Vdes Maarti Ahtisaari

Ish-ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, ka vdekur sot.Lajmin e ka bërë të ditur presidenti aktual i Finlandës, Sauli Niinistö.“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e presidentit Martti Ahtisaari. Marti Ahtisaari besonte në njerëzit, qytetërimin dhe mirësinë, dhe ai jetoi një jetë të mrekullueshme, të jashtëzakonshme.

Ai ishte presidenti i kohërave të ndryshimit, i cili e çoi Finlandën në epokën globale të BE-së” – ka shkruar Niinistö në pltaformën “X”.Ahtisaari ka qenë presidenti i dhjetë i Finlandës, duke shërbyer nga marsi i vitit 1994 deri në shkurt të 2000-tës. Gjatë kësaj kohe Finlanda u bashkua me Bashkimin Evropian dhe kapërceu një recesion të rëndë ekonomik.Pas largimit nga detyra si President i Republikës së Finlandës, Ahtisaari vazhdoi karrierën e tij në ndërmjetësimin ndërkombëtar të paqes dhe zgjidhjen e konflikteve dhe t’ua linte trashëgiminë dhe njohuritë e tij ndërmjetësuesve të ardhshëm të paqes.Në nëntor të vitit 2005, ish-presidenti finlandez mori pozitën e të dërguarit special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për procesin e statusit të ardhshëm të Kosovës.

Në atë vit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, duke vepruar në bazë të konkluzioneve të Këshillit të Sigurimit se situata në Kosovë nuk ishte më e qëndrueshme, i kërkoi Marti Ahtisaarit të udhëheqë procesin politik për përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës.

Pas 16 muaj përpjekjesh për të gjetur një zgjidhje të negociuar, Ahtisaari dhe ekipi i tij i UNOSEK-ut i dërguan Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në fund të marsit 2007 një propozim zgjidhjeje, të ashtuquajturin Plani i Ahtisaarit.86-vjeçari u nderua me Çmimin Nobel për Paqe, për kontributin e tij të gjatë në ndërmjetësimin e paqes në vitin 2008.Në 2021-tën, Ahtisaari hoqi dorë nga të gjitha aktivitetet publike për shkak të sëmundjes së Alzheimer.kallxo.com

Më Shumë

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHKM) ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat minimale...

Lajmet e Fundit