizren e Malishevë.

“Përmes 6 ekipeve inspektuese të udhëhequra nga koordinatori i zyrës regjionale të AUV-së në Prizren është arritur të realizohen 28 inspektime të detajuara sipas urdhërit të Ministrit të MBPZHR-së dhe Drejtorit Ekzekutivë të AUV-së”, ka konfirmuar Lamir Thaçi nga AUV.

Nga 19 inspektimet në Prizren dhe 9 inspektimet në Malishevë, përveç mbylljes së 5 lokaleve, janë inicuar edhe 6 lëndë kundervajtëse.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kryetari i Malishevës i falënderon mjekët punën e treguar në rastin e helmimit të qytetarëve

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot kanë qenë për një vizitë falënderuese në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë për rastin e helmimit të qytetarëve nga lokali i ushqimit “Apetit”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se Kastrati të gjithë të prekurve nga helmimi u kan uruar shërim sa më të shpejtë, si dhe ka shprehur edhe njëherë gatishmërinë e qeverisjes komunale për të menaxhuar deri në normalizimin e plotë të situatës.

Komuna e Malishevës në bashkëpunim me institucionet kompetente do të punoj derisa të zbardhen plotësisht shkaqet që sollën këtë ngjarje që na ka prekur të gjithëve”, tha Kastrati.

Eksodi i dytë: makthi i një zhvendosjeje të re pas atij që pësuan në 1948

0

Francesca Mannocchi

“Zoti Sekretar i Shtetit, ju folët si hebre më parë. Unë jam një qytetar egjiptian, i rritur në një lagje krah për krah me hebrenjtë e Egjiptit. Ata kurrë nuk kanë vuajtur asnjë formë shtypjeje apo diskriminimi”.

Kështu dje presidenti egjiptian al-Sisi iu drejtua Sekretarit Amerikan të Shtetit Blinken, i cili ishte për vizitë në Kajro, një hap i domosdoshëm për të kërkuar një zgjidhje për qindra mijëra njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre pas urdhrit të evakuimit të së premtes së kaluar nga një pjesë e qeverisë izraelite.

Shtoi al-Sisi: “Përgjigja e Izraelit shkoi shumë përtej parimit të së drejtës për vetëmbrojtje, ajo përbën dënim kolektiv”.

Një deklaratë nga zyra e presidentit egjiptian, e lëshuar pas një takimi të këshillit të sigurisë kombëtare, tha se Egjipti hodhi poshtë çdo plan për të zhvendosur palestinezët “në kurriz të vendeve të tjera” dhe se siguria e vetë Kajros përfaqëson një vijë të kuqe.

Al-Sisi ka thënë se është i gatshëm të ofrojë ndihmë për Gazën, e gjithë kjo ndërkohë që ndihma humanitare nga disa vende po grumbullohet në Gadishullin Sinai të Egjiptit, sepse ende nuk është arritur një marrëveshje për të lejuar dërgimin e sigurt në Gaza.

Pjesa jugore e kufirit, muri 11 kilometra që ndan Gazën nga Egjipti dhe është e vetmja rrugëdalje jo-izraelite nga territori i rrethuar, është mbyllur që nga java e kaluar, pasi tre bombardime të veçanta në më pak se 24 orë e bënë atë të paarritshme, atë që është rruga e fundit e shpëtimit.

Pikërisht atje, në Egjipt, janë përqendruar përpjekjet diplomatike.

Blinken duhet të ndërmjetësojë, të përpiqet të negociojë me al-Sisi në mënyrë që ai të pranojë të mirëpresë refugjatët.

Çështja sot, dy ditë pas urdhrit të evakuimit nga pjesa veriore e Rripit, është se cilat janë kushtet, nëse ka, që Kajro të vihet në dispozicion.

Në luftën e Gazës në fillim të vitit 2009, ministri i jashtëm i atëhershëm egjiptian Ahmed Aboul Gheit refuzoi të hapte pikën kufitare Rafah për refugjatët palestinezë dhe sot Egjipti duket po aq ngurrues.

Në një editorial të shtunën e kaluar, The Economist pyeti: a mund të bindet Egjipti të pranojë refugjatët nga Gaza? Nëse po, si? Leva, edhe një herë duket se është ajo ekonomike dhe, siç na kujton The Economist, nuk do të ishte hera e parë.

Pas Luftës së Gjirit, në këmbim të një kredie prej 10 miliardë dollarësh (atëherë një e katërta e borxhit të tij të jashtëm), Mubarak dërgoi trupat e tij për t’u bashkuar me forcat amerikane kundër Irakut.

