19.5 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 1390

Vritet me thikë regjisori i mirënjohur iranian

0

Një prej regjisorëve më të njohur iranian, Dariush Mehrjui, është therur me thikë për vdekje në mbrëmjen e së shtunës, afër gruas së tij, në shtëpinë e tyre afër Teheranit, kanë thënë autoritetet.

Regjisori 83-vjeçar ka qenë i lidhur me valën e re të kinemasë në Iran, duke e krijuar fillimisht filmin “Lopa” më 1969.

“Gjatë hetimeve preliminare, ne kemi gjetur se Dariush Mehrjui dhe gruaja e tij, Vahideh Mohammadifar, janë vrarë pas disa therjeve në qafë”, ka thënë Hossein Fazeli-Harikandi, shefi gjyqësorit për rajonin e Teheranit, sipas mediave lokale, raporton Rel.

Në një intervistë të publikuar të dielën nga gazeta Etemad, gruaja e regjisorit ka thënë më parë se është kërcënuar disa herë dhe shtëpia e tyre është vjedhur.

Në periudhën 1980 – 1985, regjisori ka jetuar në Francë dhe ka punuar në disa filma dokumentarë.

Në vitet ’90, Mehrjui i ka portretizuar edhe jetët e grave në filmat “Sara”, “Pari” dhe “Leila”, melodrama për gratë jofertile, të cilat i kanë inkurajuar burrat që të martohen me gratë e dyta.

Papa Françesku bën thirrje për hapjen e korridoreve humanitare

0

Papa Françesku ka bërë thirrje për korridore humanitare për të ndihmuar ata që janë nën rrethim në Gaza dhe ka ripërsëritur thirrjet për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

“Unë kërkoj me forcë që fëmijët, të sëmurët, të moshuarit, gratë dhe të gjithë civilët të mos bëhen viktima të konfliktit. Të drejtat humanitare duhet të respektohen, mbi të gjitha në Gaza”, ka thënë Papa, raporton “The Independent”.

Rashica zë vend te formacioni i xhiros së shtatë kualifikuese për Euro 2024

0

Milot Rashica është përfshirë në njëmbëdhjetëshën më të mirë të xhiros së shtatë të kualifikimeve për Euro 2024.

Gjithashtu në përzgjedhjen e “Sofascore” ka hyrë edhe portieri i Kombëtares shqiptare, etrit Berisha.

Në ndeshjen ku Kosova mposhti Andorrën me rezultat 0:3, futbollisti i Beskitas ishte protagonist me gol.

Gjithashtu edhe Berisha pati paraqitje të mirë në fitoren e Shqipërisë ndaj Çekisë.

Në formacion janë përfshirë emra të mëdhenj të kombëtareve të mëdha.

No description available.

Një muaj paraburgim ndaj pronarit të lokalit ku dyshohen se u helmuan mbi 200 persona në Malishevë

0

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pronarit të lokalit në Malishevë, ku u helmuan mbi 200 persona.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënsi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj.

“Është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, ka thënë Muqaj.

Përndryshe, numri i personave që dyshohet se helmuan nga ushqimet në këtë lokal ka shkuar në 205.

Sot luhen dy takime në basketboll, vëmendja në Suharekë

0

Sot do të luhen dy ndeshjet e mbetura në kuadër të javës së katërt në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Derbi i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës. Ylli ka një fitore e dy humbje, ndërsa Peja është e vetmja me tri fitore radhazi në elitë.

Dy skuadrat hyjnë për fitore, pasi kanë ambicie të larta në këtë edicion.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje është ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit.

Mitrovicasit pas dy fitoreve radhazi pësuan nga Peja, kurse kuqezinjtë janë skuadra e vetme në elitë deri më tani me tri humbje, duke mos shënuar asnjë fitore.

Java 4-Prince Caffe Superliga

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Peja

19:00 Trepça – Vëllaznimi

Shkon në 205 numri i të helmuarve në Malishevë

0

Ka shkuar në 205 numri i personave që dyshohet se u helmuan nga ushqimet në një lokal në Malishevë.

Lajmin e ka konfirmuar për RTK-n, Afrim Krasniqi, drejtor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë. Ai tha se gjendja e personave të helmuar ka filluar të përmirësohet, derisa theksoi se  të gjithë ata që janë paraqitur  për ndihmë mjekësore kanë pasur simptoma të njëjta, vjellje, temperaturë, ethe.

Disa janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, disa në QKUK në Prishtinë”, tha ai.   Ky është rasti i dytë i helmimit nga ushqimi i shpejtë brenda pak ditësh. Javën që lamë pas, 30 nxënës u helmuan në Mitrovicë.

Murati: Marrëveshje për projekte zhvillimore në vlerë prej 79 milionë euro

0

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se java që po lëmë pas, ishte tejet e ngarkuar, por edhe mjaft produktive sepse nënshkruan marrëveshje për projekte zhvillimore në vlerë prej 79 milionë euro.

Ai  ka shkruar në ‘Facebook”, marrëveshjet, që janë nënshkruar: “+ 61 milionë euro me Kfw Gjermane për Parkun Solar 100 MË në KEK, ku 32 milionë euro prej tyre janë grant nga ËBIF. + 9 milionë euro grant me qeverinë Zvicerane për rritjen e efikasitetit dhe efiçiencës në kompanitë rajonale të ujësjellësit. + 9 milionë euro grant nga fondet e BE-së me Bankën Botërore për përmirësimin dhe rehabilitimin e sistemeve të ujitjes për tokat bujqësore në Rrafshin e Dukagjinit”, tha ai.

Teksa ka përmendur edhe se 50 milionë euro grante që nuk ka nevojë të kthehen, dhe 29 milionë euro kredi me kushte koncesionale. “Qeveria për Zhvillim”, tha ai.

 

 

Arrestohet një person për krime lufte në Prizren

0
Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” gjatë viteve 1998-1999 në këtë rajon.Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës njofton se 1 mijë e 537 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas policisë gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 38 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë arrestuar 19 persona dhe 10 janë dërguar në mbajtje.

Helmimi në Malishevë, prokuroria kërkon paraburgim për pronarin e lokalit

0

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për helmimin e 140 personave në Malishevë.

Në njoftim thuhet se prokuroria ka paraqitur kërkesën për paraburgim ndaj të pandehurit K.Sh., në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

I njëjti gjendet nën masën e ndalimit për 48 orë, me vendim të Prokurorit të Shtetit.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri K.SH, ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.