Por të gjitha pyetjet për të ardhmen do të mbeten të hapura. Të mirëpresësh refugjatët që ikin nga Gaza do të thotë të jesh gati për t’u garantuar atyre strehim, shkolla dhe kujdes shëndetësor.

Por çështja nëse duhet apo jo lejimi i daljes ka ringjallur një dilemë dekadash në Kajro: ekziston çështja e sigurisë në Sinai – një rajon ku Egjipti ka luftuar kundër militantëve islamistë për një dekadë, dhe tashmë është shumë i militarizuar – dhe do të ishte problematike që Egjipti të shihej si dashamirës me zhvendosjen e detyruar të palestinezëve.

Askush nuk është i gatshëm të besojë se qindra mijëra njerëz që ikin nga Gaza do të kthehen. Shpejt jo ose më shumë gjasa kurrë.

Shtyrja e palestinezëve në Sinai “nuk është e pranueshme”, tha ish-ministri i Jashtëm egjiptian Mohamed al-Orabi për Washington Post.

“Nëse do të flisnim për këtë alternativë, do të ishte fundi i çështjes palestineze”.

Përafërsisht 70% e popullsisë së Rripit të Gazës e di mirë këtë dhe tashmë përbëhet nga refugjatë, të detyruar të lënë shtëpitë e tyre në territorin që tani është Izraeli dhe që nuk kanë pasur kurrë leje për t’u kthyer.

Duke folur në mënyrë anonime për Cairo News, disa zyrtarë të lartë egjiptianë denoncuan “thirrjet për një eksod masiv” nga “disa parti”, të cilat janë një “metodë për të zbrazur Rripin e Gazës nga banorët e saj dhe për të likuiduar çështjen palestineze”.

Thirrjet duket se ngjallin deklaratat e deputetit izraelit Ariel Kallner, i cili bëri thirrje për spastrim etnik të Gazës.

Kallner shkroi se Izraeli duhet të ketë “vetëm një qëllim: Nakba! Nakbeja e Gazës dhe Nakbeja e kujtdo që guxon të bashkohet!”.

Një katastrofë e re që ngjall një të vjetër prej 75 vitesh.

Pikërisht në fjalën Nakba, katastrofë, qëndron zgjedhja e shumë njerëzve për të mos u larguar.

Zgjedhja e shumë njerëzve që përpiqen të lëvizin nga Veriu në Jug të Rripit, pavarësisht frikës se mos goditen, pavarësisht rrugëve të shkatërruara nga bombardimet dhe mungesës së shërbimeve dhe mjeteve të transportit. Nakba, katastrofë, është tmerri që po përsëritet e shkuara, se viti 2023 është vazhdimi i vitit 1948, datë që e ka shënuar këtë popull për breza të tërë.

Me fjalën Nakba, palestinezët tregojnë zhvendosjen e detyruar nga territoret e tyre kur u themelua Shteti i Izraelit.

Në luftën ndërmjet viteve 1947 dhe 1949, të paktën 13 mijë palestinezë u vranë, 400 fshatra arabe u shkatërruan dhe rreth 750 mijë njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre.

Në fund të luftës, Izraeli zotëronte afërsisht 40% të zonës së caktuar fillimisht për palestinezët nga plani i ndarjes së Kombeve të Bashkuara të vitit 1947.

Ato vite u dhanë palestinezëve një fat si të mërguar dhe disa ngjarje që shënuan kujtesën kolektive, si masakra në Deir Yassin, një fshat në rrugën midis Tel Avivit dhe Jerusalemit.

Të paktën 100 njerëz u vranë, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Një masakër që ngjalli frikë të përhapur në mesin e palestinezëve dhe i shtyu shumë të braktisnin shtëpitë e tyre.

Këto familje nuk u lejuan kurrë të ktheheshin, prandaj perspektiva e zhvendosjes mbart me vete jehonën e kujtimeve të së kaluarës, siç u nënvizua të premten e kaluar, në Aman, gjatë një bisede me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antony Blinken dhe Mahmoud Abbas, presidentin palestinez.

“Zhvendosja e detyruar – tha ai – do të përbënte një Nakba të dytë për popullin palestinez”.

Prandaj, pak në Gaza shohin një zgjidhje në tendat e shkretëtirës së Sinait (duke supozuar se al-Sisi do të pranojë).

Kjo ka ndodhur në luftërat e mëparshme në Gaza, por ata nuk janë larguar, sepse e dinë se nuk u garantohet “e drejta e kthimit”.

Rezoluta 194 e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e vitit 1948, si dhe Rezoluta 3236 e Kombeve të Bashkuara e vitit 1974 dhe Konventa e vitit 1951 në lidhje me statusin e refugjatëve, parashikojnë se “palestinezët do të konsiderohen refugjatë palestinezë dhe kanë të drejtën e kthimit”, por Izraeli e ka mohuar çdo përgjegjësi për zhvendosjen e palestinezëve dhe ka refuzuar gjithmonë ta garantojë atë, duke thënë se kjo do të shënonte fundin e identitetit të Izraelit si një shtet hebre.

Deri më sot, shumica e palestinezëve janë bërë refugjatë pa shtetësi në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe vendet fqinje arabe, dhe shumica dërrmuese e 6.2 milionë palestinezëve aktualë në Lindjen e Mesme kanë mbetur pa shtetësi deri në brezin e tretë ose të katërt.

Në vitin 2007, Mahmoud Darwish, një nga zërat më të rëndësishëm palestinezë, tha: “Palestinezët janë i vetmi komb në botë që ndihet me siguri se sot është më e mirë se ajo që do të vijë në ditët më pas”.

Sepse ditët që vijnë përfaqësojnë frikën se e ardhmja do të sjellë përsëri fantazmat e së shkuarës, se katastrofa do të kthehet në një katastrofë më të keqe. Ndikimi i Nakba-s, një ngjarje historike katastrofike në ndërgjegjen kolektive të popullit palestinez, është nënvlerësuar gjerësisht nga Perëndimi, por sot është vendimtar për të kuptuar pse shumë palestinezë në Gaza, megjithëse nuk ka vend të sigurt nga rreziku i të qenit të bombarduar, zgjedhin të qëndrojnë në rrezik të vdesin dhe të mos zhvendosen edhe një herë, të detyruar të jetojnë në një tendë në Sinain e Veriut, duke e ditur se e drejta e kthimit për ta nuk do të jetë kurrë e mundur, siç nuk ka qenë në të kaluarën.

Samiti i Berlinit, Kurti: Akti terrorist nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar

0

Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, në sesionin e parë të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, me temën “Integrimi i rajonit në Tregun Unik dhe përmirësimi i konvergjencës me BE”, është fokusuar në sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri.

Kryeministri Kurti,  ka theksuar se në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga zyrtarët tanë policorë u vra, por autorët akoma enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre.

“Ky ishte një akt i ligë sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme. Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë. Edhe njëzet e pesë vite pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar”, ka theksuar Kurti, njofton Zyra e Kryeministrisë.

Sipas tij, qytetarët në Ballkanin Perëndimor sot nuk duhet të jetojnë nën frikën e një konflikti nesër, por të punojnë për një të ardhme së bashku.

“Ne si udhëheqës të tyre kemi përgjegjësinë për të ndërtuar atë të ardhme të përbashkët. Dhe si udhëheqës, ne duhet të përfshihemi në atë proces me mirëbesim. Kërkohet një angazhim me mirëbesim për të garantuar efektivitetin afatgjatë të marrëveshjeve tona dhe respektimin e të gjitha palëve të investuara në proces”, ka thënë ai.

Sipas njoftimit, Kurti në Tiranë ka thënë se vitin e kaluar, “ne nënshkruam tre marrëveshje mobiliteti, një hap i rëndësishëm drejt rezultateve të prekshme. Përderisa që e vlerësoj progresin, ai do mund të ishte edhe më i shpejtë. Fatkeqësisht, mospërfillja e një marrëveshjeje kyçe për lirinë e lëvizjes nga ana e Bosnjës dhe Hercegovinës do të thotë se vazhdon kushti për viza ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës”.

Kurti ka theksuar se e mirëpret marrëveshjen e re për profesionet e reja për infermierët, kirurgët veterinarë, mamitë dhe farmacistët, dhe mirëpres marrëveshjet e ardhshme që zgjerojnë edhe më tej gamën e profesioneve të përfshira.

“Ne mbështesim “Planin me katër hapa” të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor nga Presidentja e Komisionit Evropian. BE-ja mund të reformohet dhe të zgjerohet. Unë gjithashtu besoj se përfitimet e Tregut Unik të BE-së duhet të lidhen me reformat ekonomike dhe demokratike. Nuk duhet të ketë përfitime të BE-së dhe as fonde të BE-së, pa vlerat të BE-së. Ne jemi të vetëdijshëm për hendekun thelbësor të standardeve të jetesës me BE-në, i cili do të kërkojë kohë për t’u mbyllur. Së bashku, ne duhet të vazhdojmë të punojmë drejt rritjes së qëndrueshme për rajonin tonë. Kosova, një demokraci e gjallë, është e përgatitur të përballet me sfida të reja dhe të përqafojë një të ardhme më të ndritshme. Në këtë drejtim, ne jemi të kënaqur që kemi krijuar Observatorin e Konvergjencës”, ka thënë Kurti në Samitin e Berlinit në Tiranë./rtklive